Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Dashuri në Chat, vodhi 50 mijë USD (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10543)


Postuar nga azurro datë 07 Janar 2006 - 08:51:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Qeka per te qeshur e jo per te vene mend..

keta jane burrecat shqiptare qe perballe te krijojne idene e burrave hijerende e fisnike, e para kompjuterave rrine si m.. .Me pelqeu ideja e peshtimit, c'lidhje ka policia ketu..Ai i ka derguar me deshire mijerat e $..Pse nuk kerkoi ndihmen e familjes me pare per te njohur identitetin e personit qe chatonte..
I shkreti paska ngel keq per goca, ka dash ta bleje me $ por as kjo si eci..

Ps.Po ai paska humbur dhe nga konvertimi i cnd$ ne usd $..



Epo ta shikoshe keshtu duket goxha djale!!!!
Por si duket seshte nga ata burra ma dy "rr" por eshte bure me nje "r".
I shkreti djale apo seshte dhe "simpatike". "Gjynah" i vajti mundimi huqe.
Ehe halle halle kjo dynja.


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2006 - 13:02:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Paris,

Te lutem mos e shperdoro ket' dashuri te porsalindur.....
Une po nis menjehere 1000 USD,por mos i ndaj me Treshin...

Nuk e sheh qe ai eshte Bi de njekohesisht agjent i Vatikanit?
I do Bono thesari .......
dhe me maturim tremujor.....

te perqafoj me fort se Biznesmeni Hyka....



Bravo Peshtim.....i ke pase tana mundesite me me nxjerre agjent te talebaneve po me kurseve...
ej Bonet mos i harro...Banka e ka emrin IOR


Postuar nga peshtimi datë 07 Janar 2006 - 15:49:

Mare nga gazeta lokale "Zeri i Ali Pashes">>>

7 Janar 2006,

Nga burime brenda policise kemi mundur te shkeputim zbardhjen e njeres prej bisedave ne dhomen e Chatit ndermjet Liljana Halilit dhe biznesmenit kanadez Hyka.Ata nul perdornin emrat e tyre te vertete,por pseudonimet LILLY(Halili) dhe PYKA(Hyka).

Lilly sign on:

PYKA:Ordhe zemer..
LILLY:Tani shpirt...
PYKA:..OK..
LILLY:Esht ftoht atje u prushi i endrrave te mija.
PYKA:....oh shum shum freezing..
LILLY:Te ngrijne kembet?
PYKA: i cik...pse?
LILLY:se dua ti ngroh mes gjinjve te mija..
PYKA:...sa e ke numurin e bras...
LILLY:Sa i keq qe je
PYKA:...pse?
LILLY:...je shume i keq....por ty do ta them
PYKA:..He...
LILLY:Ti e di shpirt sa veshtire eshte ketu....
PYKA:....zemer...si i ke boobs..he
LILLY:....sa do me dergosh o shpirti im?
PYKA:2000 Euro..po m'thuj a i ke D..
LILLY:...Dergo 3000 se te njejten pagese ben tek WESTERN-UNION
PYKA:...mir mir po jan D?
LILLY: D jane D o shpirti im...

(Pyka sign off)

Ne numurat e ardhshem do botojme pjese nga bisedat e tjera.

Gezim Ruci


Postuar nga Cindi datë 07 Janar 2006 - 15:53:


Postuar nga DORALBANI datë 08 Janar 2006 - 18:33:

Pa koment apappaapapapap therjaaaaaaaaaaaaa

Citim:
Po citoj ato që tha juve
amon ere po si i paska bo keto 50000 $ ne kanada tjetri, ta ndaje dhe me ne kete experience se nuk po na dalin leket as me ble livere.


Une du Adresen e ktij trimit, se qeke rob zoti ene zemren e paska flori fare.
Kuleten plot, ment bosh. Kombinimi me perfekt, sbohet.
Une du adresen Nr telefoni edhe sdu asgje tjeter.
car o kjo livere mer jahu?


Postuar nga i_pafajshem datë 09 Janar 2006 - 02:32:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh




Po nga fliste ky nga Kanadaja (edhe kjo me K :p)??..



Si e ke hallin Tresho?


