Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Pershendetje
Edhe kjo poezi mjaft e bukur e kuptimplote!Duket se ne kete rast tallazet e oqeanit te shkumesuar jane qetesuar e ai eshte i bute , i menduar e racional.
Gishtat lekuren embel eksplorojne,
mornicat ne trup heshtur pergjigjen.
Muskujt clirohen dhe syte mbyllen,
dielli mozaike pasqyrimesh nderton
ne fytyren tende qe gjithmone te tradheton.
Tani qe nata ngadale po shtron
dhe qetesia e saj cdo jehone hesht
duart dhe frymemarja ne menyre magjike
tregojne nje histori jete
qe ngadale shperndan arome ndryshimi.
Kete nate me hiq ate mendim
dhe harku i buzeve te tu
mos perkulet me deshperim
por nen magjine e momentit
te paqezohen me fryme dhe clrimim.
hajde pra afrohu dhe kete radhe mos ik
Yjet le te digjen si pishtare diturie
per nje moment ku cdo gje zbehet.
Vetem ti dhe nje tallaz ndjenjash
zbrazesh mbi mua si e marre.
Freret e dikurshem dergjen mbrapa.
I sheh me sy te cuditur.
E veshur me hijeshine e besimit
merr rrugen drejt horizontit
qe zemren tende ne perjetesi drejton.
ingmetalboy
20/10/2008
Mire,por clirohu dhe eksploro tema me te bukura e optimiste!
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Mire,por clirohu dhe eksploro tema me te bukura e optimiste!![]()
Mjegull mengjesi
Ne mjegullen e mengjesit
syte mesohen ngadale.
Papritur nje siluete e njohur
me zbulohet si ne perralle.
I lekundur nga arsyeja
shtrij doren qe dridhet.
Te prek prushin e neteve pa hene,
enigma e heshtjes le te zgjidhet.
Ne mjegullen e mengjesit
qe zbeh shqisat e mija.
Llogjika thurret me imagjinaten
te dridhurat i shton cudija.
Dryne te vjeter rrezohen ne toke.
Kurrizin striq dhe duart ngre lart.
Mjegull qe venitet ngadale,
mengjesi arome ndryshimi mbart.
Me gezon fakti qe po i i kepute drynet e vjeter. Mengjezat e ndryshimit shprehin optimizmin tend. Dite me diell po e davarisin mjegullen.
Ciao
Re: Mjegull mengjesi
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Dryne te vjeter rrezohen ne toke.
Kurrizin striq dhe duart ngre lart.
Mjegull qe venitet ngadale,
mengjesi arome ndryshimi mbart.
Tingujt e heshtjes
Tingujt e heshtjes nga nata zmadhohen,
dora e ngritur ajrin elektrizon.
Ora e reres rrezohet ne toke.
Kameleoni ngjyre serisht nderron.
Rera ngadale fillon te zbraze,
qelqin e thyer prej nocionit kohe,
tingujt e heshtjesh me fort degjohen,
balanca e arsyes vihet ne prove.
Ngadale lotet fillojne te pikojne
mbi shtratin prej rere te shkretetires.
Egzistenca ne thelb materializohet,
ne kthesat misterioze te erresires.
Edhe kete nate shnderrohesh ne gur.
Gjithcka me mire se te qenurit e vetmuar?!
Tingujt e heshtjes zbulojne lakuriqesine.
Ne gjunje, e vetme... e dorezuar.
Re: Re: Mjegull mengjesi
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Bukur ing, . Te ben ta perseritesh gjithe diten me vete kete strofe qe zgjodha.![]()
Ne peshperitjet e tua une marr fryme,
prej besimit tend une qendroj drejt.
Pikepyetjet e tua me rrezojne
Ajo dore di te preke atje ku dhemb.
Statuja nga jashte hesht
dhe llogjika te shtyn larg.
Monopatet e erreta frymore
valle gjemimet do shuajne?
Nje ze brenda therret
padronit te urryer me mos ju bind.
