Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 04 Tetor 2005 - 03:44:

Post

Lumturia vjen si pasojë e kënaqësisë shpirtërore.
Këtë kënaqësi ose lumturi njeriu e përjeton me anë të shikimit të ndonjë peizazhi,
atmosfere në shtëpi etj.
Kënaqësia shpirtërore mund të përjetohet edhe me anë të dëgjuarit të ndonjë zëri muzikal
ose vetë instrumentet muzikore me ëmbëlsi të veçantë etj.

Sipas islamit, njeriu, pos kënaqësive të lejuara që i përjeton në këtë botë ai kënaqësinë shpirtërore absolute, do ta arrijë në Xhenet.
Kjo kënaqësi ose lumturi është e rezervuar për meritorët.

Ndërsa termi kënaqësi,
dallon nga lumturia sepse kjo është e prekshme.
Ajo vjen si pasojë e ndjenjës së shijimit të ndonjë elementi ose qenie tjetër.
Njeriu ndien kënaqësinë kur shijon pemë, gjellë të mirë etj.
Gjithashtu kur ndien kënaqësinë edhe gjatë seksit veçanërisht kur përjeton orgazmën etj.


Postuar nga ksovari datë 05 Tetor 2005 - 15:20:

Po citoj ate qe tha e nderuara sykalter:
"Sipas islamit, njeriu, pos kënaqësive të lejuara që i përjeton në këtë botë ai kënaqësinë shpirtërore absolute, do ta arrijë në Xhenet.
Kjo kënaqësi ose lumturi është e rezervuar për meritorët.

Ndërsa termi kënaqësi,
dallon nga lumturia sepse kjo është e prekshme.
Ajo vjen si pasojë e ndjenjës së shijimit të ndonjë elementi ose qenie tjetër.
Njeriu ndien kënaqësinë kur shijon pemë, gjellë të mirë etj.
Gjithashtu kur ndien kënaqësinë edhe gjatë seksit veçanërisht kur përjeton orgazmën etj. "
------------------------------------------------------------------------------------------------
Vertete me pelqyen keta shembuj teper praktik dhe te qarte.
E nderuar, te shikojme anen tjeter te medaljes, pra si shembull, nese na vjen nje lajm i mire per vehteven apo nje person te cilin e duam , atehere neve ndihemi shume mire (te lumtur). Ose nese na vjene nje lajm te keq ndihem shume keq.
Ne xhenete ka gjera qe syri si ka pare dhe veshi si ka degjuar.
Por te kemi durim se koheve te fundit kam qene shume i nxene me pune dhe takime, gjithashtu edhe me studime, por po ju premtoj (nese do Zoti), do te vazhdoj me temen.


Postuar nga ksovari datë 07 Tetor 2005 - 19:31:

7) Bamiresia ndaj njerezve

6) Bamiresia ndaj njerezve

Kjo eshte gje e sprovuar dhe evidente. E shohim se si ata qe u bejne mire njerezve, jane me te lumturit dhe te dashur nga te tjeret.

7) KENI KONSIDERATE NDAJ ATYRE TE CILET NE ÇESHTJE QE KANE TE BEJNE ME KETE BOTE (POZITA , PASURIA , ETJ.) JANE NEN JU, DHE NDAJ ATYRE TE CILET NE QESHTJET E BOTES TJETER (DEVOTSHMERIA, DITURIA FETARE ETJ.)JANE NEN JU.

Ti qasemi keshilles se pejgamberit a.s., i cili ka thene:"Shikojeni ate qe eshte me poshte se ju (ne pozite me te dobet materiale), e mos e shikoni ate qe eshte mbi ju. Kjo eshte me e afert (devotshmerise), ashtu qe mos e perqmoni dhe te mos e perbuzni begatine e Allahut ndaj jush." (transmeton Muslimi).

Pra kur t'i shikojm ata qe ne qeshtjet e kesaj bote (pasuria, shendeti) jane ne gjendje me te veshtire, atehere do ta kuptojme miresin e Allahut ndaj nesh.

Ndersa ne qeshtjet e botes tjeter (devotshmeria, dituria ne emer te Allahut) shikoni ata qe jane me larte se ju, duke u perpjekurqe edhe ju te beheni te tille .

8) MOS MBANI SHPRESA TE TEPERTA NE QESHTJET E KESJA BOTE DHE PERGADITUNU PER BOTEN TJETER.

Shejh Ebu Rrahim es-Sadi, ne thenien e tij edhe pse te shkurter, por gjitheperfshirese, thote:" Jeta eshte e shkurter, mos e shkurtoni ate me brenga dhe merzi!"

