Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Vrasese ndjenjash"
Te fala me te bukuren e diteve te mia,
buzeqeshjen...
perkedheljet...
Por ti u largove!
Ne zemer me mbeti vetmia,
trishtimi...
vajtimet...
Por ti su pendove!
Harruar pekatesh qe si fsheh rinia,
as mua..
as te tjeret...
Por veten lendove!
Nje dite dashurine do ta zeri zia,
te plakur..
mes rrudhash..
Se sot ti e harrove!
Me shpirtin e ndotur do trokas pleqeria,
kercenimesh...
hakmarrjesh..
Se dot se mashtrove!
Me mbyte mashtrimesh qe s,munda ti kaperdija,
sfilitur...
genjeshtrash...
Do thote shpirti qe coptove!
Mes vajit do mbledhesh ti copat e tija,
te çilterta....
te sinqerta...
Si ndjenjat qe shkaterrove!!.
Shkoder
27-12-2005
Urime naqe! Vertet poezi e bukur.
Hi Naqe
Faleminderit per komplimentin.
Eshte kenaqesi si gjithmone te lexoj vleresimet tuaja.
shkodrani, me lejo dhe mua te te bej komplimentet e mija te sinqerta per poezite, sepse jane shume shume te bukura.
Sei un grande poeta.
Faleminderimet e mia deshiroj ti percjelli me nje puthje miqesore.
Me respekt -Shkodrani.
"Alo"
Truri e dinte,
po zemres si tregonte......
kur zilja po binte,
me dhimbje e shikonte
ti kot po gezon
shpirt i dashuruar,
per at telefon
je ze i harruar....
tek pret nje pergjigje,
tek pret nje buzeqeshje
do gjesh ti shperfillje......
do mbytesh ne heshtje......
tek pret nje Alo
ne lot duke rendur
do therrasi jo
receptori i cmendur....
e ti sikur lulja
nga vera e thare
do dashurosh heshtjen
me zemren e vrare...
Shkoder
30-12-2005
""2005"
Lamtumire dhe nje here tjeter
merr me vete gjith pendimet
merri hallet qe te bene te vjeter
len pas puthjet, perqafimet
merr trishtimin e vetmise
te pa mbajtura merr premtimet
si dhurate prej krejt njerezise
merri lotet dhe mashtrimet
si dhurate nga zemra ime
ke gjithçka qe jam penduar
krejt e re dhe jeta ime
per vit te ri ka per te filluar
prandaj ik ti plak i vjeter
mos harro ti porosine
merr me vete gjithçka tjeter
len pas paqen, lumturine..
Ju uroj nga zemra te gjitheve GEZUAR VITIN E RI 2006.
Shkoder
31-12 2005
"Genjeshter"
Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese....
thuaju lamtumire... zemres..shpirtit tim!!!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese,
rritur nga çiltersia...mosbesimi im !!!
Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare t,shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj, para çiltersise.....
pranoje denimin,
qe te dha e verteta . . .
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!
Genjeshter!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar . . .
denuar nga çiltersia ,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove......
Genjeshter!!
u linde!
u rrite!
nga çiltersia ime
mashtruar nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres tim.......
"Dje kush ta dha frymen, sot te marrte jeten"
Skoder 04-01-2006
Urime per poezite, jane vertet te arritura per mendimin tim.
Suksese ne krijmtarine e ardhshme!
Faleminderit nga zemra Iliriusa.
Me respekt--Shkodrani!
"Sedër"
Sedër!
Me fal...të mora nëpër këmbë,
thellë krenarise...të vrava un ty
fyerjet durova...shtërnguar me dhëmbë
isha i dashuruar....pa veshë dhe pa sy
i verbër nga ndjenja......ëndërrimesh i lumtur
i shurdhër nga frika...mos vdes nga vetmia
skllav i dashurisë u bëra...me kokën e ulur
për pak desh të vrava....me duart e mia
Sedër!
Falemiderit....që nuk u arratise
për një zemër vashe, desh ta mora frymën
por gjithmon besnike...kurr nuk me braktise
kur ajo u zhduk....si zhduk dielli brymën
më the me zë të ëmbël..ti vetë e vardise
fyerjen e pare ja fale...tani duro dyndjen
Sedër!
