Forumi Horizont Gjithsej 156 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A Justifikohet Dashuria mes nje te Martuari(e), me nje Beqar(e) dhe anasjelltas??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9543)


Postuar nga Kela datë 26 Shtator 2005 - 18:45:

Teme interesant per diskutim, por do te jete shume e hilluar per ata qe mund te kene pasur nje gje te tille ne familjet ose rrethin shoqeror te tyre.

Eshte e veshteri te thuash nese egziston dashuri ne shembujt qe ka dhene Sykaltra. Kam degjuar per disa vajza qe u martuan me shkese dhe vazhduan lidhjet me djemte qe kishin dashuruar qe kur kane qene ne shkolle.Por nga ana tjeter ka edhe nga ata burra te marutuar qe kane pare dhe nje cope makine e gjejne ca fycka te vogla ose studente sa per gallate.
Une nuk e justifikoj nje veprim te tille ne cfare do lloj situate qe te ndollen individet, sepse ka te beje me tradheti, me genjeshter dhe madje edhe me rrenimin e nje ose dy familjeve.
Une jam rritur ne durres dhe kam pare e degjuar shume raste te tilla dhe vuajtesit me te medhenj te kesaj gjeje ishin femijet. Prandaj une e klasifikoj nje gje te tille si mekat!!

Per mendimin tim nqs nje burre/grua e martuar eshte e pakenaqur me martesen ose kushtet rrethuese, atehere ata s'duhet te gjejne si rruge shpetimi nje lidhje me nje partner tjeter por te mundohen dhe te permiresojne ate situate e te mos "bien nga shiu ne bresher!"


  Gjithsej 156 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.