Do t'jua theksoj nje bisede ne nje takim ndermjet njerezve te cilet nuk merziten fare ne kete bote dhe te cilet pergaditen boten tjeter. Kur eshte pyetur njeri nga ata :"Sa shpresa investon ne kete bote?" - eshte pergjigjur:" Kur e marr nje kafshate te bukes dhe e fus ne goje, nuk e di se a do ta perfundoj ate apo jo!". Tjetri eshte pergjigjur disi ngjashem, ndersa i treti deklaron:"Kur e nxjerri frymen perjashta nga organizmi, nuk e di se a do ta thithi serish apo jo!!!"

Te nderuar jeta eshte e shkurter, prandaj mos ta shkurtojme edhe me teper nga brenga dhe merzia.


Postuar nga ksovari datë 07 Tetor 2005 - 21:02:

9) BESIMI SE LUMTURIA E VERTETE ESTE NE BOTEN TJETER , E JO NE KETE.

Thote Allahu xh.sh.:
" E SA U PERKET ATYRE TE LUMTURVE, ATA DO TE JENE NE XHENET (duke mbetur ne te) PERGJITHMONE, SA TE JENE QIEJT DHE TOKA, PERVEQ NESE NUK DESHIRON ZOTI YT. KY ESHTE SHPERBLIM ICILI NUK NDERPRITET."(Surja Hud, ajeti 108).I Derguari i Zotit a.s. thote:"Kjo bote eshte burg per besimtarin, ndersa parajs per pabesimtarin." (transmeton Muslimi)
Do t'ju njofoj me nje ngjarje e cila i ka ndodhur ibn Haxher el-Askalanit r.a.

Me nje rast kishte dalur nga shtepia e tij i veshur me rroba te bukura - ishte kadiu kryesor i Egjiptit. Befas , nje ***ut ne rroba te leckosura e therret:"Ndal!" Ibn Haxheri u ndal. ***uti e pyeti:" Si e shpjegoni qeshtjen e Pejgamberit tuaj se jeta e kesaj bote per muslimanin eshte burg ndersa per pabesimtarun parajse- e ju po me shihni mua se ne ç'gjendje jam, i leckosur, duke qene se jam pabesimtar, ndersa ju i cili jeni musliman - shih se ne qfarebolleku jetoni?!"

Ibn Haxheri u eshte pergjegjur :"Kjo bote , edhe pse (edhe ketu) nuk jeni te lumtur, nese deri ne vdekje, ne krahasim me ate se qka ju pret ne boten e ardhme, nese deri ne vdekje mbeteni pabesimtar, per ju eshte parajs; ndersa per ne muslimanet, edhe perkunder kesaj begatie qe po e shihni ne mua - per ne kjo bote eshte burg - ne krahasim me ate se ç'na ka pergaditur Allahu xh.sh. ne xhenet. Prandaj, deshmoj se nuk meriton te adhurohet askush perveq Allahut , dhe deshmoj se Muhamedi eshte i Deguari i Tij".


Postuar nga ksovari datë 08 Tetor 2005 - 14:50:

TE SHOQERUARIT ME BESIMTARE TE MIRE

10) TE SHOQERUARIT ME BESIMTARE TE MIRE

Askush nuk mund te mohoje ndikimin e shokut te shoku. E dime kete nga pervoja, e edhe historikisht kjo eshte e qarte si kristali.
Ne lidhje me kete, i Derguari i Zotit ka thene:

"Shoku i mire dhe ai i keqi jane sikur shitesi i parfumeve dhe farketari. Shitesi i parfumeve ose do te dhuroje ee te mire ose do ta blesh ate ; ndersa farkatari ose do t'i djege rrobat ose, ose nga ai do te ndiesh ere te pakendshme." ( Muttefekun alejhi) .

11) BASHKESHORTJA E MIRE DHE BASHKESHORTI I MIRE

Sipas hadithit te cilin e transmeton Abdullah ibn Amr ibn Asi, tregohet se Pejgamberi a.s. ka thene:
" Kjo bote eshte vetem kenaqesi (kalimtare), ndersa stolia e saj eshte bashkeshortja e mire." (Transmeton Muslimi).

12) DIJE,SE NESE TE TJERET TE BEJNE DEM, KJO PER TY ESHTE MIRE, NDERSA PER TA KEQ

Po e citoj Ibrahim et-Temimin:

"Ky njeri eshte i keq ndaj meje, e une e meshiroj ate."