Llogjika le te filloje te llogjikoje
mbasi afshi ajrin te elektrizoje.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne peshperitjet e tua une marr fryme,
prej besimit tend une qendroj drejt.
Pikepyetjet e tua me rrezojne
Ajo dore di te preke atje ku dhemb.
Statuja nga jashte hesht
dhe llogjika te shtyn larg.
Monopatet e erreta frymore
valle gjemimet do shuajne?
Nje ze brenda therret
padronit te urryer me mos ju bind.
Llogjika le te filloje te llogjikoje
mbasi afshi ajrin te elektrizoje.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Si gjithmone i kendshem ti.![]()
ps: me fal qe po te shkruaj publikisht, por nese ke deshire qe t'i pergjigjem M.P. tuaja boshatise kutine tende te MP se eke plot plot...pacim
...
Ne perendimin e florinjte
kur hena ndjehet aq afer
dhe valet peshperisin qetesi
gjilpera e busulles mendore
zhduket diku ne brendesi.
Kete here uni fuqi nuk ka,
te sjelle botekuptimin ne jete.
Ne gropa gabimesh
te bera nga perseritja mocal,
zbehet ne rebuse mendimesh.
Mekanizmi i renies ne histori,
vihet ne levizje kohe me pare
ndersa valet e para te tronditjes
ndjehen ne faqe te pafryt
qe zberthimi ilac nuk fal.
Por sot eshte e kot,
te zgjidhesh enigma pavlere.
Kur buzeqeshja zhduket
nga ligjet e dites,
Valle sepata ku duhet te bjere?
Re: ...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne perendimin e florinjte
kur hena ndjehet aq afer
dhe valet peshperisin qetesi
gjilpera e busulles mendore
zhduket diku ne brendesi.
Kete here uni fuqi nuk ka,
te sjelle botekuptimin ne jete.
Ne gropa gabimesh
te bera nga perseritja mocal,
zbehet ne rebuse mendimesh.
Mekanizmi i renies ne histori,
vihet ne levizje kohe me pare
ndersa valet e para te tronditjes
ndjehen ne faqe te pafryt
qe zberthimi ilac nuk fal.
Por sot eshte e kot,
te zgjidhesh enigma pavlere.
Kur buzeqeshja zhduket
nga ligjet e dites,
Valle sepata ku duhet te bjere?
Flm IQVLORA
Per sa i perket foljes "vihet" te them te drejten nuk e di. Tani kur e rilexova nuk po me tingellon as mua mire, por gramatika nuk ka qene kurre pika ime e forte. Cfare kohe foljeje duhet te perdoresh kur kerkon te tregosh dicka qe ne te kaluaren mbi te cilen po flas ka qene ne proces e siper?
Nqs kete mesazh do ta kishte lexuar mamaja ime do te me kishte varur per gjuhe, por po ja hedh fajin kurbetit.
mund te jem edhe gabim,por mendoj se eshte koha e shkuar e menyra deshirore.(Kush e di me mire le te na i spiegoj.Kam afersisht forty years qe nuk e kam hapur gjuhen shqipe).Mesa kuptoj mamaja juaj eshte profesoresh e gjuhes shqipe .Ju nuk beni gabime ortografike fare i dashur,pavaresisht se thoni qe nuk e keni pasur qef lenden e gjuhes shqipe.
Nuk calon gomari nga veshi,thote populli!
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
mund te jem edhe gabim,por mendoj se eshte koha e shkuar e menyra deshirore.(Kush e di me mire le te na i spiegoj.Kam afersisht forty years qe nuk e kam hapur gjuhen shqipe).Mesa kuptoj mamaja juaj eshte profesoresh e gjuhes shqipe.Ju nuk beni gabime ortografike fare i dashur,pavaresisht se thoni qe nuk e keni pasur qef lenden e gjuhes shqipe.
