Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- KENGE SHKODRANE (tekste) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5261)


Postuar nga tresh datë 27 Nëntor 2005 - 23:18:

Si lule zambak

Si lule zambak
Teksti dhe muzika: Pjeter Gaci


Kur kalon rruges me naze
Si lule zambak
Ndalmu pak e hidhma synin
Se kam xane marak.
Kur kalon ti rruges time
Dhe me buzeqeshe
Nuk e di se fjala m'lidhet
Zemra m'cohet peshe.

Ky marak.maraku i shkrete
Nuk ma len zemren te qete
Dashunine qe kam per ty
Nuk e ndrroj per kta dy sy.

Une e di c'ka ke ne zemer
Ma thone ata sy
Lule je lule ke emnin
Lumi une per ty.
Kur kalon ti rruges time
E me pershendet
M'i fale jetes kaq gezime,
Je dashnija vete

Ky marak.maraku i shkrete
Nuk ma len zemren te qete
Dashunine qe kam per ty
Nuk e ndrroj per kta dy sy.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Nëntor 2005 - 23:23:

Synin tan te zi,
pa ta puth s`e la;
Zemren tane t` bardhe
katram me ta ba!

Hajde mar dashni
pash dy syt e mi;
t`hypim n`karroc
te xam ka i brretkoc!

Mar shkodran i qeshun,
me prit ne oborr!
Vet po veshem nuse,
ti dhanderr pa or`!


autor Helga.

haahahahahahahha, po ju pelqevi lejeni ketu!
Nese s`ju pelqen fshijeniiiiiii!


Postuar nga i/e paregjistruar datë 27 Nëntor 2005 - 23:26:

tresh a ja din tekstin e kanges "lulja e majit"


Postuar nga i/e paregjistruar datë 27 Nëntor 2005 - 23:33:

O, kur më rri karshi m'karshi e
Unë me ty kam ra n'dashni e
Bardh' e bukur je
Nuk kam qajre pa t'marr e

O, ustadhek zoti m'ka dhan e
Si nji peshk moj du me u ba e
Edhe n'det moj du me hi e
Te tan peshqit o me i përzi e

Bardh', e bukur je
Nuk kam qajre mos pa t'marr e


Postuar nga tresh datë 28 Nëntor 2005 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
tresh a ja din tekstin e kanges "lulja e majit"


kjo kanga qe ke kerkove asht shume shume melodike

LULJA E MAJIT
P. ASHIKU


Nje dit'e bukur majit te hetova
m'shef'te nder gemash shpeshta ne nje lule.
Dhe me vujte zemren te'kundrova

Deri sa nje dite ne dore ti mu perule.

Por thash je per mu,s'ke ma vlere.
Se flete tuja,ma per mu ,s'ka ere
Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.
Por je lulja zemren time, vajit.

Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.
Por je lulja vyshkun,n'zemer vajit.

Ishe ti ma e mire ne te tjera,
Vjollece e bukur m'bushur plot me ngjyra.
Se flet'e tuja t'bukura i merr era.
Se kac shpejt pranver, te ka ardhun ftyra ( 2 here)


Por thash je per mu,s'ke ma vlere.
Se flete tuja,ma per mu ,s'ka ere
Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.
Por je lulja zemren time, vajit.

Ti s'je lulja e bukur, e dit's majit.
Por je lulja vyshkun,n'zemer vajit.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 28 Nëntor 2005 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
O, kur më rri karshi m'karshi e
Unë me ty kam ra n'dashni e
Bardh' e bukur je
Nuk kam qajre pa t'marr e

O, ustadhek zoti m'ka dhan e
Si nji peshk moj du me u ba e
Edhe n'det moj du me hi e
Te tan peshqit o me i përzi e

Bardh', e bukur je
Nuk kam qajre mos pa t'marr e




Ti Keila kenke Mirditore ne origjine, pasi flet me germen "q",
e jo"c" me bisht poshte!
jo qajre, por cajre(derman)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 28 Nëntor 2005 - 09:02:

HAHAHAHA, jo maj se e kam vu gabimisht, s'jam mirditore jo . Gabim shtypit.
Ne fakt, ne dac besoje ne dac jo, e pranoj qe kam veshtirsi me dallu c (me gremc) prej Q dhe ll prej dh. E kam pas qysh se kam ken fmi, dhe i ngatrroj pa i mendu.

