Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga Klodel datë 16 Shtator 2003 - 23:55:

hahahahahah i lire, ne fakt neve musketjereve s'ka cna duhet. me mire shijoje vete te teren, se po e ndave i humb lezeti hahahahha


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 00:00:

Zyrane se ndaj me asnje
se e kam llokum vetem per nje njeri.
Une e shijoj e une e ha,
me te tjeret s'dua ta ndaj.
Po deshet ju gjeni ndoj tjeter
se Zyrane e kam vetem per vete.


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2003 - 00:03:

hahahah i lire, ne fakt me kete deklarate nuk na e mbushe fort mendjen me duket se te doli te doli mish pa leng e nuk ke me cfare ta besh supen hahahahhahaha


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 00:04:

A mi analistja, pse su njohem me perpara ne?
Do kisha mish dhe leng mishi per supen gjith jeten.
hahahahaha


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2003 - 00:06:

sa shpejt i prishet mendja cunit hahahhahah, cti besh i lire, fati i dikujt tjeter. megjithate ku i dihet jeta e gjate, zyrane ndoshta nuk do e shijosh dot shume se s'do perballoje dot energjite e tua rinore hahahahhaha


Postuar nga BUCS datë 17 Shtator 2003 - 00:25:

Ju te dy mos na e prishni temen
priheni nje cike penen
analiste ketu je ne aren tone
edhe bej sic te thone
shkruaj ca vargje po te duash
edhe I_lirit me embel tia thuash
te trashegohesh edhe me nje cun
qe te na vij ketu ne forum
Zyrane ta mbash fort
si ajo s'ke per te gjet dot

Analiste me vargje ketu tek ara jone se te nxorem perjashta


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2003 - 00:31:

degjoni se po flet me i madhi
qe kur ecen tundet zalli,
fjala jote veth ne vesh
vec mos na perzesh


PS papapa kesaj i thone te te bejne poet em zor hahahhaha


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 00:34:

A more Bucs, more qerrata
hall i madh me ka zene kete rradhe.
Analisten sa e njoha
me te une u marosa.
Zyraja mbreme me tha,
qe ka gjet nje plak.
Une u gezova - u lumturova
se nga ajo do shpetoja.
S'dua prona as pare,
as makina dhe motora,
dua vetem Zyrane te le menjane.
A more Bucs eja me ndihmo
hidhnia me ka zene.
Si po thua - si t'ja bej
qe kete dhimbje ta le te shkoje...


Postuar nga BUCS datë 17 Shtator 2003 - 00:50:

C'te te thote vellai jot
ne kte pike ste ndihmoje dot
me ke lene pune te veshtire
po do mundohem ta bej sa me mire
une them bej si te thote zemra
mos me bridh per femra te tjera
se zyraja sqenka as besnike
me nje plak vajti sa pa qe ti ike
jo para te kete po edhe flori
me ate lloj femre nuk ke pse rri
analisten shko e takoje
edhe ne nje kercim ftoje
ti e di ajo per te kercyer vdes
kujdes se mos e kepute ne mes
kerce shtruar e me ngadale
se te kemi goxha djale
pastaj thuaj se me pelqen
vajze si ty nuk ke ku gjen
keshtu pra vella ik e kujdes
mos prit deri ne mengjes

Pac fat vella, do ti them edhe une nje fjale te mire analistes


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 00:58:

Ti kollaj po e ben,
por analistja s'eshte goc ashtu kot.
Me kercime se genjej dot
se boten e shpirtrave e njeh ajo.
Nuk e di si do ja bej,
por dasmen po e le pa bere,
ju mos u merzisni shoke,
se tek bari thashethemeve do mblidhena tok.
Atje do qeras une me gjera plot,
se nga Zyraja shpetova sot.
Ec pra Bucs te shkojme te pime
Kenin, Roken te takojme,
presim dhe Lorien se e kemi shoqe per koke.
Po shkoj tani, se s'po di me c'te bej,
rrugeve do ec kot.
Tek bari shifemi te gjithe,
cigare - raki do pime gjithnje.
Shendet pra miqt e mi,
kujdesni rruges per ne shtepi,
se mos Zyraja ju kap ne fshehtesi
e per pak mund ta punoni si i_lire.


