Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 83 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Llogaria Bankare ne martese! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13548)
Mendoj te perbashketa....
sdi cte shtoj me teper...Eshi i ka thene te gjitha....
Nga momenti qe nje cift vendos te bashkoj jeten me njeri tjetrin sigurisht qe nga ai cast duhet te hapin nje llogari te perbashket ne bank dhe fitimet ti komandojne qe te dy per shtepin ose femijet. Por persa i perket fitimeve qe ka bere dikush gjate kohes qe ka qene beqar nuk eshte i detyruar ti ndaj ato me bashkeshortin , nuk do ishte e drejt per te dy.
Duke lexue mendimet tuaja kam arritur ne konkluzionin se sa i pasigurt eshte brezi juaj ne krijimin e cerdhes bashkshortore qe e ka emrin familje.Brezi juaj nuk ka pike garancie se do te krijoje nje lidhje te qendrueshme e solide e cila do t'i rezistoje kohes.Ne mendjet tuaja qendroni krimbi i dyshimit per njeri tjetrin.Duke mos qene te sigurt ne lidhjen tuaj sejcili prej jush kerkon te jete i sigurt ne rast te nje divorci te mundshem midis ciftit.Ne Europe dhe USA ligji gjithmone favorizon femren e jo mashkullin,kur ne fakt ato qe gabojne me shume jane famrat.Me kete nuk them qe edhe meshkujt jane me pak fajtore.Nuk mund ta imagjinoj qe femra te vij ne shtepine e burrit me borxhe,sepse ka blere nje makine te shtrenjte dhe i duhet te shpenzoje 3/4 e pages per ta lare borxhin.Kembet duhen shtrire sa i gjate te jete jorgani jo me shume te dashur djem e vajza.Kur te vij tek burri nuses nuk i teperon as te haje ushqimin e jo te kurseje per nje rast ekstrem qe mund t'i ndodh ne jete.Pra gjithe shpenzimet e familjes,mortgage,bllat e H2O,elektricitetit,gazit,council tax,TV tax,ushqimet ne pergjithesi, veshje e mbathje per familjen etj bien mbi kurrizin e burrit.Kur vjen puna qe kjo lidhje per arsye nga me te ndrushmet mbaron,zonja qe nuk ka kontribuar fare ne ate shtepi merr gjysmen e shtepise per te cilen nuk ka kontribuar asnje kacidhe.A eshte e drejte kjo?Une per veten time kam vendosur qe djemve do t'ua bleje shtepite vete,pra do te jene ne emrin tim dhe ata thjesht do te jene si tip qiraxhinjsh.Per problemet e tyre ekonomike nuk dua te di,por per shtepine e cila eshte pasuria me e kostueshme,nusja e djalit qe do te behet ish mos te kete asnjefare te drejte pronesie gjer ne vdekjen time.Pse e them kete;sepse vjen nje moment qe gruaja dashurohet me nje tjeter dhe e nxjerr burrin fishek dhe e shtron bythen me tjetrin pa ju bere vone.Keshtu si mendoj une e nxjerr per leckash perjashta e le te shkoj te rri tek i jati e e jema dhe femija im nuk shkaterrohet.Kapitali me i madh per familjet e zakoneshme ne bote eshte shtepia dhe po e humbe njehere behesh homeless dhe nuk e merr dot veten.
Pra probleme te tilla, ne brezi im e kam fjalen ,nuk kemi patur.Familja ka nje llogari te perbashket e bene balle jetes e bashkuar.Ashtu si mendoni ju nuk e merr vesh qeni zone i thone fjales.Gjithe jeten ju do t'ju shoqeroj pasiguria dhe familjet qe do te krijoni do te jene gjithmone fragile.Sado qe une mendoj qe te marre masa per femijet e mij, jam teper i shqetesuar per te ardhmen e tyre ne kete bote te globalizuar.Edhe ata mendojne tamam si ju.Une ju uroj qe te jeni te zot ta perballoni jeten duke krijuar familje me taban shqiptar,te cilat jane teper solide kur i krahason me te tjere kombe.
Une mendoj se ka ardhur koha te favorizohen burrat tashme nga ligji, te filloje revolucioni i meshkujve, se me duket shume i padrejte favorizimi kaq i tepruar i femrave sot, te cilat martohen vetem per te gllaberuar djemte e nenave dhe baballareve punetore dhe te sigurojne jeten e tyre. Shume te rralla jane ato qe duan te krijojne familje dhe te punojne per ta mbajtur gjalle kete familje.
Ne Americe nuk ka rendesi ne emer te kujt eshte shtepia IQVLORA, po qe se cifti ka bashkejetuar per vite me rradhe, ata kane te drejta te barabarta ndarjeje pasurie.