Thuhet se Temimit i eshte shkaktuar padrejtesi shume e madhe dhe eshte hudhur ne burgun e Aleksaadrise, por kur doli nga burgu e pyeten:" A do te hakmerresh? Eshte pergjigjur:"Ua fali padrejtesin dhe zullumin!" Ua fali te gjitheve , ngase e ka ditur se kjo per te eshte lumturi per kete bote dhe boten tjeter.

Fudajl ibn Ijadit r.a. me nje rast, kur ishte duke qendruar afer Qabes, iu afrua nje njeri duke qajtur, dhe ky (fudajli) e pyeti " Perse po qan?" - Ai i eshte pergjigjr: "Me kane humbur te hollat e mia - e di se mi kane vjedhur, pranda po qaj!" - Ibed Ijadi i tha: "Si ben te qash per te holla?" _ Ai eshte pergjigjur: "Jo, nuk qaj se me dhimbsenato, por e di se do te qendrojme para Allahut une dhe ai hajni; ia kam bere hallall, prandaj me erdhi te qaj!"

Thuhet se dikush e kishte pergojuar Ahmed es-Salfin, i cili atij (qe e pergojoi) i bleu dhurate. Kur ia dorezoi dhuraten , ai e pyeti: "Perse kete dhurate?" Ahmedi iu pergjigj: " i Derguari i Zotit ka thene: "Kush ju ben ndonje te mire shperblejeni ate ." Ti, duke me pergojuar mua, mi ke dhuruar te gjitha sevabet tua qe i ke bere, ndersa une nuk te shperblej me tjeter, perveq se me diq nga kjo bote! Lavdia i qofte Allahut."

13) FJALA E MIRE

Te keqen ktheje me te mire, sipas fjales se Allahut xh.sh.:
"NUK ESHTE E BARABARTEE MIRA DHE E KEQJA. ANDAJ (te keqen) , KTHEJE NE MENYR ME TE MIRE, NGASE ATEHERE AI ME TE CILIN KISHIT NJEFARE ARMIQESIE DO TE BEHET MIK I AFERT." Surja Fusilet, ajeti 34).

Shqyrtojeni te nderuar kete keshille hyjnore, te mrekullueshme. Po ashtu, Allahu xh.sh. ka thene:
"(Roberit e Zotit jane) EDHE ATA QE NUK DESHMOJNE RREJSHEM DHE KUR (rastesisht) KALOJNE PRANE SE KEQES, KALOJNE ME DINJITET." (Surja El-Furkan, ajeti 72).

14) TE DREJTUARIT KAH ZOTI DHE TE SHQIPTUARIT E DUAVE (LUTJEVE)

Muhamedi a.s. ka bere dua:

" O Zot, forcoma besimin tim, i cili me eshte me i rendesishem, me udhezo ne kete bote ne te cilen jetoj. Ma bej qe ajo bote (Ahireti) te me jete e kendshme; ajo eshte bote e kthimit tim. Te lus qe jeta te me eshte e mbushur me te mira, ndersa vdekja te me jete pushim nga qdo e keqe."
(Transmeton Muslimi, 40/7).

Flemderimi i takon Allahut , Zotit te boteve. Pqja meshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamedin a.s., mbi familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjitha ata qe pasojne (trsojne) rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimin.


Postuar nga ksovari datë 17 Nëntor 2005 - 17:47:

BERE JETN TENDE ME TE LUMTUR

Shume here njeriu deshiron ta filloj nje faqe te re, me te mire, me kualitative ne jeten e vet, por kete rifillim te deshiruar e lidh per ndonje faktore te trete-"Do ta bej kete atehere, kur kushtet jetsore te me permiresohen, apo kur ta ndryshoj mjedisin jetesor, apo kur te vij kjo apo ajo kohe, apo deri ne datelindjen time te ardhme, apo pas vitit te ri" e te ngjashme.

Pas kesaj shtyerje ai sikur ndien se pikerish kjo kohe e caktuar do t'i sjelle ndonje fuqi dhe qe ate , gjer atehere te dobe, do ta bej te fuqishem, gjer atehere te pavulnetshem do ta bej kembengules.

KY ËSHTË MASHTRIM I QARTË!!!

Qe dikush ta bej jeten e vet me te mire ai duhet qe fuqin ta thithe para se gjithash nga vetja, nga shpirti i vet perosnal.