Mikja ime.... që nga un su ndave
gjithmonë e vendosur..dhe kurrë tekanjoze
me besnikërinë tënde....ti lotët mi thave
fyerjesh të dhuruara nga vajza nervoze
ti me krenarinë tënde ofendimet vrave
dhe largove vashën...se u bë xheloze....
kur i ndëgjoi fjalët që ti thashë në sy
"Nuk e dua atë...... se desh të vrau ty"
06-01-2006
"Harrese"
Harresë!!
merrmë në krahet e tua qe kurrë s,mi ke shtrirë
ndjenjat që më vrasin... fshiji pa ngurim
ulur mbi kujtime ,nga malli i pirë
nuk po shijoj jetën..ndaj kerkoj sherim!!
sheroje zemrën time nga plagët e shkuara
fshiji nga kujtesa, se nuk kanë me vlerë
gjithçka që më bren shpirtin,beji te harruara
zhduke te kaluaren...se në shpirt më therë!!
Harresë!!
nuk jam i pashpirt....fort e dua jeten
por keq me kujtimet ..un jam vënë në gara
ata m,thonë ke lotet...që nga ne të mbetën
un them kam buzeqeshjen..të ardhmen perpara!!
fshije pra të shkuarën....se ka humbur vleren
në vend të buzeqeshjes..më fali vajtimet
lermë të shijoj jeten...si lulja pranveren
un ti qesh të ardhmes....dhe ti vrit kujtimet
07-01-2006
Shkodrani me fal a te kam thene qe je i mrakullueshem?
sigurisht qe po
Vazhdo keshtu me stilin e sedres
Miqesisht.
Faleminderime te sinqerta Indrit..
Eshte kenaqesi te marresh nje kompliment nga ju!!.
Me respekt--Shkodrani.
Te lumte miko ... shume te bukura .. gezuar bajramin
"Viktimave te karaburunit" ) 9 janar 2004
Hajdeni se u mbytem oreeeeeeeeeeeee
Hajdeni se u mbyteeeeeeeeem
Hajdeniiiiii...........
zëra të cjerrë.. të padëgjuar
n,terr kerkojnë një rreze dielli
shpirtra të trembur..të harruar
kan ngrit duart lart nga qielli
me shpirt lagur prej harrimit
me lotë në sy ....fundin po presin
me zë cjerrur prej mallkimit
me mallë në shpirt...në det po vdesin
me zë të ngrire, ftohur nga loti
të braktisur krejt prej botës
thellë në det.... me gjëma moti,
amanetet po i lane tokës
tokë e shtrenjtë për ne mos qajë
bijt e tu .....po ti merr deti
të harrum ....... mbytur ne vajë
shpresat varë te amaneti
strukur frikës lotëve t,rinisë
ulerijnë shpresat e shuara
bashkë me vajin n,tesha te zisë
mallkojne jetët e harruara
kush në mes detit na braktisi
mos i lind'të djal kurrë në voter
u bëftë cung i djegur lisi
me hi lotësh... i fikun në Shkoder!!.
Me urimin qe Zoti lart ne qiell ti ndeshkoje pergjegjesit e kesaj tragjedie,ju shpreh ngushellimet e mia familjareve te viktimave te karaburunit.
9-01-2006
Citim:
Po citoj ato që tha brighton beach
Te lumte miko ... shume te bukura .. gezuar bajramin
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Me urimin qe Zoti lart ne qiell ti ndeshkoje pergjegjesit e kesaj tragjedie,ju shpreh ngushellimet e mia familjareve te viktimave te karaburunit.
9-01-2006
Re: "Genjeshter"
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese....
thuaju lamtumire... zemres..shpirtit tim!!!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese,
rritur nga çiltersia...mosbesimi im !!!
Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare t,shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj, para çiltersise.....
pranoje denimin,
qe te dha e verteta . . .
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!
Genjeshter!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar . . .
denuar nga çiltersia ,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove......
Genjeshter!!
u linde!
u rrite!
nga çiltersia ime
mashtruar nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres tim.......
"Dje kush ta dha frymen, sot te marrte jeten"
Skoder 04-01-2006
Falemiderit nga zemra Isra.
Ju perqfoj miqesisht,me respekt----Shkodrani.
PRSH SHKODRANI I QESHUR!!!!!!DESHA TE TE PERGEZOJ PER POEZITE E TUA JANE THJESHT FANTASTIKE,ME PELQEN SHUM STILI JOT I TE SHKRUARI NDOSHTA NGAQE JAM EDHE VET SHKODRANE E ME PERSHATEN SHUME.VAZHDO KESHTU SE JE Nr.1 URIME TE SINQERTA. CIAOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
Faleminderit nga zemra Buzeqeshja.
