Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Dikush me pyeti sot: Cfare jemi ne?
Cili eshte qellimi yne ne jete? Cfare roli patem ne ne jete, nqs patem ndonje rol?
Dhe une ju pergjigja: Ndoshta s'jemi asgje me shume se nje perpjekje me teper e Zotit per te arritur ate imazhin perfekt qe ai kerkonte kur krijoi Adamin edhe Even. Ndoshta s'jemi gje tjeter vecse nje perpjekje me shume..., si cdo femije qe lind ne kete bote.
Por tani ri edhe vras mendjen; pse mos te ishim dicka me teper se nje perpjekje?
Pse mos te ishim dicka me shume?
Perse eshte kaq e veshtire ta shpalosesh veteveten per dike tjeter ta shoh...
Perse eshte kaq e veshtire te prekesh brinjet e dikujt edhe te mos ia ndjesh shpirtin qe mbartin brenda....
Perse duhet te vazhdojme ta zhgenjejme e zhgenjejme Zotin...
Perse nuk pushojme se qeni vecse nje perpjekje e deshtuar....
Zot, perse eshte kaq e veshtire ta shohesh dike tjeter jo me si nje krijese me vete qe ka pushtetin te te lendoj; por si te njejten esenc si vetevetja...
Mrekulli me vete.... e ardhur nga Ti...
Kish kohe qe s'i kish lexuar shkrimet e te shkuares
Ndodhi dje teksa lexonte disa prej tyre,poezi qe percillnin shprese te vagur, piramida gri ,te ftohte, absurd.Pastaj iu kujtuan te gjitha, te gjitha qe kish ndjere ne ate kohe kur mengjeseve nuk donte te zgjohej, kur imagjinote si do ishte nqs do flinte pergjithmone. I erdhi ne mendje labirintet e dedalusit, kaosi i madh ne mendjen esaj,merimangat qe ngaterrohej vete ajo pa i thene kush, vreret qe nxirrte nepermjet shkrimesh artistike dhe qe shoqet e saj qanin teksa lexonin personazhet te vdisnin ne fund te novelave. Ajo e quante art, ajo kishte idene e fiksuar dhe konstante qe zymtesi, boshesi,ngjyre te zeze dhe gri ne shkrime, filozofi dhe analiza mbi boten hde jeten ishin nje art kryeveper.Ndjehej ndryshe teksa shoqet qanin--ndjehej mire qe kish shkruar dicka qe i prek njerezit thelle ne zemer pa e kuptuar qe ne fund te fundit--- te qaren e tyre e merrte per ndjenje meshire dhe 'dashurie' perderisa krenaira e saj ishte kaq e forte qe te ulej dhe te kerkonte pak ngrohtesi dhe ciltersi.
Yeah aty calonte gjithcka, ishte tip kaq i ndjeshem dhe artistic, kaq enderrimtar dhe idealist sa padrejtesite e bera kundrejt saj e kishin bere te mbyllej ne nje kulle te vetme, (lonely coyote),duke ndjekur keshtu filozofine e nje lonely ranger,pa i besuar kurrekujt prej frikes se zgjenjimit dhe dhimbjes,kjo frike kish varrosur ato pak endrra qe kishin mbetur duke mos patur guxim as te mendonte per te ardhmen pervec se ambicies per te shkruar.Ishte e gatshme te bente nje kompromis te cmendur te tipit : dua qe te jem ndryshe nga te tjeret, shume unike,mundesisht dhe wierd me kushtin e vetem qe te behem e famshme.Dua te behem shkrimtare.
Dhe per kete gje ,gjithe qenia e saj ishte vene kundrejt nje qellimi te vetem ,ajo jetonte per te shkruar.
Perse donte te behej shkrimtare ajo?----E kish kuptuar shume vone por te pakten e kish kuptuar. Asaj i mungote dashuria.Ajo ishte tmerresiht e vemtuar dhe menyra e vetme qe ajo dinte per tu ndjere e pranuar, e respektuar ,ne qender te vemendjes dhe e mborjtur ishte fama.
