Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Zani datë 01 Tetor 2007 - 00:55:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Eshte e cuditshme ,por vetem dje te kam pasur ne mendje dhe ja sot ku te pashe ....balle per balle meje, duke u pare sy me sy...

Ne ate kontakt sysh edhe pse per pak caste gjithcka foli shpirti yt e degjova...Cdo intonacion te zerave te tu te brendshem e peshova,e analizova dhe kuptova se ti je penduar, je lodhur edhe vete nga hipokrizia dhe mediokriteti yt,je rraskapitur nga shpirtvogelsia jote dhe shpirti te eshte mbushur me rrudha plakjeje....

Sa indiferente karshi teje jam tani...

Ti ke marre ate qe ke merituar ne jete: JE VETEM!

 

ps:  Degjova zerat e tu ...degjova zerat e ndergjegjes tende brenda meje!



Kati....shume me pelqeu aq sa lot me nxore.....te lumte!


Postuar nga atiola datë 01 Tetor 2007 - 04:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Çaushi


Kati....shume me pelqeu aq sa lot me nxore.....te lumte!




ke te drejte caushi po pakez shume i tha dhe ajo nje cike me e mbel
bukur kati komplimente ke shpirt poetje


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Tetor 2007 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007


Sa indiferente karshi teje jam tani...

Ti ke marre ate qe ke merituar ne jete: JE VETEM!

 

ps:  Degjova zerat e tu ...degjova zerat e ndergjegjes tende brenda meje! [/B]


kam kohe qe po perpiqem dhe une kete gje te bej, por s'mund...
Any tips u can give me?


Postuar nga Katilesha datë 05 Tetor 2007 - 00:04:

Exclamation

Te duket sikur cdo ndjenje e ftohte,e ulet dhe e rendomte eshte shtydhur dhe lengu i tyre te ka mbushur shpirtin. Ti je dehur me vete rendomtesine tende, me vete jovertetesine tende,me vete jonjeriun qe eshte brenda teje.

Ku i le valle zerat e njeriut qe u mundova te ktheja tek ty,c'dore e jotja mizore ia mbylli gojen? Ku i le valle ndjenjat e pasterta qe u mundova per vite me rradhe te qendisja me duart e mija ne shpirtin tend. T'i i vure flaken te gjithave.

Ze i dhashe miqesise sone ,qe te te kumbonte brenda teje.Te te shkundte nga ajo erresire qe je futur,por ti as para atij zeri nuk u dorezove.Ece drejt rruges tende me nje qellim, te lendosh cdo njeri ,pa e kuptuar qe po lendoje vetem veten tende deri ne pashpetim.

U lodha duke degjuar zerat e ndergjegjes tende neper erresire ,teksa ulerasin me zerin e djallit. Me duket se ato jane duke u djegur ne ferr.

Çfare i bere vetes......

Degjoje te pakten nje here thirrjen time per kthim.

Dil nga ajo vorbull ku je futur....Dil !!

 


Postuar nga Mister_DXP datë 05 Tetor 2007 - 01:54:

Zgjohu e vogel dhe degjo. Degjo mengjeseve si lind dielli.

 Per ty kendon nje zog i vogel i fshehur mes gjethesh.

Degjo ti e vogel, si shuhen yjet nje nga nje dhe si thengjij ne uje humbin driten e tyre te ftohte.

 Degjo, degjo si rrjedh drita nga majat e maleve drejt teje dhe te mbeshtjell me vello te bardhe.

 Zgjohu, pra ti dhe ndiqi rete e bardha ne qiell tek largohen horizontesh te larget...zgjohu ti.

 


Postuar nga Katilesha datë 06 Tetor 2007 - 23:08:

Lightbulb

Vetem thike e ndergjegjes tende eshte ajo qe te vret me shume. Vetem helm i ndergjegjes tende te vreros me shume se cdo helm hipokrizie te tjetrit. Vetem ze i ndergjgjes tende te turturon me shume se cdo fjale e shpifur nga tjetri....Jam e vetme ne dhome, portretet e varur mbi mure me duket sikur te gjithe me gjykojne me shikimin e tyre qe shpon edhe erresiren qe vete e kam improvizuar.....ja ndergjegja ime e varur ne cdo mur, ne cdo pikture,portret, e ulur ne poltron ajo po me veshtron,pergjon ,me prish qetesine e mendimeve te mia.Ja ndergjegja ime ne maje te dhjete gishtave duke shkruar mbi tastet e laptopit.....Ndergjegja ime ne skuqjen e fytyres,ne perlotjen e syve,ne mendimet e turbullta....

Zerat e ndergjgjes po degjoj tek kendojne,tek i japin melodi gabimeve,pendimit.

Zerat e ndergjegjes sa te kendshem dhe te padurueshem ne te njejten kohe....

 

Kati 007


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Tetor 2007 - 21:26:

Edhe nje tjeter nate e merzitshme. truri pushtohet nga fuqia e alkoolit dhe babagjyshi i vitit te ri vjen shpejt kete vit. Dhurata, nje kukull bjonde qe punon me forcen e kartes se kreditit. Cudi! Pesha e ndergjegjes fillon e zmadhohet derisa te fundos ne balten e fajit. Si gropa me rere levizese qortimet e sfilitjes fillojne te te terheqin poshte derisa arrin momentin e urryer kur behesh i padukshem. Ne mes te turmes ndjenja e vetmise te gllaberon te gjithin dhe njeriu i padushem ze nje qoshe i lodhur dhe fillon te mallkoje diten kur lindi. Si nje ore zvicerjane ankthi nuk harron te shfaqet dhe ne jete vihet akti i renies. Analiza punon vetem ne nje drejtim. Drejtim ku ti humb. Humb besimin ne vetja. Dicka u thye dhe harbutesia dhe paturpesia konsumojne intelektin e rafshuar ne asgje. Bote e re po lind ne kete atmosfere shterpe dhe kupton qe nuk je me pjese e saj. Cohesh dhe shkon te lash dhembet pa pare veten ne pasqyre. Ne mes te natyres enderra le te kujtoje cmendurine e lumturise Gjumi rendon qepallat dhe syte skuqur nga tymi i duhanit me ne fund mbyllen duke meshiruar keshtu te zotin me pak qetesi.


