| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Një pyetje për të gjithë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3108)
Jam dakord me shkodranin 80...
Jonita ,nuk e kuptoj merakun tand(tend)kur thu(thua)se gjuha shqipe mund te humbe nga perdorimi i dialekteve.Une banoj ne belgjike dhe pjesa flamane ka cdo 10km nje tjeter dialekt,por nuk shoh qe ka humb kjo gjuhe,ata shkruajne ne dialekt,kendojne ne dialekt dhe flasin ne dialekt,nqs ndokush nuk ua kupton dialektin atehere ata flasin ABN(algemeen beschaaft nederlands),ku e sheh te keqen ti ketu??Per mendimin tem(tim)duhet te mundohesh qe edhe ti ta kuptosh te pakten dialektin e kusherijve te tu(dhe ky nuk ka ken kurr nje dialekt por gjuha qe asht perdor ne trojet arberore deri ne vitin '72),ke msu 5gjuhe ,te lumte,chapo,mesoje edhe gegnishten se nuk do jete kaq e veshtire.
Pershendetje!
Jonita te pershendes per temen qe ke hapur.... Per mendimin tim ke absolutisht te drejte,
Do te doja te te pyesja ty Beterri....mos valle ti e ke mbaruar Abetaren perpara viteve '72??!! te lutem me thuaj kete Shqipe ke mesuar te shkruash ne shkolle?
Me duket se po dalim pak nga tema...problemi eshte tek Shqipja e SHKRUAJTUR dhe nuk po flasim per dialektizma ne te folur. Ma merr mendja se dhe Jonita ketu e kishte pikenisjen e temes se saj , pasi ajo nuk po degjon asnjerin nga ne kur flet...ajo thjesht po lexon.
Jam shume dakort me mendimin se trevat Shqiptare jashte Shqiperise kane probleme me Shqipen e shkruajtur pasi dhe tekstet mesimore qe ata kane mesuar , jane tekste me dialektizma (te pakten keshtu kam degjuar)
Pershendetje te gjitheve!
Ne rradhe te pare *Pershendetje*
Fakti qe cdo Shqiptar ka dialektin e vet nuk eshte ndo nje gje e keqe! Secili e flet shqipen sipas vendit qe ata jan rritur/ambjentin ku kan jetuar. Nuk e kupto se perse te bezdis ty kaq shume fakti qe cdo rreth ne shqiperi ka dialekti e vet! Nesej, ti ke opinionin tend.........por ku do ne bote te shkosh ti, cdo vend ka dialektin e vet! Zonat nga Jugu kane dialet krejt ndryshe nga zonat e Veriut, Jo vetem ne Shqiperi! Per shembull, ktej nga Amerika ka plot. Pastaj ne nuk jemi ne shkolle ketu qe te flasim gjuhen letrare. As ti nuk ma merr mendja se flet gjuhen letrare cdo kohe. Ne forum njerezit flasin ashtu si mund te flisnin me nje shokun ose shoqen te tyre!
Pershendetje!
Eshte nje nga temat me interesante qe kam pare ne kete forum.
Shkurtimisht dua te them dicka. Kjo deshire me lindi pasi lexova komentet tuaja mbi kete teme.
Gjuha shqipe (sic e dime te gjithe) eshte nje nga gjuhet me te vjetra ne Europe. Natyrisht qe ne shekuj ajo ka ndryshuar pak nga pak derisa ka marre trajtat e tanishme. Ndryshimet kane qene natyrisht te ndikuara nga faktore te jashtem e te brendshem. Fakti qe gjuhetaret tane vendosen te perdorin si gjuhe letrare dialektin toske nuk ja ul vlerat asaj (dialekti)
gege. Arsye te ndryshme, te studiuara e te analizuara kane cuar ne marrjen e ketij vendimi. Dhe te gjithe ata studiues, gjuhetare, artiste, shkrimtare apo kushdo tjeter qe ka qene i pranishem ne marrjen e ketij vendimi vinin nga treva te ndryshme te Shqiperise gje qe tregon paanshmerine e marrjes se ketij vendimi.Nuk ka perse ky vendim te krijoje xhelosi e hatere ne ate pjese te popullsise qe perdor dialektin gege. Mjafton te lexosh Migjenin, Fishten, Shkrelin, Nolin e do ta kuptosh forcen shprehese, muzikalitetin e ketij dialekti.
Mjafton te lexosh Vellezerit Frasheri, Cajupin, Poradecin, Agollin e do ta ndjesh embelsine, patosin (pathos) e ketij dialekti.
Natyrisht kane shume veti te tjera, por une po mjaftohem me keto.
Ndryshimet ne gjuhe jane te mirepritura sa kohe ato nuk e deformojne ate. Fenomeni i perdorimit te fjaleve apo shprehjeve ne gjuhe te huaj (teper i pelqyer nga mediat, por jo vetem nga ato) vetem e demton kete gjuhe te mrekullueshme. Perdorimi i tyre ne radhe te pare tregon "injorance" (mosnjohje te gjuhes), pertaci (nuk do shume pune dhe kohe te hapesh nje fjalor), snobizem (ne shqiptaret "vdesim" te perdorim fjale te medhaja ku me te shumten e rasteve nuk jua dime as kuptimin, por e bejme kete qe te tregojme se i perkasim nje elite te caktuar).
