Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- a ka tradhetar ndaj kombit sot shqiperia? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18716)


Postuar nga raid datë 29 Janar 2014 - 23:44:

Une mendoj qe pas marjes se pushtetit politik, po meret pushteti ekonomik ne terren.

Dialogu mund te jete si me poshte.

Banditi i kuq: Largohu more, se do e bej une kete biznes tani.
Banditi blu: Jo ore se une kam 8 vjet qe jam ketu.
Banditi i kuq: Ashtuuuu? Na pra.. buuuuuummm


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2014 - 09:30:

Ose dialogu mund te jete keshtu:

Biznesmeni i kuq: largohu se do e bej une kete biznes
Biznesmeni blu: ik ore lipsu se e kam zene me kohe kete biznes
Biznesmeni i kuq: ik ore te them se kam njerez ne pushtet qe ste lene te marresh fryme
Biznesmeni blu: meqe e dashke keshtu, le te shofim sa vlen jeta jote. O Sinan, hidhma njecike ne ere kete brekgrisurin qe ka ardh ne pushtet.

Meqe ra fjala, di gje njeri, si ka mundesi qe Sali Berisha doli ne parlament dhe informoi publikun se cfare po ndoh me banden e tritolit, informacione qe askush nuk i dinte pervec disa policeve qe po merreshin me hetimet?

Dy mundesi ka: ose ka akoma te besuarit e vet ne polici qe transmetojne informacione te hetimit qe nuk i perkasin foltores se parlamentit, ose ka njerez te tjere ne terren qe kane lidhje me Salen nga njera ane dhe me krimin nga ana tjeter. Ne te dyja rastet duket qarte se politika ka lidhje me drejtesine ose me krimin. Ne kete rast vete Sali Berisha.


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2014 - 13:27:

Ne nje koment diku mesiper ne kete teme kam shkruar pak a shume se: edhe ne me komentet tona kontribuojme "pa dashje" kunder kombit.

Ne vazhdim te ketij arsyetimi mund te shtoj se edhe politikanet tane te zellshem duke u munduar te inkriminojne me çdo kusht kundershtarin e vet politik krijojne "pa dashje" ndoshta edhe me dashje nje hapsire te mire veprimi krimineleve ordinere dhe ekonomike.
Inkriminimi ne kete rast se pas rasteve te tritolit fshihet opozita e sotme tregon papjekurine e atyre qe kemi ne pushtet.
Duke u munduar te mbulojne pa-aftesine e tyre ne kapjen e krimineleve me parrulla politike.

Dhe njerzit besojne.
Dhe populli han sapunin per djathe.
Dhe populli beson ne ate çka u thote lideri i tyre shpirteror dhe dishepulli i tij numer 1 e 2. Ku numrat 1 e 2 nuk kane dhe aq rendesi renditjeje pasi ata ndihen njesha.
Dhe populli ka shume nevoje per udheheqes te nderuar te madh e te lavdishem, sidomos ne keto kohe, sidomos ne demokraci.
Dhe populloi ka nevoje per veglat e tij.

Fatmiresisht kjo loje nuk zgjati aq shume jo fale aftesise se policise sone per te parandaluar krimin apo dhe informimit te sherbimit te fshehte por thjesht te dekonspirimit te grupit prej nje prej antarve te ketij grupi sherbimi qe mesa duket paguhej mire.

Ne fund do shtoja se mire politikanet kane angazhimin e tyre politik te akuzojne njeri tjetrin sido dhe ne çdo menyre. Por ne. Ne, pse duhet tu besojme atyre.

Ne nje kohe kur Shqiperia nuk prodhon asgje, por lavatriçet e zhavorrit, i ka te panumerta, e njejta gje mund te thuhet edhe ne aspektin shoqeror ku politikanet nuk prodhojne asgje por trurin ua shplajne mire shqiptarve.

Nqs nuk bindesh mjafton te lexosh nja dy a tre komente mesiper sesa bukur ua kane shperlare trurin pasi open minds ne kete rast nuk funksionon aspak si hapese por mbyllese pra e hapin por gjithnje ne guasken apo kafazin e vet.


Postuar nga kurt datë 05 Shkurt 2014 - 15:02:

Brenda kombit tone te gjithe jemi tradhtar, ose me mire, jo nacionlista te tmerrshem.

Nga nje ane kjo eshte gje e mire, shenje e nje popullsie me te civilizuar, por fatkeqesisht meqe gjeografikisht ndodhemi ne balkan te rrethuar me shtaza kjo na ben neve njerz te dobet.