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 17:04:

Grabitja 50 mije USD, si u mashtrua djali i biznesmenit

E Hene, 09 Janar 2006
Gjykata e Tiranes vendos masen e sigurise "burg pa afat" per 42-vjecaren Lindita Halilaj, e denoncuar nga Presidenti i Liges Shqiptar-Kanadeze, Neritan Hyka. Mashtroi permes Internetit djalin e tij student per jurisprudence ne Kanada, duke i "rrembyer" permes disa transfertave 49 mije dollare

Flamur VEZAJ

E zbehur, 42-vjecarja Lindita Halilaj mundohej te fshinte fytyren nga blic-et e aparateve fotografike, qe e ndiqnin ate, ndersa zbriste shkallet e Gjykates se Faktit te Tiranes pas marrjes se mases se sigurise "arrest ne burg". Dje, ne mesdite, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, pas paraqitjes se provave nga organi i akuzes, vendosi te le ne qeli nenen e dy femijeve, e cila akuzohet se ka mashtruar nje student shqiptar. Ky i fundit, djali i Presidentit te Liges Shqiptaro-Kanadeze, Neritan Hyka, studion per jurisprudence ne Kanada. E.Hyka u dashurua "on line me 42-vjecaren Halilaj, e cila i kishte premtuar martese dhe i kishte derguar foto te tjera atij.

Sipas prokurorise, Halilaj, me origjine nga Shkodra, ka konsumuar vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit, ne bashkepunim". Ajo ka mashtruar studentin e Juridikut ne Kanada, shqiptarin 24-vjecar, i cili pas joshjeve permes Internetit, i kishte derguar me keste nje shume prej 49 mije dollare amerikane. Vete nena e dy femijeve, 42-vjecarja Halilaj nuk ka preferuar te flase ne asnje moment gjate qendrimit ne sallen e gjyqit. I vetmi rast kur ajo ka levizuar buzet ishte reagimi ndaj pohimit te prokurorit te ceshtjes, sipas te cilit, Halilaj ishte kapur ndersa kthehej nga Maqedonia. "Nuk po kthehesha, por po shkoja per ne Maqedoni", ka thene shkurt ajo, pa pranuar perseri te flase per akuzat ndaj saj.

Ndryshe nga e pandehura, shume aktiv ka qene avokati i saj mbrojtes, Haki Kraja, i cili ka kerkuar "lirimin e menjehershem te shtetases Lindita Halilaj". Ai ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke u shprehur se klientja e tij eshte e pafajshme. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i akuzes ka treguar para gjykates se se Halilaj, permes Internetit dhe fjaleve e fotografive te bukura, te derguara per studentin shqiptar ne Kanada, e kishte joshur ate dhe kishte mundur t'i marre plot 49 mije dollare amerikane studentit. Ka qene babai i studentit, Neritan Hyka, i cili drejton Ligen Shqiptaro-Kanadeze, ai qe, pasi ka zbuluar mashtrimin, ka denoncuar ne polici gruan 42-vjecare.

Terheqjet e dollareve, sipas akuzes, jane bere permes 23 kesteve dhe agjensise "Eestern Union". Ne pjesen me te madhe te rasteve, parate i ka terhequr e arrestuara Halilaj, ne disa raste ish-vjehrra e saj, por edhe bashkerisht. Dergesat e parave varionin nga 3 mije deri ne 17 mije dollare, ndersa, dergesa e fundit eshte kryer ne muajin nentor 2005 dhe ishte plot 5 mije dollare. Policise i eshte dashur te beje me pare edhe ballafaqimin e Halilajt me punonjes te "Eestern Union". Pas marrjes se kesaj shume, "mashtruesja: ka nderruar numrin e telefonit dhe ka mbyllur adresen e saj ne Internet. Por as keto veprime, nuk e kane shpetuar ate nga arrestimi ne Qafe-Thane, disa dite me pare. Ndersa dje, gjyqtarja Mariana Dedi vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise per te lene nen masen e arrestit me burg pa afat 42-vjecaren e akuzuar per mashtrim.


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 17:40:

Pika qe si bie Drejtesise sone!

Ky lajm ne dukje qesharak,nxjerr ne pah nje nga pikat me te dobeta te Drejtesise sone.....Mungesen e Drejtesise.

Prokuroria akuzon Halilin per "vjedhje nepermjet mashtrimit ne bashkepunim"....
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?

Gjyketasja(qe shpesh liron kriminelet)vendos masen e arrestit pa afat per nje nene me dy femije???!!!!

Djhe te gjitha keto mbi bazen e denoncimit te nje Biznesmeni,i cili ne vend te dergoje te birin ne nje Institucion per te Prapambeturit Mendore e financon per ta bere avokat dhe e le te notoje ne shuma marramendese dollaresh.....GIVE ME A BREAK!!!