Postuar nga ShKodrane4ever datë 17 Shtator 2003 - 02:25:

paska plas ketu martesa
po kujdes se ka shum kthesa

hahahahaa e ihihhihihii
I_liri na paska ra ne dashni

ika tesh se s'kam kohe shum
se jam tu shkru prej ne shkoll un
edhe mesusja fillon e bertet
edhe e ven zeron shpejt e shpejt.


(vazhdoni keshtu vajza e djem se shum bukur eshte kjo faqe )
bye


Postuar nga mallim datë 17 Shtator 2003 - 06:08:

O i_lire o deshmor i dashurise
romantiku i fundit ti me je
shpirtin e madh sec ma ke.
Ah i shkrete qeke n-hall
dashnia te paska zane.
Ajd pra mos u merzit
se analistja dy fjale ke me tu pergjigj.


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2003 - 16:36:

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, dashnia,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze dalldia

.........................


Postuar nga lorie datë 17 Shtator 2003 - 17:19:

Talking

mireserdhe analiste tek tema :une dhe ti
dhe mos harro te shkruash me rime tani
po nqs s'do me zor s'te detyrojme
edhe miqte pa rima i ftojme
bere hyrje te bukur
dasmen ne mes nderpreve
dhe dhendrit zemren ia ktheve
sidomos tani qe i ke permendur Migjenin
trurin fare ia ke marre
se Migjenin e ka te preferuar
s'le njeri tja shajne
po nejse ,ne qe beme pregatitjet
dhe u munduan njerez plot
a s'bejme nje dasem te dyte
qe mos shkoje mundimi kot?
he bucs si thua,nje keshille me jep
se ti keshillat i jep me lezet.
veren ,kishen ,prenotimet
lulet, veshjet ,dekorimet
gati jane, te gjitha ne vije
vetem nusja le te vije.............


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2003 - 17:43:

ah moj lorie talentin tend te kisha
ndoshta mendimet s'do mbeteshin neper gishta,
cte them, kam mbetur pa fjale,
i lire eshte si shpirt, jo nuk ka te share,
vecse papritur u gjenda ne mes te stuhise,
notoj po sdi ne cfare ane do me bitise.....


Postuar nga lorie datë 17 Shtator 2003 - 18:07:

noto ku zemra te te coje
dashuria mbi urrejtjen do triumfoje
stuhia kalohet kur jeni te bashkuar
keshtu thote kush e ka provuar

oops tani me duhet te shkoj
pas pak punen filloj
por do vij serisht'ju pershendes
tani ju them vetem MIREMENGJES


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 19:59:

Analistja bukur rimon
kot thote qe s'di rreshta te rreshtoj.
Mike te mire e kam
hallet i qajme gjithmone bashke.
Koha me te fluturon
dhe nen melodi kengesh
ditet tona i kalojme tok.
Ne jeten time erdhi ajo
miqesine ma dhuroj
shpirtin ma qetesoj.


Mire se erdhet ju te gjithe
Insomania - Shkodra
vazhdoni te beni rime
se lezet ju paska per bukuri.


Postuar nga macekeqe datë 17 Shtator 2003 - 20:13:

e paskeni nisur me rima ketu juuuuuuuuu? ahaaaaaaa, plasen çokollatat edhe ketejjjjjjj! mire, mire, bravo! shume bukur po vazhdoni!
une s'di nga keto gjera!
bye!


Postuar nga i_lire datë 17 Shtator 2003 - 23:47:

Macekeqe rime s'di te beje - thote
por ne ketu ne temen tone e pranojme,
edhe Brunen nga Zelanda
ketu e pranojme qe ne shoqerine tone te festoje.

Ku jeni o miqt e mi
se per nje aventure tjeter
dua te shkojme ne te gjithe.
Ejani mblidhuni toke
qe planet te bejme.
Shkojme ne plazh
dhe bejme ca surf
se akoma nuk ben shume ftoht.
I japim fund me kete rast
veres se vitit 2003.
Ejani pra shoke
ne nje aventure te shkojme
ne det te kridhemi
dallgeve t'i falemi
reren ta lagim
germazin ta kenaqim.
Ju pres Miq!


Postuar nga roke datë 18 Shtator 2003 - 11:48:

Thumbs up erdhaaaaaa!!!!!!