Nese njeriu ndaj vetes merr qendrim te vendosur e te arsyeshem, kurrfare rrethanash te cilat e rrethojne, pa marr parasysh sa te keqija do te jene, nuk mund ta dekurajojne, e ato rrethana mund te ndikojne aq ne te qe te ndryshohet ne harmoni me kerkesat e tyre. Njeriu i tille i shfrytezon rrethanat ( e jo ato ate) e njekohesishte arrin ti ruaj cilesitdhe kualitetet e veta pozitive. Ai eshte sikur se fara, e cila po te hidhet ne grumbullin e kripes, do te arrinte te mbije dhe me sythin e vet t'i hape vetes rruge ne lartesi, duke synuar ta arrije driten e diellit dhe freskine e saj romatike dhe ajo nga balta e ndenjur dhe uji i turbullt shendrrohet ne gjyra te mrekullueshme dhe ne erera te kendshme.....


Postuar nga sahara datë 17 Nëntor 2005 - 18:40:

LUMTURIA E VERTETE QENDRON.............

LUMTURIA E VERTETE QENDRON ATEHERE KUR NJERIU NDIHET I PLOTESUAR BRENDA VETES SE TIJ DHE NJE SHEMBULL TE TILLE PO JU JAP.

NA ISHTE NJE HERE NJE SHEGE E CILA MBULONTE NE HIJET E VETA TE GJITHE KODREN E NJE NJE FSHATI TE BUKUR.
NJEREZIT LININ TAKIMET E TYRE ATJE DHE MBANIN PREMTIMET PRANE SAJ. SHUMEKUSH MENDONTE SE NUK ISHTE SHEGE SE KOKRRA AJO SKISHTE BERE KURRE.

VITET KALONIN DHE SHEGA PLAKEJ, NJEREZIT PLAKESHIN ME SHUME, SE AJO, DY TE RINJ DY TE DASHURUAR KISHIN LIDHUR PREMTIMET ETYRE PRANE SAJ, DASHURIA E TYRE SKISHTE PENGESA SEPSE SI SHEGA SHEKULLORE E PA PREKUR E PA PERULUR MBETTE. ARMIKU I TYRE ISHTE NJEREZIMI DHE KOHA.

VITET KALONIN DHE DASHURIA RRITEJ DHE ME SHUME, POR EDHE VETE TE RINJTE RRITESHIN, NE NJE MBASDITET TE ERRET PER TA, PREMTUAN QE DO TE TAKOHESHIN, POR NUK NDODHI, SEPSE JETA I NDAU VAJZA E DASHURUAR U MARTUA LARG NGA AI FSHAT DHE DJALI PER TU HAKMARRE U MARTUA ME NJE VAJZE TJETER.

AJO SHEGE FILLOJ TE PERKULEJ DHE THUHET QE ATEHERE ASKUSH NUK IU AFRUA ME, SEPSE U KTHYE NE NJE VEND TE NEMUR, TE MOSHUARIT THONIN QE ATE SHEGE E MBANIN GJALLE VETEM DASHURIA E NJEREZVE PER NJERI TJETRIN. NDESA TE RINJTE THONIN QE I MUNGONTE VETEM LUMTURIA PER TE PARE TE DASHURUAR.

MBAS VITESH E VITESH NJE DITE SHIHEN DY TE RINJ DORE PER DORE DHE NE FYTYREN E TYRE DIELLI JEPTE NURE, NE AJER ISHTE ERE DASHURIE, TE DY AFROHEN PRANE SHEGES DHE DUKE U QESHUR BEJNE NJE BETIM DITEN QE NE TE DY DO TE KTHEHEMI DO TE MARTOHEMI SEBASHKU.

HISTORITE E DASHURISE DERI NE ATE KOHE ISHIN NGA ME TE NDRYSHMET DHE ISHIN NGA ME TE KENDESHMET POR ASKUSH ME PARE NUK ISHTE BETUAR PERPARA NJE SHEGE.

MBAS NJE VITI, DY TE DASHURUARIT KTHEHEN DHE SHEGA ATE VIT KISHTE RILINDUR SEPSE PERVEC LULEVE KISHTE BERE EDHE KOKRRA, DHE DY TE DASHURUARIT ATY DHANE PUTHJEN E PARE E U BETUAN PER BESNIKERI.

A E DINI SE KUSH ISHIN, ISHIN VAJZA E ZONJES DHE DJALI I ZOTERISE QE NUK E KISHIN MBAJTUR FJALEN E DHENE.

...............PRANDAJ SIC THASHE EDHE ME LART ...
..............KUR JE I MBUSHUR BRENDA LUMTURIA ESHTE E DUKSHME...


Postuar nga Keni datë 18 Nëntor 2005 - 07:06:

sahara

Shume e bukur kjo historia, Rofsh se me kenaqe. Kisha koh pa lexuar histori te tilla.


Postuar nga sahara datë 18 Nëntor 2005 - 17:02:

FALEMINDERIT KENI

NUK DO TA BESONI POR UNE KETE HISTORI E KAM DEGJUAR NGA NJE FEMIJE I VOGEL.

