| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Kujtimi yt kryqezon tani
Pingulen time
Jam ne kembe
Cigaren ne buze
Ti shtrire
Cigare e pire
Prush mbi hi
Ja edhe pak
E do dergjem edhe une
Ne kuti
Do thyejme kryqin
E do lozim me cingla
perseri
Ne mes te reve
Pret nje rrufe
Urdherin tend
qe te kape shkopin
Si qen
Atehere do te vij
Linja paralele qe priten
ne pafundesi
Do me presesh besoj
ne stacionin qe vetem ti e di
Leter vetes (vazhdim)
E lashe letren mbi tavoline, u ngrita, mbusha nje filxhan kafe e u ula para dritares. Poshte ne rruge leviznin prapa xhamave te heshtur njerezit dhe makinat. Nje pellumb kish qendruar ne parvazin e ballkonit, me pa shkurt me syte e tij te rrumbullaket e pastaj fluturoi e ndaloi ne oxhakun e shtepise perballe. Pata ate ndjesine qe mund ta krahasosh me nje enderr te pare dy here: me dukej sikur po perjetoja perseri nje dite pranvere para dy vjetesh e u rrenqetha nga mendimi se mbase qe edhe i njejti pellumb, e ajo qe pasoi ishte pyetja nese vertet kishin kaluar dy vjet apo...
E njoh mire kete pike te vdekur. Venia ne dyshim e te vertetave me te thjeshta ka nje dimension paranoik, nga ana tjeter eshte pikerisht medyshja e dyshimi qe na shtyjne te thellojme njohjen. Ky lloj pohimi nenkupton mohimin ne vetvete: natyrisht edhe ky nje paradoks tjeter, pasi te njejten fraze mund ta perdoresh si argument per te vertetuar te kunderten. Merr nje te vertete te pranuar nga te gjithe, veri nje pikepyetje te madhe e nisu nga aksioma se te gjitha pergjigjet e mundshme jane te verteta: ky eshte plehu mbi te cilin lulezojne artet e filozofite. Mund te shkosh edhe me tej: cdo pergjigje e mundshme eshte nje e vertete potenciale te cilen sic thame mund ta vesh ne dyshim e keshtu me rradhe reaksion zinxhir derisa te linde meduza,bomba atomike, kucedra, partite, turmat a ku di une cfare lloj tjeter qenie shumekokeshe. Kjo lloj bardhezie eshte e mbarsur me te kunderten e saj ashtu sic eshte pergjigja binjaku i pyetjes: viktimat, individet, heronjte, profetet, udheheqesit etj. Jane te rralle njerezit qe dyshojne ne ate qe bejne. Nje artist pershembull qe ka krijuar nje veper e merr si te pranuar faktin qe hapi tjeter eshte publikimi i saj. Ndoshta ekziston edhe nje lloj tjeter krijuesi, ekzistenca e te cilit eshte e pavertetueshme pasi ai nuk le gjurme. Nese ne jemi ajsberge me shtate te tetat te zhytura ne uje apo vullkane te fjetur, nese nuk shohim vetem ate qe ndodh por edhe ate qe mund te kishte ndodhur apo ate qe ka ndodhur e qe nuk e dime, atehere ka shume te ngjare qe Juda, Neroni apo Stalini te kene qene foshnje te pafajshme krahasuar me potencialin e fqinjit tend ose pse jo, pikerisht me ty. Ti je djalli vete ndoshta, vetem se nuk te eshte dhene mundesia ose thesht nuk ka rene rasti, ashtu sic ka te ngjare qe te jesh gjeni universal ose vete Mesia. Nese nisemi nga teoria e kaosit sipas te ciles termeti shkaktohet nga fluturat eshte gjithashtu e mundshme qe ti ndonese je marangoz i thjeshte apo punon me turne ne fabrike, je fshatar, kasap, balerin a ku di une, te jesh njekohesisht edhe shefi i botes ne mos krijuesi vete. Te qenit shkaktar ka dicka blasfemike. Eshte me mire ta konsiderosh veten pasoje. Nese dergjesh ne shtrat, kjo me siguri se eshte prishur moti ose te kane pare shtrember e te kane bere magji. Bestytnia eshte ana tjeter e medaljes. Alternative tjeter arsyetimi teper e perhapur ne kohet tona moderne eshte te konsideruarit e vetes si shkakpasoje ose anasjelltas. Nese nuk ndihem mire e kam fajin vete; secili e ka jeten ne dore e fati eshte dicka qe e kemi vete ne dore, pak a shume si kovacet qe rrahin hekurin. Kjo nenkupton natyrisht ndarjen e vetes ne dy pjese, nje pjese qe shkakton e nje pjese pasoje, nje dore qe lan tjetren. Normalisht eshte kjo dora e arsyes, e cila ne disa raste kthehet ne grusht apo shuplake.