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Tetor 2007 - 09:30:

Perseri boshti qendror u shkund nga tingujt e brendshem te nje melodie pa emer dhe syte mbyllen per te lene vend shkendijave te unit ne ekstaze. Metamorfoza e shumeperfolur shperfytyron detajet e fundit ne telajen e momentit. Qetesi...
Udhetimi i nisur ne diten qe more fryme u kurorezua sot me ne fund. Destinacioni: vetvete. Nuk ka me pengesa dhe honi brenda teje zhduket. Perpara pasqyres psiqike qendron balle per balle me veten lakuriq. Por, valle vertet duam te dime kush jemi ne thelb? Valle do te pelqejme ate cfare shohim dhe degjojme ne ato momente kur fati dhe koha e shtrydhur ne fizike behen njesh duke i dhene krahe eksperimentit me guximtar njerzor? Te njohesh vetveten ne rrenje? Te shkundesh te gjithe skeletet e fshehur ne driten e vetedijes? Te shohesh te perbrendshmet e tua bashke me faren e arsyes se veprimeve nga me e thjeshta deri ne me te komplikuarat? Dija vjen me dhimbje thone. Shpesh bile i rezistojme me te gjitha menyrat duke shkuar deri atje sa mashtrojme veten, manipulojme kujtimet fshijme nga memorja plese te se kaluares. por perseri nuk ndalojme se kerkuari te njohim veten. Cfare do te ndondhe nqs deshira na plotesohet? Do te jemi ne gjendje te pranojme te verteten lakuriq apo do te vrapojme serisht ne skuten tone te erret ashtu sic i madhi Platon ka perdikuar? Jemi gati per dicka te tille? Eshte kjo vertet ajo qe duam?!


Postuar nga Katilesha datë 28 Tetor 2007 - 15:31:

Heshtje matane receptorit.

Zile te zgjatura telefoni me shkunden nga mendimet qe me kishin kapluar ne oret e para te mengjesit.....dyshimi dhe frika me pushtuan ne ato momente...Ai qe po i binte telefonit ne kete ore te nates,patjeter qe nje hall duhet ta kishte. E ngrita receptorin me zemer te ngrire....nje mije mendime dhe dyshime me vertiteshin ne koke aq sa per nje moment humba ekuilibrin dhe syte m'u erresuan.....E kote....kishte heshtje matane receptorit. Degjohej vetem nje frymemarrje e cila me jehonte si dihatje e nje shpirti qe ishte ne grahem....Frymemarrja sa vinte e shpeshtohej dhe behej me "agresive" ndaj thirrjes time per t'u pergjigjur....Pastaj e ula receptorin me nervozizem dhe u shtriva perseri duke u munduar qe te kujtoja fillin e mendimeve...e pamundur frymemarrja dihatje e shpirtit me interferonte ne mendime dhe me conte ne te tjera shtigje.....

Mbreme "fola" me frymemarrje me dike...me nje tjeter shpirt...


Postuar nga belga datë 28 Tetor 2007 - 19:39:

Thumbs up duke degjuar zerat brenda teje!

nje zile tel. mund te te jete nga nje i njohur apo i dashur qe ti vete ia ke dhene nr. e tel por une i bej pyetje vetes nga hyjne ne msn op computer nga e zbulojne e-mail edresen qe ke ti dhe keshtu ve veten ne dyshim se si eshte e mundur?
pershendetje nga belga


Postuar nga Katilesha datë 29 Tetor 2007 - 17:32:

Re: duke degjuar zerat brenda teje!

Citim:
Po citoj ato që tha belga
nje zile tel. mund te te jete nga nje i njohur apo i dashur qe ti vete ia ke dhene nr. e tel por une i bej pyetje vetes nga hyjne ne msn op computer nga e zbulojne e-mail edresen qe ke ti dhe keshtu ve veten ne dyshim se si eshte e mundur?
pershendetje nga belga



..............

Duke degjuar zera ....

Eshte e magjishme menyra se si dy njerez pas vitesh komunikim  arrijne deri ne ate pike sa te degjojne zerat e njeri - tjetrit ne brendesine e tyre. Zerat e tjetrit te dashur gershetohen ne menyren me perfekte pa asnje stonatur apo tonalitet te "deshtuar" me zerin e tij te brendshem  dhe krijojne keshtu nje ze hyjnor,shpirteror, UNIK. Ne te tille pike kam arritur une me nje shpirt tjeter...me nje ze tjeter...me nje "goje" tjeter qe flet nga brendesia e dikujt tjeter , qe njekohesisht eshte i ndryshem dhe identik me mua,qe eshte afer dhe larg nga une....qe eshte dhe nuk eshte tek UNE. Eshte e bukur te degjosh zera brenda teje,,,,zera te embel,te dashur ,te bute dhe te brishte si nje perkedhelje qe kur ulen kembekryq mbi qerpiket e tu ,te duket sikur jane duke kenduar nje ninulle shpirterore ose duke rrefyer nje perralle me princ dhe princeshe....

 

 

ps: belga...kohe me pare kam pasur nje komunikim npm ad.se e-m...por fundi i historise ishte se Ai e dinte me ke fliste dhe une jo....kur e zbulova...me doli nje qe studionte te njejten dege me mua....sot shihemi ne rruge dhe "shmangim shikimet".....ahaaaaaa....keto komunikime jane te lezetcme fare....

