Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9781)


Postuar nga Klodel datë 20 Tetor 2005 - 23:51:

Nga jashtë dëgjohet zhurma e një makine dhe më pas ndalet. Për fat të keq dëgjohen të trokitura në derë. Rama qëndron i heshtur pa bërë as zhurmën më të vogël. "Hapeni" dëgjohet një zë burri që thërret në serbisht. "Hapeni!"
Rama sërish nuk lëviz. Kushdo që të jetë ndoshta troket e shkon. Brenda në shtëpi janë gruaja dhe tetë fëmijët, mes të cilëve dhe tre vajza adoleshente, Shpresa, Shqipja dhe Valbona. I kujtohet dita kur filluan bombardimet dhe kërcënimet e atij që dihet se çfarë nami ka. Ishte një serb i madh i quajtur Nebojsha Miniq. Njerëzit e tij kishin ardhur në fillim të bombardimeve dhe kishin kërkuar para, duke kërcënuar se do dhunonin tre bijat e tij nëse plaku nuk jepte para në dorë menjëherë. Rama është 65 vjeç dhe punët me shëndetin nuk i ka fort mirë. Ka punuar si inxhinier dhe ka dalë në pension pak vite më parë. Paratë nuk i ka me shumicë, por atë ditë i dha aq sa mundi njerëzve të Miniqit. Rama shpreson se kushdoqoftë ai që po troket në derë nuk është Miniqi, djalli që ai e njeh se si është. Derisa ishin dëgjuar të goditurat në derë fëmijët ishin mbledhur tek dritaret, shihnin oborrin dhe kishin ngulur sytë nga porta e hekurt e shtëpisë. Ai filloi të dëgjonte njerëzit që ngjiteshin në muret e shtëpisë dhe më pas ja ku janë dorezat e zeza pa gishta, deisa një xhip kaki rrafshoi muret e derës dhe hyri në oborr. Rama e dinte se tashmë nuk mund të bënte asgjë.
Më pas një fytyrë e vizatuar me viza të zeza shfaqet. "Hapeni derën ju të q…nëne" thërriste fytyra e vizatuar.
"Oh, tungatë, prit veç një minutë se po vij ta hapë derën" thirri Rama me zë mikpritës.
Hapi derën ku po rrinin Miniqi dhe njerëzit e tij. Ishin gjithsej rreth 30 veta, të gjithë në tesha kamuflazhi, të gjithë me fytyra të vizatuara me viza të zeza dhe pa shenja identifikuese. Kishin ardhur në gjashtë xhipa të mëdhenj.
Një nga njerëzit e Miniçit i vuri armën në fyt Ramës dhe shkuan nga dhoma e ndenjjes.. Fëmijët filluan të bërtasin. Rreth nëntë prej njerëzve të Miniqit ishin brenda në shtëpi.
"Mbylleni gojën" iu kërcënua një nga burrat duke ia drejtuar armën fëmijëve. Miniqi u ul në kauçin trengjyrësh, të trëndafiltë, të zi e blu në dhomën e ndenjjes, që ishte përballë me derën e hyrjes dhe fuste gishtat në flokët e zinj të prerë shklurt. Dy nga njerëzit e tij erdhën në dhomën e ndenjjes derisa ai nga aty ku ishte mund të jepte urdhëra edhe atyre që ishin ende në oborr të shtëpisë. Miniqi kishte radiolidhëse nga ku dëgjohej një tjetër zë burri, nga i cili dukej se Miniqi merrte urdhëra. Njëherësh ai bisedonte me familjen e Ramës. Ai dukej të ishte në një gjendje të paparashikueshme, ku sa kërcënonte me vrasje, në minutën tjetër përpiqej të fitonte simpatinë e njerëzve të shtëpisë.
"Këto janë kohë të vështira" tha Miniqi derisa djersiste në uniformën e policisë. Në dhomën e ndenjjes ishte ngrohtë, pasi aty qe dhe nxehësja e bardhë. "Janë kohë të vështira. E di që do vritem, por sonte do përpiqem të shpëtoj jetët tuaja".

vijon.......


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.