Nuk calon gomari nga veshi,thote populli!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Gjuhes Ruse ne fakt se ashtu e kerkonte koha. Per sa i perket gabimeve ortografike, kuptohet qe nga shpejtesia sidomos kur shkruan online te gjithe bejne, por besoj qe te mundohesh mos besh nuk eshte keq. Per ate foljen nuk na ndihmoi njeri ndaj si me i vjeter qe je po marr fjalen tende.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nuk jam une me.
Kaq ze ka njeriu valle?
Ajo eshte shuli i durimit.
Fat i vulosur nga cfare?
Faleminderit amor. Me behet qefi qe me lexon dhe komenton.
Rreze drite
Rreze drite kapricoze prej nje bote tjeter
ngacmojne narkozen e qetesise time.
Syte pulis dhe koha thermohet
ne qindra grimca debore
te cila freskojne trupin e djersitur.
Zemerimi shperbehet ne mes te stuhise
dhe cuditerisht i jep doren llogjikes
se verbuar prej se njejtit burim drite.
Kudo kjo drite zberthen deri ne detaj
hulumtimet e arsyes se dorezuar
prej madheshtise se se panjohures
qe kurre nuk eshte ndjere kaq afer.
Rreze drite pa ngrohtesi
ndjej mbi lekuren e rregjur prej kohes.
Kameleon i njemije buzeqeshjeve
kapercen pragun e vetesakrifices
per te vazhduar perpara,
diku me tej.
Re: Rreze drite
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Rreze drite kapricoze prej nje bote tjeter
ngacmojne narkozen e qetesise time.
Syte pulis dhe koha thermohet
ne qindra grimca debore
te cila freskojne trupin e djersitur.
Zemerimi shperbehet ne mes te stuhise
dhe cuditerisht i jep doren llogjikes
se verbuar prej se njejtit burim drite.
Kudo kjo drite zberthen deri ne detaj
hulumtimet e arsyes se dorezuar
prej madheshtise se se panjohures
qe kurre nuk eshte ndjere kaq afer.
Rreze drite pa ngrohtesi
ndjej mbi lekuren e rregjur prej kohes.
Kameleon i njemije buzeqeshjeve
kapercen pragun e vetesakrifices
per te vazhduar perpara,
diku me tej.
Sot edhe un kam vendosur te hap syte e per kete me duhet te mbys me duart e mia nje pjese te shpirtit tim.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Sot edhe un kam vendosur te hap syte e per kete me duhet te mbys me duart e mia nje pjese te shpirtit tim.
Dhe uria soset
per qumshin e botes
kur dora shkon ne gjoks
dhe qielli parpritur eshte pafund.
Fruta te panjohur,
te rralle ne cdo egzistence
kerkojne nje stol prej druri
dhe ore pa hezitim te cilat treten padashur
ne freski arome hynore pa fillim apo fund.
Nje emer i gedhendur ne gur,
shkretetira dhe perendimi,
aktore te se kaluares cuditberese
dhe djelli perfekt djeg me shume se kurre.
Por tani qe gjithcka ka ikur
dhe djelli po zbret pa e kuptuar se si
njolla te cudtshme shfaqen
ne silueten e tij qe dikur me fali liri.
Kur tymi i dendur i cigares djeg syte
dhe ajri i mbushur me grimca alkooli
deh cdo qelize te dobishme pergjegjesie,
koka turbullt fillon te pergjoje mendimet
ku e kaluara kohe te lavdishme zbulon.
Citate heronjsh te lidhur ne zinxhire,
te zhytur ne balten e harreses,
apo tek gremisen humneres duke buzeqeshur,
valeviten perpara si flamuj besimi
per format me te vyera te humanizmit
qe e sotmja damken e nuses shterpe i dha.
Truri perpin cdo fjale,
cdo figure te transformuar
aq lirshem nga shiritat e se kaluares
dhe nga brenda fillon te zjeje.
Gjakun neper vena fillon e vlon
dhe ben trupin te gjalle te ndjehet serisht
para se stomaku te filloje te tradhetoje
acidin dhe alkoolin pafund
nper pllakat e ndotura te lokalit,
fushebetejes se gjenerates "z".