I pari tu pergjigja per surf o i_lire
nga gjumi u ngrita,shkojme qe pa gdhire
hajde ta mbyllim kete vere ne det
te shohim edhe vajza,ashtu sic di vete.
Shkojme si forum
po deshen ata,lahemi ne lume.
ah sa mire do largohemi nga puna
na hengri te gjalle e hena dhe e shtuna
Hajde te shkojme te lahemi atje,
me vajza per dore te rrokemi dhe ne.
"notin" tu tregojme qe tju vije mire
dhe pastaj te thone"qenkan xhevaire"
te qeshim te rrime ne reren e nxehte,
te lujme me letra,spathi dora vete!
pastaj ne me gocat ne det prape te shkojme
zhyte,nxire,zhyte,notin po u mesojme.
te gjithe te gezuar jemi ne atje,
me falni pak mua se zilja po bie.
Po shkoj une deren ta hap
po s'erdha tani,shkruani ju prape!!


Postuar nga BUCS datë 18 Shtator 2003 - 20:04:

Erdha une o shoket e mi
Qe te rrime tok perseri
Miqesia jone po na shtohet
Dita dites po zgjerohet.
Per te bere surf e mora une lajmin
Neper dallge do te bejme namin
Mos u merzisni se te ju mbaroi vera
Ketej nga une ka vere perhera
Uji I kulluar, rera e bardhe .
Qe te besh surf, nuk ka rradhe
Do pime birra, do hame pica
Femrat ketej I kan floket me rrica
Ne South Beach po te doni shkojme
Kohen bukur ta kalojme
Aty ka cfare te doni
Hapni gojen e kerkoni
Ejani se une po ju pres
Te bejme surf e te pime per qejf


Postuar nga Keni datë 18 Shtator 2003 - 22:41:

O mor bucs ca na thua
na more me qaf me fjalet e tua
Ja u nusa dhe une po vij
te bashkohem me shoqeri
po serf une nuk kam mesuar
do ri ne rer juve duke shikuar
ju beni serf kenaquni mir
une po ri me gocat ne rere si fakir.


Postuar nga BUCS datë 18 Shtator 2003 - 23:56:

E mo Ken po ta qaj hallin
po nuk dite surf do cash ballin
kur me femrat ne rere te rrish
biografine se mos e prish
te pakten na ruaj ndonje edhe ne
si shoke te mire qe na ke
une s'kam pretendime s'dua shume
s'jam si roke qe i do si lume
meqe ra fjala po ky nga vajti
me duket se gjeti nja dy nga Kuvajti
se cu thoshte me kembe e duar
pastaj qeshnin si te shkalluar
I_lire trimi iken me vrap
qe te futet ne det prape
si profesionist ben surf ai
nja dy gllenka uje deti pi
po nuk pyet e s'ka qeder
te pi uje e ka per nder
ja dhe Lorie te bej surf provon
po I_lirin dot se shikon
perplasen te dy e bien ne det
po s'pyesin e ngrihen shpejt e shpejt
bertasin te dy e bejne rremuje
kush e kush te bej m'shume buje
nga deti une po dal se u lodha shume
ne rere po ja fus nje sy gjume
kur te gjithe te vini prape
me zgjoni nga gjumi te bejme gallate


Postuar nga Keni datë 19 Shtator 2003 - 00:40:

Ej bucs mos u shtri aty
si flokrica po vjen tek ty
nuk shikon sa jan afruar
ty te gjitha te kan rethuar
ngruhu dhe beju respekt
se po erdhi roke
i mblodhi me te shpekt
se nja ty i ka gjet deri tani
po shikon dhe per nja tri
e kemi keq sa te gjej grat
te mjeret ne do mbetemi that
po fle pak gjum e po ri rehat
sa te vin te tjeret me ngrini prap


Postuar nga BUCS datë 19 Shtator 2003 - 01:30:

Per ato une e bej hallall gjumin
po te duan me not kaloj lumin
shyqyr qe Roke u harrua
per te ardhur prape su kujtua
po ti Keni tani mos fli
eja atyre tu bejme shoqeri
se une vetem dot nuk ja dal
iku koha kur isha djale
hajt t'mberthejme ndonje sa kemi kohe
se po erdhi roke ngelem pa to


Postuar nga i_lire datë 21 Shtator 2003 - 08:20:

Surf une me njeren po bej
e nje kenge embel po ja kendoj:

Hej Une e Ti,
te perpjekur shtat me shtat.
Hej Une e Ti,
jo nuk rrime aspak rehat.
Hej sec me ndez,
kur frymemarrjen ta degjoj.
Hej ta paska endja,
qe te puth te ledhatoj.
Hej Une e Ti,
te perpjekur shtat me shtat
jo s'po rrime aspak rehat.