Ta programosh jeten tende mbi faktin e vetem qe tek ty mbizoteron boshesia- c'fare jete eshte ajo?Jete pa kuptim, jete per te mbushur dicka qe nuk mund te mbushet kurre ashtu sic ishte nisur,jete pa shprese, e vdekur, e percipte, jete ekzistencialisteje e bazuar tek Sartri dhe kamyja, nihilisteje(Kafken me buburreci ne tij e donte shume) heminguejin, Remarkun, dhe gjithe shkrimtaret e depresionuar i kishte qejf...., te gjitha i kishte provuar-se fundmi edhe mendimin qe gjumi i perjetshem do ishte me i embel se te ngrihej cdo dite ,duke bere te vjetrat gjera, pare te vjetrat fytyra, duke ecur ne te vjetra rruge. Kish shkruar nje poezi per Tiranen qe i dukej kaq e vjeter dhe mbante mend qe A i kish thene- ti gjtihmone per gjera te tilla shkruan, pleq, vjetersi, melankoli. Ajo kish qeshur krenare-e quante art............
Me 5 dhjetor te 2004-es ajo kish vdekur....
...........per tu ringjallur.
Kish marre vendimin me te rendesishem te jetes se saj per te mos u kthyer me ajo qe ishte---jo me vjetersi,jo me boshesi dhe jete pa kuptim. Kishte rastisur qe ishte njohur me Biblen.E cuditur prej mesimeve qe kish lexuar ,kish filluar te kuptonte se c'po ndodhte me te-sesa poshte ne zymtesi dhe erresire kish rene ajo pa e kuptuar as vete. Muajin e pare as qe kishte durimin ta hapte ate liber dhe ta lexonte,i dukeshin perralla por ngadale zemra e saj kish ndryshuar.Gjithe ato fortesa mbrojtese rreth zemres kishin rene si copa letre teksa degjonte njerez te flisnin mbi dashurine e Zotit kundrejt krijesave te tij ,teksa degjonte njerez te ishin kaq te hapur me problemet e tyre, me sfidat e tyre ne jete,teksa shihte njerez te qanin prej emocionit dhe gezimit dhe trishtimit.Ajo nuk qante kurre,per te ishte dobesi te qaje.Gjithe emocionet i kish kycur-jo ndjenja -jo zhgenjim.Nuk kaloi shume kur nje gjest aq i vogel dashurie qe iu kushtua asaj e beri te shkrihej ne lot. Fortesa e saj qe dukej aq e gurte ishte kaq fallco.indiferentezimi i saj ishte nje maskim i ulerimave per dashuri qe ajo vet i kishte mbytur prej krenarise.
Ate kohe ajo vazhdonte te shkruante,por cuditerisht ne shkrimet nuk kishte ate nenshtrimin dhe mundjen kaq te vreret te shpirtit, jo merimanga, buburreca ,absurde,kukulla fati, braktisje ,tunele pa dalje e lloj lloj gjerash.Ate kohe ajo shkruante per frymemarrje, per lufte per liri, per dite me diell ,per shprese te fuqishme,per realizem magjik, ate kohe ajo shkruante per duele dhe luftra brenda saj, nje periudhe tranzicioni ku ajo perpiqej te nxirrte koken ne siperfaqe te ujit teksa dikush mundohej ta mbyste, ta conte atje ku kishte qene me pare;boshesi. Ajo shkruante per luftetare shpirtrash,( fighters and soldiers). Kishte raste qe nuk donte ta linte ate pjese qe pelqente tek ajo-artin. I dukej se po te braktiste zymtesine nuk do ishte ne gjendje te shkruante- dhe te shkruarit ishte e vetmja force qe hapte syte ne mengjes. Por pastaj shihte driten,shpresen kaq te bukur dhe te fuqishme tek ajo dhe i dukej sikur po ndahej me dysh( torn appart) tamam si Akili. Nuk e dinte ate kohe qe arti vjen nga cdo lloj emocioni ,mjafton ta vesh re ,ta kapesh momentin dhe ta hedhesh ne leter, apo te besh nje vizatim ,nje pikture me akrilik ,nje photo barhde e zi.
Keshtu me 5 dhjetor ajo i kish vene kapak boshesise dhe ishte pagezuar ne Krisht dhe ishte ndjere mbrekulli, ishte ndjere e rilindur, e riperteritur dhe kaq e gezuar per vendimin e saj. Me ne fund ajo e dinte shume mire vendin qe i perkiste dhe pikerisht prej ketij gezimi te parrefyer ajo kishte shkruar poezi, kish shkruar ditare e ditare, kish pikturuar me ngjyrat me te ngrohta.Dhe pikerisht pjesen qe e kujtonte kaq shume ne Bibel ishte : 1 Peter1: 8--- Though you have not seen him,you love him: and even though you do not see him now,you beleive in him and are filled with an inexpressible and glorious joy for you are receiving the goal of your faith,the salvation of your souls.
