Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)
Me duken qesharake zenkat ne kete teme sepse kjo teme ka pergjigje relative. Jo cdo njeri e ndjen veten njesoj si ne turme...Ka nga ata qe e kane jeten bosh dhe e kane mendjen tek turma. Cfare permasash ka turma? Cfare ngjyrash? etj etj. Pra gjera mikroskopike qe per nje te deshperuar jane gjigande...Ne asnje rast turma s’ka se si te kete lidhje me ty (flas per njerezit e thjeshte), nuk kuptoj arsyet pse fenomeni “turme” te shkaktoj dhimbje ne trup, zemer, brinje etj sic shprehen disa. Zakonisht njerez te tille jane personat qe nuk kane qejf te punojne (shqiptaret e kafeneve). Qe jeten e mbushin duke pare turmat. Per te tjere qe e kane jeten te organizuar me dinamizem turma nuk ekziston dhe koha qe ai ka ne dispozicion per te menduar per turmen eshte mjaft e kufizuar.
Megjithate kam pershtypjen se Ilirusa p.sh nuk ben pjese ne asnje model te mesiperm. Ajo ka thjesht nje protest te dickaje jo te kendshme qe i ka ndodhur ne jeten e saj ku eshte ndjere keq dhe per kete ai shprehet ose proteston. Eshte normale. Kujdo mund t’i ndodhe. Pra, kjo qe i ndodh asaj nuk eshte nje proces qe zgjat e zgjat pa pushim sepse nese do te ishte keshtu atehere dalim tek ato dy modelet e para me siper. dhe ska lidhje me banalizma jargash apo nivelesh.
Autorit te kesaj teme i them se vetmia absolute nuk ekziston. Sepse agje nuk eshte absolute por re...la...ti...ve....
Nuk jam dakort me cka u tha:
Dashuria eshte vetem nje iliuzjon.
------------------------------------
Kur ne zemer te mungon dashuria ,mendoj se e ndjen veten ne vetmi.
----------------------------------------
Citim:
Po citoj ato që tha Pitkini
Nuk jam dakort me cka u tha:
Dashuria eshte vetem nje iliuzjon.
------------------------------------
Kur ne zemer te mungon dashuria ,mendoj se e ndjen veten ne vetmi.
----------------------------------------
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ndihesh ndonjehere sikur je rrethuar nga nje mjergull e dendur ngjyre gri edhe sheh hije qe te kalojne prane, here here degjon zera, por prapseprap e gjen veten aty: te humbur ne mes te mjergulles.
Nuk je vetem, perkundrazi, i rrethuar nga turma njerzish po aq te dendur sa edhe mjergulla, por te gjithe ecin ne drejtime te kunderta. Edhe ti ecen rruges tende, me prezencen e tyre mbi trup, por jo ne shpirt.
Kemi te njejten menyre komunikimi, por ndonjehere eshte kaq e veshtire te komunikosh si te ishim nga planete krejt te ndryshem. Fenomen qe ndodh sepse nuk e shohim boten me te njejtet sy, edhe shpeshhere nuk shikojme ne te njejtin drejtim...
Vetmia mes turmes eshte krejt normale. Jemi krijesa me personalitete te ndryshme, karaktere te ndryshme edhe egoisit nga natyra. Shikojme interesin tone edhe ne ato momente kur besojme se po ndihmojme te tjeret. E konsiderojm veten si qendren e universit, sepse e shohim universin vetem nepermjet vetevetes, prandaj edhe ndihemi shpeshhere vetem sepse presim qe edhe te tjeret te na shohin ashtu:Si planetin kryesor.
Kam lexuar diku se zoti i dha njeriut hijen, qe mos te ndihej asnjehere vetem.
Por ne i qendrojme hijes perballe edhe pretendojm qe te na flasi.
Bota s'eshte gje tjeter vecse vetmi personale te kokolepsura ne nje shuk vetmie te pergjithshme...
Ne fund te fundit, te gjithe jemi vetem, te burgosur brenda brinjesh te shtremberta me mendimet dhe ndjenjat tona mbyllur aty. Vetmia eshte statusi natyral njeriut!
Jemi krijesa
qe duam marredhenie njerezore ne jetet tona-keshtu u krijuam qe ne fillim.Pa to jemi te 'vdekur'...
Ndjenja e vetmise ne mes te turmes do ekzistoje, ashtu sic do ekzistojne zhgenjimet, dhimbja dhe te papriturat qe sjellin njerezit per vete faktin se jane krejt ndryshe nga ty.
Megjithate vetmia iken vetem ne rastet kur njerezit kane nje marredhenie miqesore me Zotin qe i krijoi. Vetem atehere,jo vetem qe nuk ndihesh vetem ne mes te turmes,por i jep gjalleri asaj.
Qe te gjithe jane ndjere te pakten nje here ne jeten e tyre te vetmuar edhe ne mes te turmes kete nuk e ve ne dyshim dhe per ata qe nuk jane ndjere akoma kam nje lajm te keq: do te ndiheni dhe ju ashtu dhe nuk do te jete hic bukur, por perkundrazi do te dhembe shume.
