| Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- nje loje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2120)
Mireserdhe Ami, ne lojen tone.
E kam rradhen une e?
Desha t'ju beja nje pyetje te veshtire por nderrova mendje.
Po them nje te lehte qe te marrin pjese edhe ata forumista qe jane me pak te informuar ne fushen e letersise.
Cila eshte ajo veper e Xhojsit e cila shquhet per perdorimin e onomatopeve?
He si mendoni?
Mos eshte... Portreti i artistit ne rini
Shpresoj te jem i sakte..
Ai me duket se eshte.....
Ose mund te jete "Uliksi"
Nuk eshte as Uliksi dhe as Portreti i artistit ne rini.Pa mendohuni edhe pak se afer jeni.
Ishte kjo veper qe i dha emer si mjesher te gjuheve te huaja.
Tung, tung, them, se behet fjale per vepren
e Xhojsit "Finnegans Eake",
per te dhene nje histori letrare te botes" nder te 65 gjuhet qe e perbejne ka nje seri fjalesh edhe ne shqip, si nip, mbese, nip, sofer, buke etj.
Sipas kritikes ky liber eshte bazuar ne teorine historiko-ciklike te Giann Batista Vico, i cili mbahet edhe si sociologu i pare ne bote.
Sev te te vdekurit ai trajton portretin e artistit dhe eshte me shume nje veper autobiografike, flasim here tjeter per te.
Besoj se jam e sakte !
Haj Ciao Lorie
Keto tema me çlodhin! Jeni shume te mire sa merrni pjese ne forum dhe ne kete diskutim
honore de balzak i takon rrymes letrare te iluzionizmit francez.
lova je e sakte.Eshte pikerisht Zgjimi i Fineganit(Finegan's wake)
Tani e ke rradhen ti te besh nje pyetje nga letersia.
Njoma pergjigja e pyetjes se balzakut eshte dhene nga mallimi.
mireserdhet ne loje.
A mund ta gjen?!
Ju pershendes te gjitheve dhe ju uroj nje jave te mbare!
Falemiderit Lorie per vleresimin, dhe tani pyetja ime: A mund ta gjeni se per ç'veper te Cvajgut behet fjale?
Stefan Cvajg, gjahtar i personazheve më interesante të kohës së vet dhe kohëve para tij, skalitës i shquar i portreteve njerëzore nga më të ndërlikuarit, ka përvijuar edhe një portret lamtumire të aktorit te famshem shqiptar, Alesander Moisiu.
A mund ta gjeni, eshte botuar kohet e fundit ne vendin tone.
Ju pershendes!
ah sa per botimet e fundit,s'jam shume zonja se s'jam e informuar ,por mesa shoh asnje njeri s'e dika.lova po nga e gjete kete pyetje?
meqe asnje s'pergjigjet ose na jep ndonje ndihme ose thuaje vete.
Lova mos eshte "Legjenda dhe Portrete" ???
Citat nga libri: "Zëri i tij ishte më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i butë se zërat gjermanë, në të spikaste një melodiozitet i ngrohtë, plot diell, të dukej sikur ishte juga ajo që e kishte sjellë në flatrat e saj, duke kapërcyer male”. Superlativat për të nuk mungojnë. Kjo lamtumirë e shkrimtarit të famshëm Stefan Cvajg është pjesë e librit “Legjenda dhe portrete. Kush ka patur fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që bënte më me pasion Aleksandër Moisiu ishin diskutimet dhe debatet në tema filozofiko-morale. Debatet e nxehta në këto tema më janë të paharruara. Ku jeni o net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve, dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai për çështje të filozofisë dhe të moralit... Kurse unë vetë do të kujtoj dhe mbrëmjet e kaluara me të në rini, çastet kur rrija me sy të mbyllur për të shijuar dhe për të depërtuar sa më thellë në muzikën mahnitëse të zërit të tij magjepsës, që përsëri i hapja për të mos lënë të më shpëtonte asnjë lëvizje e tij; do t’i gjallëroj në kujtesë takimet pas shfaqjeve, kur suleshim ta përqafonte kush e kush më i pari, në mos, të paktën, t’i preknim pak dorën...”.
| Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.