Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
pershendetje Roneo!
Sa here qe kam kohe hap forumin te letersia per te pare poezite e Indritit dhe te Lozonjares, kur befas me zune syte dhe poezite e tua..
Me bene shume pershtypje, jo te gjithe kane ate aftesi qe ato qe nuk mund te thuhen me goje ta percjellin me shkrim, ndaj fjalet per nenen nuk mbarojne kurre ashtu sic nuk mjaftojne fjalet per te adhuruar Zotin! (megjithese ehste nje krahasim jo i pershtatshem, por pothuajse aty afer)..
urime dhe suksese te metejshme...
Brenge.
Te brengosur e kam shpirtin kete nate,
te sfilitur e copetuar,shkrub e hi,
qe kur ti ike sa larg sa larg
brengen ma mbolle ne gji.
Nje brenge te madhe mbaj ne shpirt
dhe sdi ne k'te bote kujt ti hapem
por brenga brenda meje ka mbire,
sa kohe kalojne e rrenjet zgjaten.
Brenge!
I heshtur rri mendoj
merzia me pushtoj
pa fjale, pa gezim
ky eshte fati im.
mendoj, mendoj nuk di se sa
vetvetes me s'kuptoj
merzia po me ha
ditet si te dielat pa ngushellim
te merziteshme dhe askush
s'mund te te vije ne ndihme
Por papritur loti pikon
sikur prej meje ndjese kerkon
por zemra nuk tregon
kur ankthi e pushton.
Dua te iki !
Dua te iki larg
larg botes, larg cmendurise
ditet e mija ti bej varg
larg stresit larg njerezise.
Larg cdo gjeje do doja te shkoja
te mos flitej me per mua
male kodra te kaloja
te arrij atje ku dua.
Do te shkoja sa larg sa larg...
andej ku shkojne dallendyshet
andej ku banojne pellumbat e bardhe
atje ku zemra kurre nuk vyshket.
Doja te shkoja shume , shume larg
dhe pas meje gjurmet ti fshinja
dhe neper shketetiren e gjate
asnje gjurme timen te mos lija.
Pershendetje!
Shkodrane dhe Sunlight ju falenderoj per pjemarrjen ne teme.
Uroj te kaloni sa me bukur
Roni.
Nëna
Pluhuri i këpucëve të saj është po aq i shtrenjtë sa syrmeja dhe fytyrat e fshira nga ky pluhur janë të larta sa fytyrat e vendosura në fronin e arte. Ajo është një qënie e dhimbshur dhe këtë dhembshuri e tregon gjithë jetën e saj. Të qënurit nënë është e lidhur me fëmijën e saj, me atë që thërret: “Nënë!”. Nëse nuk është fëmija, nëna nuk mund të jetë nënë. Nëna që luan rolin e një heroine. Ajo është në mendje, në zemra dhe në qiej. Ka nëna që zënë vend në letra, në pena dhe në romane.
Dheu është nëna e farës, burimi është nëna e lumit, Hava(eva) është nëna e njerëzimit, Merjemi nëna e një shpirti, Emine nëna e gjithë së vërtetës…
Gjithmone nena eshte e lidhur me femijen e saj dhe djali apo vajza e saj mbeten femije per te madje edhe nese lyhen me argjend ne floke.
Periudha e rritjes, jeta shkollore, jeta ushtarake e fëmijës janë të gjitha çaste të dhimbshme që ia bën gjakun ujë nënës dhe në të gjitha këto çaste ajo derdh shumë pika loti. Ndodh që arrin të ngushëllohet, por ndodh edhe që mbytet nga lotët e saj që i ngjajnë një përmbytjeje. Ajo ngushëllohet duke menduar që fëmijën e saj ia ka dhënë dhuratë shtetit, atdheut të saj.
O nëna ime e pafatë që vuan nga zemra, që sytë e tu janë të mbushur me lotë; kush qe ai që t’i bëri të gjitha këto? Kush ta theu zemrën? T’i thyejmë ato duar.
Tashmë mos qaj më, o nënë! Retë që janë formuar nga lotët e tu janë ngritur deri në horizont. Të gjithë ne po vrapojmë drejt rënkimit tënd, në buzët tona kemi këngën e shpëtimit, po vijmë drejt syve që qajnë me lajmin e gëzueshëm. Në emër të gjithë njerëzimit ne ulëm kokën dhe të kërkuam faljë moj nënë!
Te lutem nene me fal, per capkenlleqet e mija madje edhe per largimin larg teje... Me fal , me fal, me faaaaaaaaaaal...
Se per pak harrova.....
Urime te gjitheve per shkrimet e bukura qe keni sjelle
eh idrrito te pelqejne poezite e roneos, mua me pelqejne shume
Brenge .
Buze detit rri mendoj
Deri ne pafundesi
Per dicka qe me mundon
Rrjedhin lotet e mi.
Tani nje ere e lehte fryn
Me fton qe te vallezoj
Larg dhimbjes ajo me shtyn
Qe dhembjen ta harroj.
Pa vjen vala ketu ne breg
E mbushur perplot shkume
Po trsihtimi valle pse erdh
Qe te vuaj kaq shume une?
topolake
s'kam pasur fare kohe ti lexoj por shkrimet per nenen i ka te mira qerratai
fundja nuk ka rendesi ne me pelqejne mua. apo jo?
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.