Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
degjoje kete keshille nga une. sot fli dhe per neser. gjumi eshte nje komoditet qe do ja ndjesh nevojen pasneser ...
Dy duar dhe nje ze.
E dashur, e kam te veshtire te te shkruaj e mbi te gjitha te ulem e te keshilloj ty qe me dukesh sa e brishte aq edhe e forte...
Ti je mikja dhe armikja me e madhe qe do njoh ne jeten time dhe qe jam e detyruar te te pranoj... Me thuaj e dashur, si te bej sot, qe te mbush mendje se ai mesazh, sikurse cdo mesazh tjeter nuk te eshte drejtuar ty...
Kaq naive je?!! Zgjohu...
Degjo ktu ti moskokcares....edhe njie her po e perserite gabimin do ta pesosh keq, keshtu qe mati mir fjalet para se te flasesh ok? Mos u turr te thuash fjalen e fundit te paren e te besh gabime te pakthyeshme! Me mire nje fjale me pak se nje fjale e tepert....lerja kohes te pjeki situaten e mos u turr pa menduar si miza ne m**!
Ahahaha se besoj qe e kam shkrujt per vete ate fjaline e fundit!
Shpirtesia ime kalon sonte nga njerez qe ju si kapni dot. Kalon nga kripesia e loteve qe fillon tek nje vrap i detyruar rrugeve te liqenit. Apo tek ndonje shpirt qe shkafanjitet rrugeve te Europes me kusht te vetem ndierjen.
Ju s'keni si ta vendosni veton ne kete mesele.
Eshte nje ballkanizem qe se kapin dot emigrantet e zakonshem. Keq me vjen t'ju them... por krahas krizes financiare te deshmuar ne Nasdaq ekzitston kriza emigrative e atyre qe skuptojne dot "Dje"-ne shqiptare. Dhe keshtu dashurite shqiptare mbeten vetem nje djegie kanalesh urinare qe pulsojne per pak seks. E pra, akoma s'jam i bindur qe ka nje koke te vetme qe meriton keto rrjeshta. Dhe per kete aresye te dhjere me duhet t'ju le ketu, ne mes te coitos.
Eshte dite... por une ju uroj nate e mire.
Sepse keto fjale si kalojne dot dites per sa kohe te merren nga mafia e rastesishme e nates. Game over....
Pershendetje...
Nuk jam futur ketu per ti shkruar "leter vetes" edhe pse do doja shume, eshte e pa mundur, ju keni kaq merita...
Po ju lexoja me vemendje dhe mesazhi i mesiperm me duket aq i veshtire per ta kuptuar ,sa qe edhe "kodet e da Vincit" ishin me te thjeshta per tu deshifruar...
Megjithate eshte leter e shkruajtur vetes dhe jo per ta kuptuar une.
ps.me falni kam dale jashte teme.
Re: Pershendetje...
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia2006
Nuk jam futur ketu per ti shkruar "leter vetes" edhe pse do doja shume, eshte e pa mundur, ju keni kaq merita...
Po ju lexoja me vemendje dhe mesazhi i mesiperm me duket aq i veshtire per ta kuptuar ,sa qe edhe "kodet e da Vincit" ishin me te thjeshta per tu deshifruar...
Megjithate eshte leter e shkruajtur vetes dhe jo per ta kuptuar une.
ps.me falni kam dale jashte teme.
Ndjen se po ndryshon cdo dite dhe kjo te frikeson. Gjumi i gjate qe ke bere per vite me ralle dhe qetesia me te cilen je munduar t'i veshesh ditet e tua kane filluar te turbullohen dhe kjo ben qe edhe sistemi yt te humbe ekuilibrin e tij te "hekurt". Do dhe s'do ne te njejten kohe? Deshiron dhe jo ne te njejten kohe? Te merr malli dhe jo ne te njejten kohe? Si gjithnje te mjafton nje fraksion i shkurter kohe per "definuar" nje moment qe zgjat me muaj , dhe me pas nga "frika" per te mos dale nga shinat e moralit dhe parimeve tuaja, e kthen ate ne nje moto te padiskutueshme . Je merzitur! E ndjej ne frymarrjen e lodhur te se zakonshmes qe fle brenda teje. Te ka erresuar perditshmeria me te cilen fle dhe zgjohesh.Te kane erresuar dyshimet dhe mosbesimet tuaja. Sepse gjithnje mohon te jesh si e "pergjithshmja". Sillesh e mbeshtillesh nen petkun e nje jete qe u be jave qe e fillon me alramin e mengjesit dhe e mbyll me nje caj te ngrohte per te te zene gjumi. Tashme dhimbja dhe trishtimi flene ne nje shtrat me ty dhe nuk ka "batanije" qe ta ngroh ftohtesine e shpirtit. E ndjej qe je lodhur nga Une, nga nje jete pothuajse e parashikueshme , qe pothuajse gjithnje programohet nga mendimi dhe vendosmeria e nje fraksioni kohe. E di qe edhe tani ndihesh e dobet qe po i flet "Unit" me letra te hapura , dhe kjo perseri e ka zanafillen tek "ai freksioni i kohes" i cili te motivon gjithnje, qe eshte benzina per sistemin tend. Sepse ne baze te "Atij" ti i ke marre vendimet deri sot, duke u munduar me pas t'ia lesh "rastesise" ....Por asgje nuk ka rastesore ne kete jete . As ti nuk po me shkruan "rastesisht" tani!
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Eshte nje ballkanizem qe se kapin dot emigrantet e zakonshem. Keq me vjen t'ju them... por krahas krizes financiare te deshmuar ne Nasdaq ekzitston kriza emigrative e atyre qe skuptojne dot "Dje"-ne shqiptare. Dhe keshtu dashurite shqiptare mbeten vetem nje djegie kanalesh urinare qe pulsojne per pak seks. E pra, akoma s'jam i bindur qe ka nje koke te vetme qe meriton keto rrjeshta. Dhe per kete aresye te dhjere me duhet t'ju le ketu, ne mes te coitos.
Je e lumtur dhe je me fat.
Kete do ti shkruaja vetes sot.
Mundohesh te mbulosh shenjat e nje nate pagjume me ujin e ftohte te mengjesit dhe i kuqi i buzeve qe ve persiper duket sikur mbyll nje kapitull.
Gjithcka pastaj kthehet ne nje sfide,madje edhe "fytyra e pasqyres". Te tremb dhe frikeson breishtesia e nje ndjenje dhe te tmerron ideja se nje shpirt mund te brendesohet brenda teje. Mori fund! Alarm! Erdhi koha qe te mbyllesh grrilat e jetes, t'i fshihesh pasqyres se syve perballe teje qe te zhbirojne deri ne skutat me te thella te qenies tende dhe ta servirin shpirtin tend ne pjate.Frikesoshesh! Jo nga ai , por nga vetja ne 'pjate', nga vetja e zhveshur ne duart e tij , nga vetja e cliruar dhe e lire para syve te tij. Largohesh , kthehesh. Kthehesh , trembesh dhe largohesh per te mos u kthyer kurre me......
Lamtumirat nuk thuhen me fjale , ato thjeshte kuptohen nga shikimet e turbullta dhe te pashpresa qe shperlajne edhe ngjyrat e syve.
Lamtumira nuk eshte gjithmone lamtumire......
Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.