A more shoke ,
mrekulli eshte te besh surf,
kur femren shtat me shtat e ke.
Por mua zemra akoma me punon
per Analisten e embel fort.
Nga deti jam duke dale
qe dy birra te vij t'i pi
me shoket e mi te mire.
Analisten po e pate
i thoni qe e kam shume xhan.

Roke humbi neper ferra,
Keni konfereca mban
gocat i la me gojen hap.
Bucs qete e shtruar
njeren takon
dhe ne kercim gjithe lezet e fton.
Lorie buze detit
rri e mendon,
perendimin e diellit
ajo po shijon.
Une marr Lorien te pikturoj,
por ngjyrat s'me duken te bukura
aq sa ajo.
Gezoni miqt e mi,
se vera iku me pahir.


Postuar nga BUCS datë 26 Shtator 2003 - 00:05:

Unhappy Ku jeni?

Po ku jeni o shoket e mi
me ktu spo vini me rri
nuk e di ku jeni fshehur
po me duket se jeni te dehur
Te ditelindja e Kenit pime shume
rakia dhe vera u derdh si lume
shume veta u dehen ate nate
dhe filluan te benin shamate
Ne pub hajde mblidhemi prape
po ju pres, mos e beni te gjate
atje do kercejme e prape do pime
te gjithe bashke te rrime
Ejani o miqte e mi
bashke te rrime perseri


Postuar nga lorie datë 26 Shtator 2003 - 00:45:

Eh more bucs ,ke te drejte
na moren mendjen thashethemet
pa hajdeni o miqte e mi
kemi kohe pa u mbledhur tek Une dhe Ti
ku vajten pijet edhe picat
hajde sillni per bucs ,gorricat
liri do pije shume raki
sic e ka qejf ai
keni do kerceje
roke birren kthen
ndersa une ju pres
te bashkoheni me ne
te nisemi ,gjekundi
ne ndonje aventure
me aeroplan, me vaporr ,me veture
ju pres te vini se fare keni humbur
hajde tia kalojme bukur.


Postuar nga roke datë 26 Shtator 2003 - 11:59:

Thumbs up erdha o miqte e mi

Erdha une o miqte e mi
pa ju une dot s'po rri.
kam qene i zene shume me pune
prandaj dhe une s'kam shkruar shume.
Ore bucs o shoku im
na dhe doktorate per femerine.
vertet per to zemra me dhemb
tani me dy po mbaj "kuvend"
te mira jane,te bukura shume,
por ci do,su di gjuhne.
Keshtu ju o shoket e mi
me ndihmoni shpejt tani.
merrini sqarohuni vete
une ne rere,po pi birre vete.
Lorie me shpejtsi te mua u afrua
nxori 500-EN DHE ME THAGEZUAR,
IKA TANI O MIQTE E MI
PO ME ZE GJUMI
SI NDONJE FEMIJE
Ju pershendes te gjithve me radhe
mo harroni kete teme
eshte me te vertete mall


Postuar nga i_lire datë 26 Shtator 2003 - 21:02:

Mall o Roke, mall eshte,
se na hidheroj zemrat fort.
Ketu do mblidhemi
mallin te heqim
tutje ta flakim
qe zemra t'na gezoje
goja t'na kendoje
syri te na shikoje
mendja te na mendoje
e shpirti te na lumturoje.
Pa ju o miq s'shtyhet dita
vetmi e gjalle eshte pa ju
s'ke me ke t'pish
e s'ke me te kendosh
e pica ftofet kot me kot.
Sonte ju pres nga mua te mblidheni
do blej pica e do kem birra,
frigoriferin plot e kam
e juve darken kam me ju a kenaq.
Muzike do vejme
e haheng do bejme
mire e mire naten do shijojme.
Do kercejme e do terbohemi
se kemi kohe qe tape s'behemi.
Ju pres sonte qe te gjithe
ne shtepine time te bejm nje festim,
se malli na paska marre
e gerrmazi na qeka thare.


