Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- L.Basha Vs E.Rama (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18322)


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 05:39:

Edhe thone pastaj qe politika i ndan njerezit...


Postuar nga Petter datë 04 Prill 2011 - 00:53:

Luli E. Hoxha.. ka rrezik se i mer kete radhe... 10 mije lek te vjetra nje vote ( dhe ato po ua japin fallco, lol )


Postuar nga Fajtori datë 10 Prill 2011 - 20:22:

Kur do e mesoje ky budall, Edi Rama, qe ne fushate elektorale NUK dilet vetem ne podium. Akoma se kuptoi leksionin qe mori Fatos Nano ne 2005? Andej matane krimineli nga Tropoja mbush sfondin me njerez, qe te tregoje se nuk eshte vetem. Ppupup, mjafton te shikosh foto e lajmeve per te kuptuar sa gabime po ben Edi Rama. Kujton se jam piktor!? Po je piktor te kripsha trute. Leve Tiranen me ngjyra dhe s'po di te besh nje levizje politike te hajrit.


Postuar nga kendrevica datë 11 Prill 2011 - 15:37:

Fushata e tij eshte shume e dobet e kete po e shohin te gjithe.Gjer tani ai ka shkuar nga humbja ne humbje.Ndoshta ai do ta kuptoje kur ta kene nxjerre nga politka pergjithmone. Pra nje humbje e ''duelit'' me Lulin e Saliut sic e quajne ndrikullate selise roze do ti kushtoje atij shume shtrenjte.Ne krye te PS do te vije perseri F Nanua.Dicka e tmerreshme po pergatitet qe do ti kushtoje shume te ardhmes se vendit.Nje deklarim i Berishes ne nje miting para disa ditesh me ka trembur vertet.Ai midis te tjerash tha,se demokracine ne kete vend e solla une dhe F Nanua jo Edvin Rama.Pra ardhja e Nanos ne krye te PS,qofte edhe nbzsi president do te thote qe vendi te mbetet peng i nje tresheje te korruptuar e inkriminuar,e cila do te punoje kunder interesave te krejt kombit.Kjo eshte gjeme e madhe qe pergatitet.Uroje qe Rama mos ta humbasi duelin ne menyre qe te ruhen disa ekulibra.


Postuar nga Vizioner datë 03 Maj 2011 - 21:45:

Thumbs up Pedagogia 52-vjeçare shpërthen në emër të të gjithëve: Ti je një vrasës



Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e djeshme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!


Incidenti ndodhi ndersa Basha ishte duke thënë që "do zgjidhim problemet e Tiranës, se do tu rrimë problemeve në kokë etj". Në këtë moment pedagogia është ngritur dhe ka thënë: "Në krye ke qenë, pse nuk i ke zgjidhur problemet? Pse nuk kemi rend, pse nuk kemi qetësi, ke qenë ministër i brendshëm..".


Studentët kanë nisur të duartrokasin. Dy persona shoqërues të kandidatit të PD-së kanë tentuar ti presë fjalën pedagoges, por ajo ka vijuar duke e quajtur "Ti je vrasës dhe maskara".


E takuam Florën dje në mbrëmje dhe folëm me këtë grua që na ka bërë të gjithëve të ndihemi më mirë dje. Faleminderit zonja Hanelli dhe nga Shekulli.


Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?


E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.


Kur u zhvillua takimi?


Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.


Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?


Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.


Po çfarë ndodhi konkretisht?


Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.


Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?


Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç'thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.


Por çfarë ndodhi saktësisht?


Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t'i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t'i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.


A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?


Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.


Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t'i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t'ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t'ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.


A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?


Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.


Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?


Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.


Çfarë ndodhi më pas?


Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.


Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo...?


Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.


Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?


Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.


A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?


Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.


Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju...


Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët "a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje" është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t'i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t'ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.


Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.

Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.


Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t'u përballur me të?


Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Maj 2011 - 01:05:

Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju


Postuar nga lule datë 04 Maj 2011 - 03:03:

Ja se erdhi data 8 pak dit na ndajne..e te shofim a do jet me Ramush hajvani ne bashki..
vetem po jan çmend njerezit ta votojn , megjithsese nforum e paska te mare voten


Postuar nga Vizioner datë 05 Maj 2011 - 23:38:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Basha e ka te fituar mandatin ala ke ura ju



aha, e kuptova kujt do ja japesh voten


Nejse...


Postuar nga Fajtori datë 06 Maj 2011 - 00:48:

Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.


Postuar nga AngelDevil datë 06 Maj 2011 - 16:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si s'pyeti njeri sa leke po marrin firmat amerikane qe orkestrojne propaganden e PS dhe PD, si dhe ku i gjejne partite gjithe ato leke. Po leket e reklamave nga dalin. LSI qe s'ka as 7% elektorat ka dhjetefishin e zyrave te Pd dhe PS neper Tirane. Cudi te medha qe askush nuk merr mundimin te pyese publikisht. Per tani politika eshte zgjidhja e gjithckaje...

Si po shiten shqiptaret kesaj rradhe. Po behen 3 milione pseudopatriote.



Nuk pyesim se e dime Faje


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.