Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)


Postuar nga Isra datë 18 Tetor 2006 - 12:01:

flm per pergjigjen, si shume te nderlikuara ato sqarimet, :p por gjithsesi jane te mjaftueshme..


Postuar nga NS-6 datë 18 Tetor 2006 - 16:29:

te kerkoj te falur.jam munduar qe ti shpjegoj gjerat sa me thjeshte,nuk di si me e bere edhe me te thjeshte


Postuar nga NS-6 datë 02 Shkurt 2007 - 21:19:

doja te pyesja dicka per te cilen me thane (i kerkoj te falur personit per vonesen ne shkrim) :

mjeket aktualisht mendojne se praktika e vendosjes se kompresave mbi balle ne temperaturat e larta eshte "e vjeteruar dhe pa baze shkencore", keshtu qe nuk e rekomandojne, madje e ndalojne rreptesisht.

a di ndonjeri ndonje gje per kete,ndonje shkrim ne lidhje me kete gje?une per vehte nuk e kam degjuar me para keshtu qe kjo gje me erdhi e re


Postuar nga NS-6 datë 07 Shkurt 2007 - 04:56:

Te reja mbi Imatinib (Glivec)

Cod. B07022007

Imatinib (ose sic mund ta keni degjuar me emrin Glivek) ka treguar qe eshte mjaft i mire per terapine e leucemise mieloide kronike.vetem 7 % e pacienteve qe u trajtuan me kete ilac kaluan ne nje faze te pershpjetuar ose krize blastesh. ndersa rreziku per tu perkeqesuar u ul ne me pak se 1% ne vitet e 4 dhe te 5 te terapise me imatimab.mbijetesa totale e pacienteve te trajtuar me imitinib ishte 89%.kjo gje ben qe imatinib te behet terapi standart per leucemine mieloide kronike.

artikullin e plote do ta gjeni ne temen "medical sciences",postimi me titullin "Newly Diagnosed Myeloid Leukemia Responds to Imatinib" (Cod. A 07022007)


Postuar nga NS-6 datë 02 Mars 2007 - 03:16:

2 ilace te rinj kundra HIV-it

Cod. A01032007

Maraviroc dhe raltegravir, jane 2 ilace te ri kundra HIV-it qe paraqesin 2 klasa te reja te ndara qe mund te ndihmojne ne problemet e rezistences qe paraqet virusi,thote New York Times dhe Wall Street Journal.

Raltegravir bllokon integrazin,enzimen qe lejon virusin te fuse ADN-n e vet ne ate te qelizeve T.
Maraviroc bllokon CCR5,porte qe lejon virusin qe te futet ne qelizat T.

keto 2 ilace duhet te aprovohen me vone gjate ketij viti,sipas Times.

per me teper informacione,shihni postimin:
-2 New Drugs Offer Options in H.I.V. Fight (Cod. A 28022007)


Postuar nga NS-6 datë 09 Prill 2007 - 04:39:

mesalazina

Cod. A09042007

Mesalazina,ose sic e ka ndryshe emrin,acidi 5-aminosalicilik,eshte nje ilac qe perdoret ne terapine e semundjeve infiamatore intestinale si retikoliti ulceroz dhe morbi i Kronit. Ka nje veprim te fuqishem antiinfiamator dhe kete gje e ushtron ne zorre,ku ndalon prodhimin e derivateve te metabolizmit te acidit arakidonik si prostaglandina E2,tromboksani B2 dhe leukotrienet. Eshte nje derivat i salazopirines por ndryshon nga kjo sepse i mungon pjesa sulfamidike qe eshte edhe shkaktarja e disa efekteve negative qe ka salazopirina. Mesalazina mund te jape efekte kolaterale te tipit te diarrese,nauzea,dhimbje te barkut dhe cefale.