 


Postuar nga eng_girl datë 15 Nëntor 2007 - 08:57:

Cheers to Cheering

This is not supposed to happen. It is too late already to have another one. It's cheap; very much so…still, it is just not enough.
It actually has the opposite effect. It woke me up. I am ridiculously ME now, or am I?
It used to taste so much better a couple of hours ago. Now it's simply dull. Don’t like it anymore. It's cheap.
It used to have that typical smell. I can't tell the difference anymore. Probably because I smell just like it.
And the color, of course, it is the same. Colorful or just plain, however I want it to be. I must say, the color was not really touchable, but I could look at it from time to time and feel like a Cubist painter.
Where am I? Who are these people?
Am I still on a comfortable seat of a Boeing 747? -Well I certainly don’t feel comfortable.
Am I still landing in the middle of nowhere? -No, it's just too noisy here.
Am I deep into the Pacific? - There is no way this place feels peaceful.
Am I still in bed writing "Dear my l…"? -WTF? (Amen! to the last one)

I need to get out of here: May be I should run fast and reach the seventh terrace of Dante Alighieri's purgatory. I could probably feel something over there. It would hurt as hell, but at least...

I can't see my heart. I can't touch it anymore. And I don’t FEEL it anymore...

Oh there it is!
…in a glass
...in a liquor-filled glass
… in a liquor-filled glass in a stranger's hand
...in a liquor-filled glass in a stranger's hand, in front of me
...in a liquor-filled glass in a stranger's hand, in front of me, that I just can not reach...


Postuar nga Katilesha datë 21 Nëntor 2007 - 20:27:

Hmmmmmmmm

Ishte ore e pakohesise,ore ku as lehjet e qeneve nuk degjoheshin me ne rruge. E shtrire po lexoja nje liber te Freud dhe po mundohesha te perfundoja 50 fq e fundit qe me kishin mbetur ,pasi te nesermen duhej ta dorezoja ne biblioteke. Kisha nevoje te perqendrohesha,por kete nuk e dinin komshite e mi nga ana tjeter me te cilet na ndan vetem nje mur. Nga dhoma tjeter vinin te qeshura histerike djemsh, shkapetje trupash ne mur, rrezime objektesh neper dysheme dhe asgje tjeter,asnje fjale,asnje fraze ...asgje prej gjeje,pervecse qeshjeve histerike. E zemeruar shoh murin dhe po imagjinoja djemt e te qeshurave histerike,qe per aq here sa ishim takuar ne rruge me ishin dukur shume serioze,ndoshta me shume sec duhet dhe kishin disa fytyra deri diku engjellore. Ata ishin studente amerikane qe jetonin prej dy vitesh ne Shkoder dhe qe predikoninnje sekt fetar emrin e te cilit nuk e di. ( Vetem keto info,qarkullojne neper gojet e komshijve te tyre). Vertete e zemeruar qe nuk po mund te perqendrohesha mbi liber vetem nga zhurma qe ata shkaktonin , ngrihem nga shtrati , i afrohem murit mbledh doren grusht dhe  i bie atij disa here me zemerim. Asnje levizje nga ana tjeter, qetesi e befasishme . Ata ishin ngrire. Papritmas me vjen nje pergjigje....por jo me fjale,jo me qeshje ...por me nje goditje ritmike mbi mur. Qesha me te madhe,ndoshta ata me kane degjuar. Keshtu u riktheva ne shtratin tim dhe ne nje qetesi te kendshme perfundova leximin e librit.

Te nesermen ne ngutjen e mengjesit per te vrapuar te makina qe me priste per ne Univ. shikimi m'u kryqezua mbi nje pale sy te kalter dhe te buzqeshur qe te falnin nje qetesi gati hyjnore. Ishte njeri nga djemt amerikane.Buzqeshem te dy ,ulem syte dhe  ky eshte nje veprim qe perseritet sa here qe takohemi ne rruge. Ndoshta me ate kam komunikuar!? Nuk e di ! Une di vetem qe ne komunikojme vetem me buzqeshje dhe me sy qe ulen turpshem .... pasi komunikimin me "mur" e kemi "braktisur" .....,te pakten per momentin.

 

007


Postuar nga homer datë 27 Nëntor 2007 - 21:28:

duke.........

duke....

duke degjuar simfonine e salzburgut dhe duke u perpjekur te mendosh me ritmin e cmendur te kesaj simfonie.Te me falesh Volfgang qe e quaj keshtu kete ritmin tend por po me vdesin qelizat e trurit dhe nuk mundem te te duroj.Te kam inat qe je po kaq i cmendur sa une dhe gjeni i vetem.te kam inat qe i ke perdorur te gjitha per te na cmendur dhe adhuruar.Po une?????????????



Ne momentet me te keqija!!!!!!!!!

__________________
tung


Postuar nga Katilesha datë 29 Nëntor 2007 - 16:01:

Exclamation

Nuk degjohet asgje,pervec preludit qe shiu po krijon neper rruget e qytetit me nota thellesisht nostalisgjike dhe permalluese......

Po bie shi....

 

007


Postuar nga Katilesha datë 16 Dhjetor 2007 - 04:35:

Arrow

Shoh veten time te varur ne kornize mbi sfondin blu te erret te dhomes. Buzeqeshja ka hedhur grepat ne cdo cep te fotos , syte te fshehur me nje shall te zi  te japin pershtypjen e dikujt qe nuk ka me deshire te shohe perditshmerine,te zakonshmen,monotonen qe enden cdo dite rrugeve te qytetit dhe i ngjiten njerezve pa dashur...duart e zgjatura sikur po kerkojne ne erresiren bosh, ne kerkim te dickaje qe nuk e di as ne cilin drejtim ka ikur , te lene nje shije misteri pikant.  Kjo foto artistike sipas fotografit tim nuk po me pelqenka fare sonte.....apo ndoshta eshte faji i ngjyres se murit...,apo faji i debores qe ngeshem po bie perjashta,apo faji Im i fshehur artistikisht ne ate foto??  Vertet qe nuk e di !

Faj jetim ........


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Dhjetor 2007 - 02:50:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007

[I]Faj jetim ........



Faj jetim. Valle si mund te jete ndryshe?
flm 007


Postuar nga bebushi!!! datë 18 Dhjetor 2007 - 22:13:

Faj jetim??? Po faji eshte i tille dhe kurkush nuk e pranon dhe atehere kur e di se eshte fajtor.