Postuar nga BUCS datë 26 Shtator 2003 - 22:08:

O sa qejf, e o sa mire
per darke do shkojme nga I_lire
une do sjell ca domate
keni do sjell ca patate
lorie do sjelle ca limona
roke do sjelle ca bidona
polt me vere e me raki
qe shoqnia jone te pi
te pi shume e t’behet tape
qe te bejme shume gallate
pica do hame ne pastaj
sa ato I kemi kollaj
do ta gdhijme ne gjithe naten
neser punes tia bejme naften
miqe te mire jemi ne
o moj bote zili na ke


Postuar nga roke datë 26 Shtator 2003 - 22:24:

me gezim e hare
ne do festojme atje
do kenaqemi sa vete e dime
do te pime dhe pa gjume do rrime
do bertasim do kendojme
gjithe mehallen do ta zgjojme
jemi ne qe po festojme
rrofte Forumi qe na bashkoi


Postuar nga BUCS datë 30 Shtator 2003 - 18:45:

Unhappy

Ja dhe grupi me spo vjen
per kete teme kohe spo gjen
po ku jeni more shoke
jeni fshehur e sdilni dot
une jam ketu duke pritur
forumin ne kembe duke ngritur
po bertas e uleras une
kush e kush te degjoje me shume
po asnje nuk po ma var
prandaj po kthehem ne nje bar
do tja fus une me te pire
deri neser ne te gdhire
kush te doje le te vi
me mua raki le te pi


Postuar nga i_lire datë 03 Tetor 2003 - 10:43:

Na lejoni te behemi cik sentimental, apo jo?

UNE E TI

Une jam nje trendafil, kurse ti je gjembi
e lindur pas meje me shtrengon
Une jam dielli, ti je rrezet
duke me ndihmuar mua te shkelqej
une jam liqeni, ti je uji
duke me mbushur me ide, endera, shpresa, nje te ardhme
une jam pema, ti je gjethet
rrenjet i kemi te njejta
une jam zemra, ti je rrahja
duke me dhene jete ne cdo sekonde
une jam une dhe ti je pjesa ime
dhe dua gjithe jeten te jesh pjese e pandare esaj.
Une jam une dhe ti je ti,
ik se na merzite tani.


Postuar nga Keni datë 03 Tetor 2003 - 16:29:

O byrazer e ke dhe ti nje dell prej letrari po nga ata letraret qe nuk mbushin mir. Mos mu merzit se bej shaka. Shume e goditur Ilir.


Postuar nga lorie datë 04 Tetor 2003 - 04:19:

Talking

Une dhe ti(dhe sentimentalizmi vazhdon)

une jam nata qe te mungon
dhe ti je dita ime qe ishte fikur dikur
une jam dielli qe ty te ngroh
dhe ti je hena ime qe ndrin plot nur

kemi bere bashke eklipse diejsh
nder meteore te dy jemi mpleksur
qeniet tona lidhen prej nyjash dhe fijesh
dhe yjet, cati kemi hedhur

dritat i solla une,
ti qendise emrin tim
por ngaqe ishte e veshtire
i bere germat gjithe pertim

desha te beja ylber per ty
por pa dashje ngjyrat ngaterrova
ne vend qe te perdorja ngjyre blu
ja keputa me lejla ,se pertova

ngjyrat ndryshuan qe ate dite
une nga xhelozia e verdhe dylle
ty ngjyra papritur tu fik
u fiken shpejt edhe yjte...

Une dhe Ti ,nje katrahure
dje embelsi ,sot menxyre..........


Postuar nga roke datë 05 Tetor 2003 - 10:04:

Une dhe Ti (nga Roke)

'Une dhe Ti' te dy ju shkruat
si su lodhet,si s'pertuat.
Te dy shume bukur vargjet i thuret
do qajne te gjithe
do qajne dhe guret.
Une dhe ti ne kete bote,
ndryshimin do bejme ne
duke filluar qe sot.
Jo me ylber,jo me piktura,
jo me fjale,jo me karikatura,
por me zemer me ndjenje me shpirt.
une dhe ti,s'do ndahemi asnje dite.
Une per Ty gjithcka do bej,
boten do rindertoj,me kazem do punoj(hiii,genjeva)
ty te gezoj,ne det do notoj.
Nga ty une asgje nuk dua,
vetem te me thuash"Gjithmone do TE DUA"!!


