Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga Keni datë 03 Dhjetor 2003 - 01:41:

Re: zoti eshte nje?

Citim:
Po citoj ato që tha Rodolf
Saj perket se si vepron Zoti ne jeten time mund te them se Zoti vepron edhe mire edhe keq?
mire zoti vepron ateher kur ben ti veprime te mira?
keq zoti vepron ateher kur ben veprime te keqe?
Ju keshilloj te gjithve te cilet nuk besojne se ka nje fuqi mbi natyrore per ta gjith njerezit e cdo feje?


Rudolf jam dakort me pjesen e par por me te dyten nuk jam dakort.
Kur thua si vepron Zoti ne jeten ton, Ai nuk vepronkur keq por vetem mire dhe te meson vetem per mire.
Kur ti ben veprime te keqia, aty nuk vepron Zoti por djalli. Vetem djalli eshet i destinuar te veproj keq ne mendjen tone.
Pershendetje nga keni.


Postuar nga ESHI datë 03 Dhjetor 2003 - 11:02:

Nuk e di se sa vepron ,por me ka ndodhur qe shpesh (ndoshta nga eksperiencat qe kam kaluar ne jete) te pyes veten nese me te vertete ekziston nje zot , dhe nqse po,perse disa trajtohen si te njerkes e disa si te nenes...????


Postuar nga anaz datë 04 Dhjetor 2003 - 19:19:

sigurisht qe Zoti egziston Eshi.
Dhe menyra qe ju thate pse vepron me disa si te nenes dhe disa si te njerkes jemi vet ne qe e vendosim kete mardhenie.
Nese i qendrojme prane ai do te na mbushe me bekime dhe nese do i qendrojme larg eshte djalli ai qe do te veproje keq tek ne dhe jo Zoti.
ok!
Te pershendes shume


Postuar nga Rodolf datë 10 Dhjetor 2003 - 01:08:

zoti eshte nje dhe duhet te besojsh se ka zot

me trego ti tresh se per cfar arsye nuk ka renedes te besojme tek zoti?
prej nag jane krijuar te gjitha keto gjera ne bote ?
mos i ka dhan ajnshtajni apo dikush tjeter?
keto i ka dhane vetem zoti dhe tjerit i kane zbuluar?
ju pershendes?


Postuar nga tresh datë 10 Dhjetor 2003 - 17:19:

per rodolf

lexoje ma mire.qa kam shkru e mos u kam per nji fjale....

une se kam mohu kurr ekzistencen e zotit edhe e kam thane qarte ne mesazhin e maparshem...
masandej diskutimi im nuk kje aq me permbajtje fetare se sa me thane RANDESINE QE KA ZOTI ne jeten e perdithsme

...kane thene se edhe sikur* te mos ekzistonte zoti duhet ta krijojme** per te gjithe ata njerez qe duan te besojne e sado pak gjejne ngushellim ne besimet fetare e ne zotin....




*edhe sikur= per mu do me thane qe ekziston, po ekziston mundesia qe per te tjeret nuk ekziston e nuk e njohin ate.
**duhet ta krijojme=edhe ketyne njerezve duhet me i kriju mundesine me besu ne dicka ne nje zot e ne nje perendi.

ciao


Postuar nga Rodolf datë 11 Dhjetor 2003 - 00:12:

per tresh

te pershendes ty tresh dhe te gjith antaret e forumit?

une bash bukur te tregova?
me trego te drejten e ke shkruar vete kete apo e ke marr te gatshme?
me trego a jane keto provokime apo?

citoj? Kurani dhe Bibla dy libra me rendesi Shkencore te nivelit me te larte....
me thane te drejten une nuk shoh aspak shkence ne keto dy libra....

perse mendon se keto dy libra te shejnta nuk kane lidhje me shkencen?
me trego ti para e pastaj te tregoj une ?
dhe do ta shpjegoj me mire me shembuj?
ne ketu bisedojm lirisht dhe nuk hidherohemi asnjeher?
kjo eshte nje bised e lire dhe eshte e drejta e secilit te thote ate qe ka per te then?
ju pershendes/


Postuar nga tresh datë 11 Dhjetor 2003 - 00:47:

ciao rodolf

ciao rodolf

ca kam shkru jan te miat e si marr te gatshme
po mu me pelqen me provoku pse keshtu i baj te tjeret me mendu....

BIBLA E KURANI....jane te shkrum prej njeriut po te diktum prej shpirtit te shejte e jane dhurate e zotit per njerezimin.....s'kam qa tham ma teper.

e perseris prap.aty s'ka shkence

me respekt 3SH


Postuar nga tresh datë 11 Dhjetor 2003 - 02:36:

....

.........


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Dhjetor 2003 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Rodolf
me trego ti tresh se per cfar arsye nuk ka renedes te besojme tek zoti?



Per cfare arsye ka rendesi te besojme tek zoti???


Postuar nga tresh datë 14 Dhjetor 2003 - 18:18:

adelaide...

ku i ke lexu tana keto..

Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
Zoti per mua eshte vetem nje shpikje e te dobteve dhe strehimi i viktimave....Eshte thjesht nje iluzion i krijuar nga ata qe kane nevoje ...Qe kane nevoje si nga ana shpirterore ashtu edhe ekonomike (keta te fundit me shume se kushdo tjeter jane ,ata qe drejtojne kisha e xhami )
A nuk te duket absurde besimi ne ekzistencen e tij kur gjithcka qe ai te premton eshte nje jete me te mire pas vdekjes...Pas vdekjes???e kush ma siguron qe kjo ekziston???
E shikoni sa absurde eshte ideja..te premtojne dicka te cilen nuk do kesh mundesi kurre ta provosh sa je i ndergjegjshem ,sa jetone kete jete ,sa je gjalle...

Gjyshi im thoshte gjithmone qe Zotin e kemi krijuar ne dhe ai ekziston sa here qe ne kemi nevoje per te....



kur ti te me shpjegosh fije e per pe tana keto qe ke shkru, ''akuza'' ndaj besimeve fetare atehere une te pergjigjem.Ti mohon mbi 5000 vjet njerezim e qytetnimit Europian qe ne bazen e saj ka binomin judaiko-kristian.

masandej diskutimi im nuk kje aq me permbajtje fetare se sa me thane RANDESINE QE KA ZOTI ne jeten e perdithsme e ka me pase ne jete te jeteve.
Po deshte e shtjellojme qeshtien si nga ana fetare-sociologjike-filozofike-psikologjike, edhe pse e pohoj qe eshte nji gja shume e madhe me u kape me besimet fetare e me zotin e jashte ''kapacitetit' tem.
Pse vete Shen Agustini s'ka mujte me i dhane pergjigje kesaj qeshtje.

Nji here Shen Agustini qe po bate nji shetitje ne bregdet....
shef aty nji femije qe kishte hape nji grope e po hidhte uje nga deti ne grope..
Pyet femija me cfare merresh?
-Shen Agustini pergjigjet: po mendoj e me kuptu e shpjegu natyren Trinise se Shejte.
Femija-Kur te mbarosh se mendumi me ndihmon me kalu ujet e detit ne grope.
Shen Agustini thote:Ma perpara ke me mbaru ti se kalumi tane ujet e oqeaneve ne grope se une kete punen teme.....

Feja ashta nji qeshtje shume e madhe....une jam shprehe se baj vetem ''provokime'' me te cilat shpresoj me ba njerezit me mendu e shpresoj edhe me besu ne zot

ciao nga 3Sh


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.