Salazopirina eshte nje ilac qe bashkon nje sulfamid (sulfapiridinen) dhe nje ilac antiinfiamator (acidin salicilik). Arrin te perqendrohet ne zonen nen mukozen e zorreve,ku jep edhe efektin e vet antiinfiamator,duke permiresuar zonat me infiamacione te zorreve.

per me teper mbi rektokolitin ulceroz dhe morbin e Krohnit shihni:
-semundja e Kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat (Cod. A 08012007)
-te reja mbi mekanizmat molekulare te semundjeve te rektokolitit ulceroz dhe morbit te Krohnit (Cod. B 07042007)


Postuar nga NS-6 datë 02 Korrik 2007 - 22:36:

terapia imunosopresive ne trapiantin e mushkerive

Cod. A02072007

pas problemeve me serverin qe me sa duket sa vazhdojne dhe shtohen po tentoj te shtoj dicka me shpresen qe deri ne fund te mos me thote serish qe serveri eshte i ngarkuar ...postimi qe vijon ishte pergatit per tu postuar para 2 ditesh por ne fund u blloku serveri dhe u detyrova ta ruaja ne nje file vecmas

ne kete postim po tentoj te sjell dicka me ndryshe nga ato qe keni pare me para

terapia imunosopresive baze pas nje trapianti te mushkerive perbehet nga 3 klasa ilacesh kryesore:
1.nje bllokues i kalcineurines
2.nje antimetabolit
3.nje steroid (1)

tek grupi i pare futet ciklosporina A (Neoral®) dhe takrolimusi (Prograf®).
keto ilace veprojne mbi kalcineurinen qe eshte nje strukture qe ndodhet ne citoplazmen e qelizave APC (Antigen Presenting Cells),qeliza te specializuara per te paraqitur materiale te ndryshme qelizave te sistemit imunitar.kalcineurina eshte pikerisht ne mes te nje rruge te gjate dhe komplekse qe ka per qellim te stimuloje transkriptimin gjenik. nje rritje e perqendriminit te joneve kalcium nga inoksitol trifosfati(substance qe formohet nga shkaterrimi i fosfatidilinoksitol bifosfatit ne diacilglicerol dhe inoksitoltrifosfat) ne brendesi te ketyre qelizave con ne aktivizimin e kalmomodulines qe shkon dhe aktivizon kalcineurinen e cila ka si funksion heqjen e nje grupi fosfat nga nje faktor berthamor qe merr emrin NF-AT (Nuclear Factor of Activated T lymphocyte) dhe ben qe ky te futet ne brendesi te berthames dhe te aktivizoje gjene. ne fakt ky nuk eshte i vetmi qe futet ne berthame.ka edhe shume faktore te tjere qe vijne nga rruge te ndryshme te tipit te MAP-kinazeve etj (2)

ilacet e mesiperme qe permenda kane si qellim te ndalojne pikerisht kete strukture sepse eshte pare qe ndalimi i saj modifikon rrenjesisht pergjigjen e sistemit imunitar,kjo per shkak se faktori qe bllokohet duhet te jete pergjegjes per transkriptimin e gjeneve qe jane baze per pergjigjen e sistemit imunitar.funksionin e kryejne duke u lidhur me nje citofiline dhe pastaj ky kompleks lidhet me kalcineurinen dhe nuk lejojne heqjen e grupit fosfat nga NF-AT.ne fakt NF-AT eshte pergjegjes per transkriptimin e nje citokine,IL-2 qe eshte themelor per ndarjen e linfociteve T (5).

ciklosporina A ne fakt eshte nje substance disi e vjeter ne moshe dhe eshte duke u hequr pak a shume dhe eshte duke u zevendesuar nga takrolimusi dhe sirolimusi. ka paciente qe kane mbi 10 vjet trapiant te mushkerive dhe perdorin ciklosporine A dhe u ka ecur mjaft mire edhe pse me kalimin e kohes shihet nje fare paaftesie te veshkes(3) (kreatinina afersisht 1.8-2.2).problem behet edhe funksioni i melcise duke qene se ciklosporina A eshte toksik per melcine,ashtu si edhe ilacet e tjera (3).pacientet qe trapiantohen sot ne pergjithsi nisin terapine takrolimus (duke i bashkangjitur ne pergjithsi edhe sirolimusin) duke i dhene me pak rendesi ciklosporines A. gjithsesi, ideja qe perdoret nga italianet eshte qe "cavallo che vince,non si cambia",kali qe fiton nuk nderrohet.me pak fjale nese me kete ilac pacienti vazhdon te eci mire,atehere nuk ka pse ta nderroje.gjithsesi,pas nje fare kohe,pasi qe nderhyhet per te kontrolluar kreatininen (nje diete hipoproteine,nje sasi me e madhe uji,shtrime te her pas hershme ne spital)dhe shihet qe nuk arrihet te ulet ne nivele jo te demshme, u jepet edhe mundesia per ta zevendesuar me ilacet me te fundit te te njejtit grup. Po ashtu atij i shpjegohet se pse kerkohet ky ndryshim dhe se ilaci i ri,edhe pse ka fakte shkencore qe provojne efektivitetin e tij,nuk te siguron me 100% te njejtat efekte sic mund te kete qene ilaci me para.

