Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Per ato qe jane larg Familjeve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7125)


Postuar nga devolliu datë 04 Janar 2005 - 22:08:

shtator qe mos gaboj
dat 4 ne kalendar shenoj
kater shtator 2002
kur nena per her te fundit me perqafoj
dhe babai rruge te mbare me uroj
dhe motra e vogel se pash dot
se ishte mbyll ne dhom
dhe skish kush ta pushoj

rruge te mbarre biri im
zoti qofte me ty
nena me bekoj
ai ze i dridhur me plot shpres
ai ze jo asnjer nuk do te vdes
ai ze qe qa mban shum dhimbje mall edhe nje te madh kujdes

ika dhe un me nje te madhe ender
dhe erdha ketu me nje te madhe shpres
dhe a e dini sa endra kisha
ah kisha shum plot kisha tre thes

o nen o bab o moter
ku jeni cpo beni
e di qe dhe ju mendjen nga un e keni
edhe ne telefon e di qe nonjer e genjeni
se un di shpirtin tend o nen
un e di edhe zemren tende bab
qe ti kurre se shprehe ne un
ate car ndjen per mua
po un e di qe me shum vuan edhe ti
edhe ti motra e vogel
edhe ti qe nuk po te shikoj dot si po ritesh
edhe ti qe ne kujtesen time
je gjithnje me e vogla e shpis
per mua je gjithnje femi
dhe ne telofon kur me flet tani
sme besohet se je ti
valle ndrysheve kaq shpejt
dhe shum gjera te bukura dhe te mencura ne telefon me flet
ju pyes ne telefon si jeni
se nje ender e frikshme me trembi
ju prap me genjeni
dhe mundoheni te me fsheni
e di e di qe perr te miren time e keni
e di qe as ju sdoni te me genjeni
edhe un ju kam genjyer
edhe ti nen e dashur e ke ndjer
edhe ne telefon edhe ti
kur ke pare nonje ender te frikshme
me ke mar menjeher
dhe un perpiqem te regulloj zerin
edhe ju them se cdo me gjeje mua
jam mashalla si derr
ehh edi qi ti sme beson
e di shum mir qe shpirti i nenes
te keqen e dallon
edhe baba edhe ai te kupton
por si gjithnje
mja me gjith endra te thot
mja se koken po na maron
edhe perbranda edhe ai edhe shpirti i tij gufon
....


Postuar nga eng_girl datë 05 Janar 2005 - 00:02:

...i ke rene pikes...


Postuar nga durrsak datë 05 Janar 2005 - 02:09:

Na mbushe syt me lot o Devolli.
po cben keshtu ore derzi
perballe mallit
ne jemi burra dhe po qajme si fmi!!!

Pa mos na kujto me nen e bab
as kur shkoje, te flije ne shtrat
as moter dhe as vella
ketu ku jemi vec nje gje na mba

Ja u rritem u beme burra
larg shtepis jemi larguar
te kujdesemi per ta mor trim
pasi ndryshe nuk ka kuptim

Sa per prinder ske cna thua
gjumi i nates nuk i zen
rrijne mendojne te turbulluar
se kur i biri ne shpi po i vjen

Ehh na rriten me mundime
me dashuri dhe pa bertitur
gjith cfar kishin na e dhan ne
ne shtrat shkonin vet te uritur

dhe njeher me kujtohet
isha i vogel por se harroja
pasi hengerem te gjith buke
nenen time po veshtroja

lot ne sy ajo kishte
dhe e pyeta, nen perse qan
me gjilper ne dor e gjora
syt i hodhi mbi tavan

nuk po qaj zemra ime
nisi ajo te me ngushulloj
me pas hengri dy therrime
qe nga pjata me teproi

dhe keshtu e kuptova
isha i vogel por shume mendoja
cdo dit buken kur e haja
kurre un pjaten se mbaroja

jam i ngopur une i thoja
e shikon si jam fryr
nena ime e zemeruar
me shikonte ne fytyr

ha i thoja une jam ngopur
edhe qeshja duke u kruajtur
perseri nena ime
per te tjeret e kish ruajtur

Pa na rriten me mundime
duke vuajtur ne varferi
qe tna jepnin pak gezime
se per ne u benin fli

Me ne fund kur ne u rritem
erdhi dita per lamtumir
me lot ne sy u perqafuam
kudes per veten more bir

dhe na mbushen me keshilla
me urimet qe jan plot jet
kur te kthehesh ketu biro
nje nuse don nena e shkret.

Dua te shoh te lumturuar
ty me nuse dhe femij
dhe vaj i qarjes filloi me mall
a thua se zdo ti gjeja, un me te gjall

Dhe keshtu nje dit prej ditesh
zile e poshter sec me ra
nena jote po jep jet
por jo me pare pa te pa.

ndersa rruges po udhtoja
jeten e saje po kujtoja
se sa her u kujdes per mua
harrova ti them se sa te dua

luta zotin qe gjall ta gjeja
kte fjal hyjnore une te ja thoja
menjeher sapo arrita
tek shtrati i saje po qendroja

Jam ketu i thashe, ja erdha
edhe nuse te kam sjell
prit te shohesh dhe femijet
prit sa te lindet ai djell

Doren time leht ma mori
me tha: doja te shikoja ty
pasi fshiu ato lot
sec i mbylli ato sy

prit moj nen ste thashe te dua
kurr sta thashe ne femiri
ndoshta nuk ishim mesuar
por une dua ta them tani.