Kush eshte fajtor qe une gabova?Une prape nuk e pranoj dhe pse e di qe vete jam fajtore ,per kete do t'i vuaj vete pasojat dhe nuk do t'i kerkoj t'i ndaj me ty...


Postuar nga Katilesha datë 28 Dhjetor 2007 - 22:34:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Faj jetim. Valle si mund te jete ndryshe?
flm 007



.........

Keshtu ndodh ne rrefimet shpirterore. Njerezit gjejne veten ne nje moment te caktuar,ne nje fjale , ne nje fraze apo mendim. Une e kam gjetur vetem me qindra here mes rrefimeve te forumistave ketu,aq sa per nje moment kam menduar se eshte pena e shpirtit tim binjak qe shkruante. Kam takaur Katin e se kaluares dhe ne mendime brenge dhe malli , jam munduar te shqep gabimet e se kaluares dhe t'i jap atyre formen qe duhej te kishin....nje tegel i drejte me shume ne pelhuren e jetes sime. Jetojme per te endur me ngjyrat dhe format me te vecanta dhe unike pelhuren e jetes tone, duke e ruajtur ate me cadren e mirsive dhe ciltersise nga njollat e shpirtrave te keqinj,por jo gjithmone ia arrijme. E megjithate , une e dua pelhurenjete timen, me gjithe gjurmet dhe njollat e shpirtrave te keqinj endur aty , per vete faktin se bardhesia e saj heret a vone i verbon , i tremb shpirtrat e paudhe, shpirtra jetime , pa dashuri nene, babai , motre apo vellai.

Shpirtra jetime hesapi.

 


Postuar nga Katilesha datë 06 Janar 2008 - 18:19:

Lightbulb

Njeriu vetem duke degjuar zerin e tij te brendshem arrin te vendose ekuilibrin midis pavetedijes dhe vetedijes , gezimit dhe trishtimit, lotit dhe buzqeshjes, hijes dhe realitetit. Vetem duke degjur zerin tone te brendshem ne mund te arrijme te veme balancat midis te kaluares,te tashmes dhe te ardhmes tone. Mund te veme balanca  midis reales dhe joreales,te vertetes dhe genjeshtres, hipokrizise dhe pastertise. Vetem duke degjuar zerin tone te brendshem mund te arrijme te ecim pa na shkare kemba ne mesin e arte te "fijes" se holle te balances, kufirit ndares midis ketyre polariteteve dhe pikerisht ne kete kufi ne gjejme veteveten. Identifikohemi me njeren apo tjeter ane. Eshte e veshtire rruga qe duhet ndjekur dhe ka shume kosto, aq e veshtire sa dhe perceptimi i drejte dhe i qarte qe duhet te kesh per cdo peshperitje apo tingull qe te leshon ai ze i brendshem.

Sa bukur e gjithe kjo.

 Kati' s 007


Postuar nga Glaukus datë 08 Janar 2008 - 08:12:

- nuk ka natë që e dëgjoj zërin " Tënd " ............. duke më thënë : mos ... boll !!!..

.. po unë ... gjer kur do vazhdoj mos ti bindem ( zbatoj ) at zë ..   m'ka marr malli .............


Postuar nga ingmetalboy datë 09 Janar 2008 - 23:20:

Sy qe enden heshtur ne orbiten e erresires. Gjithcka e zhytyr ne te zeze. Trupi absolutisht i zi eshte zbuluar me ne fund dhe gjithe bota eshte tkurrur brenda tij. Sy te dorezuar, pa shprese. Sy qe nuk jane me atje.
Ndersa une leshohem i gjithi mbi stol duke perkulur mbeshtetesen me kokeuljen time. Ndihem fajtor. Por perse? Qe nuk jam ne erresire? Qe mund te shoh ata sy pajete tek shperngulen nga realiteti ne boten e imagjinates?
Papritur morrnica me shkojne ne trup. Pyetja e fundit qe kaloi paralel me mendjen time me beri te dridhem. Si eshte te jetosh ne ate menyre valle? Cfare zerash degjon brenda teje ne erresire te plote?


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Janar 2008 - 23:39:

Kam 4 ore qe vertitem neper kampus dhe koka po me dhemb nga zhurmat e ndryshme qe rraca humane ka shpikur. 35 000 studente cdo dite mbushin kete vend dhe te kalosh nga nje korridor ne nje tjeter behet gjithmone e me e veshtire. duhet te presesh ne radhe per te perdorur banjen, ne radhe per te lare duart, ne radhe per te hyre ne klase, ne radhe per te blere nje shishe uje, radhe, radhe, radhe kudo. kam 4 ore qe vertitem ne kete kampus dhe kam 4 ore qe nuk kam shkembyer asnje fjale me nje qenie te gjalle.


Postuar nga agata datë 17 Janar 2008 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kam 4 ore qe vertitem neper kampus dhe koka po me dhemb nga zhurmat e ndryshme qe rraca humane ka shpikur. 35 000 studente cdo dite mbushin kete vend dhe te kalosh nga nje korridor ne nje tjeter behet gjithmone e me e veshtire. duhet te presesh ne radhe per te perdorur banjen, ne radhe per te lare duart, ne radhe per te hyre ne klase, ne radhe per te blere nje shishe uje, radhe, radhe, radhe kudo. kam 4 ore qe vertitem ne kete kampus dhe kam 4 ore qe nuk kam shkembyer asnje fjale me nje qenie te gjalle.



Postuar nga kurt datë 17 Janar 2008 - 01:18:

ah!!!!

c'me kenaqet o shpirta te medhenj, O gjiganta!


