Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)


Postuar nga Fajtori datë 30 Maj 2012 - 03:44:

Yyyy, ca rasti. Shes 5 vota per deputet. Ofruesi me i mire do pranohet, pa disktriminim krahu politik.

Kjo po qe do ishte interesante. Sa do kete shku cmimi i votes ne parlament? Sala tha pardje qe Rama s'ka besim te komisioneret e vet. Ose thene ndryshe, Sala ka aq leke saqe te hedh tuc cdo lloj komisioneri.


Postuar nga Fajtori datë 30 Maj 2012 - 04:15:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

po ti hidhe njehere se ku i dihet. dje isha euforik edhe po diskutosha me ca moshatare te mi tirons , shkodran , fierak , emigrante kuptohet dhe si perfundim edhe ato i kane "piene le palle" . me keto njerez niset revolucioni.
une them qe po ta deshirosh e ti dedikohesh nje dickaje ia arrin. ti shif e bej kur ta ndash mendjen serizosht llafosemi. Piktorin e kap une per leckash.


Jo derbar, s'jemi per politike tani. Po kushtet jane pjek qe te kete ndryshime. Gjithe njerezit kane pakenaqesi, duke fillu nga njerez qe kane qene te flakte me PD deri tek robi me i thjeshte. Skena politike eshte copetuar dhe ka dy hyrje interesante. Partia Bamirit dhe AK-ja. Nderkohe shteti i Sales ka arritur nivelin qesharak duke plotesuar thenien se cdo sistem para se te bjere behet qesharak. Ne teori Sala qe mezi kapi kuoten heren e fundit kesaj rradhe nuk ka shanse. Po thuaj qe zgjedhjet dalin si "duhet" jo si duan.

Para ca vitesh nje i afermi im bleu ca toka. I bleu nga njerez te SHISH qe ishin shperblyer me toka per vjedhjet qe kishin bere ne zgjedhje. Vjedhjet i tregonin me gojen e vet dhe tregonin per kuti te nderruara, jo per vota teke. Dhe ketu vijme tek koncepti i pare qe shkaterron Shqiperine: pronat. Ligji i pronave 7501 u be kastile qe te mbahen njerezit varur per elektorat. Fakti eshte qe ne 2012 njerezit vriten akoma per prone dhe ekonomia nuk mund te zhvillohet kur as pronat nuk jane te qarta. Shtylla e dyte ka te beje me edukimin. Po ta vesh re shkollat shqiptare kane rene ne nivele afrikane. Neper gjimnaze behet mesim me turne dhe universitetet shesin provime dhe diploma. Kjo po ndodh me qellim te caktuar. Sa me injorante te jene njerezit aq me shume mund te rrish ne pushtet. Dmth politika shqiptare mbeshtetet ne injorante dhe uzurpues. Keta lloj njerezish i ke kollaj per vota sepse nuk gjemojne meritokracine por pushtetarin e rradhes. Cdo iluzion se mund te vihet dikush i paperlyer eshte i kote. Edhe ne u vente do jete kukull, sepse fijet i terheqin te tjeret. Fjala vjen, e keni vene re qe Dritan Prifti nuk i beri dot asgje Ilir Metes, madje tani eshte gati per pajtim, sepse duan ta fusin ne burg.


Postuar nga Vizioner datë 30 Maj 2012 - 12:58:

Filloji tani Live, rundi i pare i zgjedhjes se Presidentit.


Postuar nga Vizioner datë 30 Maj 2012 - 13:07:

Rundi i pare, duket se perfundoji pa filluar akoma

Kandidati i PD-se per President, Xhezair Zaganjori.

PS-ja nuk pranon duke e cilesuar te njeansheme kete Kandidature:

Pas takimit të shkurtër mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe homologut të tij në PS, Gramoz Ruçi, ka ardhur edhe qëndrimi i opozitës për emrin e Xhezair Zaganjorit. Ruçi tha se ai nuk është kandidat konsensual. “Mazhoranca e paska vendosur kandidatin. Ndaj nuk ishte negociatë. Ky është një qëndrim i njëanshëm i pozitës. Në vend që të kërkonte dialog, ata zhvilluan monolog me partnerët e tyre në qeveri. Nëse do ketë votim, kjo varet nëse do paraqitet një kandidaturë. Shpresoj se mazhoranca do reflektojë për t’i dhënë vendit një kandidat konsensual,” tha Ruçi.

“Gjithçka është vendosur brenda dy orëve të pasdites. Zhvillimet e këtyre dy orëve ishin përcaktuese. Kaq mund t’ju them. S’ka rëndësi kush më propozoi,” thotë Zaganjori, i emocionuar.

“Më erdhi i papritur, gjithsesi është herët për të folur për këtë. Nuk isha në dijeni. Më ra e papritur. Nuk isha i përgatitur shpirtërisht,” deklaroi Zaganjori.


Postuar nga Vizioner datë 30 Maj 2012 - 13:14:

Kush është Zaganjori

Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, ai u emërua ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.
Pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 1997, pushohet nga puna si diplomat dhe kthehet në Tiranë. Ai u atashua pranë Partisë Demokratike dhe shërbeu si avokat i Berishës dhe konsulent ligjor i tij për disa procese gjyqësore.

Në vitin 1999 refuzoi kërkesën e Pollos për tu bashkuar me të kundër Berishës dhe qëndroi në anën e Berishës duke shërbyer shpeshherë dhe si ndihmës për probleme ligjore në PD.
Pas paqes Berisha- Nano në vitin 2003, ai u zgjodh si i propozuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Në të gjitha votimet e tij, ai ka votuar pro qëndrimeve të PD, dhe kur ka qenë në pakicë, dhe në shumicë. Së fundmi ai votoi pro Topallit dhe kundër Topit.


Postuar nga Fajtori datë 30 Maj 2012 - 20:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Filloji tani Live, rundi i pare i zgjedhjes se Presidentit.


Ra gongu? Doli Emerlinda me Jozin me strece duke mbajt numrin 1?


Postuar nga raid datë 30 Maj 2012 - 20:44:

Kjo opozita pse nuk del me nai emer iher, kot sa per variacion?

Me kujton icik veten kur isha sa nje bythe kalamani dhe m'u luste prindi,
Do molle? Jo! - iu pergjigjsha une me kryenecsi.
Do dardhe? Jo!
Portokall? Jo !

Po i shpulle do? ma kthente ne fund... lol

Kshu dhe puna opozites..


Postuar nga shelgu datë 30 Maj 2012 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Kjo opozita pse nuk del me nai emer iher, kot sa per variacion?

Me kujton icik veten kur isha sa nje bythe kalamani dhe m'u luste prindi,
Do molle? Jo! - iu pergjigjsha une me kryenecsi.
Do dardhe? Jo!
Portokall? Jo !

Po i shpulle do? ma kthente ne fund... lol

Kshu dhe puna opozites..


Pastaj haje kadaif.


Postuar nga raid datë 30 Maj 2012 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Pastaj haje kadaif.


Une vetem prisja.. detyra ime prej kalamoni te keq ishte vetem te thoja jo ose po duke turfullu..
Kadaifit i kam thone po gjithmone
Duhet me i gjet kadaif opozites..


Postuar nga shelgu datë 30 Maj 2012 - 21:53:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Une vetem prisja.. detyra ime prej kalamoni te keq ishte vetem te thoja jo ose po duke turfullu..
Kadaifit i kam thone po gjithmone
Duhet me i gjet kadaif opozites..


E imagjinoj si i varje turinjte duje thene Joooo OooO.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.