| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Mall
Mu qep qerpiku, lotin s’ma nxë syri,
Mallin e djegur e hapa sa një det.
Një fluturz krahëbardhë s’di si hyri
Dhe mur më mur flatron e krahët vret.
A mos nga larg më vjen dhe rri në erë
Ky shpirti yt, që s’gjen dot qetësi?
Si ta kërkoj një ëndërzë të prerë
Ç’kam adhuruar si ta gjej tani?
Si të shtrij vargun dimrit dritëdredhur.
Të shuaj zjarrin që më djeg në gji.
Vall’ ku ta gjej një fjalëzë të zgjedhur
Të djeg një qiell për ty…me poezi?
DXP ..................25/7/20077:00PM
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Mall
Mu qep qerpiku, lotin s’ma nxë syri,
Mallin e djegur e hapa sa një det.
Një fluturz krahëbardhë s’di si hyri
Dhe mur më mur flatron e krahët vret.
A mos nga larg më vjen dhe rri në erë
Ky shpirti yt, që s’gjen dot qetësi?
Si ta kërkoj një ëndërzë të prerë
Ç’kam adhuruar si ta gjej tani?
Si të shtrij vargun dimrit dritëdredhur.
Të shuaj zjarrin që më djeg në gji.
Vall’ ku ta gjej një fjalëzë të zgjedhur
Të djeg një qiell për ty…me poezi?
DXP ..................25/7/20077:00PM

Faleminderit Bleta
.
....Kujtimesh u përhumba
Kujtimesh u përhumba sypafjetur;
Kërkova faqendezur gjer në skaj.
Mes udhësh e mëdyshjesh veç kam mbetur,
Si breshka që tërheq shtëpin e saj.
Vështroj dhe syr’ i veshur më venitet
Si qielli midis avujsh tutje rrjedh
Dhe s’di si fshihet jeta nëpër vitet…
…Si vitet jeta heshtur po mi vjedh.
Kujtimeve u shtriva, që të gjeja,
Diçka që më përket e dot s’e marr;
Si reve flakëron e vdes rrufeja
Si bryma shkrin e thahet përmbi varr.
As gjeta as dhe mora diç të vyer,
Çka shkoi tutje. kurrë s’ka të kthyer.
Gusht 2007 Sot ne mengjes
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Faleminderit Bleta
.
....Kujtimesh u përhumba
Kujtimesh u përhumba sypafjetur;
Kërkova faqendezur gjer në skaj.
Mes udhësh e mëdyshjesh veç kam mbetur,
Si breshka që tërheq shtëpin e saj.
Vështroj dhe syr’ i veshur më venitet
Si qielli midis avujsh tutje rrjedh
Dhe s’di si fshihet jeta nëpër vitet…
…Si vitet jeta heshtur po mi vjedh.
Kujtimeve u shtriva, që të gjeja,
Diçka që më përket e dot s’e marr;
Si reve flakëron e vdes rrufeja
Si bryma shkrin e thahet përmbi varr.
As gjeta as dhe mora diç të vyer,
Çka shkoi tutje. kurrë s’ka të kthyer.
Gusht 2007 Sot ne mengjes
DXP
PER TY
Per ty do lija gjithcka
do braktisja cdo gje te shtrenjte
per ty do beja marrezira e mekate
per puthjet e tua do vdisja e do ringjallesha
Per ty do zgjohesha ne mengjes
e do prisja qe te vinte nata
per ty do qaja e do qeshja perseri
do te falja gjithcka dhe jeten time
qe ti te me falje pak dashuri.
Per ty ,per ne ,per dashurine tone
une kerkoj ,luftoj perseri e perseri
per ty per ty ....
por a ekziston me te vertete ti?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
PER TY
Per ty do lija gjithcka
do braktisja cdo gje te shtrenjte
per ty do beja marrezira e mekate
per puthjet e tua do vdisja e do ringjallesha
Per ty do zgjohesha ne mengjes
e do prisja qe te vinte nata
per ty do qaja e do qeshja perseri
do te falja gjithcka dhe jeten time
qe ti te me falje pak dashuri.
Per ty ,per ne ,per dashurine tone
une kerkoj ,luftoj perseri e perseri
per ty per ty ....
por a ekziston me te vertete ti?
Pershendetje Mister -DXP te falenderoj per mundimin qe ke marre te lexosh gjerat qe une shkruaj se ndoshta te thuash poezi eshte nje fjale e madhe jane thjesht fjale qe qysh ne moshe te vogel kerkoj ti bej vargje .
Nganjeher keto vargje jane te bukura (mua me pelqejne ) nganjeher nuk te japin asgje kur i lexon(ndoshta te tjeret nuk arrijne t ekuptojne ate qe dua te them ) por mua me pelqen ti shkruaj ndoshta per te lehtesuar veten o te shpreh ate qe ndiej ato momente.
Me thoje qe eshte nje poezi idhullatore dhe ke te drejte atij qe i kushtohej e shihja te tille ate kohe sa per figurat letrare ndoshta nuk do te gjendej figure qe te krahasoja ate qe ndieja ndoshta do ishte pak cdo gje .
Sa per ate thenien "do vdisja e do ringjalleshe " eshte nje varg qe ate kohe e mendoja si loje fjalesh por me vone jo me vone kuptova se dhe vargjet nje dite mund te duken nje koncidence ejetes tende .Ndoshta nje tjeter poezi mud te shpjegoje me mire fjalet qe t ekam shkruar
Ciao dhe pershendetje
Haiku
...
.
Frymën e mbajta
Frymën e mbajta,
Ndala dhe zemrën time...
...Hënën të puthja.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Haiku
...
.
Frymën e mbajta
Frymën e mbajta,
Ndala dhe zemrën time...
...Hënën të puthja.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
haiku rralle me godet.
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.