Ju perqafoj miqesisht....Me respekt-Shkodrani
"Shqipe"
besimesh te mbyllur ti kane mbajtur syte,
keq te kane plagosur lufterash neper shekuj
ty qe krishterimi te la dore te dyte
ty qe islamizmi te dha vetem tempuj....
fshiji nga kujtesa mashtrimet fetare
fillo lutju zotit vetem si shqiptare
merre krenarine beje kushtetute
besen qe ke te shenjte beje ti flamur
parlament bej nderin dhe fjalen e urte
ligj bej historine te shkruar ne gure....
gervishtur nga thonjte qe per ty dhane jeten
ne gjakun qe derdhen lexo te verteten
kurre koken se ule, te urren ballkani
gjakun kuq e zi nuk pranon krishterimi
mbuluar minaresh ty te don islami
ne kafaz te mbyllur te don perendimi....
me gjakun e derdhun,shkruaj jam SHQIPTARE
fluturo e lire.......... mbi kishe e minare
15-01-2006
Shume e bukur poezia SHKODRANI I QESHUR! Urime!
Re: "Shqipe"
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
besimesh te mbyllur ti kane mbajtur syte,
keq te kane plagosur lufterash neper shekuj
ty qe krishterimi te la dore te dyte
ty qe islamizmi te dha vetem tempuj....
fshiji nga kujtesa mashtrimet fetare
fillo lutju zotit vetem si shqiptare
merre krenarine beje kushtetute
besen qe ke te shenjte beje ti flamur
parlament bej nderin dhe fjalen e urte
ligj bej historine te shkruar ne gure....
gervishtur nga thonjte qe per ty dhane jeten
ne gjakun qe derdhen lexo te verteten
kurre koken se ule, te urren ballkani
gjakun kuq e zi nuk pranon krishterimi
mbuluar minaresh ty te don islami
ne kafaz te mbyllur te don perendimi....
me gjakun e derdhun,shkruaj jam SHQIPTARE
fluturo e lire.......... mbi kishe e minare
15-01-2006
Re: Re: "Shqipe"
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Urime naqe per poezine. Vertet shume e goditur dhe nje refleks dritash te turbullta. Me ngjan sikur po te humb ndjenja e atdhetarizmit.
Shqiperine e mori turku i vu zjarr
Shqipetar mos rri po duku SHQIPETAR
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shume e bukur poezia SHKODRANI I QESHUR! Urime!
"Pa emer"
kur n,terrin e verbër do t,mputhi vetmia
do vdes i pa lumtur se ty dashurova
pas meje e bindur do t,vijë krenaria
se sa isha gjallë kurrë nuk e lëndova
kur ti ofendimesh, nga un desh e ndave
me shpirt un e ruajta..dhe ti dot se vrave!!!!
kur rrahjet e zemrës t,më ngadalsojnë hapin
vrarë nga dashuria kur t,jem i plagosur
shtyrë nga drejtesia veç do shpejtoj hapin
se ndjenja që vret shpejt duhet varrosur....
me mallë do vajtoj lotin, që me vrau ne zemër
do i them lamtumirë...pa e thirrë ne emër!!!!
19-01-2006
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shume e bukur poezia SHKODRANI I QESHUR! Urime!
"Kujtimi"
një kujtim trishtimesh
me lot
djegu diellin,
një nat psheretimash
me mall
puthi hënën,
yjet e braktisura
me shpirt
preken qiellin,
......ndjenjave te shuara,
kishin humbur ëndrrën!!!
Dielli krejt i zbehur
në për lot
mashtrimesh,
hëna
duke qarë
me
ëndrrat e shuara,
yjet ...pa shkëlqim
psherëtinë
pendimesh,
......ju thanë lamtumirë
kujtimeve t,mallkuara!!
20-01-2006
!!!
Faleminderit!
""
I foli....po zeri kot i humbi
Therriti.....po britmat u kthyen kundër
Uleriu.......po as qerpikun se tundi
Atëherë e kuptoi ... ajo ish e shurdhër.
24-01-2006
"Injoranca"
Asgjë nuk del mbi injorancën
cirret pa pushim..se nuk din të flasi
krejt analfabete, lexon arrogancën
nuk din as të shkruaj..vetëm të bertasi.
24-01-2006
"Durimi"
Durimi iku bashkë me frymëzimin
i lodhur i zbehur nga fjalët e kota
por në shpirt i qeshur, se pas la harrimin
për fjalet pa vlerë që i shkruante bota.
