| Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
shqiptari me i madh
1-NeneTereza
2-Ismail Kadare
3-Ahmet Zogu
4-Abdyl Frasheri
5-Skenderbeu
6-Ismail Qemali
7-Enver Hoxha (figure e shqura historike jo shqiptar i madh )
8-Faik Konica
9-Fan Noli
10-Eqerem Çabej
per shqiptarin e madh
Po mundohem qe te jape nje pergjigje perse Ismail Kadare eshte nje shqiptar i madh .Per te qene nje shqiptar i madh duhet qe te kesh bere dicka per kete komb nga kjo pikpamje mendoj qe Kadareja ka bere qe me veprat e veta te njihet emri shqiptar ne bote ,ka ndihmuar shume ne ceshtjen kombetare duke folur ne takimet qe ai ka bere me figura te ndryshme botetore. Mund te sjelle edhe argumenta te tjera por me keto dy elemnte mjaftojne dhe teprojne .Persa i perket ceshtjes se eshte gjalle dhe nuk i takon kjo nuk ka rendesi pasi edhe i gjalle mund ta kesh vendin e sigurt ne panteonin e nje kombi .
Lexova dhe nga nje anetar tjeter se shqiptari i madh eshte dhe Riza Cerova duhet te jemi te kujdeshem per emrat qe vendosim pasi une per vete e njoh pasi e kam patriot kete figure te shquar por nuk ka vend ne shqiptaret e medhenj te kombit ,Eshte nje figure me teper krahinore .
aqoooooo...
hajt pra gezuar me raki rrushi nga SKRAPARI se keshtu vajti kjo pune ishit dy nga sk tani erdha edhe une u beme 3 nga nje gote pak meze edhe hajt nga KTHESA E AQO-se per pak ashtu...nejse perveç shakave prsh te dyve ju çuna gjithe te mirat dhe figura me e madhe shqiptare eshte pa diskutim GJERGJ KASTRIOT SKENDER BEU
bad_drawn_boy
Pershendetje gjithashtu Bad-drawn_boy!
Eshte nje kenaqsi kur gjen ne forume te tilla njerez te te gjitha zonave a vendeve te botes e jo me nje patriot . Ka filluar dhe vera(e kam fjalen per pije ) andej nga kthesa e Aq..... . Per personin qe po e permend me duhet te them se nuk je brezi i ri pasi ata nuk e njohin figuren kryesore te rrethit tone aq...
Me duhet ta mbyll pasi kam nje teme per master per te dorezuar brenda 1 dhjetorit dhe jam shume i zene ,Per Skenderbeun une per vete e kam renditur ne listen time (qe nuk e di a e ke pare) por jo shume i bindur pasi ka dhe disa ane qe duhet analizuar.Une kam nje studim jo timin per Skenderbeun por mbas dhjetorit mund te debatojme ne forum ndoshta dhe per listen .
Me respekt Historiani (Tani u beme tre)
Ps.Po xhirot e dumes a i mban mend . Emrin e ke pak te ngaterruar .
Sali Berisha eshte i pari dhe kot mundoheni per te tjere.
Mos e vritni mendjen kot se alternative tjeter skini per te gjetur.
e veshtire ,
pak veshtire , por po vendos disa
skenderbeu,
nene tereza
te gjith rilindasit sepse nuk i ndaj dot dhe nuk dua te harroj asnje.
enver hoxha
ismail qemali
ali pash tepelena
mbreti zog
cerciz topulli me shok etj.
Për temën shqiptari më i madh
Përshëndetje miq të forumit!
I lexova ato që shkruani dhe kuptohet që gjithë se cili mund të shprehë atë që mendon. Etika në forum tregon dhe kulturën e shkruesit. Unë nuk mund të radhis 10 më të shquarit për faktin se duhet të kesh lexuar shumë për ata që kanë jetuar jashtë Shqipërisë, ( si Nënë Tereza, Zogu, e të tjerë në mërgim që thuhet kanë kontribuar) për t'i radhitur me ndonjë që me gjithë përpjekjet për të minimizuar kontributin, ndodh e kundërta, rritet vlera. Enver Hoxha ka kontributin e vet në historinë 50 vjecare të Shqipërisë. Dhe nuk është e vërtetë se është negativ. Duhet të gjykojmë ftohtë dhe jo me pasion të momentit. Në kohën e tij u zhduk analfabetizmi, të gjithë punonin, dy policë mbanin rendin në qytet, miqësia ishte me emrin e vet dhe jo interesi në mes. Ai i ka bërë vetë vënd vehtes në histori e populli e ngriti në piedestalin që i takon. Koha ka filluar të bëjë të vetën. gazetat e sotme shqiptare po shiten vetëm nga fakti që kanë një frazë për Enver Hoxhën. Ai jetoi i nderuar dhe i respektuar,vdiq i nderuar e i respektuar. Ata që duan t'a fshijnë nga historia nuk do të munden kurrë se nuk mohohen 50 vjet të Shqipërisë. Unë e ndjej vehten krenare që jetova në kohën e tij se mësova të dua vëndin tim, prindërit, fëmijët e mi dhe të mos ndjehem inferiore edhe në vënd të huaj. Kush mohon historinë e tij nuk mund të dojë të tashmen. lexojeni që të gjeni argumenta për t'a kundershtuar.
1. Gjergj Kastriot - Skenderbeu
2. Ismail Qemali
3. Fan Stilian Noli
4. Ali Pashe Tepelena
5. Sulejman Vokshi
6. Abdyl Frasheri
7. Nene Tereza
8. Faik Konica
9. Avni Rustemi
10. Eqrem Çabej
etj, etj
{Plloshtani}
Shqipetari me i madh i te gjitha Koherave!
Citim:
Po citoj ato që tha dancenation
Sali Berisha eshte i pari dhe kot mundoheni per te tjere.
Mos e vritni mendjen kot se alternative tjeter skini per te gjetur.
Nje permbledhje te shkurter emrash te patrioteve shqiptare me banim ne Amerike...........
KOL KRISTOFORI
SOTIR PECI
KRISTO KIRKA
FAN NOLI
FAIK KONICA
NICK KRESHPANI
AT NAUM CERE
NIKOLLA DISHNICA
ANTHONY ATHANASI
IMAM VEHBI ISMAILI
ABAS KUPI
BABA REXHEPI
monsinjor ZEF OROSHI
DOM LAZER SHELDIJA
DOM ANTON KCIRA
MIHAL GRAMENO
ADAM DHE JAMES BELUSHI
JOHN BELUSHI
STAN DRAGOTI
KEMAL BUTKA
SKENDER XHILAGA
NIKOLLA CAKO
ODHISE DHIMA
FADIL BERISHA ...................................................
VAZHDON..................kjo eshte nje prezantim i thjeshte i disa figurave te shquara shqipatre ne Amerike mbi te cilet shume prej jush nuk kane informacion dhe do te ishte mire ti dinit . Nqs deshironi edhe jua shpjegoj edhe aktivitetin patriotik ndaj Shqiperise te tyre
ne vazhdim...................................................................
| Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.