Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga NS-6 datë 06 Qershor 2005 - 23:00:

Prostata (3)

Cod. A06062005

Per te pasur nje rritje te mire te indit te vet prostata perdor dihidrotestosteron(DHT) qe eshte nje metabolit i testosteronit. DHT eshte i njejti qe eshte cilesuar fajtor per renien e flokeve. DHT formohet nga nje veprimi i nje enzime qe quhet 5 alfa reduktazi qe trasformon testosteronin ne DHT. Me kalimin e kohes kur testosteroni ulet hormonet e tjere estrogjene marrin nje rruge metabolizimi qe con ne formimin e DHT.
Per sa i perket funksioneve te prostates akoma nuk kane mbaruar gjetjet per te sepse deri tani dihet qe ky ind prodhon rreth 30 lloj sekrecionesh(informacion i bazuar ne librin "Manuali i Endokrinologjise Mjeksore i Andreolit")por mund te them qe ai qe njihet me mire eshte nje substance e quajtur antigjeni specifik i prostates(prostate specific antigen,PSA) qe ka funksion te mbaje spermen ne nje gjendje te lengshme.Pas ereksionit sperma ka aftesi te mpikset brenda 5-25 minutave.
Mund te shtoj edhe qe sekrecionet e prostates kane nje funksion antibakterial gje qe shpjegon pse infeksionet e rrugeve urinare tek meshkujt jane me te pakta se ato te femrave dhe ky detaj i shtohet edhe faktoreve te tjere anatomik qe i shtohen ketij problemi.
PSA eshte nje molekule qe perdoret shpesh ne diagnozen e hipertrofise beninje te prostates si dhe ate te karcinomes se prostates sepse eshte pare nje lidhje ndermjet perqendrimit te saj ne gjak dhe zhvillimit te kancerit ose adenomes. Megjithse nje shkrim kohet e fundit tek "Le Scienze" sikur e ka vendosur ne dyshim kete gje duke u bazuar ne analizen e shume pacienteve qe vuajne nga kjo gje. Sidoqofte bazuar ne ato qe me kane shpjeguar ne leksion PSA eshte nje marker tumoral nder me specifiket dhe me nje sensibilitet te larte gje qe e ben te perdorshem ne semundjet e mesiperme...


  Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.