ka raste qe nje ilaci mund ti bashkohet nje ilac tjeter qe ka si qellim te ndryshoje farmakokinetiken e imunosopresorit.me ka qelluar te shoh psh qe ilacit Neoral® ( ciklosporina A) ti bashkangjitet Eritrocina® (eritromicina) sepse i modifikon jetgjatesine dhe perqendrimet ne gjak duke bere qe te arrihen perqendrimet e nevojshme me doza me te ulta.kjo per faktin se eritrocina shkon dhe bllokon nje citokrom CYP3A qe eshte enzime kyce ne metabolizimin e ciklosporines.

ne Itali,me ato qe kam degjuar, akoma nuk ekziston akoma nje protokoll unik mbi kete klase ilacesh qe pacienteve te trapiantuar tu jepet i njejti ilac (gje per te cilen jane duke u munduar qe ta bejne) prandaj edhe zgjedhja e bllokuesve te kalcineurines behet disi ne menyre arbitrare sipas qendres ku kryhet trapianti .kontrolli i perqendrimeve te ketyre duhet te behet here pas here sepse mund te ndikohen nga ilacet e tjera ose te ndikoje ne perqendrimet e ilaceve te tjera,gje qe ben qe te modifikohen edhe dozat e atyre ilaceve (4)(7). jane ilace qe jane themelore per ecurine e nje trapianti dhe nese harrohen nga pacienti,mund te cojne ne nje hedhje te trapiantit ne shume pak kohe me pasoja shkaterruese si per funksionalitetin e mushkerive te trapiantuara por edhe per psikologjine e pacientit. Keto gjera i behen te qarta pacienteve qe ne fillim duke qene se kur vendoset qe te kryeje trapiantin,atij i behet nje panorama totale e gjendjes qe do te kete pas trapianti.

ne grupin e dyte futet antimetabolitet sic eshte mikofenolati i mofenilit(Cellcept®) azatioprina,sirolimusi(Rapamune®) dhe kohet e fundit shpresohet te vendoset edhe everolimus (Certikan®) per te cilin jane duke dale rezultatet e para qe kane treguar se mund te jape rezultate te mira ne kete terapi imunosopresive sidomos per sa i perket komplikacioneve te tipit te sindromes se bronkiolitit obliterant (7). keto kane aftesine te mbajne nen kontroll ndarjen e linfociteve duke vepruar direct mbi materialin gjenetik . azatioprina vepron me nje metabolit te vetin,6-mercaptopurinen,e cila ka aftesine te lidhet ne ADN dhe te ndale shumfishimin qelizor(5).shenjester finale te njejte ka edhe mikofenolati. nje problem qe mund te jape eshte ai i leukopenise,nje mungese e qelizave te bardha te sistemit imunitar (3).mund te arrijne te ulin numrin e tyre deri ne ate pike sa te nevojitet ndalimi per nje moment per ti dhene mundesi trupit te mbaje nje sasi baze linfocitesh kundra infeksioneve te ndryshme.sirolimusi per nga shenjestra ngjan pak me takrolimusin dhe me ciklosporinen por efekti nuk eshte mbi kalcineurinen edhe pse formon kompleks me nje citofiline sic ben ciklosporina dhe takrolimusi.sirolimusi ka aftesine te lidhet me nje proteine kinaze te quajtur mTOR dhe te ndaloje kalimin nga faza G1 ne S. ne terapi jepet bashke me nje bllokues te kalcineurines dhe nje glukokortikoid.everolimusi ka forme te ngjashme me sirolimusin por jetegjatesi te ndryshme. per sa i perket sirolimusit,eshte projektuar per tu perdorur edhe vetem.me pak fjale terapia mund te filloje me ciklosporine dhe ne nje distance 6 mujore mund edhe te zevendesohet nga sirolimusi.gjithsesi studime kane treguar qe nese lihet nje sasi e vogel ciklosporine, rezultatet jane shume me te mire.me pak fjale nese ne nje fare pike perdoret vetem sirolimusi atehere dalim pak nga ajo treshja tipike e terapise por gjithsesi ruhen ato qe jane qellimet e asaj terapie. studime te reja kane treguar qe azatioprina mund te zevendesohet me everolimusin ne nje distance prej 3 muajsh nga trapianti (6).gjithsesi,duke qene se everolimusi eshte nje ilac relativisht i ri,shihet akoma si i huaj neper terapi duke qene se per ilacet e tjere ka nje sasi me te madhe informacioni si dhe nje pervoje mjeksore me e madhe dhe mjeket ndiejne nje sigure me te madhe ne perdorimin e tyre.me kalimin e kohes,kjo gje besoj se do zhduket duke qene se rezultatet e kerkimeve paraqesin te dhena me te mira per everolimusin...gjithsesi eshte gje per tu pare.

