Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)


Postuar nga Jona_tr datë 21 Tetor 2004 - 00:04:

Re: Pershendetje te gjitheve

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Gjejeni kush e ka shkruar kete!
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.




Migjeni

ciao


Postuar nga oliinter datë 21 Tetor 2004 - 13:44:

Pershendetje

That was easy one! Check this out!

LETËR NËNËS
O Nënë, tani kam para!
Ta marrë djalli! Kam!
Por jam pa motër, pa vëlla…
Dhe mbeta pa vatan!
O Nënë, kam dhe dollarë,
Por Nënë, ku je ti?
Do doja këmbet të ti laj
E ujët të ta pi…
O Nënë, kam pronat e mija,
Por më mungon diçka,
Diçka e madhe sa Perëndia,
Që s’blihet me para…
Edhe pse kam, o Nëna ime,
Jetoj si murg i gjore,
Pa miq, pa shokë, pa gëzime
Si kallzi ne dëborë…
Punoj, jetoj, po s’di përse,
Ropatem, heq e vuaj,
Se mbeta Nënë, pa Atdhe,
Një korb në dhe të huaj…

What do you think?


Postuar nga Jona_tr datë 23 Tetor 2004 - 00:16:

Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
That was easy one! Check this out!

LETËR NËNËS
O Nënë, tani kam para!
Ta marrë djalli! Kam!
Por jam pa motër, pa vëlla…
Dhe mbeta pa vatan!
O Nënë, kam dhe dollarë,
Por Nënë, ku je ti?
Do doja këmbet të ti laj
E ujët të ta pi…
O Nënë, kam pronat e mija,
Por më mungon diçka,
Diçka e madhe sa Perëndia,
Që s’blihet me para…
Edhe pse kam, o Nëna ime,
Jetoj si murg i gjore,
Pa miq, pa shokë, pa gëzime
Si kallzi ne dëborë…
Punoj, jetoj, po s’di përse,
Ropatem, heq e vuaj,
Se mbeta Nënë, pa Atdhe,
Një korb në dhe të huaj…

What do you think?




o oliinter tja fus njehere kot.mos eshte gje Nazim Hikmet?
nuk jam shume e sigurte po nejse.
te pershendes.
ciao


Postuar nga oliinter datë 23 Tetor 2004 - 12:52:

Pershendetje

Pershendetje Jona_tr!
Autori i kesaj poezie eshte
Tasim Aliaj, 2004 Palermo, ITALI Chao.


Postuar nga Jona_tr datë 23 Tetor 2004 - 22:15:

Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Pershendetje Jona_tr!
Autori i kesaj poezie eshte
Tasim Aliaj, 2004 Palermo, ITALI Chao.




te thashe qe ja futa kot edhe pse nazim hikmet ka nje poezi me kete titull me duket.nejse edhe te pershendes oliinter.
ciao


Postuar nga lorie datë 21 Shkurt 2005 - 10:46:

kush i ka shkruar keto vargje dhe po mundet titullin e pjeses:

...njerezit nuhasin
mban ere mish i djegur.
Dikush vrapon.
Kaska.
Shkelqime.
Mos hyni me cizme!
U thoni zjarrfiksave:
Ne zemren qe digjet hyhet me ledhatime.

Shpetoj vete.
Lotet e syve zbras si fucija.
Me lini te kapem per brinjesh.
Hidhem! Hidhem! Hidhem! Hidhem!
U shemben.
Prej zemres dot nuk hidhesh!

......
Maria!
Po shkretohen udhet e nates.
Ne qafe ndjej gishtat shtrenguar.

Hape!

Kam dhimbje!

A s'e sheh ,qe syte
Karficat e kapeleve te grave m'i kane shpuar?

......
Maria !
Nuk do?
Nuk do!

Domethene prape
Erresire,lageshti.
Zemren do marr
Ashtu si qeni
Qe mbart ,njomur lotesh,
Ne goje te tij
Kemben
e prere nga treni


Postuar nga dido datë 21 Shkurt 2005 - 15:33:

Keto i ka shkruar i madhi Millosh Gjergj Nikolla(Migjeni).Me sakte se aq s'ka ku shkon.


Postuar nga lorie datë 21 Shkurt 2005 - 22:51:

Ndihme,Eshte shkrimtar i huaj.


Postuar nga unforgiven datë 22 Shkurt 2005 - 03:28:

Eshte Majakovski??


Postuar nga lorie datë 22 Shkurt 2005 - 20:49:

Po mona, e gjete.E mban mend titullin?


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.