Ja kto jan nenat tona
qe na rritrn me mundimet
dhe kur jemi ne dhe te huaj
ato vazhdojne te mbajn shqetesimet

Asnjeher nuk eshte vone
per ti shprehur dashurin
per ti mar ne telefon
per ti sjellur pak gezim

I thoni prinderve se ju i doni
se fjalet e tyre nuk i gjykoni
se jeni mirnjohes me te vertete
qe prej atyre e kemi kte jet.

E shkruar e gjate
si e pa kuptuar
por te shkruash per nenat
nuk ka te mbaruar


Eh more Devolli me bere qe tja var punes sot, na fute perseri ne mendime. Por keshtu kemi qene gjithmone si Shqiptare, te merguar ne dhe te huaj dhe kjo dreq pene sikur ecen me shume ne dhe te huaj.Spaskan pas faj Rilindasit bre.
kalofsh mir miku im dhe poezit e tua kane vlere te vecante.
Sinqerisht Durrsak


Postuar nga durrsak datë 05 Janar 2005 - 02:29:

Re: Pershendetje....

[QUOTE]Po citoj ato që tha Lozonjare
Durrsak..te pershendes ne radhe te pare ty..qe ke ngacmuar sa do pak emocionet tona ..qe tani jane shume me te ndjeshme se ditet tjera..sepse pikerisht festat ...gezimet e festave...grumbullimi i njerzeve neper familje etj..etj..
Ju pershendes te gjithe ju shoket dhe shoqe te forumit..qe me te vertet jemi bere shume te afert me njeri tjerin..s kam ç fare te flas me shume perveç se t ju uroj te gjithve nje fillim te mbare te vitit 2005...dhe se shpejti te bashkuar me familjaret...dhe pse jo...ne me njeri tjetrin..


Ju dua shume Lozka.
[/QUOTE


Lozka, faleminderit per urimin e dashur dhe te uroj edhe ty nje vit sa me te mbare dhe qe te na sjellesh sa me shume gezime. Por nga ke humbur moj aman se kisha kohe qe nuk te kisha pare, je tretur si aspirina ne ujet e ngrohte moj goce. Nejse tani qe je besoj se do te kemi te reja ng aty.
Te perqafon
Durrsak
__________________________________________________
__________

kesaj i thone , tradheti o "durrsak"hahahaa,me iku arushi,hahahh
ma la vetem, hahhhaha, vdiqa mar, plasa tuj qesh...
epo larg familjeve,nga malli e keni...

Sykalter ! E di maj qe ka tradhti ene pranejna t'kisha shkrue ma par, pa mas u merzit maj ti se s'ash funi i botes. A po don me tu fut mik ene me ta gjet nji arush tjeter. Tash me mdiftue si po e don edhe ta po ta gjej nja.
Po si ke n'je sot njiher, a je ne Paris hala a, apo je tuj nej ne shpi..?
Hajt pra se tash po shihna prap.
bye bye maj.


Postuar nga eng_girl datë 05 Janar 2005 - 02:42:

durrsak dhe devolliu,
...perseri me bete te qaj…
Ndoshta na duhej te largoheshim nga Shqiperia per te vleresuar me mire sakrificat e prinderve tane e per te kuptuar rendesine e fjales se tyre e asaj tones per to.

Ju pershendes!!!


Postuar nga i/e paregjistruar datë 05 Janar 2005 - 03:24:

megjithese per vete kisha fatin qe te isha bashke me prinderit ne mergim, ju falenderoj qe i shprehni keto emocione se me beni te kujtohem se sa me fat jam qe i kam prane. Nuk e imagjinoj se si do ndihesha po te isha larg tyre.
Ju uroj bashkim te shpejte me te gjith ato qe doni.


Postuar nga ELba^GurL datë 05 Janar 2005 - 04:54:

devolli dhe durrsaku ............... shuuuuuuuuum prekse dhe shum reale poemat tuaja me kan pelqy jasht mase ......... me pelqen shum realiteti pavarsisht se eshte i hidhur


pershendetje


Postuar nga ELba^GurL datë 05 Janar 2005 - 04:57:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
megjithese per vete kisha fatin qe te isha bashke me prinderit ne mergim, ju falenderoj qe i shprehni keto emocione se me beni te kujtohem se sa me fat jam qe i kam prane. Nuk e imagjinoj se si do ndihesha po te isha larg tyre.
Ju uroj bashkim te shpejte me te gjith ato qe doni.




un e kam provuar dhe as mos me pyet fare me mir se si eshte .....dhe te uroj mos te ndodht ndonje her .............


pershendetje


Postuar nga ksenia datë 05 Janar 2005 - 17:20:

Durrsakut dhe Devolliut!
Mjaftni dhe ju...Sdo te behemi qaraman tani se sna ben mire ne kete fillim vitit...Jupershendes! Sinqerisht mepreket sapo hyra ne forum...Po kaloj andej nga poezite te me vijne pak buzeqeshjet


Postuar nga Klodel datë 05 Janar 2005 - 18:39:

banal me preke shume me shkrimin tend. ruaju dhe ki kujdes veten. Te uroj kthim sa me te shpejte ne shqiperi shendoshe e mire.

durrsak devolli na bete te qajme me keto poezite e si e tha ksenia nuk eshte mire ta fillojme me te qara.

ja merrni psh anen e mire qe jemi te gjithe ketu se bashku e heqim mallin.

cik buzeqeshje


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.