NE 2000 NE NJE QYTET NE JUG TE SHQIPERISE, UNE SE BASHKU ME SH BASHKESHORTIN TIM KOMUNITETI MUSLIMAN NA DERGOI QE TE HAPNIM NJE XHAMI SI DHE NJE QENDER KULTURORE.

DETYRA IME ISHTE TE MERRESHA ME FEMIJE TE GRUPEMOSHAVE TE VOGLA, PARASHKOLLORE DHE ATO TE TETEVJECARES, NE XENESE E IMJA ADOLESHENTE NJE DITE E PYETI ESE ISHA E LUMTUR DHE UNE PA U MENDUAR SHUME I KTHEVA NJE PERGJIGJJE TE TE VAKET.

ANILA ESHTE EMRI I VAJZES ME MBYLLI GOJEN ME KETE HISTORI DUKE ME THENE MESUESE: LUMTURIA E VERTETE ESHTE KUR JE I LUMTUR BRENDA DHE KUR JE I PLOTESUAR SI NJERI.

FALEMINDERIT.


Postuar nga ksovari datë 18 Nëntor 2005 - 19:45:

vazhdimi i temes

….Ashtu eshte edhe me njeriun I cilika kontroll mbi veten, mbi shpirtin e vet dhe mbi kohen e vet, ashtu qe ne ballafaqim me gjerat e keqijate cilat e rrethojne, arrin te mbrohet, duke shfrytezuar lirine e levizjesdhe te veprimit- e njeriu i tille eshte ne gjendje qe te arrij dhumethka vete, pa pritur ndonje faktore te treteqe do t’I ndihmonteta realizoj ate qe deshiron.
Ai me fuqite dhe me aftesite e veta potencialete mbjella diku net e, madje edhe me mundesit e tija te kufizuara, eshte ne gjenjeqe nga ato gjera te imeta te thjeshta te perditshme ta bej jeten e vet me te mire.
Nuk ka ketu vend per kurrfare mosvendosmerie, e as per shtyerje!!!
Me kohe, at ate cilet me krenari haperojne rruges se te Vertetes , behen gjithnje e me te forte me te vendosur, por qe “dysheku I bute” t’I jap fuqi hapit – kjo asnjehere nuk ka ndodhur!!!
Prandaj, o njeri, mos prit qe ndonje i treti te te jap nxitje qe jeten tende personale ta ndryshosh per te mire, ngase kjo pritje nuk do te sjelle kurrfare te mire!!!
E sotmja jote eshte prane teje, shpirti yt eshte aty me ty, rrethanat ndonjehere te buzeqeshura e ndonjere te merrolura jane rreth teje, dhe keto jane themelet ne te cilat duhesh, pa shtyrje, ta ta ndertosh te nesermen tende me te mire. Nuk ka vend per kurrfare zhagitje dhe pritje.
I derguari as thote:”Allahu e shtrin doren e Tij qe te pendohet mekatari i dites, dhe e shtrin doren e Tij diten qe te pendohetmekatari i nates.”(transmeton Muslimi).
Perveq kesaj, qdohere kur ta shtyesh fillimin e realizimit te planit me te cilin do ta besh jeten tende me te mire, veprat tuaja ti besh me te vlevshme-ti vetes ia zgjate kohen e qendrimit ne erresir prej se ciles domosdo duhet te lirohesh, dhe serish mbetesh i mundur nga goditjet e epsheve te tua dhe nga pakujdesia jote. Kjo eshte rruge per te ren me se poshti qe eshte e mundur dhe qe ne diten e gjykimit ta perjtosh fatkeqesin katastrofike.

Ne kete kuptim i Derguari i Zotit a.s. thote:”I penduari do te pres nga Allahu meshire, ndersa mendjemadhi do te pres ne neveri.” Dijeni o rober te Allahut se qdo njerit do ti paraqitet vepra e tij , dhe nuk do te shkoj prej kesaj bote perderisa nuk e shijon bukurin e vepres se vet apo neverin e vepres se vet. E veprat vleresohen sipas rezultatit te tyre.

Nata dhe dita jane dy mjete per udhetim, andaj udhetoni me to ne menyren me te mire drejte ahiretit (botes tjeter).Ruhujuni shtyerjes (vonimit)!!! Vdekja arrin befas!!!

Askush nga ju , assesi te mos mashtrohet me butesin e Allahut! Xheneti dhe Xhehnemi qdonjerit prej jush i jane me afer se rrypi ne rrobat e tij.”


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.