Postuar nga lova datë 08 Tetor 2003 - 15:09:

Thumbs up

O BUCS! o ju te gjitheve ja ku erdhi grupi,

Ne kete nate erresire heshtja mbreteron
degjoj zerin tend qe nga larg,
thua se atje qenka shume mire
e une ketu ngadale shkrihem ne erresire
Thua se atje qenka shume ngrohet
shetit cdo nat buz liqenit , shijon knaqesin e cdo nate
e ketu cdo nate eshte me e gjat se tjetra
heshtje me shoqeron
çudi !!!!
si mundet te jete atje kaq mir, kaq ngrohte
kur une nuk jam pran... tek ty !!!

Per darken si do ja bejme picat apo domatet e kastravecat....i themi dhe brunes bohemi dy e dy.


Postuar nga 008 datë 17 Tetor 2003 - 14:20:

Thumbs up hi

pershendetje te gjitheve, ne veqanti TY

JU DOA SHUME QIKA


TUNG TUNG

FIHEMI MIE VONE


XXX


Postuar nga macekeqe datë 18 Tetor 2003 - 00:18:

cfare gjuhe ishte kjo? se s'e morra vesh une?


Postuar nga roke datë 18 Tetor 2003 - 00:32:

Keni harruar te poezoni o miqte e mi
e late thate "une dhe ti"
pse nuk shkruan bucs keni,lorie, i_lire
na thate syte,na late pa pire
Nga bari thashethemeve po shkoni ju
"une dhe ti"po rri ketu!
Ngelet duke pire,
duke puthur goca,duke shijuar "embelsire"
te embla ato jane,pervec "asaj"
se tru s'kane.
Mo u merzisni ju gjinia femerore,
cdo gje qe thuhet eshte shoqerore
si ju nuk gjenden,si ju nuk ka,
vetem kur llogjikoni beheni hata.
ketej nga ne eshte kohe e mire,
por jo per Roken,kete njeri te mire(modest)
malli per Shqiperine po me merr
po me grin,e kam tmerr.
Kur te shkoj o miqte e mi
shume do pi mu si ari.
Do kujtoj kohet e kaluara
me vajza ne krahe,me pije ne duar.
Do kujtoj jeten e shfrenuar,rrahjet,zenkat,
qejfet,lodhjet,pluhurin,tiranen e paharruar.
Do shkoj ne Vlore se malli me ka marre,
do merrem me llafe,vajzat do mbaj ne goje,
sic kerkojne ato ate qe ne u ofrojme.
Do rri do cmallem,do i takoj te gjithe
kudo do shkoj,gjithcka do ta perqafoj.
Shume kujtime kam,te gjitha i dua,te gjitha i kam xhan.
I merzitur jam vertet,na iku jeta ne kurbet.
Jo se ketu nuk ka qejfe
jo se ketu nuk ka jete
por si Shqiperia,si ky vend mbret
asgje s'mund te krahasohet vertete.
Nuk e di ne me degjoni,
behuni me Milanin qe te me kuptoni.
I merzitur jam vertete,do ike ne pune tani
se ora po me therret!


Postuar nga macekeqe datë 18 Tetor 2003 - 00:43:

hahahahahahha, o roke qe kur u bere poet ti? me shkrive per zotin, shume bukur!
te puth macka!