Postuar nga raid datë 06 Shkurt 2014 - 02:29:

Piktor je shume i sakte dhe shume preciz.
Arsyetimi yt ka fuqi sa abstraguese, aq edhe sintetike.
Llogjika e forte zbutet nga nje tis letrar; - stil i rralle qe e kane njerez te vecante.
Fjalibashkimet e tua perfundojne ne paragrafe qe po ti mbledhesh mund te perbenin fare mire nje manifest politik.


Postuar nga shelgu datë 06 Shkurt 2014 - 05:06:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Brenda kombit tone te gjithe jemi tradhtar, ose me mire, jo nacionlista te tmerrshem.

Nga nje ane kjo eshte gje e mire, shenje e nje popullsie me te civilizuar, por fatkeqesisht meqe gjeografikisht ndodhemi ne balkan te rrethuar me shtaza kjo na ben neve njerz te dobet.



Ky eshte perkundrazi nje mendim jo i sakte.
Historikisht te gjithe kombet kane qene te rrethuar me "armiq".
Nuk duhet kerkuar aspak faji tek te tjeret, por tek ajo qe per ne duket e cuditshme:sa jemine te afte qe te ndertojme me fqinjet aleanca fitimprurese. praktikisht ne nuk kemi bere asgje, perkundrazi kemi bere te kunderten. Ne cdo bisede te lire, nuk pushojme se shari fqinjet. Kjo eshte tradhetia me e madhe. Ne jemi miope dhe nuk shohim ne menyre afatgjate.

Kete problem e ka zgjidhur Franca me Gjermanine. Ja dy kombe te civilizuar qe kane ditur te lene menjane armiqesite shekullore te nxitura nga klikat ne fuqi dhe qe kane mundur te ndertojne nje harmoni e paqe te forte me perfitim dypalesh.


Postuar nga kurt datë 06 Shkurt 2014 - 05:53:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Ky eshte perkundrazi nje mendim jo i sakte.
Historikisht te gjithe kombet kane qene te rrethuar me "armiq".
Nuk duhet kerkuar aspak faji tek te tjeret, por tek ajo qe per ne duket e cuditshme:sa jemine te afte qe te ndertojme me fqinjet aleanca fitimprurese. praktikisht ne nuk kemi bere asgje, perkundrazi kemi bere te kunderten. Ne cdo bisede te lire, nuk pushojme se shari fqinjet. Kjo eshte tradhetia me e madhe. Ne jemi miope dhe nuk shohim ne menyre afatgjate.

Kete problem e ka zgjidhur Franca me Gjermanine. Ja dy kombe te civilizuar qe kane ditur te lene menjane armiqesite shekullore te nxitura nga klikat ne fuqi dhe qe kane mundur te ndertojne nje harmoni e paqe te forte me perfitim dypalesh.


Nuk besoj te jem gabim shelgu.
E kuptoj qe armiqesi fqinje ka qene pjese a kultures identitetit evropian qekur u shkri akulli ne ate kontinent.
Por ne jemi shume me fatkeq sepse fqinjet tane dojn dhe kane dashur gjithmone te na zhdukun komplet si gjuhe si komb si identitet.

Pra, gjermania e urrente francen por njekohesisht hitleri e adhuronte kulturen franceze, dhe anasjedhtas.

Ne shqiptaret jemi me te civilizuar se komshijt tane ne kte aspekt, nuk e kemi nivelin e urrejtjes tyre. Ne shajm veten me shume se ata kur faktikisht jemi flori ne krahasim me ato derra


Postuar nga Fajtori datë 07 Shkurt 2014 - 07:49:

Kam nje mendim qe nuk e di a eshte shprehur tek kjo tema shumevjecare.

Shqiptaret jane kashte e koqe kur jane brenda ne Shqiperi, nuk duan njeri tjetrin dhe shkaterrojne shtetin e vet. Pastaj behen nacionaliste kur dalin ne mergim dhe mundohen te kerkojne tradhetaret.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Shkurt 2014 - 18:47:

Quhesh koqe kur shef punen tate pa u ngaterru e pa te plas per njeri, apo je koqe ne katror ne ket rast?!


Postuar nga kurt datë 07 Shkurt 2014 - 19:57:

Pra dmth a i duhet shqiptarve nje diktator? Qe eshte gjithashtu nje nacionalist dhe vizioner? Une them se po.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.