Kurre ne jeten e saj te pare nuk do kishte enderruar te ndihej kaq fitimtare, kaq e ndryshuar,kaq e lire ,pa monstra dhe demone ne shpirt qe te gerryejne dhe te bejne te ndihesh kaq fajtore, kaq kokulur, kaq e eger ,kaq e mbrojtur drejt njerezve sikur te kesh sociophobi, kaq e verber, lunatike, e cmendur. : D
Kish mesuar permendesh pjesen qe e pelqente me shume Romans 8: 37
In all these things we are more than conquerers through him who loved us.For i am convinced that neither death,nor life,neither angels nor demons ,neither the present nor the future,nor any powers,neither height nor depth,nor anything else in all creation ,will be able to separate us from the love of God that is in Christ Jesus our Lord.
Me ne fund ishte ringjallur ,qe prej pagezimit ajo kish gjetur dashurine e vertete.
Kur lexoi shkrimet e se kaluares--iu duk sikur lexoi nje person qe ishte krejt tjeter,nje njeri qe nuk kishte fare te bente me te sepse ajo kish ndryshuar kaq shume.
Lorie ajo cfare keni shkruajtur me siper eshte studimi i detajuar i nje shpirti te brisht. Eshte pershkruar aq bukur edhe aq qarte sa nuk po di me c'te shtoj. Me duket se i vure kapakun kesaj teme!
Pershendetjet e mija!
Ajo qe kam shkruar eshte historia
e jetes sime ,ndaj eshte kaq e detajuar. Te ishte personazh i sajuar s'do sihte kaq i detajuar and beleive me ,i have tried to make very detailed characters, but to no good result
haha
E shkruajta pikerisht per ty se kur lexova shkrimet e tua ne kete teme, ishin kaq te ngjashme me ato qe une shkruaja dikur .
Eh kam lene gjera me prekese pa futur, ca gjera qe te ndryshjone komplet zemren, nje eklips total te saj qe rrjedh prej gezimit se me ne fund je e lire,pa pranga, kur gjithcka te falet krejt ,cdo gabim ,cdo brenge, cdo dhimbje gerryese,cdo faj,cdo agoni qe te ka ndjekur prej te shkuares dhe te trazon ne gjume kur kupton se gjithe kete barre (jo vetem timen por te gjithe njerezimit) e mban ne nje kryq te gjakosur ,trupi i rrahur per vdekje i Krishtit.
Psychologists are such a poor attempt to make people feel better about themselves. They never knew the effects of what God does through his only word: the Holy Bible.
Lorie te uroj vertete per besimin e forte qe ke tek Zoti. Shpeshhere harroj edhe pushtohem nga mendime edhe ndjenja negative, por eshte vertete shume shpresedhenese kur perplasesh (ne kuptimin e mire te fjales ) me persona qe i kane lene pas keto grimca trishtimi e trrubullimi...
Te uroj me gjithe zemer gjithe te mirat edhe sa me shume lumturi!
Respektet e mia!
Krejt papritur gjej paqe brenda vetes..., eshte e cuditshme, si nje ndjesi e qullet qe me lag shpirtin...
Qe kur paqja eshte shendrruar ne dicka te paarritshme? E c'rendesi kane pyetjet. Dua vetem te marre fryme thelle, edhe ta shijoj ajrin me paqen ne shpirt.
Qetesi... Per here te pare pas kaq shume kohe qetesia eshte vertet qetesi e jo mase e rend ajri te lodhur qe me rendon ne mushkri.
Per here te pare pas kaq kohe..., mundem te degjoj mendimet e mija edhe ato nuk bertasin si te cmendura... thjesht me flasin!
Qetesi.....