Une djemve nuk u blej as edhe nje shtepi, po qe se nuk kane tru ne koke le tua hane te tjeret. Sado ti ruash ti edhe une IQVLORA, po qe se nuk kane qartesi mendimi ata vete e merr ferra uraten.
Te mendohen njeqind here para se te presin njehere. Edhe nese e pesojne, le tu behet mesimi pesim.
Por e verteta eshte se kohet kane ndryshuar shume dhe nuk jane me kohet tona, te bazuara ne besim dhe ne nder, sot jane te bazuara ne parane dhe edhe brezi i ri prandaj ka ate ndjenjen e pasigurise qe po i shkaterron te shkretet dhe nuk e merr me mend sa dhimbje ndjej une ne brendesi per kete fakt te padyshimte.
Prandaj ju uroj vetem shendet, harmoni dhe lumturi te gjithe te rinjve.
Iqvlora ne disa mendime jam dakort por kur thua qe per te 2 djemte do te ja blesh ti shtepiat atehere them se e ke shume gabim, sepse femija jot nuk do te beje asnjehere sakrifica ne jete, per te krijuar pasurine e vet sepse gjene me kryesore (shtepine) e ka te siguruar nga babai.
Une nuk i mbaj shpresat tek asnje person (qofte burri, babai, vellai), dua te arrij vete me mundimet dhe sakrificat e mia. Qe nje dite edhe nese supozojme qe lidhja martesore nuk shkon mire, (burri mos te te vi t'i perplasi ne fytyre gjithe sakrificat qe ka bere per mua) sepse jam aq zonja sa mbaj veten.
Tani mos me flit dhe per familjet me taban ne Shqiperi sepse e dime shume mire qe shume familje ne syte e te tjerve jane komplet fallco.
Ne ditet e sotme nuk mund te krahasojme menyren e familjes se atehershme me te sotmen sepse c'do gje ka ndryshuar.
Mosha juaj atehere e merrte nusen pa kokerr leku (ose me shume pak te ardhme) dhe ishte detyre e burrit te mbante gruan dhe femijet. Ose ne raste te radha ku gruaja punonte ishte e detyruar t'ia jepte burrit rrogen.
Sot keto gjera nuk konceptohen me, sepse ka raste qe femra fiton me shume se mashkulli ne pune dhe ka nje indipendence te lekut qe perpara nenat tona nuk kishin.
Prandaj dhe rinia sot eshte e pasigurt, sepse edhe njerezit jane bere ta paturp e te pafytyra....dhe per hic gje i japin fund gjithckaje (flas si per femrat dhe per meshkujt).
Mendoj qe nje person qe nuk eshte ne gjendje te mbaje familjen e vet eshte me mire te mos martohet fare.
Lela si ty ka pot vajza qe nuk duan te jene te varura nga pantallonat e burrave, por nga pantallonat e veta, edhe une kam qene nje nga keto ne jeten time, por edhe juve vajzat punetore dhe te ndershme mos harroni se ne pjace ka shume meshkuj maskarenj qe duan te perdorin parane tuaj, nuk jane vetem femrat qe marrin avantazh ndaj djemve.
Prandaj ate cka keni krijuar me djersen tuaj te dini ta ruani si syte e ballit dhe te luftoni deri ne fund, qe askush tjeter ta gezoje pervec juve qe keni dersitur ne jete.
Kur je i ri te gjithe pandehin se do te kene fuqi dhe shendet deri ne pleqeri dhe do te kene vazhdimisht para, por jeta ka treguar qe fuqite bien vazhdimisht dhe trupi nje dite lodhet.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Prandaj ate cka keni krijuar me djersen tuaj te dini ta ruani si syte e ballit dhe te luftoni deri ne fund, qe askush tjeter ta gezoje pervec juve qe keni dersitur ne jete.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Personalisht Kotka nuk jam aspak dakord me kete ndjenjen e individualitetit ne nje lidhje. Nese njeriu i hyn nje lidhjes me keto principe dhe nese ajo lidhje eshte e shendoshe do plasaritet.
Une akoma si stazhiere qe jam, s'kam ndonje shume kush e di se cfare te ardhurash dhe "pasuria" ime konsiston kryesisht nga trashigimia familjare. Ne anen tjeter kam partnerin, kirurg, i cili ka pasur me teper mundesira te ndertoje njefare mireqenieje ekonomike. Pikerisht per kete unitet per te cilin po flitet ne kete teme, ai gjitha llogarite e tija bankare i ka kthyer ne llogari te perbashketa me mua, ai madje ka vene dhe shtepine e tije ne emrin tone(kjo deri ne njefare pike ne paditurine time). Mua kjo gje me ka dhene nje ndjenje te papershkrueshme(edhepse une kam kundershtuar diçka te tille, qe te jemi te sinqerte deri ne fund). Ok, ky njeri me beson aq sa cdogje per te cilen ka punuar me vjete e ve dhe ne duart e mija. Nisur nga kjo pike une mund te ndertoj diçka me tutje me te.
