Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)


Postuar nga IQVLORA datë 03 Tetor 2007 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
c'do me thene karashti o IQVlora?

Une e dija qe nuk e kisha mike, po se do ma hidhte ne kete fare feje, nuk me kish shkuar ne mendje...edhe pse isha e kryqit dhe jo e henes tuaj me yll :p



 

Se par te deshiroj qe te jesh mire me shendet ti dhe familja jote e dashur.

Fjala karashti ka kuptiminqe me mikun e per mikun beje aq sa i takon jo me teper,sepse  pastajnjihesh shume  me te dhe ai i shfrytezon situatat ne favor te tij.

Edhe nje tjeter fotbolliste.Miqesia miqesi,por qeseja te veje e te vije.Besoj me kuptove.Une nuk para gabohem te jap pare borxh,por njehere shkova pa rrogen e 15 diteshit ne shtepi.Si ndodhi.Nje miku lozte kumar,por une nuk e kisha pare asnjehere.Ate dite morem rrogat dhe filloj loja e kumarit ne prezencen time.Miku im kaur nga Dhermiu humbi paret e tija te gjitha dhe ngeli bosh.M'u afrua dhe me kerkoi 5000 leke ne ate kohe me 1984.I humbi edhe ato.Kisha 2000 te fundit.M'i jep edhe sa te kesh se po humba neser do te t'i jap nga arka e kursimit me tha.Ja dhashe edhe ato te fundit.Mbasi hengrem edhe darken ime shoqe me pyetio parate i more?Jo i thashe neser.Dola dhe po e kerkoja Vlores.E gjeta dhe e mora per zverku deri sa i terhoqi nga AK.E nderuar paren e jep me dore dhe e kerkon me kembe ndonjehere.Kujdes nga miq te till.Pac nje mbremje te mire!


Postuar nga Piktor datë 03 Tetor 2007 - 01:31:

Geshtenjat

Keni qene najhere ne mal atje ku behen geshtenja. Geshtenjat jane peme te larta dhe pak te veshtira per tu ngjitur ne peme, Trungu i gjere dhe lekura e lemuar deget e larta me nje fjale e veshtire por dhe e rrezikshme. Gjithashtu edhe te hapesh boçet e geshtenja me ferrat qe te shpojne si gjilpana e bejne akoma me te veshtire. Mirpo ka dhe geshtenja te mira por dhe te krimbura, kujdes kur mblesh geshtenja se nje e krimbur te prish gjithe punen sidomos kur i vendos ne ndonje vend per ti ruajtur per dimer apo per "vit te ri". Te mbledhesh geshtenja eshte edhe nje gje e bukur, nen kuroren e pemeve te larta ku rrezet e diellit depertojne me veshtirsi dhe ajri i paster i malit krijojne nje fresk te admirueshem. U nisem qe heret sepse pylli eshte larg dhe njerzit dalin heret ne mal per te mbledhur geshtenja. Ishim tre shoke une Beni dhe Tiku. Filluam te gjuanim mbi geshtenja dhe rrezonim plot boçe i hapnim dhe mblidhnim me kujdes kokrrat e kafta te geshtenjave. Ky Beni pasi kishim mbledhur ca geshtenja na propozon te mblidhnim here per njerin here per tjetrin. Ashtu beme. Mirpo kur shkova ne shtepi pashe se kisha gabuar rende sepse gjysma ishin te krimbura. Nuk i bera ze, por inatin ja mbajta. Isha nje femije i zemruar, çka do ta justifikonte rastin me te pare kur ti laja borxhin qe natyrisht ishte fantastik fare sepse te betohem veç geshtenja te krymta kam mbledh te nesermen. Diten tjeter nuk pranoi te mblidhnim bashke por secili per vete dhe natyrisht qe te tre ishim dakort dhe te kenaqur.


Postuar nga kotka datë 03 Tetor 2007 - 01:35:

d.m.th akoma jeni miq, por nga ata hipokritet :p

 

Eshte ajo sa thashe me lart, sa mbyllet nje porte e miqesise, tjetra mbetet hipokrite ;(

Edhe une ketej e tutje, mike hipokrite do te mbetem me miken time, qe me do aq shume


Postuar nga IQVLORA datë 03 Tetor 2007 - 02:03:

Ti je nje grua intelektuale,zemermire.Mundohu te japesh gjithmone pergjigje diplimatike ne cdo rast kur nuk te pelqejne mendimet dhe veprimet e miqeve te tu.