Nejse, tresh flm per kangen. Me at rast ju pershendes te dyve me te, se me pelqen shume


Postuar nga tresh datë 29 Nëntor 2005 - 22:23:

Sillet moti per se mbarit

Sillet moti per se mbarit,
Celin vjollcat e zymbylat;
G'zim i madh se erdh behari
Jan' mbushe bahcet me bylbyla

Ju moj lule, moj burbuqe;
As na cilni na gezoni
Sa jeshile, sa te kuqe,
T'gjithe dyrnjane e zbukuroni

Mori lule as e shifni
Sepse vera s'rrin gjithmone;
As e dini se vjen dimni
E ju thane si e ka zakon....


Postuar nga dj-tanny datë 11 Dhjetor 2005 - 22:32:

Teksti Origjinal i kanges LULJA E MAJIT

Pershendetje te gjithve... Kjo ashte nji teme interresante... tekstet e Kangve shkodrane jan te vjetra,e per ket kan nji vler t'madhe dhe personalisht e admiroj ate qe shum prej jush e kan ba ktu,(tuj shkru kta tekste)..
Tuj lexu mesazhet dhe tekstet te kja tem, nuk mund t'mos m'binte n'sy antar si Tresh ku e kishte mush ket tem me mesazhet e tija,nice gob Tresh... edhe pse disa nga kta tekste jan te shkrume ne librin "250 kenge qytetare shkodrane" perveq tekstit te kangs "Lulja e majit nga Pjerin Ashiku" per te silen nqs pranon kam disa vrejtje dhe disa shtesa...

Sa po kam n'dor tekstin dhe historin origjinale te ksaj kange.. qe e kam siguru nga AlbaManiaSound. dhe po ju a nisi vetem kete teks sepse persa i perket historis nuk mund t'shkruj gja se nuk jam i autorizum..

TEKSTI ORIGJINAL I KANGS "LULJA E MAJIT" 1959 NGA PJERIN ASHIKU

Nji dit t'bukur t'majit un te hetova
m'sheh nder gema t'shpeshta t'nji lule
Plot me vujtje ne zemer t'kundrova
deri sa nji dit ne dor ti mu perule

ref-Por tash ma per mu je veshke e nuk ke vlere
Flet e tuja ma per mu s'kan ere
Nuk je lulja e bukur e dites t'majit
Por je lulja ne zemren time t'vajit

Ishe ti ma e mira nder te tjera
Lule e mbushun plot me ngjyra
Pse kaq shpejt ne pranver flet ti treti era
pse kaq shpejt ne pranver ty t'ka ndrye ftyra

ref-Por tash ma per mu je veshke e nuk ke vlere
Flet e tuja ma per mu s'kan ere
Nuk je lulja e bukur e dites t'majit
Por je lulja ne zemren time t'vajit

Do t'kujtoj perher moj lule e veshkun
ndonse gjindem larg tash ma prej tejet
Do t'kujtoj gjithmon ne zemer tuj heshtun
se n'kujtime jeton gjithmon pran mejet

ref-Por tash ma per mu je veshke e nuk ke vlere
Flet e tuja ma per mu s'kan ere
Nuk je lulja e bukur e dites t'majit
Por je lulja ne zemren time t'vajit

Nji vrejte qe kisha per t'gjith, Ju Lutem mas shkruni tekste kangsh me gabime autografike dhe pa ken te sigurt per ate qi shkruni,,, nuk du qe kete ta merrni per fymje,por ta mendonji vetem kur shum kangtar diletanta apo te ri ,mund ti lexojn kta tekste per projektet e tyne,dhe kshtu i ndryshojn fjalt,,, dhe kja nuk me duket nji gja e drejt... se me ka ndoll shpesh qe me e ndigju ket kang me tekste te deformum keqas,,, nqs doni nji rast.. mund te ndigjoni... edhe Redon Makashin per te cilin edhe pse me gjithse rrespektin per per nje vokal shum te paster,e ka kenduar kete kenge,ku teksti eshte teper i deformuar.
gjithsesi mirepres mendimet dhe vrejtjet tuaja
gjitha te mirat.


Postuar nga tresh datë 15 Dhjetor 2005 - 04:19:

Historine e kanges Lulja e Majit e di c'do shkodran Shkodre nuk ka te drejta autori aty :p po sidokjofte mire se erdhe e bane nji pune shume te mire qe bane shtesat e duhuna te ajo kange e po mujte bane ne cdo kange e ku te duket e arsyshme.
naten e mire


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.