Dua te shtoj edhe dicka tjeter; askush nuk ju ndalon te perdorni dialektin tuaj sa kohe ai eshte i kuptueshem nga te gjithe. Vulgarizmat si dhe autovleresimi i larte nuk ju bejne aspak interesant dhe aq me pak ja ngrene vlerat dialektit qe perdorni.
Ka shume per te thene mbi kete teme, por per me shume mendoj se duhet te lexojme e te degjojme ate qe gjuhetaret, studiuesit e gjuhes shqipe kane per te na thene.
Dua te them edhe nje gje te fundit. Jetoj shume larg Shqiperise dhe rrjedhimisht flas gjuhen e vendit ku jetoj, por me shoqerine shqiptare flas vetem shqip. Te gjithe ata qe na kane degjuar jane mrekulluar nga gjuha jone e bukur shqipe. Kjo i ka bere me shume kurioz per ne, shqiptaret, vendin tone, kulturen, traditat, gjithshka. Sapo degjojne, lexojne apo shohin dicka qe te beje me Shqiperine e shqiptaret vijne e na tregojne. Disa prej tyre kane mesuar prej nesh edhe fjale shqip, kryesisht pershendetje e fjale te thjeshta politese. Me thoni pak, a nuk ju ben juve kjo te ndiheni krenare?!
Mua po. Nuk besoj se ka nje menyre te shprehuri te respektit dhe vleresimit me te mire se kjo.
Gjithe te mirat Ju shqiptareve kudo qe jeni!
Irena
pershendetje te gjitheve
Hej, se pari kam nje pyetje per te gjithe: - Cili eshte qellimi i forumit?
Mos valle qellimi i tij eshte ai i te mesuarit se si te shkruajme shqip?
Oh, te dashur nuk besoj te jeni kaq naiv.
Forumi eshte hapur qe te bisedojne te gjithe shqiptaret pa dallim, si ata me dialekt si ata me dialekt letrar. Ne keto forume nuk perjashtohet njeri, sigurisht qe secili duhet te beje nje perpjekje per te shkruar sa me mire sepse eshte norme etike por kjo nuk do te thote se m.q.s nuk shkruan dot dialektin letrar me mire te mos shkruaj fare.
Pastaj mos harroni qe per shume bashkebisedimi ne forum eshte nje shplodhje,mall,nostalgji etj. prandaj perpjekje per te kuptuar dialektet te beje dhe ai/ajo qe shkruan letraren.
Mos harroni te dashur qe koha ecen shpejt per te gjithe, prandaj mesoni sa me shume te mundni.
naten e mire
Gjuha jone sa e mire..
Te flasesh dhe te shkruash drejt eshte kulture. Ajo tregon nivelin tend te shkollimit dhe ne nje aspekt tjeter edhe se sa i rregullt e correkt kerkon te jesh.
Por fatkeqsisht bashkepatriotet e mi (ku bej pjese edhe une) njerez te mire e te dashur nuk largohen dot nga vulgarizmi i rruges dhe i shoqerise shqiptare.
Boll te degjosh ata qe sot drejtojne vendin dhe menjehere e kupton se me ke ke te besh, nje arrogant, nje harbut qe ka harruar se kujt i detyrohet dhe mendon se eshte i pagabueshem dhe i din te gjitha.
Do tu kujtoj shprehjen e atij qe eshte sot dy here kryetar bashkie ndaj nje fotoreporteri apo kameramani qe mbase pa dashur ose i harruar mbas punes se tij kishte shkelur mbi ndonje lule te atij sheshi ku po behej nje perurim i "Ures se Tabakeve" ne Tirane.
Perpara dy treqind pjesmarresve ne perurim, Edi Rama thote-"largohu nga lulet, ej ti largohu nga lulet te thashe"-(largohu se e di c'te punoj une apo jo. E di kush jam une apo jo. Ky ishte nenteksti i asaj menyre harbute dhe arrogante te Kryetarit te Bashkise te Tiranes(do tu lutesha te lexoni "Te injorantit Te Bashkise te Tiranes).
Ju qe perpiqeni te mesoni gjuhen shqipe ne mergim; une ju pergezoj dhe ju uroj qe ta mesoni me gramatike dhe drejtshkrim, si nje pasuri te pacmuar tenden dhe te gjithe shqiptareve. Te lumte.
Pershendetje te gjitheve
Jonida.Po te drejtohem ty meqe je ti ajo qe ka hapur kete teme.
Shume antare te ketij forumi jane shprehur dhe kane dhene nje mendim te plote ne lidhje me gjuhen shqipe.Kjo gje do te thote qe eshte e vezhtire per mua qe te shprehem me fjalet e duhura
.