Natyrisht, s'jam e interesuar ne anen materiale te ketij veprimi, as qe kam marre mundimin ndonjehere qofte dhe t'i fus ne bankomat ato karta apo cfaredo qofte, fundja une me profesionin tim, shume-shume mbas nje viti do mund te arrij cfare te dua, por per mua ai ne kete forme me ka bere te qarte qe mua me ve ne vend te pare.
Tani s'po bej kampanje ketu qe te gjithe te bejne dicka te tille, mgjth nese arrin puna te dyshoni per partnerin ne anen materiale atehere sa ja vlen ai njeri per te konsumuar jeten me te?Sa ia vlen te konsumosh qofte dhe nje dite me te?? Kur tjetrit i besoj sigurine time emocionale, me plasi mua per rreckat materiale.
Mendimi im per Temen a menyren Financiare ne nje Lidhje:
Sic lexova me lart, te treja mundesite jane te mundeshme dhe e verteta eshte ashu.
Cdo Person, kur krijon nje Lidhje, vendos te bashkejetoje a Martohet (sic njihet me fjalen klasike) vendos dhe per Formen-Menyren financiare te jeteses!
Por, mendimi im, gjithashtu dhe forma qe do te ndjek kur te vije momenti te bashkejetoj(Martohem) me nje Femer eshte: Jo vetem Krevati i perbashket por, dhe Kontoja-Llogarija!
Pse?!
Shume fakte jene shprehur me lart ne shkirmet e disave ketu por, une do te SHTOJA vetem nje e cila eshte dhe nje nga arsyet( jo pak e rendesishme) qe me con ne mendim, ne zgjedhjen e formes se perbashket: Nqse njeri nga partneret(Burri a Gruaja) ne nje moment te caktuar te jetes, gjenden per arsye te ndryshme (jane dhjetra) ne nje situate te veshtire Financiare dhe ngelin pak a shume dhe pa buken e gojes, duhet ta hedhi-ndaje Burri-Gruan e anasjelltas???!!! Joooo, do thote ndokushi ketu, nuk do ndahet por, do jetoje me te ardhurat e Partnerit! Aaaahaaa, si do jetoken tani kur gjate gjithe kohes(mbase vitera) e ndanin Financen!!!??? Si lypes a per lemoshe???!!! Aaaahaaaa, tani u bashkoka qesja!!!???
Nejse...!!!
Mendimi ime shte:
Cdo njeri qe krijon nje lidhje, nuk duhet te mendoje vetem momentet "e bukura" qe po kalon duke pasur nje rroge e mund te bleje Kepuce a B... sa te doje por, duhet te mendoje se jeta sjell shume te papritura dhe ne keto te papritura mund te hasi-bjeri cdokush, si Burri dhe Gruaja!
Pra, nje Konto e perbashket, ndihmon dhe nga ana PSIKOLOGJIKE e forcimit te nje Lidhje!Ashtu si ne momentet e bukura, kur bashke ndanin cdo gje, ashtu dhe ne momentet e veshtira, ku mund te bjeri ndonjeri!
Persa i perket ndarjeve, asnjeri s'duhet te merzitet se ngel me "gisht ne goje" sepse ka dhe "Marreveshje" per ndarjen e pasurive, e cila behet tek Notari perpara se te behet Celebrimi, dhe keshtu cdo gje eshte e zgjidhur!!!
E njejta gje eshte dhe per Borxhet(kredite e pa shlyre a kudi une)!
DHE UNE NUK JAM "I PRAPAMBETUR" SE KETE FORME TRAJTOJNE DHE SHUME IFTE Gjermane QE DO TE THOTE SE NUK ESHTE VETEM NJE FORME SHqiptare PER TE CVLERESUAR NJERIN PARTNER(ku ne shprehjet e disa prej jush, Femra del "e shtypur") !!!
........
ps. Me vjen sinqerisht keq qe lexova nga Lela_Dr ato mendime! Jo se nuk ti respektoj por, mu duke e ceket si njeri...! Me fal per mendimin tim te cilter qe po shkruaj!
Une jam...!!!
Ebasanas
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Nje femer shperdoruese qe i ben leket fustane dhe make-up per mua eshte nje lloj me nje burre qe i ben leket pije dhe makina.
Buy what you need, not what you like( I like that proverb moderne te kohes
)
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 83 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.