Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga iliriusa datë 17 Korrik 2005 - 10:46:

NIK_SERIOZI,
Keshtu mendoja edhe une, se kisha talent, derisa hyra ne forum edhe pashe se sa shume talent kane te tjeret. Duket sikur te gjithe jane poet a shkrimtar, te gjithe kane damar artisti ketu. Megjithate te falenderoj per komplimentin, me ben te ndihem mire dosido.
Pastaj, sa per te me arritur mua ti, nuk e dija qe ishim ne gare. Besoj se thjesht i japim kenaqesi vetevetes edhe te tjereve me ato qe shkruajm. Te pakten shpresoj!
Te falenderoj edhe njehere e uroj qe te lexoj krijime te tjera prej teje...
Respektet e mia!!!1


Postuar nga Amstel datë 17 Korrik 2005 - 14:25:

pershendetje

ilirusa uroj te jesh mire,
vertet nuk jemi ne gare ishte nji shaka e thashe sepse kam lexuar shume krijime te tuat qe me kan pelqyer shume prandaj thashe do te arrij.

sigurishte qe i japim kenaqsi vetvetes por edhe te tjerve eshte dicka qe e ndajme me shume forumista ketu,nuk me pelqen qe te nzjerr ndonje liber por thjeshte i ndajme sebashku.
ciao


Postuar nga iliriusa datë 18 Korrik 2005 - 10:23:

Lamtumire e paperfunduar

Portat e harreses nuk u hapen kurre
Era nuk i thehu xhamat e puthitur ne mur
E une skllave e kujtimeve te shkuara,
i mbaj si vath ne eshtrat e shpuara.
E jam e gjitha nje keshtjelle
qe mbart hirin e djegur te endrrave,
brenda lekures mbeshtjell.


Postuar nga iliriusa datë 19 Korrik 2005 - 09:22:

Nje fjale

Nje fjale,
sa lehte e thua
sa larg me mban.
Nga buzet e tua
nje fjale ti thua vec nje fjale.


Nje fjale sterzgjatet,
formon gishtrinje te cale
e mberthen nga fyti shpirtin tim.
Eshte vec nje fjale,
C'vlere ka nje fjale?

Si ta dish ti,
Ti shtremberon buzet, leviz nofullat
e shikon me sy te ftohet,
ngadal leviz vetullat
por s'thua nje fjale te ngrohte.


Boten e ngjyrose ne gri sot,
une ti shohe ata syte e tu te ftohte
edhe fuqin qe ka vec nje fjale,
s'ta shpjegoj dot.


Postuar nga Amstel datë 25 Korrik 2005 - 01:15:

Thumbs up

me te vertet shume te bukura urime.....


Postuar nga iliriusa datë 26 Korrik 2005 - 09:34:

Si gjithemon shume i sjellshem NIK_SERIOZI.
Faleminderit!
Pershendetjet e mija!


Postuar nga Amstel datë 27 Korrik 2005 - 17:19:

[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]Si gjithemon shume i sjellshem NIK_SERIOZI.
Faleminderit!
Pershendetjet e mija!


edhe te miat lal edhe presim edhe te tjera
letra nga ty me pelqen shume se si shkruan.


Postuar nga iliriusa datë 30 Korrik 2005 - 07:14:

Thesari mes brinjeve te brishta

Ti merr shpirtin tim ne duar
hedh shikimin ne syte e tij
edhe pse une ia mbylla buzet
ti lexove ne plaget e tij.

Shpirti im ka hapur krahet
dhe ne boshllek i ka mbyllur serish
as une vete s'ia kuptoj fjalet
qe peshperit ne dhimbjen e brishte.

Eshte e padrejte te jemi padron
te nje thesari te bute te tille
te zbrazim aty dhimbjen qe zgjon
cdo tjeter padron me shpirt te lire.

E fsheh une mes brinjeve te mia
e mbuloj me duar, gishtrinj delikat
mundohem ta mbroje sepse e dija
qe dikush ta preki eshte nje mekat.

Dhe ti merr shpirtin tim ne duar
e sheh buzet nga i rrjedh gjak
ne cdo plasaritje une kam kerkuar
te isha padron me nje thesar me pak!


Postuar nga Demokrate4ever datë 30 Korrik 2005 - 07:19:

Iliriusa Shume te bukura poezite . Urime .


Postuar nga i/e paregjistruar datë 30 Korrik 2005 - 07:20:

awwww sa bukur, komplimente


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.