Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 13 Tetor 2005 - 23:36:

Lotë e dhembje që s'do shuhen kurrë në jetë!

( Kushtuar vetës)


KTHEHU NË VETEN TËNDE

Pranverat më të bukura urojnë për ty të vijnë
Ditët më të lumtura që të kthejnë rininë
Që ende s’të ka kaluar por ka rën në harresë
Kthehu n’veten tënde, idealet madheshtore që pate më parë në jetë...

Ëndrrat që dikur pate vallë i le në harresë?
Apo në realizim të doli pengesë
A mos ndoshta ëndrrat qe kishe perherë
E kanë humbur ngjyrën janë vyshkur mbetë pa jetë!?

Qëllimet e jetës mos i le pas dore
Se koha shkon pa u vërejt e askush s’mund ta kthej prore
Por gjitha dëshirat nuk kanë realizim
Përpiqu për më të bukurat ato që patën më shumë kuptim ...

Nëse në jetën që pate nuk gjete kënaqësi
Hape të lutëm zemrën mos e mbaj nën dry
Zemra yte e plaguar nga furtunat që mbetë pa dritë,
Por tash dielli ka ndriçuar largoj erërat dhe stuhitë.

Mos pandeh se në këtë botë nuk ka vend për drejtësi,
N’zemrat tjera që të shoqërojnë ke përkrahje pa kufi
Dhe me forcen e shpirtit të pastër që nga dëshira merrë guxim
Ke me pasë atë që deshe që në jetë pate synim...


** ** **


TË TASHË...

Të thashë të dua, por të gënjeva
Të thashë ndjej atë që s’e ndjeva
Të thashë e di për atë që s’e dita
Të thashë nuk e di atë që e dita!

Të thashë se jam, ajo që nuk isha
Të thashë që kam atë që s’e kisha
Të thashë do bëjë atë që s’e mendoja
Të thashë s’e dua atë që e deshiroja!


E mohova të vërtetën e argumentuar
E pohova gënjeshtrën e vetësajuar
Të ngacmova kur ishe indinjuar
Të lëndova zemrën që e kishe t'plaguar...

A e kuptove përse të kundërshtova
A e kuptove përse të sulmova
Isha e dobët shumë, ndaj gabova
Në munges dije gjithçka shkatërrova.

Tani me vete mendoj edhe përkujtoj
Isha unë ajo apo tjetër forcë më drejtoj
S’mund t’a kthej prapa as kohën as jetën
Për gabimet bërëse dua të rrah vetvetën!


** ** **



FUQIA E ZEMRËS ♥

Qetësi gjelbrim,bukuri e rrallë
Mendja fluturimthi rrëmben, kërkon,
pyetje, përgjigje dhe qetësi absolute
asgjë më shumë,
cicërrimë e zogjëve, shpresë
gjeste të buta…,shpirti pushon.

Dielli i verës do të shkëlqejë mbi ty,
dhe Zoti do të ruajë për mua,
do të ruajë për shoqërinë,
për natyrën, për gjithësinë…!

Dhe do shohësh jetën e bukur kudo,
do ta shoh jetën në ty,..,
dhe vdekjes më nuk i frigohem.

Tani ngadalë më duket sikur shkrihem
në shpresë pa kufi,
strukem në gjirin e tij dhe tretëm në dashuri...



Shkruan me lotë e dhembje LoTi_DaShUrIsË...


  Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.