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Janar 2008 - 01:30:

Cdo dite mbull syte dhe perpiqem te imagjinoj. Te imagjinoj vendin tim te fshehte ku deshira te jete mema e verpimeve dhe qetesia te mbaje ere fantazi. Ku asnje fytyre mos me detyroje te ndalem, ku kufijte te jene vetem ceshtje kohe. Nje vend per ata qe duan te harrojne, per ata qe jetojne momentin dhe ku pendesa nuk lejohet te fyje. Perrallat behen e perditshme dhe iluzionet zhduken.
Por nga shiu qe fillon te ule moralin e njerzve apo nga dielli qe ndricon si i marre duke trullosur cdo filiz ndryshimi, detyrohem te hap syte. Hap syte dhe cdo fitore e imagjinates shkaterrohet ne hic. Por, nuk merzitem. Ka akoma kohe. Gjithcka mund te ndodhe. Big Ban mund te shkoje mbrapa. Kafshet te fillojne te pine duhan. Formula qe kthen karbonin ne diamant mund te shpiket. Une mund te ndryshoj dhe forca e gravitetit te ndaloje se vepruari. Kush e di? Gjithcka mund te ndodhe. Jetojme ne nje bote te cuditshme qe e kemi shnderruar sipas qefit tone duke "perkulur" pa thyer cdo ligj te natyres me shtojca, arnime apo gjilpera me koke. Une nuk merzitem. Ka akoma kohe...


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2008 - 02:40:

Post

Nata mbyti zerin e fjales dhe prangosi buzet pas hekurave te heshtjes....heshtje...heshtje....heshtje...pafundesisht heshtje... pafundesisht prangosje dhe burosje deshirash,mendimesh ne qeli te ftohta dhe indiferente harrimesh.....E kote, ti je me i pranishem se kurre,me gjithe mospranine tende.....Te urrej me gjithe fuqine e dashurise sime dhe te harroj cdo nate,cdo sekonde te jetes me gjithe forcen e miliardave here qe te kujtoj dhe emrin tend me vete peshperis...Te mallkoj sa here qe flas me gjithe deshiren qe te mirat e kesaj bote te te "mbysin" jeten tende.....dhe vetem nje gje te Uroj....Kurre mos me harrofsh,mua qe me brendesove qe ne fjalen e pare qe te thashe dhe qe me dashurove ne nje minute......

007


Postuar nga Zani datë 03 Shkurt 2008 - 03:17:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Nata mbyti zerin e fjales dhe prangosi buzet pas hekurave te heshtjes....heshtje...heshtje....heshtje...pafundesisht heshtje... pafundesisht prangosje dhe burosje deshirash,mendimesh ne qeli te ftohta dhe indiferente harrimesh.....E kote, ti je me i pranishem se kurre,me gjithe mospranine tende.....Te urrej me gjithe fuqine e dashurise sime dhe te harroj cdo nate,cdo sekonde te jetes me gjithe forcen e miliardave here qe te kujtoj dhe emrin tend me vete peshperis...Te mallkoj sa here qe flas me gjithe deshiren qe te mirat e kesaj bote te te "mbysin" jeten tende.....dhe vetem nje gje te Uroj....Kurre mos me harrofsh,mua qe me brendesove qe ne fjalen e pare qe te thashe dhe qe me dashurove ne nje minute......

007



Kati Mike!

Je shume e veqante ne ate qe shkruan....kur te lexoi Ty shpirti  gjen qetsi ...e brendesia mbushet dhimbje ....me mashtron loti nga ndjeshmeria e tepert e shkrimit tend...T'u befte dita e bardhe  e paq lumturi shpirti!

Zani.


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2008 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Zani


Kati Mike!

Je shume e veqante ne ate qe shkruan....kur te lexoi Ty shpirti  gjen qetsi ...e brendesia mbushet dhimbje ....me mashtron loti nga ndjeshmeria e tepert e shkrimit tend...T'u befte dita e bardhe  e paq lumturi shpirti!

Zani.



......

Dhe mirnjohja ime per keto fjale kaq te bukura eshte si nje perlotje.

Qofsh mire mik,sepse u be kohe qe nuk degjohemi.


Postuar nga Katilesha datë 14 Shkurt 2008 - 16:18:

Post

Kam nje ngerc ne shpirt sonte ,saqe nuk po me le as te shkruaj dhe as te degjoj tek-tuk ndonje ze qe mundohet te coje krye nga kujtimet e mia te "represuara" diku ne "pavetedijen" e kujtimeve. Sorollatem neper dhome, germoj neper albume fotosh dhe mundohem te gjej dicka , nje fytyre qe e di se nuk eshte aty. Shfletoj libra poezish per te lexuar dicka per dashurine ,qe te mund te kthjelloj edhe une mendimet e mija per kete ndjenje dhe teksa lexoj vargje te shkeputura ,instiktivisht xhelozohem per vargjet e bukurshprehura apo per henen e plote te "perjetshme" te dashurise qe fle detrave te qete te poeteve.   Ndihem e kapur ne gracke nga vete shpirti im , nga vete zerat e mi sonte,qe jane te turbullt ......


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Shkurt 2008 - 11:39:

Nata peshperit zera te cuditshem ne shpirtin e lodhur nga zjarri dhe akulli. Kurse une qendroj i heshtur si guak dhe nuk them asgje. vetem humb veshtrimin ne nje pike te padukshme te imagjinates dhe zvarrit vendimet e mija, me shprese te kap infinitin.
Barra e te drejtes dhe e se vertetes ndjehet e rende ne shpatullat e mija dhe zerat e nates ndjehen perseri dhe une detyrohem kete radhe te kthej koken... Gabimi i pare dhe fillimi i renies vendos perseri boshtin ne levizje te mbrapsht, por te paevitueshme tashme.


Postuar nga Zani datë 24 Shkurt 2008 - 16:43:

Zeri Yt sot,neser dhe per jete e mot  jeton me mua dhe ne mua,dhe u bene dite pa e degjuar!...eshte e kote te besoi se kurr ma sdo ta degjoj zanin tende,ndoshta ke te drejt Ti ,ndoshta une e kam nga malli qe ndjej per Ty dhe per zanin tende ...nuk dij a do ta dije Ti deri ku do shkonte rrezikshmeria ime per Ti fol atij zani te pakten nje here ne dite! edhe gjerat qe i prek dhe i shof tani ,me duket se nuk ekzistojne me!sepse nuk ekziston zeri Yt ...nuk je Ti ...Ti po tretesh "hija" ime,nese ndonje here e degjoj zanin tend ...i vdekur me kene do ngrihem ne kembe!