Gjuha shqipe megjithese nuk flitet njesoj ne te gjitha krahinat shqiptare,megjithesa ka shume dialekte dhe nendialekte dhe me teper tregon pikerisht qe eshte nje gjuhe shume e pasur dhe interesante.Na shqiptaret jemi shume negative si njerez sepse nuk mundohemi qe ti pranojme gjerat ashtu siç jane por mundohemi ti tranformojme ashtu siç na interesojne neve.Perse valle problemi i dialekteve ekziston vetem tek ne?Un studjoj ne France dhe çdo departament francez ka dialektin e vet por kurre nuk flitet per gjuhe te paster sepse çdo dialekt eshte i paster dhe i rendesishem.Aq sa pashe ti banon ne Belgjike dhe mos harro qe edhe belget kane dialektin e tyre por nuk do te thote qe frengjishtja e tyre eshte per tu share sepse gjuha ka te beje me kulturen, dialekti ka te beje me origjinen dhe te injorosh dialektin do te thote te injorosh origjinat e tua.
Duhet te mundohemi qe shqipja qe flasim te jete e paster edhe nese mundohemi te perdorim fjale te marra nga gjuhet e huaja te pakten ti perdorim aty ku duhet.Shpresoj qe te mos kem perseritur theniet e dikujt tjeter
. Jonida "week-end" ne frengjisht = fin de semaine ne shqip = fundjave . Gjitha te mirat dhe duhet te falenderojme te paret tane qe kane zgjedhur nje alfabet te pershtatshem i cili mundeson qe te mesojme shume me lehte se popujt e tjere gjuhet e huaja.
Pershendetje
Mendoj se cdo njeri ka deshire te flasin bukur e te shprehet bukur por duke pasur nga te gjitha krahinat asnje smund te flasin ashtu sic duhet por te pakten ne shkrim ato mendoj duhet te jene perfekt une psh jam shkodane por ketu ne forum spo hi me shkru ne gjuhe letrare, sa per te gjithe ne te folur perdorin flale te huaja vjen ngaqe eshte me e lete dhe me e shkurt ta thuash ne gjuhe te huaj specialy in english sesa ne shqip por kjo sdo te thote se sduam gjuhen tone varet se ku jetojm dhe rrethanat pra qe te flasim ashtu tesh ju pershendes te gjithve
e flitni si ta keni zogun e qejfit hahahahahahahahahahaha.
se fundja tan ju kuptojn ok lali :
)).
E dashur Jonida!
Ky problem ka kohe qe e ka prekur rinin shqiptare ne emigracion.Po te jetosh ne Amerike ti merr lemeri se si flasin te rinjte shqiptare ,10% italisht 60% anglisht dhe ato qe ngelen te perziera me kosovarce me malsorce edhe me shqiperine.Psh........;Ej hi ,pash zoten ku je more burre se ste kena pa , ka bahesh ti me, apo e ke marr me lontano la vita me tekerizi,na ka marre malli mer ,dil ene knej ka neve per i kafe ste kena pa fare se [er zoten ste foli ma me goje ...............................................................................Pra emigracioni i ka bashkuar te rinjte nga te gjitha llojet e krahinave ne Shqiperi te cilet jane larguar ne mosha te vogla si puna jote dhe jane te paqarte se ku eshte gabimi qe nuk i kushtojne rendesi kesaj ceshtje.Ne emigracion ne rradhe te pare e kane fajin edukatat ne familje si dhe rendesia qe i kushton kjo familje femijes.Nderkohe ky femi do te vazhdoje shkollen ne gjuhe te huaj dhe e vetmja shprese per te folur shqip ngelet ne grupet shoqerore me shqiptare pas ores se mesimit. Megjithate ky problem ngelet i hapur...............
Isha une ai qe stimuloja femijet e mij te benin shoqeri me shqiptare dhe per te vetmen aresye kryesore, praktikimin e gjuhes se folur shqipe ne Americe. Kur menjehere mbas dy javesh femija me thirri nje dite te bukur ne mengjez duke biseduar ne verande "ej kungull" ose " ej trap".
"Cfare the" e pyeta i cuditur "ku e mesove kete fjale" dhe mu pergjigj se keto i ka mesuar nga shqiptaret, mbasi kjo eshte menyra e komunikimit midis tyre.
U mundova t'i jap definacionin e fjales dhe qe ate dite ata kurre nuk perdorin te tilla fjale shqipe ne shtepi, pa ditur kuptimin, por se c'behet jashte shtepie une nuk e di. E kam vene re se sjellin ne shtepi shprehje nga dialekte te ndryshme te Shqiperise dhe as nuk jane ne gjendje te kuptojne, ndryshimet e gjuhes midis krahinave dhe as nuk duan te dine se nga c'qytet eshte njeri apo tjetri. Te gjithe i shohin si shqiptare me te cilet mund te komunikojne shqip.
Eshte fatkeqesi por ky eshte realiteti. Gjuha po bastardohet, por fatmiresisht ne kete menyre edhe nuk harrohet.
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.