tek i treti futet prednizoni (Deltakorten ®) qe ka si qellim te mbaje infiamacionin ne nje gjendje te ulet per te mos i dhene shkas nje hedhje te trapiantit.Deltakorteni® paraqet edhe ilac baze kur ndodhin hedhje te trapiantit.problemi kryesor qe mund te jape eshte ai i mbajtjes se lengjeve dhe te shkaktoje edeme te gjymtyreve. per kete arsye jepet edhe nje diuretik i tipit te furosemidit (Lasix®) qe ka si qellim si te heqe keto lengje te teperta por edhe nje funksion mbrojtes mbi veshken duke qene se nje pacient i trapiantuar ne mushkeri,ka nje perqindje paaftesie renale pas trapianti.Deltakorteni® me kalimin e kohes ulet deri sa arrin ne dozat 10 mg nje dite po nje dite jo.ndonjehere mund te ulet edhe me teper.gjithsesi eshte mjeku ai qe e vlereson gjendjen nese eshte per ta ulur edhe me teper apo jo

dozat e ilaceve qe kam permendur me siper jane te rregulluara ne baze te funksioneve te organeve por edhe te perqendrimit te imunosopresoreve dhe mund te modifikohen sipas pergjigjeve te analizave te ndryshme dhe sipas situates klinike qe paraqitet pacienti i trapiantuar. Gjithsesi ne fillim jepen doza te larta te bllokuesve te kalcineurines ne menyre qe te arrihet ai perqendrimi i nevojshem i ilacit ne gjak dhe pastaj mund te ulet dhe te mbahen ato perqendrime brenda atyre limiteve qe kane treguar nje dobi per ecurine e trapiantit.

shkurtimisht kjo eshte terapia baze e post trapiantit te mushkerive.detaje te meteperta nuk po vendos.normalisht qe ne perdorimin e ilaceve te mesiperme ka shume me teper detaje qe marrin parasysh gjendjen funksionale te organeve te pacientit,terapine qe perdor ne momentin kur kryen trapiantin (imagjinoni nje pacient me fibrozicistike psh),modifikime e funksionalitetit te veshkes,melcise,qelizave te gjakut etj etj...

qellimi im me postimin me siper eshte te jap nje ide te pergjithshme rreth terapise...nese kam bere ndonje gabim ose dikush di me teper ne kete fushe,do ti kerkoja te shkruante me teper ketu,qofte edhe duke me kritikuar shkrimin qe kam bere (per te cilin nuk siguroj nje saktesi 100% perderisa nuk jam ekspert i fushes

shenim i dates 06/09/2007: postimi i dates 02/07/2007 eshte modifikuar me disa informacione shtese mbi everolimusin.


(1)Post transplant monitoring of pediatric lung transplant recipients Gary A. Visner and Samuel B. Goldfarb (Current Opinion in Pediatrics 2007, 19:321–326)
(2) Imunologjia Kuby fq.254-255
(3)Lung Transplantation SELIM M. ARCASOY, M.D.,AND ROBERT M. KOTLOFF, M.D.(NEJM 1999 340: 1081-1091)
(4)Blood Concentration Curve of Cyclosporine: Impact of Itraconazole in Lung Transplant Recipients Sarosh Irani, ***** Fattinger, Cornelia Schmid-Mahler, Eva Achermann, Rudolf Speich,and Annette Boehler(Transplantation 2007;83: 1130–1133)
(5)GOODMAN & GILMAN'S THE PHARMACOLOGICAL BASIS OF THERAPEUTICS - 11th Ed.,Chapter 52.
(6)Everolimus Versus Azathioprine in Maintenance Lung Transplant Recipients: An International, Randomized, Double-Blind (Clinical Trial American Journal of Transplantation 2006; 6: 169–177)
(7)Everolimus in Pulmonary Transplantation: Pharmacokinetics and Exposure–Response Relationships (J Heart Lung Transplant 2006;25:440–6.)


