Forumi Horizont | Gjithsej 326 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Per shpirtin tim"
Endërrat më shoqërojnë në netët e gjata
nuk dua të zgjohem
në ëndërr kur jam me ty!
s,munda dot të të puthja -dhe pse afër të pata
dashurinë kishe në zemër
buzëqeshjen në sy!!.
Me zemrën frigësuar - nga ëndrra mos më zgjonin
pa të thën dy fjalë
pa të puth nji herë!
me zërin që më drillej- me syt që më lotonin
thash të dua shpirt
pa ty jam i mjerë!!.
Ti je lule e bukur- pranvera e jetës time
e ngulitur thellë
diku në shpirtin tim!
të fola në ëndërr - për ty rrah zemra ime
të putha gjith natën
deri ne agim!!.
Nata ka nje fund - ëndrrat kan mbarim
pranvera e bukur
një ditë ka për tu larguar!
vetëm ti do jesh - gjithmon në shpirtin tim
përjet në zemrën time
ke për të jetuar!!
Gjithsej 326 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.