Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)
Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Duro Artur duroooooooo!
Renia eshte ne "slow motion"....si ne Hene!
Fundi,ka mundesi te jete ne Bence......po mos ike me pare andej nga nudistet!
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Artum mos laj mut me shurre......
Pse ste MJAFT-oi zakonisht ju MJAFT-on
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Mor po une kam 17 vjet qe duroj, jam mesuar tashme.
Ne Bence vene ata qe vjedhin kepuce o Ishpeshtimo. Edvini, sic po na thoni ju, eshte bere "Don", dhe kur njerezit behen "Don", minimumi mund te vazhdojne te bredhin me Cayenne ne mes te Tiranes.
Megjithate, per koerence ndryshoja titullin temes (ler vetem shkelqimin) se vetem ne 2009 mund te filloje renia e Edvinit (dhe per mua personalisht nuk do te jete ndonje problem i madh).
P.s. Teoria jote "te cojme ne Bence Edvinin dhe te sjellim nga Benca Nanon" eshte shume terheqese.
Ishpeshtimi
Nqs do me sillje vetem nje fraze timen ku une mbroj ne menyre absurde Rucin, une do e pranoja nje fyerje prej teje sepse do e meritoja (sic i meriton ndonjehere Varka, dhe ai vet e di kete). Perkundrazi po i kerkoja IQ-se informacione me shume mbi aferat e ketij politikani (sepse sinqerisht une nuk kam lexuar gje per te).
Nqs ti quan mbrojtje ndaj Rucit faktin qe une vleresoj vajtjen e tij ne gjyqin e Shkodres, po e perseris, VLERESOJ C'DO NJERI, POLITIKAN APO JO, QE RESPEKTON INSTITUCIONET E SHTETIT.
Ndoshta respektimi i institucioneve ne Shqiperi nuk eshte ne mode, por nga ajo ane une jam demode.
Per te gjitha te tjerat jam dakort 1000 % me ty.
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Pse ste MJAFT-oi zakonisht ju MJAFT-on
Ti leme menjane vrasjet kur ishte minister.
A ishte i biri i gramozit ai i cili plagosi me pistolete dy te rinj ne nje disko ne tirane?
A ishte gjolek malaj nipi i gramoz rucit autor i shume vrasjeve ne tepelene si dhe rahjen e gazetareve ?
Komuniste si gramoz ruci me shoke e kane ne gjak krimin i dashur artum sado qe te fshihen prapa kostumeve luksoze.
Fillimi i renies se Eduinit.
Zgjedhja e Bamir Topit,ishte shenja kuptimplote e fillimit te renies se Eduinit.
Si do vazhdoje?
Eshte e veshtire te parashikosh ne politiken shqiptare,e cila ka patur largime dhe rikthime nga me absurdet.
Qenia e Berishes si Kryeminister dhe forca e Nanos,edhe pas 3-4 rikthimesh jane deshmuesit me te mire.
Perse Ed Rama nuk mund ta kete te gjate si Shefi i te Majtes shqiptare?
Po permend ne fillim cilesite pozitive te tij:
-Ambicioz per te arritur suksesin.
-I kulturuar dhe orator i mire.
-Me reputacion te mire ne rrethet socialiste Europiane.
Po c'ka negative Eduini dhe nuk mund ta ndreqe:
-I perbuz njerezit.
-I mungon lidhja e forte me Elektoratin.
-Me ndryshimet e medha ne kuader,ka bere shume te pakenaqur brenda PS-se.
Shtatori do jete fillimi i betejes per te rrembyer copen me te madhe e Elektoratit te Majte.Ne valle nuk eshte vetem cifti Rama-Nano,por edhe Ilir Meta,dhe dicka me pak Gjinushi.
Keta "peshkaqene' te se Majtes,kane treguar,qe jane te pameshirshem ne luften kunder njeri tjetrit.Tre te fundit jane ne sulm,kurse i pari do mundohet te mbroje ate qe ka.
Ndaj eshte Rama ne pozita te disfavorshme.As Gramoz Ruci s'mund ta shpetoje renien e tij.(Ne rast se Ruci vertet do dhe nuk shtiret).
A do ta menjanoje Eduinin Mafia socialiste per hir te Metes?
Nje nga arsyet per renien e mundshme te Eduinit para zgjedhjeve te 2009 eshte veshtiresia qe e ka e Majta e copetuar per te fituar ato zgjedhje.
Ne gjirin e PS-se ekziston nje lloj "mafie",qe fillon me ish-instruktorete Komiteteve te Partise dhe Rinise,ish-punojesve te MPB,te cilet te perfshire tani ne biznese te ndryshme,kerkojne me patjeter kthimin ne pushtet.
Ata e dine qe liberalizmi i korruptuar i Nanos nuk mund t'i sjelle me ne pushtet.Por,te njejten frike kane tani per populizmin ekstravagant e te korruptuar te Rames.Zgjedhjet Lokale dhe ceshtja e Presidentit e deshmuan ate.
Varianti me i mire do ishte bashkimi me LSI-ne.Por dihet qe as Rama dhe as Meta nuk pranojne vendin nr.2.
A d sakrifikohet Rama per shkak te Metes?
Mendoj se po.Mafia e PS-se por edhe ajo e ish-FRESH do arrijne ta bejne kete levizje,per hir te marjes se portofoleve me 2009.
Eshte e vetmja menyre per te mundur Berishen dhe per te rrembyer nga nje thele jo te vogel,nga Ekonomia e rraskapitur shqiptare!
Bllokimi i ndertimeve ne Tirane dhe Eduini.
Ne Tirane ka nje bllokim te ndertimeve.Eshte faji i Eduinint,Saliut apo te dyve bashke,kete nuk e kam plotesisht te qarte.
Ajo qe me ka rene ne sy,eshte kembengulja e Eduinit per te ashtuquajturin projekt 9 vjecar per Tiranen.lexo:Ndenie ne krye te bashkise deri ne vitin 2010.
A e ze malli Eduinin per Tiranen?
Sigurisht qe jo!
E ka shprehur ne rrethe shume te ngushta qe ne vitin 2002.
Problemi jane Lejet e Ndertimit.Parate dhe Pushteti qe vjen me to.
Me heqjen e ketij Pushteti,Eduini e mer shpejt te tatepjeten!
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.