Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Poezi per Te qeshur? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=837)


Postuar nga Ben-SHkodrani datë 30 Prill 2003 - 20:04:

Lidhje e pashkëputur

Lidhje e pashkëputur

Ti moj Engjell, moj Shejtane,
Moj Zambak, e moj shafrane,
Ti me dehe te papire
Me tufan e me farmire;
Moj kurbatke katarroshe,
Moj sarhoshe kokeboshe,
Me perpjek qoshe me qoshe;
Me zinxhir po me zvarris,
Me shastis e me bezdis,
Me kerdis, me cakerdis;
Ti ma syrgjynose gjumin,
Ti me mbylle ne budrumin,
Ti me nxive ne zullumin:
Bashke s'rrojme dot,
Ndahemi pra sot.


Nuk ujdis dot ti me mua
Si per cift, per burr' e grua.
Une hesht, ti po bertet,
Une fle, ti po gerret;
Une ha, ti ramazan,
Une s'pi, ti zbras kazan;
Une rent, ti po calon,
Une ngel, ti fluturon;


Une prush e ti debore,
Une drras' e ti kembore,
Une hi e ti vullkane,
Une mi e ti kapllane,
Un' i ri, ti shkon me pleqte,
Une plak, ti lot me djemte;
Cporru, prapa diellit
Ku s'ryn drit' e qiellit.
S'piqemi gjekunt,
Dasma mori funt!


Ne me do, me ngushello,
Po s'me do, mos me mundo;
Prema koken dhe clirome
Dhe ne varr te zi mbulome,
Se kur ngjitem, kam nje hall,
Nuke shqitem jam tutkall.
Ndihme, pra per Zot,
Puthm' e vrame sot.



Tani qan, u mallengjeve,
More vesh qe u genjeve;
Tani zemren ma gezove,
Se e shoh qe u pendove;
Tani dukesh si qemoti,
Kur me kape, sic tha Zoti;
Koken time, brigje-brigje,
Ti moj flag' e embel, digje!
Tok pra mbetemi
Sa te tretemi


Tani qan, u mallengjeve,
More vesh qe u genjeve;
Tani zemren ma gezove,
Se e shoh qe u pendove;
Tani dukesh si qemoti,
Kur me kape, sic tha Zoti;
Koken time, brigje-brigje,
Ti moj flag' e embel, digje!
Tok pra mbetemi
Sa te tretemi.


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.