Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Qershor 2006 - 10:18:

Jetoj per ate fjale

Jetoj per ate moment.
Mendoj per ate frymemarje
Perpiqem te kap cdo detaj
Te fshij nga shpirti cdo titull ndarje.

Kur nata shperbehej pa zhurme
dhe trupat harbonin ne liri
Nen pasqyrimin e syve blu
lindte dielli ne qetesi.

Jetoj per ate fjale
per te cilat buzet u hapen njehere
Gjoksi i lodhur nga pritja
Nje premtim shtrengon perhere.

Bileta apo numra telefoni
ngaterrohen nen te ndjerin muzg
Stacioni tjeter i trenit te enderrave
eshte bere per mua i padenji burg.


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Qershor 2006 - 10:33:

Festival xhevahiresh

Era eshte e lehte
Si pupel e bute
dikush ndihet i qete
per dituri fillon e lut

Pyetjet e ndezin
ndihet i gjalle
Hena dhe yjet
shfaqen ngadale

Ditet pushim
zhduken nga kalendari
Gjenite e historise
Jane ngritur sot nga varri.

Jane ulur nen kete peme
te mocme plot damare
Bota eshte e vjeter
Deti nuk eshte thare.

Festivali i xhevahireve
te gjenive te zbehte ne fytyre
Me ne fund ndezin nje llambe
Eshte fitore apo mynxyre??

Nuk jane pyetjet.
Ato qe gjakun ndezin ne vena
Nje pergjigje e pasigurt dhe...
Perjetesi me prapaskena.


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Qershor 2006 - 13:56:

Pergjigjet pluskojne

Pergjigjet pluskojne
te lira ne hapsire
Jam une i verber
apo nuk kam deshire???

O toka nene, o ere e marre.
Me nxitet te shoh perreth
dhe armiken e jetes kohe
ne fizike me bere ta perdredh.

Valle kam te drejte?
Valle eshte cdo gje gabim
Duhet vetem te ndaloj
te mos kerkoj me nje shpjegim??

E vetmja dashuri e vertete
Te ciles i fala gjithcka
me beri sot te ngrysur
qartesi mbrapa nuk la.

Miku im, qellim i shenjte
I lare je me gjak.
Mos u lodh te te njohin
cdo dite nga pak.

Pergjigjet pluskojne ne ajer
ne brendesi te unit te pandare
duhet vetem te zgjatim doren
do te vijne vete ka te gjare.


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Gusht 2006 - 12:22:

Dite e shtyre larg.

Dite tjeter shtyhet tej ne vargun e lodhur te mallit
Fytyra njerzish, duar dhe gjethe valviten para meje
Ajo qe kerkoj ku mund te jete fshehur valle??
Nje shikim i vetem mallin ne zemer e mban gjalle.

Dite tjeter shtyj ngadale dhe i qasem rruges se hirte.
Sa dite u bene qe perpiqem te humbas ne kete rruge?
Sa kohe u be qe nuk te kam pare dhe perseri ndjej shprese?
Sa kilometra na ndajne dhe zgjatin tenden mungese?

Nje tjeter dite u dorezua sot dhe une fryme marr serisht.
Ne buze te kesaj mbremjeje te brishte.
qielli dhe rruga shuajne cdo melankoli
per nje vend te ashper qe i perlotur e quaj shtepi.

Hena e plote e pasqyruar ne asfalt
me lejon mua te mbushem me fryme serisht.
Kurre me shume nuk mund te jape kjo zemer
Nje nate me hene, nje shpirt, nje femer.

Ndoshta nje dite do te kthehem.
Do te marr fryme dhe do te ndjehem i gjalle.
Por nje enderr shoqe valle te kete.
Asgje si me pare kurre nuk do te mund te jete.


Postuar nga darma datë 19 Gusht 2006 - 10:05:

Shkruan mjaft bukur .....vertet shume bukur ...ndoshta duhet ta marresh edhe njehere ne konsiderate ate jeten e poetit .......

Me pelqejne shume poezite e tua por nuk e di perse prozen tende apo ne vargjet qe shkruan tek ditari e pelqej jasht mase .......


Postuar nga ingmetalboy datë 30 Gusht 2006 - 11:27:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
Shkruan mjaft bukur .....vertet shume bukur ...ndoshta duhet ta marresh edhe njehere ne konsiderate ate jeten e poetit .......

Me pelqejne shume poezite e tua por nuk e di perse prozen tende apo ne vargjet qe shkruan tek ditari e pelqej jasht mase .......



Faleminderit darma.
Je vertete shume e mire qe ben komplimete te tilla. Te uroj vertet gjithe te mirat.
Por sic te kam thene dhe me pare, jeta e poetit nuk ben per mua. Me pelqejne te tjera gjera ne jete, por te shkruaj neteve me hene me ben te kenaqem me veten.
Shpresoj te vazhdosh te lexosh shkrimet e mija.


Postuar nga Enya datë 05 Tetor 2006 - 00:35:


Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Jane gjalle hijet e vjetera
Capiten heshturazi pyejeve te fantazise
Me kaloresit e kohes ndajne netet
Shpirtin tim dorezojne klithmave te marrezise


Eshte veshtire te besosh
Se mund te ngelltise cdo gje
Mankthet naten te zbehen
Deshira per jeten pa fryme me le.


I meshiruar nje here nga fati
tani trupi laget nen shi
Lageshtia pushton eshtrat e mija
Toka e shtrenjte me jep vetem qetesi


Duhet te vazhdoj te eci
Te vrapoj pa kthyer koken mbrapa
Ne caste kohe te ndara shoh
Bote te ndara nga disa hapa.


Mrekullisht e bukur!Urime!


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 05 Tetor 2006 - 00:40:

Nuk e di

 

 

nuk di me cfare te mendoj
u lodha duke te pritur me ne fund
cdo metode qe mundohem te provoj
me largon nga ty edhe me shume

atehere ja ku po te le te llire
thone koha eshte celesi per gjithcka
premtoj kot, se ja duke te pritur rri
do te behet me mire kur te te le pas

dashurine time fatkeqesisht lendove
cfare s'dija qe kisha ty te dhashe
ti kurre sic vete the, s'me meritove
por harrova, kur ne krahet e tu rashe

te enderroj neteve te gjata pa gjume
cdo cast ngjitur me trurin me rri
i bezdisa te gjithe, madje veten me shume
e gjithe kjo enderr duhet te mbaroje tani

sepse ja ku realiteti me godet fort
lutja e zemres time ty vec te krenon
prandaj ne telefon vetem me therret
kur duhet te ngroh shtratin tend te ftohte


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 05 Tetor 2006 - 01:51:

Sa Te Dua

Sa te dua , ndaj me duaj
me fal mua perjetesine
Do me kesh si engjell kudo
do te fal gjithesine
sa te dua pra me mbaj
Me fal mua perjetesine
une te fala veten time
rinine, jeten, dashurine....


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Dhjetor 2006 - 12:29:

Grimca qetesie

I harruar ne grimca qetesie
u zgjova sot i ndryshkur.
Mbylla syte dhe nje here
henen melankolike brenda vetes te gjej.
Vite drite te shkundura larg
dicka ngrohte ngjyrat e horizontit.
E sotmja brenda gjithcka ngelltiti
dhe batuta enderrash te dehura me vere
u zevendesuan nga llogje te nje bote te vetmuar.
Sot kockat dhembin dhe kercasin.
Deshira e embel qe pushtonte te pavdekshmin
Pakuptuar ne grimca qetesie
perfundimisht ne dicka tjeter eshte shnderruar.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.