| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Shpirt i trazuar.
Ne mes t’erresires me te bardhe shkrova:ndal!
Papritur ne zemer me zuri nje mall.
Nuk e di se c’ishte per perendi!
Por mu duk se malli me erdhi nga ti.
E terhoqa kemben zvarre dhe ngrita pluhur
E coptova zemren e gjakosur dhe te shthurur.
Me pas nuk e di se c’ndodhi me saktesi
Qe zemra ndjeu kaq ftohte nga ti.
E rrembeva shpirtin tim neper det
Por ai tha:luaj me ty o i shkrete
Kjo loje akoma zgjat, zgjat…
Dhe me pas nate, pa fund…nate.
Nate e gjate neper shtigje
Shpirti endet neper brigje
Zemra kerkon shpirtin binjak
Qe ta ngrohe sado pak.
Hena.
Nje mbrembje
E zune henen
E peshtyne
Ne sy
E rrahen
Zvarriten
Lane token
Ne te zi.
Ja thyen
Ciflosen
Te sajat pasqyra
Me gur
E verbuan
Me shtize
Te mos ndrije
Me kurre.
Nga e rrahura
Me kamzhik
Gjymtyret
Ja ndrydhen.
Me shtrengimet
E vrazhdeta
E djersiten
E shtrydhen.
Por jo
as me kaq
Mundimet e henes
Su sosen
Me pas
Permbi te
hodhen dhe
e varrosen.
Me ne fund
Ogurzinjte
Mbi gurin e varrit te saj
Shkruan:
Ketu do pushoje
E mira perjete
Ne fituam
Fituam…
Se diten
Ogurzinjte
Qe e verteta
Nuk mbulohet perjetesisht
Me balte.
Sado thelle
Ta varrosesh
Nje dite patjeter
Ajo do dale
Do te dale.
Nese kam faj me thuaj.
Nese kam faj
Ndjehmeni
Te mos vdes me faj
Ne shpine
Nese kam faj
Merrmeni
Ma merrni dhe lirine
Nese kam faj
Me lini ne meshire
Ndoshta per ju
Keshtu eshte me mire
Nese kam faj
Denimin te vuaj
Nese kam faj
Te lutem ma thuaj
Me thuaj…
Re: Nese kam faj me thuaj.
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Nese kam faj
Ndjehmeni
Te mos vdes me faj
Ne shpine
Nese kam faj
Merrmeni
Ma merrni dhe lirine
Nese kam faj
Me lini ne meshire
Ndoshta per ju
Keshtu eshte me mire
Nese kam faj
Denimin te vuaj
Nese kam faj
Te lutem ma thuaj
Me thuaj…

ahahahahah
Isra meqe ka mbet faji jetim mendova ta merr une kesaj here, cte besh kom cik zemren e dobet
flm qe me ke ndjekur
paqe.
urime edhe ia kalofsh edhe Kadarese nje dite!

Pershendetje!
Amoxil , Isra dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur ne teme.
Ju sjell nje pershendetje te ngrohte miqesore nderkohe qe po ju pershendes me poshte me nje poezi.
Forca e dashurise!
Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.
Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.
Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.
Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.
Kjo poezia me pelqeu jasht mase. te lumte Indrito shume e bukur.
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!
Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.