Liondita do ti mungoje mbremjen e Kurban Bajramit te shoqit,vjehrres dhe dy femijeve te saj....Dhe kjo per shkak te nje gabimi....Nje gabim qe mund ti ndodhe kujtdo ne nje vend te korruptuar ku shume njerez me pushtet (perfshi gjyqtaret)vjedhin me te dyja duart!!!
E gjith kjo pune mund te zgjidhej me nje kthim te pjeshem te dollareve dhe te gjithe palet(nuk hyn ketu Biznesmen-Biri debil)do kishin marre nje mesim te mire....


Postuar nga Admirali datë 09 Janar 2006 - 18:12:

Hmmm

O peshtimi, le te leme menjeane faktin qe tjetri u tregua aq debil sa nisi 50.000 $ nje te panjohure.

Ti the:

Citim:
Nuk e kuptoj se si mund te quhet "vjedhje" dhurata(qofte e madhe)e dhene nga IDIOTI?


Pikerisht nje mashtrim i cili perfundon me pervetesimin e prones se tjetrit (monetare, e patundshme ose e tundshme etj) quhet me ligj "Vjedhje me ane te mashtrimit". Akuza ne kete drejtim eshte mese e sakte



Gjithashtu ti the perseri:
Citim:
Si mund te quhet "ne bashkepunim"kur Lindita per marrjen e dhuratave dergonte dhe vjehrren?


Sic po e thua dhe vete ne fillim, ajo disa here dergonte dhe vjehrren per te marre dollaret tek Western Union. Pikerisht ky akt i dergimit te vjehrres ben qe te hyje ne loje dhe pjesa e ligjit qe thote per "Vjedhje me ane te bashkpunimit". Dhe ketu nuk ka ndonje gabim ligjor. Terheqja e parave nga nje person i dyte (ne rastin e saj, vjehrra), ben qe automatikisht ligji per vjedhjet ne bashkpunim te veproje mbi te (ndoshta dhe me vjehrren, por kjo varet nese ajo e dinte kete loje apo jo).


Nga pikpamja juridike, akuzat jane mese te drejta.

Persa i perket gjykateses, po te kujtoj dhe kete gje: Masa e arrestit pa afat vihet per ata persona qe paraqesin rrezikshmeri per tu larguar nga vendi. Ne rastin e Lindites, sipas policise (kjo e bazuar tek shkrimet neper gazeta), ajo u kap duke udhetuar ne drejtim te Maqedonise.

Madje dhe sikur ajo te ishte kapur duke ardhur po nga Maqedonia (kjo sipas asaj qe ajo paska thene ne momentin e vleresimit te mases se arrestit), prape po e njejta logjike ligjore do te vepronte: e akuzuara ka mundesi te largohet jashte vendit.


Postuar nga peshtimi datë 09 Janar 2006 - 18:33:

Admiral,

Le te diskutojme seriozisht.

Masa e arrestit nuk ka te beje thjesht me mundesine e largimit jashte.Ka te beje me rrezikshmerine e krimit,si dhe me precedentet penale te autorit.
Ne te kundert do veprohet si ne periudhen e Diktatures kur te gjithe njerezit qe benin vepra penale arrestoheshin dhe mbaheshin ne izolim deri sa dilnin ne gjyq.

Rasti i Halilit nuk eshte i tille.Krimi nuk eshte i rende.Personi nuk paraqet rrezikshmeri po qe se ndiqet e lire ose ne arrest shtepie.Mundesia e largimit nga Shqiperia kufizohet me venien e emrit te Halilit ne pikat e kalimit dhe me mbajtjen e pashaportes.

Per bashkepunim as qe behet fjale.As edhe vete Halili nuk filloi historine per te vjedhur.Nuk kemi te bejme me nje Mashtruese Profesioniste!E gjykoj te gabuar ZELLIN e Prokurorise per ta futur sa me thelle!

Ka nje prirje ne Shqiperi nga qarqet Gjykates-Prokurore-Avokate.Te mbajne te izoluar njerezit nga te cilet mund te "shkundin" para.Shume here
"hijenat" e Drejtesise Shqiptare ndjejne se mund te marrin shuma te mira nen dore nga te dy palet per ceshtje te lehta.Kam pershtypjen(mbase te gabuar)qe kjo po ndodh ne rastin e Halilit.
Masa e "arrestit pa afat" ma shton bindjen!


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.