E tashmja avitet pa asnje reagim
dhe zvarritja ne dysheme cuditerisht
ndizet nga nje vegim corrodites
ku heronjte e dikurshem buzeqeshin
dhe duke pranuar si nje prej tyre
japin kurajo me gishtat te drejtuar nga dera
si per te peshperitur ne vesh
qe formati ne kete dyluftim
mbart vec se vetveten.
Pershendetje i dashur.Pak prodhimtari,por cilesore,filozofike e moderne dhe qe i pergjigjet realitetit do te thosha.
Si ke qene me shendet si kane qene rezultatet e studimeve tuaja?
Te uroj gjithe te mirat!
Bukur mendimet ingmetalbiy, po shenjat e pikesimit ku i ke mor djale?
E di e di qe eshte si moderne kshu pa shenja fare dhe pa germa te medha, e kam degjuar edhe une qe kjo e reja keshtu e do.
Nejse...
IQVLORA
Eshte e vertet qe keto kohe nuk kam shkruar shume sepse kur te djegin syte nga qendrimi ne comp duke mbaruar projekte apo duke zgjidhur ushtrime, zor se te vjen ndonje lloj frymezimi pervec se ai per te fjetur. Por frytet e kesaj pune po duken dhe kam dale goxha mire.
Faleminderit qe lexon shkrimet e mija dhe qe interesohesh jo vetem per boten time te shkrimeve.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Bukur mendimet ingmetalbiy, po shenjat e pikesimit ku i ke mor djale?
E di e di qe eshte si moderne kshu pa shenja fare dhe pa germa te medha, e kam degjuar edhe une qe kjo e reja keshtu e do.
Nejse...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Cedrus
Kritiken e ke me se me vend kete radhe. Te them te drejten ne ato dy strofat e para sikur po perpiqesha te vendosja ca shenja pikesimi si semaforet ne unazen e Tiranes ( megjithese une kurre nuk kam qene i sakte ne kete pune ), por ne ajo e fundit po shkruaja sikur po me ndiqte ndokush nga mbrapa te me prishte mendimet dhe i harrova fare ato te uruara shenja pikesimi. Dmth ta kisha llafin qe nuk ka te beje fare me modernizimin apo c'modernizimin e poezise se sa me ate qe te thashe me lart. Se me sa di une ( jo se jam specialist ) edhe keto modernet i permbahen ligjeve te gramatikes apo jo?
Nejse rendesi ka thelbi apo jo?? hehehhe
Flm qe me lexon
ingmetalboy
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
PS Kritike nuk do te thote sharje, aspak, por deshire per te pare ne nje nivel me te mire ate qe ke para syve.
![]()
Ingmetalboy
Mos na i vere shume veshin per kritikat tona,sepse ne jemi amator dhe ja fusim kot ne te shumten e rasteve.Edhe nqse ke bere ndonje gabim te vogel e ke bere nga nxitimi.Shpirti juaj i paster ka qene i mberthyer nga muza ato momente e nuk ka patur kohe per vogelsira te tilla. Asaj qe keni dashur te shprehni nuk ka ndryshuar aspak. kuptimin nje presje qe ke harruar.Te gjithe ata qe shkruajne poezi nuk jane gjuhtare,por njerez me zemer e shpirt flori te profesioneve te ndryshme.Kur te vendosesh t'i botosh poezite e tua,ka te tjere qe do te merren me redaktimin dhe korrektimin e tyre,prandaj mos u shqeteso fare.
Dikush ,ndonje tinzar e ka bere delet msg tim te para dy ditve.Ka edhe te till njerez te vegjel,vellezer apo motra te euglenes se blerte.
Te falenderoj per castet e bukura qe na fal kur te lexojme o inxhinier poet!
Congratulations!
IQ bej.