Po nese kthehemi ne fillese e perpiqemi te menjanojme gabimin qe perseritet, domethene shtrojme nje pyetje qe eshte njekohesisht edhe pergjigje, ose pergjigjemi me nje pyetje, ose as nuk pyesim e as nuk pergjigjemi, ose....Vura buzen ne gaz : nje bote memece.Ne fillim ishte fjala, ne fund heshtja. Po filloj vete i pari pra te eci mprapsht. Hapi i pare: Pergjigju vetem kur te te pyesin.Hapi i dyte: pergjigju me gjeste. I treti: Nxirr nga xhepi pusullen e parapergatitur „ Jam shurdhmemec i lindur. Ju lutem shkruani ate qe doni te me thoni!“. Pastaj me syze te erreta e symbyllur ne udhekryq, ku njerezit te ndihmojne te kalosh ne krahun tjeter...
Rrufita nje gllenjke kafe, ndeza nje cigare, vura muziken qe kisha degjuar edhe atehere, mbylla perdet, ndeza nje qiri, e vura mbi tavoline e tek shikoja flaken qe dridhej e kerciste e lashe veten te bjere ne rrjedhen e tingujve derisa pak nga pak humba vetedijen e kohes, te vendit e te identitetit. Fillova te tundem ngadale ne fillim e pastaj me shpejt, te rrotullohem ne ritem e nuk zgjati shume kur fola edhe fjalet e para me nje ze tjeter...(vijon)
Nje cast i shkurter nen hije
Jashte presin gamilet
Te cojne ne oazin tjeter
Eshte cast i ri apo i vjeter ?
Nje deve ra ne gjunje
Ja mbushin gungat me uje
E rruges pine nga sise e saj
Te rekrutuarit e vrare
Fata morgana neper zheg
Eshte nje anije qe i ndjek
E nuk e dine se ku jane
Ne kete bote apo matane...
Ndoshta lumturia eshte e bukur
E kunderta nuk eshte aq e vertete
E bukura nuk te ben te lumtur
Lere se c`thone ca poete
Dikur bota do te behet muze
Cdo gje do jete monument kulture
Femijet do lozin me kryevepra
Nuk te besohet? Shko pak ne Luver
Nuk te mjafton nje jete e tere
Te shohesh vetem impresionistet
E mos harro se ne biblioteke
Po thyhen raftet nga gjenite
E njerezit do jene modele
Sdo te kete te shtrember e gungace
Vetem Helena dhe Davide
Do qarkullojne ne parajse
Sdo kete me kafshe qe nuk shkojne
Minj, gjarperinj a krokodile
Vetem sorkadhe e pallonj
E gjelberim ne shkretetire
E cte sheh syri vec perfeksion
Muzike hyjnore e dashuri
Te gjithe njelloj do mendojme
Krushqit do shkojne ne varrim
Te tjerat mund ti shtoni vete
Nuk eshte veshtire te enderrosh
E lere se c`thone ca poete
E bukura eshte duarbosh...
Nese gjuha do qe peme
e fjalet gjethet qe bien
ka ardhur vjeshta atehere
e ne nuk e kemi vene re...
Kane mbetur vetem deget
Si je?Mire, faleminderit!
Me fal! Nuk ka perse!
me zogjte iken dhe poetet...
Ja dhe pak e fillojne shirat
do qajme vetem kur te shihemi
do bejme gjeste si memecet
e pa ze do jete filmi
Atehere do kete ardhur dimri
me nuk do ngrihemi me nga shtratet
vetem carcafe, serume,mjeke
e do ngrijme fare, peme sakate...
jane me te vertet interesante
Jemi shtrire mbi carcafe
Lajme ne gazeta
Te lexoj ty
Me lexon ti
Vriten cdo dite
Ne Izrael
kane hedhur prape raketa
Fleme me mire?
Shuhemi pak?
Boll me flake e zhurme
Avione nuk jemi
as kulla binjake
Babeli jo se jo
ndoshta ngujimi
ose kembanore
flamure ne gjysmeshtize
epshi na tund
e biem poshte
orteke bore
gure qe hodhi Galileu
nga kulla e pjerret e Pizes
Enderr e keqe
Ure ne tru
kaloj ne hemisferen tjeter
Veri apo jug?
Zogjte jane mekur
ne mes asgjeja, brume
miell hici e qumesht honi
kemba vec balte shkel
mocal,llum..
I preme pemet
rrenuam shtepite
nuk ka me vend
shtyhemi...
Bota plot
1 qm per person
Lindin miliarda
ne sekonde...
Nuk ka me kafshe
vetem insekte
edhe ne uje
jetojne njerez...
Kanibalizem
te kafshoj pak?
me ha te lutem
ose te ha...
Dridhet harku, teli po keputet
violine e endrres me Rozafe ne mes
foshnja qan, do te pije, ura tundet
zgjohem nga gjumi uje ne djerse...
Te pergezoj per poezite e bukura, goxha talent, edhe me te bukura ne te ardhmen...
yjor, postimi im i mesiperm ishte per ty...
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.