Postuar nga roke datë 18 Tetor 2003 - 00:46:

Angry

Kur u bera poet uneeeeeeee!!!!!??????Sorry po lexoje temen nga fillimi dhe do te shohesh.je moderatore apo jo.kam mbaruar per letersi.kjo e fundit me pelqeu.Te puth edhe une.(hiiiiiiii)


Postuar nga macekeqe datë 18 Tetor 2003 - 00:52:

shiko shiko, "cascamorto" si gjithmone!
o roke me fal lol qe s'kam ditur qe ishe kaq poet po ne postimet e tua nuk kam pare kete frymezim te madh! hajde baj


Postuar nga BUCS datë 18 Tetor 2003 - 01:14:

Ah mo roke miku im
U harruam more trim
Me gjinine femerore ca ke
Jane ato pa jemi ne
Ajo qe thua ti ka ca te vertete
Ca nga ato jane pribret
Emra nuk dua te them
Se pastaj vijne e me gjene
Vijne me gjejne e me godasin
Me ndonje tulle do ma rrasin
Prandaj une po rri urte
S’jam si ti qe s’ke turp
Ta ka plasur cipa fare
Kto gocat I bere telendare
Per shqiperin te gjithe mall kemi
S’da harrojme kudo te vemi
C’na kujton ato vite
S’kishim buke, hanim simite
Kur mbaronin dhe simitet
Ja fillonim pastaj nga pitet
Ca dite hanim ca dite s’hanim
Neper lokale benim namin
Pinim caj edhe salep
Qe te beheshim sa nje plep
C’na kujton ato kohera
S’kishim buke, hanim likora
Liko rrushi dhe qershie
Qe te merrnim me shume dije
Dije s’morem as nuk nxume
Erdhem ketu te punojme shume
Buke ktu ka sa te duash
Cedo na iken koha perduarsh
Une me kaq po e mbaroj
Kush te doje le ta vazhdoje


Postuar nga roke datë 20 Tetor 2003 - 12:10:

Thumbs up

Po vazhdoj une perseri
qe te shkruaj te "une dhe ti"
Ato vite te arta shume
rri tere naten pa fjetur gjume.
Kohen shume e kemi shfrytezuar
me karamele neper duar.
me karamele zana
qe vijne nga Tirana,
shiten te tregu,atje ku shiten thana.
Une tani po iki te fle
se gjumi me duket se po me ze.
Qerratai, maskarai me vjen tani,
mu si lubi
hajde naten o shoket e mi
takohemi neser perseri,
deri nga ora dy jam ne shtepi,


Postuar nga BUCS datë 20 Tetor 2003 - 21:20:

E le ti, ta vazhdoj une
Ketu te shkruajme sa me shume
Une e roke, kemi ngel vetem
Asnje tjeter spo e viziton temen
Keta miq na kane harruar
Me ketu s’po vijn per te shkruar
As per pica s’po kujtohen
As per birra s’po gezohen
U pa edhe kjo pune
Une me Roke do pime me shume
Qe mos te fleme gjume
Do flasim per kohen e shkuar
Sa bukur ja kemi kaluar
Kur bashke luanim futboll
Dhe pastaj shkonim ne shkoll
Iken ato kohe e me nuk vijne
Ne mendjen tone do te rrijne
Une po iki se kam pak pune
Dhe ju te tjeret mos flini gjum


Postuar nga macekeqe datë 20 Tetor 2003 - 23:13:

mire se ju gjeta o miqte e mi
mos u sillni si femi
macka vetem nuk ju le
as roken as bucs dhe asnje
do ju bej nje poezi
per t'ju bere shoqeri
me vjen keq qe s'di te bej poezi
po do provoj per miqte dhe armiqte e mi
mos na shani ne femrat
se ne ju bejme t'ju rrahin zemrat
mos na thoni qe jemi te keqija
se pa ne nuk do rronte njerzia
macka ju do çume çume
se pa ju nuk ben dot pune
macka ju puth te faqja fort fort
qe t'ju bej diten me gezim plot
tani do iki se do mesoj
duhet ta bej, duhet te punoj
se si themi ne shqiptaret e mire
qe te jemi te lumtur kemi deshire
punojme nate e dite
qe te shohim pakez drite!


Postuar nga lova datë 21 Tetor 2003 - 17:58:

Cool

O brune po per darke te kemi ftuar mi s'ke pse keqkuptohesh!
Neser do te shkruaj me gjate se sot s'kam kohe, dhe interneti s'na ka punuar dhe mos ma vini re.


Postuar nga Keni datë 22 Tetor 2003 - 04:02:

Mirse erdhe mace keqe
se per ty do ngrem dhe leqe
E do kapim goxha gjah
e do ham dhe bakllava
Ajde te hame nga nje pica
se mi ke ber floket me rica


Pershendetje per macen e keqe


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.