Poezia eshte shume delikate dhe nuk pranon lajthitje drejtshkrimi. Nqs ti nuk je profesionist, mos merr persiper te ngaterrosh djalin me keshilla qe nuk jane te mira. Kur eshte nevoja te flitet embel, fole se kemi nevoje edhe per llafin tend mjalte, por kur duhet kritikuar, duhet, nuk shpeton dot, aq me teper qe qellimi eshte i mire.
Poezia i dashur IQ bej qe te pacim nuk eshte kocimare, por lule e bukur dhe kerkon shume kujdes. Cdo presje ka nje qellim te caktuar, cdo shenje pikesimi ka kuptim. Eshte vete poeti qe e mban kete lule te lulezuar ose e vyshk. Eshte poeti qe shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij me ane te mjeteve te shkrimit, fjale dhe shenja pikesimi.
Eshte poeti qe drejton lexuesin dhe i thote: Hej mik ketu kam ":", ketu kam "..." qendro, bej nje pushim asimiloje kete qe kam thene dhe pastaj vazhdo. Si i thenke djalit ti qe te prese te tjeret te korigjojne mendimet e tij.
Ka ca gjera te tjera qe behen me koqet e tjetrit, por jo poezia.
IQVLORA
Mua ne rradhe te pare me behet qefi qe me aq sa mundem transmetoj disa caste te bukura ne ju dhe gjithashtu nuk me rresht se me habituri zemra jote e madhe prej babai. Por mos u merzit nga fjalet e cedrus sepse une ja kam dhene lejen asaj te me kritikoje sa here ta shohe te nevojshme mbasi nuk e ka me te keq.
cedrus
Une mendoj poezia eshte shkalla me e larte e te shprehurit dhe e di qe kam goxha shkalle per te ngjitur. Faleminderit qe me ndihmon ne kete proces me ate menyren tende unike qe une ta kam vertet shume qef.
Thone qe menyra me e mire per te ecur perpara eshte te marresh doza te mira (atje ku duhet) inkurajimi dhe kritike. Une si dashamires i shkences po e transformoj vetveten ne nje eksperiment atehere.
[QUOTE]Po citoj ato që tha ingmetalboy
[B]Kur tymi i dendur i cigares djeg syte
dhe ajri i mbushur me grimca alkooli
deh cdo qelize te dobishme pergjegjesie,
koka turbullt fillon te pergjoje mendimet
ku e kaluara kohe te lavdishme zbulon.
QUOTE]
ingmetalboy sa here te lexoj me ben te ndihem mire keto rrjeshta kane aq shume per te thene sa do duheshin ore e ore per ti komentuar .....fantastik
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
IQVLORA
cedrus
Une mendoj poezia eshte shkalla me e larte e te shprehurit dhe e di qe kam goxha shkalle per te ngjitur. Faleminderit qe me ndihmon ne kete proces me ate menyren tende unike qe une ta kam vertet shume qef.
Thone qe menyra me e mire per te ecur perpara eshte te marresh doza te mira (atje ku duhet) inkurajimi dhe kritike. Une si dashamires i shkences po e transformoj vetveten ne nje eksperiment atehere.![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ing, edhe sikur te mos te te vije mire, mua aq me ben. Puna eshte se ne temat e poezise, une kam qene perhere serioz dhe i vertete. Poezia eshte nje antrum, ku nuk kane vend falcitetet.
Prandaj, edhe sikur te mos duash, edhe sikur te te dhembe, fjalet e mia merri per te verteta dhe pa ekuivoke.
Ne fund te fundit, nuk te thashe asgje qe nuk eshte e vertete. Ti e hedh poezine te paperpunuar.
Ose nuk ke respekt per ndjenjat e tua, ose nuk ke respekt per publikun.
Ka edhe nje obsion tjeter: Nuk e di qe poezia kerkon delikatese kur e merr ne dore. Po te jete kjo efundit eshte edhe me keq.
sa per cedrus e te tjere, hic mos e caj koken. Ne jemi hije virtuale. Ajo qe shkruan ti, meriton me shume respekt, pikerisht nga vete ti.