 


Postuar nga kurt datë 27 Shkurt 2008 - 00:50:

mbreme ishte nje nate e bukur. duhet te dal jashte me shume!! nuk e di as une pse e kam izoluar veten kaq shume, kaq gjate, nga gjithe bota!! nuk e di!! eshte ndjenje e mire kur prezenca jote i gezon njerezit!! eshte mire kur shoket ndjejne krenari me miqesine tende. eshte ndjenje e bukur kur e gjen veten midis dy gocave te bukura dhe nuk e din cilen do puthesh!! sonte ti, dhe vetem ti e din se i ke ne pellemben e dores tende. ndoshta je gjithmone i tyrpshem, i ndrojtur, jo shume konfident, por sonte as nuk e njeh kyt njeri qe jeton gjithmone ne erresire.
sonte eshte nje nate e bukur, e pa planifikuar se ashtu me pelqen.
jam ne midis dy gocave te bukura, oret po kalojne, nata po kalon, e di se duhet te zgjedhi njeren prej tyre, por acoma nuk jam i sigurt cilen!! te dyja kane bukurine e vet, emblesine e vet te vecante. dua t'i puth te dyja, se fundja fundit sonte jam ktu vetem per te bere qejf, e meritoj tham me vete se boll e turturoj veten, edhe e kam bere te ditur se cdo gje do mbetet ne kyt pub. kto jane goca (california native) dhe kuptojne momente si ky.
i perkedheli te dyja por, por eshte mungesa e guximit tim ta provoj shancin qe ti puth te dyja.

para se te behet shume vone vendosa te puth ate qe muhabeti na shkoj me shume. sot u zgjova duke menduar per ate tjetren, po sikur!!?? si do ishte ajo!!?? ndoshta pak i djadhezuar, po pse jo te dyja?!?!
duhet t'i degjoja zerat brenda meje ndoshta!! as nuk jam i sigurt se zerat e kujt ishin ose nga vinin, por sidoqoft ishin zera qe e bene te mundshem nje nate perfekte ne jeten time te pushtuar nga boshlleku.

i mirepres ato zera te vijne prap dhe t'me vizitojne. pse jo?! do ti lejoj edhe te bertasin po deshen.


Postuar nga Fajtori datë 27 Shkurt 2008 - 18:28:

Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.


Postuar nga Klodel datë 28 Shkurt 2008 - 12:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.


Mendoj se jane shenjat e dhemballeve te pjekurise

-----------------
Mosha me nderlikimet psikologjike te vetat rendon mbi supe sado te pretendohet se je perjetesisht 20 vjec dhe mund te perjetosh te njejtat emocione e dridhje shpirti. Nje reflektim qe kam ndier ditet e fundit. As per te kercyer nuk kercej dot me si dikur. As cmendurira nuk bej dot me si dikur, as budalliqe nuk bej me si dikur. C'do gje ka ndryshuar .S'di pse. Shpresoj te rikthehem dhe ta rizbuloj piken e clirimit dhe t'i jap kuptim shprehjes free your mind, free your soul, po si dikur.

Faje pershendetje, mos e vrit shume :p


Postuar nga kurt datë 28 Shkurt 2008 - 15:21:

po permendi vetem fajtorin meqe eshte i fresket nga shkrimet e fundit te kesaj teme, gjithashtu po e permendi se nga diskutimet e para dhe te fundit qe bera me te me lane shume pershtypje te mira, dhe do ndihesha krenar te kisha nje shok si ky njeri i mire. e kujtioj kur tha, si te kisha me afer me gjithe qejf do ti dhuroja ca libra te kadarese. nuk te thashe as faleminderit o mik i mire, vella shqiptar. nejse, une personalisht hyra shume vone kty ne ket forum, dhe kurre ne jeten time nuk e kisha nje rast te takoj vellezer e motra shqiptar me shpirtra aq te bukur sa ktu. jam me vonese qe u ndalova ktu ne fajtori.com por me mire vone se kurre. i lexoj ca shkrime te vjetra dhe ca debate filozifike, dhe astronomike, dhe kur i lexoj ne gjuhen shqipe nga moshataret e mij ndjej nje krenari dhe kenaqesi shpirtrore.
ja, them me vete!! sikur jeta te kishte marre nje drejtim te ndryshem njerez si kta do ishin shoket e mije te perjetshem.
nga shkrimet e tyre te vjetra i vlersoj shume si nobel people. fakti qe ata nuk shkruajn me me bind edhe me shume, se jane njerz qe e analizojne veten dhe existencen e tyre, pikerisht kjo eshte nje nga arsyet qe me ben te shkruaj dhe ta shprehi ate qe ndjej ne ket forum. se e di se jam ndermjet njerezve te mi, qe nuk e kisha menduar me pare se ekzistojne.
une personalisht fajtor, te falenderoj, gjithashtu mund te permedi edhe shume  emra te tjere qe nuk shkruajn me ktu, po megjithate e kuptoj.
thank you for this forum.


Postuar nga Pleshtja datë 03 Mars 2008 - 21:50:

Sa here kam dashur ti hell copezat e jetes time ne kete faqe dhe ja po e bej! Nuk e di arsyen thjeshte vendosa te bashkohem me shpirtrat e tjere,ose eshte ndoshta monotonia e ketyre diteve te tymosura me tymin e enigmes...sa here e i ula syte para vetes time ne turp, sa here e shkunda koken per te larguar nga shpatullat hijen e rende, sa here e pickova ndjenjen time per ta zgjuar nga mpirja e brendshme...ah ngjyra grih ka mbuluar boten, ka zene vend ne shpirtin tim dhe eshte bere mburoje e saj, e ula perseri syrin e turpshem, nuk doja ne sy te shikoja vetmine time, buzeqeshja jote e ngrire ne muret e zemres time, nje copez arti qe as vete artisti nuk din ti jape domethenje. Ti je ne mua, ti je un, un shkruaj per ty ne te vertete shkruaj per veten time, ti i kendon vetmise time e ajo behet refren i vetmise tende...shume pak por edhe kjo pak me mjafton. Hedh veshtrimin nga dritare e madhe dhe shoh nje aeroplan qe po kalon, dikur bente zhurme, sot Jo, sot po kalon ne heshtje, nje çast filmik grih, pa ngjyra... Ah po ja ku jam ketu, per nje moment isha harruar ndjeva sikur shpirti po avullonte drejt te panjohures po ngrihem me mire, ti ve ne levizje gjymtyret e ndryshkura.....