Por kjo lloj vetmie me ben te mendohem se
pse ndodh kjo gje??
Re: ndjenja e vetmis ne mes te turmes
Citim:
Po citoj ato që tha belgium
kush nga ju forumista me thot nese ndonjiher gjat jetes tuaj te deritanishme keni pasur ndjenjen e vetmis absolute edhe kur keni qen ne mes te turmes ???
ka dy ane ketu qe duhen pare, individualizmi dhe turma..
cdo person ka nje individualizem te caktuar, po ashtu cdo turme (apo shoqeri) ka nje qendrim mbi individualizmin e personave perberes ne nje kohe te caktuar..
tani, ne jemi qenie shoqerore dhe mund te mbijetojme vetem ne turme keshtu qe te gjithe jemi pjesetare te turmes duam apo s'duam ta pranojme, gjithsesi ka nje balance qe cdo njeri gjen brenda nje spektri qe eshte nga njera ane te qenurit bageti dhe ana tjeter eshte te qenurit individualist i mirefillte..
jane te njohura besoj fraza te tilla (ne politike sidomos) si "ashtu sikurse edhe...", ose "edhe une bashke me.. mendojme qe..".. keto jane shprehje te theksuara te mungeses se individualizmit. fatkeqsisht shoqeria jone drejtohet nga keto bageti-njerez qe realisht u detyruan te fillojne te mendojne si njerez vetem atehere kur iu dha nje detyre..
nga ana tjeter, individualistet, sic kuptohet jane qeveri me vete. shpesh kjo shprehet edhe me ekscentrizem, kur mendimet dhe sjelljet jane shume larg mesatares se turmes..
ana tjeter e medaljes eshte turma. cdo turme ka nje tolerance te caktuar mbi individualizmin e personave perberes.. psh turma e shqiptareve eshte paksa e ngurte, nje person qe mendon vetem pak ndryshe ose sillet pak ndryshe cilesohet si i rrjedhur, nderkohe qe nje turme psh angleze ka nje tolerance me te madhe ndaj individeve te saj..
qe te vij tek vetmia.. mendoj qe njeriu ndjehet i vetem kur individualizmi i tij e kalon masen qe turma ku ai jeton e toleron. nuk duhet imagjinuar ky individi domosdoshmerisht si ndonje gjeni.. mund te jete edhe ndonje idiot e gjysem, por me individualitet...
kaq iher.
Re: ndjenja e vetmis ne mes te turmes
Citim:
Po citoj ato që tha belgium
kush nga ju forumista me thot nese ndonjiher gjat jetes tuaj te deritanishme keni pasur ndjenjen e vetmis absolute edhe kur keni qen ne mes te turmes ???
Para ca kohesh, edhe une ndihesha i vetmuar mes turmes, si shume nga ju. Fatkeqesisht, shoqeria qe kam patur me bente pjese te turmes, por serish vinte vetmia. 'Le te bejme ndonje budallellik ne mes te tiranes', mire..po prap vinte vetmia, deri sa vetmine e shfrytezova per te menduar icik: dhe me ate gjuhen time te shoqerise ku ndihesha i vetmuar, thashe : ... kjo shoqeri les.., ... turma, nuk kam linde per te qene turme dhe vetmia ime me tregon qe nuk jam turme. Per te shprehur mosrespektin tim ndaj turmes, e vetmja fjale qe me vie ne mend eshte : turme.
Nga turma kane vuajtur figurat me te medha te njerezimit..turmat kane qene dhome burgimi per keta njerez te medhenj.
Po aman te jemi te kujdesshem. Origjinalitetin mos ta shprehim me idiotlliqe, fundja te mundohesh te jesh origjinal thjesht duke bere dicka ndryshe eshte.. jo origjinale. Kryesisht vetmine qe kam jetuar e kam pasur nga adoleshenca..po them se vetmi ndjejne jo vetem ato.
Shilleri me duket thote, 'jeto moshen tende por mos u bej ajo qe mosha jote ka krijuar'.
Te qenurit i vetem eshte vdekje dhe menyra e vetme per te vrare vdekjen, eshte vdekja. Vetem atehere nuk do jemi kurre me vetem. Ne kete bote, shoqeria( shoqeria e vertete) ka efekt 'amortizues', pasi vetmi do ndjejme gjithmone, do ndjejme vetmi kur te humbim njerez qe duam. (vdekje, zhgenjime, varferi..)
Shpresoj te mos e kem kuptuar vone.
Nejse, si perfundim kam gjetur qetesi, njerez si une, me bollek. (cuditerisht jam serish turme, por kjo lloj turme me jep gjalleri)..
p.s, fillova me nje shkrim ke forumi e me duket se perfundova ne shkrime ditari, prej te cilave mbase vetem une mund te nxjerr kuptimin..ma beni hallall
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.