Zhytur ne erresire bota mbeshtjell veteveten nen krah. Endrrat rrokullisen nga qerpiku ne qerpik dhe dremisin ngadal mbi syte e mbyllur. Endrrat e mija une i tremb…, per arsye qe as vete s’i di, i largoj nga vetja, i ndjek e shtyj sa me larg… Nuk i urrej, aspak s’ju druhem, vetem se endrrat jane kaq te medha, ndonjehere ke frike t’ju japesh pushtet te plote. Do te zgjedh vetem nje enderr, ate me te dobten, me te imten prej tyre…, do ta kap nga kercelli edhe do ta mbaj ne gishtrinje…, do t’i lejoj te marri fryme e te gjej shkendijeza drite…, dhe kur te mundet… endrren time te dobet, do ta le te lire!
A thua se bota eshte e gjitha e ndertuar nga pasqyra te 'kokolepsura', cdo fjale qe thua a veprim qe ben te vertitet ne fytyre, ndonjehere me dyfishin e forces me te cilin e dergove. Perse ka kaq shume fuqi nje fjale? E mbi te gjitha perse ka fuqin e gabuar kaq shpesh?
Perse thyhet nje bote e tere nga nje fjale qe thua? Perse gjithecka eshte kaq e veshtire edhe fjalet te ngjiten pas trupit e shpirtit si rreshire qe nuk mund ta shqitesh e qe te perpin lekuren pak e nga pak?
Nje fjale: Kush ia di vleren e vertet?!
Krejt papritur ndalon!
Si te te ishin thyher kembet a ta kishe gjetur veteveten ne buze te nje rrepire. E shikon jeten ne sy..., ka kaluar kaq kohe qe kur e shihje jeten ne sy e jeta te trembte. Tani... vetem sa te mahnit pakeza... e te corrodit me teper. E di qe duhet ta marresh ne duar, ta perdredhesh e sperdredhesh, t'ia ulesh gungat e ti'a drejtosh ndrydhjet qe ka..., ta shpalosesh e shtrosh ne nje rruge te drejte e pastaj ta pershkrosh. Me guximin e njeriut te cilit i perket kjo jete. Me vendosmerin e nje njeriu i cili e di sec kerkon.
Por kjo eshte nje pike ne te cilen kacafytesh kaq shpesh. Dhe e gjen veten aty, duke vrare mendjen sot, per ate c'ka dje dukej fare e qarte.
Krejt papritur ndalon!
Dje jeta ishte kaq e ngaterruar edhe ajo cfare kerkoje prej saj kaq e thjesht. Sot..., sot jeta eshte e thjesht, e ti rremon e kerkon ne brendesi te vetevetes edhe nuk po mundesh te gjesh c'eshte ajo qe vertet do.
Edhe pse pas pak e rizbulon..., kerkon ate qe gjithe njerzimi ka kerkuar qe nga koha kur u shendrrua prej pluhurit ne mish e ne kocka: kerkon lumturin!
Qesh! C'mendim qesharak! Lumturine? Njeriu nuk kerkon lumturin. Vecse shtiret, genjen veteveten edhe te tjeret. Lumturia eshte montone, perndryshe njerzit do te luftonin me mish e me shpirt per ta mbajtur prane.
Njerzit parapelqejne rolin e viktimes, perndryshe nuk do te kishin kaluar mijevjecare te tere per ta kthyher gjendjen e tyre te mjerueshme ne nje mas e shuk ndjenjash akoma me te mjeruesheme...
Krejt papritur ndalon!
E merr jeten tende ne duart e tua edhe qesh!
Ku ishe dje ? Ku mendon se do te me cosh neser ti jete. Jam gati sepse mbi supe mbart vite te tera pergatitje.
Jam gati sepse shtrengova dhembet dje per te arritur te sotmen. Dhe sot do te shtrengoj dhembet per te arritur te nesermen. Edhe do te kerkoj lumturin si mijra e mijra njerez para meje...ashtu si edhe mijra e mijra te tjere qe pas meje do te vijne per te kerkuar te njejten lumturi.
Do te kerkoj lumturin..., edhe sikur nje dite te bjeri ne duart e mia e te shendrrohet ne pluhur...
Sepse sic duket nuk paska rendesi ku te con rruga qe ndjek..., por kthesat edhe shpirti qe mbart ne trup gjate asaj rruge te gjate.
Lumturi, kam kaq vjet qe te kerkoj. Sot..., po eci drejt teje serish...por s'po te kerkoj me deshperim.
Thjesht po eci, por do te ishte mire sikur te me shfaqeshe diku aty... ne ndonje kthese....
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.