Postuar nga NS-6 datë 07 Shtator 2007 - 02:58:

Aprovimi i Maraviroc nga FDA

Cod. A06072007

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Cod. A 01032007

Maraviroc dhe raltegravir, jane 2 ilace te ri kundra HIV-it qe paraqesin 2 klasa te reja te ndara qe mund te ndihmojne ne problemet e rezistences qe paraqet virusi,thote New York Times dhe Wall Street Journal.

Raltegravir bllokon integrazin,enzimen qe lejon virusin te fuse ADN-n e vet ne ate te qelizeve T.
Maraviroc bllokon CCR5,porte qe lejon virusin qe te futet ne qelizat T.

keto 2 ilace duhet te aprovohen me vone gjate ketij viti,sipas Times.

per me teper informacione,shihni postimin:
-2 New Drugs Offer Options in H.I.V. Fight (Cod. A 28022007)



me date 6 gusht 2007, Food and Drugs Administration (FDA) aprovoi hedhjen ne treg te ilacit Maraviroc , bllokues te receptorit CCR5.
Njoftimi i FDA per Maraviroc


Postuar nga NS-6 datë 02 Tetor 2007 - 04:22:

Doza ditore e aspirines ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare

Cod. B02102007

Doza e aspirines nuk duhet te kaloje sasine 75-81 mg ne dite kur ky ilac jepet per te parandaluar semundje kardiovaskulare. eshte ky rezultati i nje Review (me gjend ndonjeri ndonje fjale ne shqip per kete) te publikuar nga JAMA (1)

autoret kerkuan nje pike balance ndermjet efekteve mbrojtese dhe ato anesore qe njihen per sa i perket aspirines,e cila thone se merret nga gati 1/3 e personave te rritur ne U.S.A . burimet qe analizuan,edhe pse tregonin nje rritje te efekteve anesore me rritjen e dozes, "nuk treguan ndonje lidhje me dozen per sa i perket efikasitetit".

"per momentin,te dhenat klinike mbeshtesin me shume dozat ditore nga 75-81 mg" shkruajne.

(1) Aspirin Dose for the Prevention of Cardiovascular Disease: A Systematic Review (JAMA. 2007;297:2018-2024)


Postuar nga NS-6 datë 16 Tetor 2007 - 04:04:

Aprovimi i Raltegravir nga FDA

Cod. A16102007

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Cod. A 01032007

Maraviroc dhe raltegravir, jane 2 ilace te ri kundra HIV-it qe paraqesin 2 klasa te reja te ndara qe mund te ndihmojne ne problemet e rezistences qe paraqet virusi,thote New York Times dhe Wall Street Journal.

Raltegravir bllokon integrazin,enzimen qe lejon virusin te fuse ADN-n e vet ne ate te qelizeve T.
Maraviroc bllokon CCR5,porte qe lejon virusin qe te futet ne qelizat T.

keto 2 ilace duhet te aprovohen me vone gjate ketij viti,sipas Times.

per me teper informacione,shihni postimin:
-2 New Drugs Offer Options in H.I.V. Fight (Cod. A 28022007)



pas aprovimit te Maraviroc (1), e ka rradhen Raltegravir. FDA miratoi Raltegravir (emri tregtar eshte Isentress) dhe brenda 2 javesh do te jete i disponueshem per perdorim. mendohet se do perdoret per ato persona qe kane infeksion nga HIV dhe qe nuk kane arritur rezultate me politerapite e ndryshme antivirale.
Raltegravir bllokon nje enzime te quajtur integrazi qe eshte themelore per futjen e ADN se HIV-it ne ADN njerezore.
Lajmi i Merck per Raltegravir

1. Aprovimi i Maraviroc nga FDA (Cod. A 06072007)


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.