Marr leje te bej edhe une nje koment ketu.
Jam dakort me cedrus kur thote qe ne poezi duhet pasur shume kujdes ne shume elemente ne menyre qe ajo te dali artistkisht e pelqyeshme etc etc, edhe pse nuk jam krejtesisht ok me menyren deri diku "kategorike" qe Ai e shpreh kete mendim.
Por gjithsesi une mendoj se disa njerez ( duke u nisur nga vetja), i hedhin gjerat ketu pa pasur parasysh "publikun virtual " cedrus , sepse dihet /eshte e kuptueshme qe te gjithe ne (sic e ka thene edhe Inge me lart) kemi krijuar miqt tane ketu dhe /me te cilet komunikojme dhe merremi vesh, dhe i transmetojme edhe bukurine e asaj qe shkruajme bashke me gabimet tona ne te shprehur.
Une psh.mbaj rekord per gabime ne poezi ( edhe pse ato nuk di ti bej hic xhanem),por edhe atehere kur i bej nuk i plotesoj asnje element , as rime, as strofe , asgje prej gjeje e megjithate perseri Guxoj!
Gjithsesi kirtikat kur behen per arsye konstruktive jane gjithnje te mirepritura!
ps: Inge ,te pershendes!
Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Marr leje te bej edhe une nje koment ketu.![]()
Jam dakort me cedrus kur thote qe ne poezi duhet pasur shume kujdes ne shume elemente ne menyre qe ajo te dali artistkisht e pelqyeshme etc etc, edhe pse nuk jam krejtesisht ok me menyren deri diku "kategorike" qe Ai e shpreh kete mendim.
Por gjithsesi une mendoj se disa njerez ( duke u nisur nga vetja), i hedhin gjerat ketu pa pasur parasysh "publikun virtual " cedrus , sepse dihet /eshte e kuptueshme qe te gjithe ne (sic e ka thene edhe Inge me lart) kemi krijuar miqt tane ketu dhe /me te cilet komunikojme dhe merremi vesh, dhe i transmetojme edhe bukurine e asaj qe shkruajme bashke me gabimet tona ne te shprehur.
Une psh.mbaj rekord per gabime ne poezi( edhe pse ato nuk di ti bej hic xhanem),por edhe atehere kur i bej nuk i plotesoj asnje element , as rime, as strofe , asgje prej gjeje e megjithate perseri Guxoj!
![]()
Gjithsesi kirtikat kur behen per arsye konstruktive jane gjithnje te mirepritura!![]()
ps: Inge ,te pershendes!![]()
Dera e hapur
Lekura ndryshon nen driten e henes.
Nje vraje e vjeter shfaqet ne gjoks.
Erresira drobit trupin e lagur,
I stepur qendroj para deres se hapur.
Kujtime te varrosura dhunshem,
materializohen ne buleza marrezie
dhe e ardhmja eshte aq larg
mengjesi zorr se besoj te zbardh.
Kujtime qe refuzojne te harrohen
dhe hija jote kudo me ndjek.
Kur fillove te endesh padeshire?
Te ecesh drejt valle ishte aq veshtire?
I ftohti i erresires kockat me gerryen.
Cdo hap qe hedh thelle rendon.
Besoj se kete kurre nuk e mendove,
me heshtjen tende te dy na denove.
Ne kete vorbull qe gjithcka tret,
me qiellin e erret qe plot me mbush,
cdo mallkim i yti emrin tim peshperit.
perseri te dua mos u merzit.
Kjo dere e hapur me ben te step.
Dera e fundit per ne sdikuisht.
Kersheria e te panjohures dicka ndryshon.
Me keto mendime valle po te tradhetoj?
Nje mekanizem i vene ne levizje,
dominote njeri pas tjetrit rrezon.
Nen gishta nervoze fletet zhurmojne
dhe pse bosh te sotmes i rendojne.
Pagjumesia e nates, mikeshe e vjeter
me vargje te pashkruar erresiren sfidon.