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Mars 2008 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.


Fryte te cuditshme te gjenerates "millenium" apo zbatim i heshtur i ligjeve te materjes?! Le te shpresojme qe eshte ajo e para. Apo jo?


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Mars 2008 - 23:00:

Nje shoqe e ngushte e imja me shkruante qe per njerez si ne kurre nuk do te kete qetesi, por gjithmone do te jemi pezull nga frymemarjet shpirterore. Sot si duket frymemarjet jane shnderruar ne dihatje te nje vrapuesi mbasi kalon finishin ndaj ndjenjat e mija lekunden lart e poshte si nje grafik tangenti pa amplitude apo frekuence te caktuar


Postuar nga JONIDA UK datë 23 Mars 2008 - 01:05:

Smile

Gjthm kam pretenduar se zerat brenda meje jane te njohur edhe nga ty,madje shpesh here perdor si forum adresen tende te emailit,por sot,do i perplas diku tjeter,diku ku ti mos te jesh i "detyruar" t'i lexosh,e si per rrjedhoje te me reply,pavaresisht se axhenda jote eshte super e ngarkuar...Ketu,lexova se shume e quajne si nje fortese te qendrueshme,ku ti mund te "shfryhesh" pa pasur frike nga reagimet ndjesore te ketij site...Pfffffffff,as nuk me intereson vertetesia e asaj sentence...E lodhur,e drobitur nga kolonia e nr,e rregullave,e formulave qe me duhet te studioj,me "Bleeding Love" qe me trondit veshet,te pakten vetem aq eshte e afte Leona me mua,ose ndoshta jam ende e tronditur nga kerkesa jote per te qene afer teje keto 3 dite,pavaresisht impenjimeve tona te shumta,e kilometra larg...

G-Te siguroj une gjthcka,mundesh te shkeputesh dot vetem 3 dite nga ato te uruara studime,me fal qe duhet t'a besh ti kete sakrifice,por une nuk mundem,zyra me eshte kthyer ne shtepi,te pakten per tani,se me pas do behem une heroi

J-Ohhh,ti e di deshiren time,por...

G-Po kemi nje jave qe po e bisedojme,edhe me vjen kaq shume inat qe pikerisht ne te dy duhet te vuajme keto forma...

J-Edhe sa dite do te perfundosh ate procesin?

G-Mos me pyet,ti e di s.... ime,madje kam vendosur edhe calendarin si wallpaper ne cel....Te tel me vone e dashur,se me invaduan zyren...

J-Ok,pacim
Ashtu e mekur mbylla tel,e nuk kam ndryshuar as pozicionin nga ai moment.Nuk e di perse pikerisht ne duhet te jemi pjese e checkimeve,fluturimeve,sms,tel,msn,ketyre formave te drunjta,kur ka plot te "pa denje" qe shijojne nje dashuri intesive,live,te perditeshme,pavaresisht hipokrizise qe i mbeshtjell.Ohhhh,me jane dukur kaq shume te gjata keto 2 jave qe nga casti kur dora ime prekte fytyren tende,kur krenohesha ne sediljen e makines tende,duke "cakerdisur" syte per te gjetur audience per ne te dy...Shpirti im uleret se duhet te jem me ty tani,ne djall keto dosje,e perse...? Perse gjithe kjo sakrifice...?


Postuar nga JONIDA UK datë 23 Mars 2008 - 01:06:

Smile

Gjthm kam pretenduar se zerat brenda meje jane te njohur edhe nga ty,madje shpesh here perdor si forum adresen tende te emailit,por sot,do i perplas diku tjeter,diku ku ti mos te jesh i "detyruar" t'i lexosh,e si per rrjedhoje te me reply,pavaresisht se axhenda jote eshte super e ngarkuar...Ketu,lexova se shume e quajne si nje fortese te qendrueshme,ku ti mund te "shfryhesh" pa pasur frike nga reagimet ndjesore te ketij site...Pfffffffff,as nuk me intereson vertetesia e asaj sentence...E lodhur,e drobitur nga kolonia e nr,e rregullave,e formulave qe me duhet te studioj,me "Bleeding Love" qe me trondit veshet,te pakten vetem aq eshte e afte Leona me mua,ose ndoshta jam ende e tronditur nga kerkesa jote per te qene afer teje keto 3 dite,pavaresisht impenjimeve tona te shumta,e kilometra larg...

G-Te siguroj une gjthcka,mundesh te shkeputesh dot vetem 3 dite nga ato te uruara studime,me fal qe duhet t'a besh ti kete sakrifice,por une nuk mundem,zyra me eshte kthyer ne shtepi,te pakten per tani,se me pas do behem une heroi

J-Ohhh,ti e di deshiren time,por...

G-Po kemi nje jave qe po e bisedojme,edhe me vjen kaq shume inat qe pikerisht ne te dy duhet te vuajme keto forma...

J-Edhe sa dite do te perfundosh ate procesin?

G-Mos me pyet,ti e di s.... ime,madje kam vendosur edhe calendarin si wallpaper ne cel....Te tel me vone e dashur,se me invaduan zyren...

J-Ok,pacim
Ashtu e mekur mbylla tel,e nuk kam ndryshuar as pozicionin nga ai moment.Nuk e di perse pikerisht ne duhet te jemi pjese e checkimeve,fluturimeve,sms,tel,msn,ketyre formave te drunjta,kur ka plot te "pa denje" qe shijojne nje dashuri intesive,live,te perditeshme,pavaresisht hipokrizise qe i mbeshtjell.Ohhhh,me jane dukur kaq shume te gjata keto 2 jave qe nga casti kur dora ime prekte fytyren tende,kur krenohesha ne sediljen e makines tende,duke "cakerdisur" syte per te gjetur audience per ne te dy...Shpirti im uleret se duhet te jem me ty tani,ne djall keto dosje,e perse...? Perse gjithe kjo sakrifice...?