24-01-2006
"Krenaria"
Krenaria vdiq që kur humbi ëndrrën
nëpër rrugët e botës..shum copash shpërndarë
kurbeti i mallkuar në dysh ja ndau zemrën
e ktheu në një leckë për një grusht dollarë
krenaria vdiq e humbur gënjeshtrash
mashtrimet e botës e bën të vetvritet
kur falimentimet të ngjitura pas eshtrash
trupin keq ja kalbën..me të bashkë dhe vitet
krenaria vdiq me kokën e ulur
për një grusht dollarë, nëpër botë u tret
shkroi me lot pendimi ,dhe iku e mundur
guri rëndë peshon...vetëm në tokë të vet
29-01-2006
BRAVO!!!!!!
Thank you
krenaria?
Ja nje grusht i forte ndaj personalitetit!
E bukur!
Citim:
Po citoj ato që tha isra
krenaria?
Ja nje grusht i forte ndaj personalitetit!
E bukur!![]()
"Tinguj"
tingujt e zemërimit çirren si të çmëndur
përtypin me dhimbje nënshtrimin e heshtur
të qënurit i huaj në ç,do cep i gdhëndur
fshehë u ka muzikën... krenarisë së vdekur!
tingujt djegur mallit.. natë, kan dhe diten
se dherat e huaja i kthyen ne skllevër
çirrren të pa shpresë për të fshehur frikën,
të strukur pendimesh, shtiren si të verbër!
tinguj realiteti te humbur hapësirës
qeshin pa pushim fshehur ne mashtrime
pa e ditur psenë, ikun drejt errësirës
ritëm pa muzikë...larg tokës së tyre!!
02-02-2006
"per ty"
ishe jeta ime
por,
ishe dhe ëndrra
e fshehur!
e strukur!
thellë
në zemrën time
nëpër
lot trishtimi
kur rënkonte zemra.....
ishe
gëzimi im
fshehur në kujtime.
cmendurisht...
të desha
zemrën
ty ta fala
ëndërrimesh
u deha
shpresat...
kurrë si ndala
deri sa!
një ditë....
më tha realiteti
mos e lendo veten.....
eshte lojë virtualiteti!.
zhgënjimesh
e zbehur
renkoi zemra ime
mallkoi
duke ikur
tastieren me dhimbje!!!
12-02-2006
Naqe pranoji komplimentet dhe nga ana ime.Shkruan bukur.Me vjen mire qe
ndjenja juaj ka qene e dyaneshme ndaj ju respektoj si njeri.
Ciao bello.
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Naqe pranoji komplimentet dhe nga ana ime.Shkruan bukur.Me vjen mire qe
ndjenja juaj ka qene e dyaneshme ndaj ju respektoj si njeri.
Ciao bello.
"Kujtime që vrasin"
Eci me harresën i përqafuar
i lutem...
i përgjerohem..
me vehte të mi marre
kujtimet vrasëse ....ne shpirtin e trazuar
që zemrën
pa mëshirshëm....
netëve ma kanë vrarë.
i fshehur në plagët ....që ti mi ke falur
tek zëri i kujtimeve
ulëret si i çmëndur
un qajë të shkuarën, nga lotët i lagur
i vrarë...
drejt të ardhmes,
pa shpresë duke rendur.
04-03-2006
Shkodër
Re: "Kujtime që vrasin"
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Eci me harresën i përqafuar
i lutem...
i përgjerohem..
me vehte të mi marre
kujtimet vrasëse ....ne shpirtin e trazuar
që zemrën
pa mëshirshëm....
netëve ma kanë vrarë.
i fshehur në plagët ....që ti mi ke falur
tek zëri i kujtimeve
ulëret si i çmëndur
un qajë të shkuarën, nga lotët i lagur
i vrarë...
drejt të ardhmes,
pa shpresë duke rendur.
04-03-2006
Shkodër
Sa here qe Lexoj ketu sec Ndjej nje Boshllek , nje Trishtim, Lote..
Sa bukur dhe me sa me Dashuri !
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Sa here qe Lexoj ketu sec Ndjej nje Boshllek , nje Trishtim, Lote..
Sa bukur dhe me sa me Dashuri !
...you will be always in my dreams
"Ndarje"
Ndarje ma merr frymen neper lot pendimi
jeten kot se qaj.. thelle me ke zhgenjyer
endrren ma grabiti ..hajdut ish harrimi
pa e pyetur zemren... ne shpirt me ka thyer
ndarje lagur lotesh kujtimet pershendesin
era dot si tret ...loti i ka lenduar
hic pa dal nga shpirti ...ne vetmi po vdesin
buzeqeshje e humbur ...neper mall harruar
ndarje si kujtimi qe dikun kam fshehur
kur ta mbylla porten ..celsin larg e humba
thash te rri mes lotesh..hic pa pi i dehur
i mbytur ne vaj..se nga ti u munda
04-05-2006
Shkoder
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.