Postuar nga RAIMONDI datë 24 Tetor 2007 - 08:38:

-------Midis meshkujve  me veshtiresi --por mund te gjesh  miqesi te vertete,---midis femrave--me njera tjetren --nuk ka miqesi te vertet --ka vetem ne aparence,se femrat kane shume cmire ne shoqeri me njera tjetren ------por gjithsesi miqesia sido qe te jete --eshte e nevojshme---per te kaluar kohen --per te diskutuar per nje problem ---me nje fjale per te genjyer njeri tjetrin ---------po te kesh parasysh se edhe kjo jete  vet,eshte  nje genjeshter ---------keshtu qe njeriu duhet te jete tolerant me te gjithe miqte e cdo lloji -----ta pije nje kafe.......


Postuar nga Deb* datë 28 Tetor 2007 - 05:08:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


Sikur nuk kisha thene asnje fjale zonja "e mencur dhe budallaqe" ne te njejten kohe ndalon makinen ne nje dyqan tjeter me paisje shtepiake.  Une filloj te blej orendi shtepiake per nevojat e femijve te mij, dhe ajo murmuriste se i duheshin edhe asaj te njetat orendi qe blija une, por nuk kishte leke.  Une beja veshin e shurdher, tashme shume e qete dhe e rilaksuar (I got the picture finally=me ne fund e kuptova djallezine e saj, packa se me vonese) dhe ajo frynte syte, se nuk blinte dot ato, qe kish planifikuar dhe i shkuan te gjitha planet dem, e kunderta e asaj qe kishte menduar kohe me pare.

Mos blini kurre me credit card tuajen per llogari te te tjereve, sidomos per "miqte e rinj" dhe te panjohur mire..... 


Per zotin kjo'' shoqja jote''paska qene rast shume i vecante.Qenke treguar shume e duruar.Me acarojne ne kulm keta lloj njerezish te ulet qe mundohen te perfitojne nga zemergjeresia e tjetrit.
 

Une e lashe deri ku do te shkonte idiotesia e saj duke bere une vete idioten, dhe pashe qe idiotesia nuk paska fund........

 

  [/B]


Postuar nga doli datë 12 Dhjetor 2007 - 05:02:

qe thua ti brisi ..... miqesia eshte gjithcka dhe asgje. gjithcka kur miqte jane miqe te mire dhe te besuar. asgje kur miqte ta kane me ta futur.


Postuar nga freespirit datë 23 Dhjetor 2007 - 12:33:

Une se di ne egziston apo jo miqesia e vertet deri tani se kam gjetur, di vetem nje gje cfare nuk do te jepja per nje te tille.
Kot nuk thone me mire nje mik se nje thesar. Me mire eshte ti kesh te dyja, megjithese rrallehereqellon kur ke nje thesar te besosh nje mik fatekeqesisht.....


Postuar nga atiola datë 26 Dhjetor 2007 - 02:36:

Citim:
Po citoj ato që tha doli
qe thua ti brisi ..... miqesia eshte gjithcka dhe asgje. gjithcka kur miqte jane miqe te mire dhe te besuar. asgje kur miqte ta kane me ta futur.


mund te bashkohem me ty


Postuar nga kurt datë 10 Janar 2008 - 03:02:

do them dy gjera qe kam mesuar ne jete, rritur ne shkoder dhe e kam dashur shoqerine me shume se familjen, kam bere per shoqerine me shume se per **** e mi. jeta ime ka qene shoqeria. ndoshta edhe kam ditur se kam qene pak idiot dhe shume doredhanes. por kam mesuar nje fact per popullin tim shqiptar , jane popull aportunist, perfitojne nga casti. interresgi ne kulm. shumica e shqiptareve qe kam njohur neper bote rrespektojne vetem friken, nuk e rrespektojne sinqeritetin dhe njerezit e mire. po kam takuar edhe nje pakice qe jane rob zoti, shpirt mire, dhe ata e di se do ti njoh deri ne diten e vdekjes.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.