Postuar nga JONIDA UK datë 23 Mars 2008 - 02:31:

lost without u
cnt help myselfe
how does it feel
to know that i love u baby

tell me how u love me more
how u think im sexy baby
tell how u love my bady

IM LOST WITHOUT U

Robin Thicke

P.So me gerryejne shpirtin zera te cilat me urdherojne stopimin e parazitimit,por tundjen time e superperqendrimin ne libra....


Postuar nga JONIDA UK datë 08 Prill 2008 - 02:35:


Nuk e di se cfare do beja pa ju te dy ne kete vend kaq te lagesht...

Ajo,me nje dlirese madheshtore,jo albaneze,nga nje familje VIP-ash ne vendin e vet,super e thjeshte,me nje lekure qe i shkelqen,jo nga trajtimet qe i ben,por nga gjithe ajo dashuri qe mban brenda vetes....

SH...-Ku je tani?
J...-Sapo dola nga uni,e po kthehem home..
SH...-ehhh,une po mbaroj per nje pjeper,mundesh?
J..-Degjo,mundem por eshte servic shume i shtrenjte..hahaha

Mbasi i marre dy te atille,drejt e te apartamenti i saj.nje flat super modern,ose te pakten krahasuar me timin,e gjej te shtrire duke numeruar coinset e saj,nje kusimtare e paparee pasi e puth me plot dashuri,i them se ika,pasi nuk po rrezistoj dot...Me shikon e habitur e me terheq zvarre e ne krevatin e saj,i vendos kycin deres e me urdheron se nuk do dalesh nga kjo dere pa fjetur pasi po transformohesh nga lodhja

Ehhhh,pa asnje mundesi tjeter,shtrihem,e vetem kur ndjej nje dore qe me ferkonte koken mbas 4 ore gjume...Ishte miku im me i mire,duke plotesuar keshtu dyshen e miqeve te mi te paprekshem edhe te pazevendesueshem.......Ashtu duke ferkuar syte,ajo na servir pervecese buzeqeshjen e saj,nje orange,,,e pufffff urdheron:-vishuni se kam rezervuar nje darke te restoranti yne i preferuar.....

P.S: Familja ime mezi ju pret te dyve kete vere,t'ju falenderoj alla shqiptarce,se alla londinezce e beri
Jam e bindur qe per te me bere qejfin mua do e pelqeni Tiranen time

FLM qe jeni pjese e jetes time.......


Postuar nga Katilesha datë 13 Prill 2008 - 22:02:

Question

 
Nuk dihet me se cfare behet me shpirtrat tane. Une  u bera abone e henes ,kurse ti  I perket heshtjes. Deshira per te shembur mure heshtjesh u tret ne perendime te zbehta shpresash dhe mes nesh tani  lekunden si lavjerres te “vdekjes”  fjalet  e ngurosura dhe momentet e kapura ne gracke. …

 


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Prill 2008 - 12:15:

Me ne fund kthjellohem. Vij ne vete dhe shoh rreth e rrotull meje. Nje tavell duhani e mbushur plot. Muzike rock qe oshetin ne vesh. Drita te mekura qe zbehin llogjiken. Shishe bosh dhe nje vajze qe po me lepin veshin. Nuk me pelqen ajo cfare shoh. Porosis nje tjeter dhe zhytem perseri ne boten e heronjve dhe perendeshave qe nuk i tremben te nesermes.


Postuar nga kurt datë 14 Prill 2008 - 19:50:

hmnn!! great thinkers, as allways in here!


Postuar nga Katilesha datë 14 Prill 2008 - 20:15:

Mesazhet jashte teme u fshine.

Do ju lutesha qe te shkruanit ne gjuhe te huaj vetem ne nenforumet perkatese.

Faleminderit per mirkuptimin!

 

 

ps:Lela,nen urdhnat tuja!:p


Postuar nga kurt datë 14 Prill 2008 - 20:17:

zerat brenda meje: sa shume keqkuptime! sa shume debate! sa shume tipa qe po ndeshem ktu me, shume energji per asgje, lekura ka filluar te me trashet.


Postuar nga JONIDA UK datë 17 Prill 2008 - 03:09:

Nga duhet te me buroj siguria se do shperblehem per keto qe bej?Rraskapitem ndershmerisht,ha veten time me dhembe duke u perpjekur te triumfoj,menjanoj njerezit qe dua,pranoj largesine me ata,a thua sikur do kem mjaftueshem kohe t'u perkushtohem...Po ja,nese neser, large qofte nje goditje e forte e jetes me me rrenon fizikisht(pasi shpirterisht them se rikuperohem), a kane vlere te gjitha keto?????????

P.S: Do isha shume here me e lumtur nese do mendoja me pak...


Postuar nga Katilesha datë 18 Prill 2008 - 22:54:

Post

Rri e ngushellohem me goten e veres , qe po mbush boshtesine e ketyre momenteve. Shija e saj e athet , e cila qe ne gellenjken e pare te rrull gojen me ngjan sikur i ka mbytur zerat e brendshem. Asnje levizje nuk ndihet brenda meje, asnje ze nuk pepetin dhe eshte nje qetesi kaq e frikshme saqe mund te degjoj edhe gjakderdhjen e veres ne damaret e zerave te mi te mbytur. Te pakten nje te mire e ka vera,pervecse nje shoqeruese memece qe te ngushellon optimalisht me shume se dicka tjeter,  ajo te ushqen trupin me gjak , i ve flaken deshiravedhe pasioneve te momentit dhe t'i jep fytyres ngjyre te pupurt. Ngjyre me e pranueshme se sa e verdha si prej te vdekure te pa kallur qe te hidhet ndonjehere persiper si "qefin".....

Nejse...........


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.