Nje udhetim te marre era drejton.
kureshtja arsyen shpejt zevendeson.
Para meje faqe bosh si qielli pafund,
mure te bardhe qe presin te rrezohen.
Pa ze pyes veten "kush je?"
Kur pergjigjia mungon udhetimin vazhdoj.
Mekanizem qe u ndez dikur,
faqet shfletoj, me mire te kujtoj.
Ajo cfare shoh nuk me pelqen.
E kaluara nje histori te hidhur rrefen.
Gishtat vazhdojne te zhbirojne cdo faqe
dhe boja e te kaluares ndot faqet e bardha
akoma bosh nga une presin.
Vargjet qe mbartin ato nuk mund te zgjedhin.
Faqe bosh ky ditar ka plot,
rritmi i dikurshem ne to mund te meket
prej vargjesh fisnike te denje per te rilexuar
te mbushur me mundim por perseri te lehtesuar.
Congratulation miku im poet!
E kaluara nuk kthehet mbrapa e as ne nuk behemi dot me te rinj si dikur!
Look ahead & not in the past!
Syte te dy te hapur,
duke kerkuar pa reshtur ne horizont.
Gjithe koha nuk eshte e jotja.
Te kuptosh kete eshte e veshtire.
Njesoj si ti thuash enderrave lamtumire.
Por enderrat i perkasin gjumit
dhe pse gjumi tani ka migruar larg,
mengjesi nje dite kete fytyre do zbardhe.
Mbasi nuk mund te ngrihesh pa rrezuar.
Nuk mund te ndricosh pa verbuar.
Nuk mund te ndezesh pa shuar.
Nuk mund te ndertosh pa shkaterruar.
Here avitesh shpejt,
here capitesh ngadale.
Here vrapon guximshem,
here tretesh si ne perralle.
Me duar ne xhepa,
qiellit i fishkellen.
Ka raste furtunes se jetes
vetem kurrizin i kthen.
faleminderit IQVLORA
Rendesi ka te jesh i ri ne zemer apo jo?
E shkuara eshte e shkuar dhe pse ndonjehere duket si me shume. Te pakten kete i them vetes cdo dite.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Mbasi nuk mund te ngrihesh pa rrezuar.
Nuk mund te ndricosh pa verbuar.
Nuk mund te ndezesh pa shuar.
Nuk mund te ndertosh pa shkaterruar.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
faleminderit IQVLORA
Rendesi ka te jesh i ri ne zemer apo jo?
E shkuara eshte e shkuar dhe pse ndonjehere duket si me shume. Te pakten kete i them vetes cdo dite.
Haha Demiante thanx.
Me kujtove me "teoremen" e Ferradinit nje film te Aldo Giovanni and Giacomo. Shpresoj ta kesh pare se eshte shume gallate.
Mijera kilometra nga brenda rendojne,
ne qindra genjeshtra veten humbas.
Acari i nates gjithcka zberthen,
peshperima te se kaluares
te rrahurat e zemres shtojne.
I ftohti me ben te dridhem.
Valle??
Duart e mija shoh.
Bosh perseri jane.
Atje ku mendoja fundin,
kriptik i lidhur dergjet fillimi.
Shprese per zjarrin shpetimi,
nje frymemarje thyen heshtjen
akoma qeteson megjithese teper larg.
Qielli ndaloi se buzeqeshuri dhe shiu fillon
duke shtyre njerzimin ne thellesi te mendimeve
Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke
duke lene shpirtin te shfaqet i vertete.
Formulat magjike apo ligjet fizike,
nga uni ne flake zberthehen,
per tu shnderruar ne shkalle hynore.
Flake qe josh demonet ne siperfaqje
te krijojne te pamunduren
apo te shkaterrojne kurjozitetin.
Duke shaluar te kaluaren qe rende dihat,
cdo frymemarje ushqen urine e tyre
per te kaluar kufijte e imagjinates
dhe per te ngulur thundrat ne kete bote
qe sot nuk di tjeter vec te laget nen shi.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.