| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)
Nuk kane nevoje per koment keto poezi.
Vitore, jane vertet te arrira . Te lumte !
Pershendetje
Faleminderit Likes dhe sy jeshiles
Me vjen mire dhe ju falenderoj , fjalet ne vargjet e mija, ju japin kenaqesi
Ju prifte e mbara kudo ku jeni
Vitorja
nen kuroren e portokallit
I fshiheshim syve te botes te dy atehere
Ish stin' e bukur jete, stine pranvere
Takimi na priste aty poshte pemes
E qeshnim si te dehur, ne diell , shi dhe ere..
Fjale cucurisnim si gugatje pellumbash
Bashkuar duar, buze ne mijra te puthura
Betoheshim me te madhe per dashurine tone
Lule portokalli mbi supet tane te njom
Sa here portokalli na degjoi renkimin
Kur or' e ndarjes afronte per ne largimin
Lule ne duar , vesé ne sy
Takim i ardheshem ndizej shpejti aty
Por, oh, nje dite e prene portokallin..
Takimin tone prene , dashurine, mallin!
Kuroren e bardhe , ku ndriste dasma jone
Te shkelur e pame at'stine jete njome
celen portokajt', por ishin per te tjere..
E jona dashuri jetime mbet.. e mjere!
Lulet e bardha ne sy me sjellin lot
Por ende shpirtin thelle
Me to e kam une plot..
Shum te bukura poezite e tua Vitore ,pershendetje dhe suksese ne jete nga ana ime 
Ej ti!
Ej ti!
grise kete nate te vetmuar
E lere ate copez te vjetuar mengjesi
Mbi shpirt te me ndricoje
Mbi krahet e nje agimi shumengjyresh
Nxito drejt zemres sime
Kam lene hapur nje dritare
Ku kanatat e shqyera vajtojne ikjen tende..
Ej ti!
Vrite vetmine
kete fantazem qe me dhembet e harrimit
Shpirtin tim kafshon , edhe eja!
Ta kam lene hapur dritaren
Se neser do te jete vone!..
Ah, kjo nate..
Syri i lodhur enderrave te kota
Tretet pertej erresires genjeshtare
Kerkon vetem pak qetesi
Kesaj nate te pa gjume
Ku deshira mbyt dliresine!
Ah, kjo nate..
Nate e marre
dashuria ime ecen kotesishte
Parqeve te heshtura te enderrimeve
Vetem dy sy te ndryshem
Nga te tjeret kerkon
Nje tjeter motiv dashurie
Enderron!1
per vitoren
Vitore i lexova me vemendje poezit e tuaja dhe sidomos ato te kurbetit.Me lane shum mbresa, u permallova dhe kjo tregon qe ti ke krimtari me nje te ardhme.
Te uroj fat te mbare dhe tu rrealizofshin endrrat e tua!
Me respekt Bepi!
Per Bepin
Faleminderit per opinionin tuaj i nderuar Bep Ate shpresoj dhe une per te ardhmen dhe nuk e di sa do ta realizoj
Pershendetje Per ju e te gjithe miqte e forumit
vitorja
shpesh
Ka caste kur e vetme
Buze detit qendroj..
Grish enderren time gjithe merzi..
hedh veshtrimin tim diku larg
Se cfare kerkoj as vet se di..
Mall
Ne kete molo ,kaq larg teje
Permbi det pash syt' e tu
Pikellimi vjeshtes mbare
Kishte rene gjithe aty..
Vjesht' e trishte e atyre syve
Kish pikuar ne cdo fjale
Qe me vinin si nga yjet
Sjell ne letren permes valesh
Mermerimn' e buzeve tua
E merr deti dhe ma sjell
E degjoj e permalluar
Vij tek ti.. te une ti vjen..
C'ja mesove gjuhen detit
C'ja mesova edhe une
Nen qerpik ku loti mbeti
Malli-zog nuk na bene gjum
Ec e jak... tek ti tek une..
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.