Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Iyua datë 20 Janar 2009 - 21:13:

Re: Te ndiej.(E)

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sa here cel dielli tej permbi dritare
Sa here buzeqeshur del nje yll ne qiell
Sa here del dielli tutje mbi male
Te kam brenda shpirtit ashtu si perhere.

Dhe nese trishtimi shpirtin ma mbeshtjell
Kur loti i vale nga syte me pikon
Dhe kur zemren time brenga e mundon
Brenda shpirtit tim si gjithnje te ndiej.

Te ndiej brenda zemres kur prane te kam
Ne imazhin tend lumturine gjej.
Por dhe kur je larg te kujtoj plot mall
Prape te kam ne shpirt, ah te ndiej, te ndiej...




Indriti I qan te shkretat.

Me vjen mire qe te lexoj


Postuar nga Indrit datë 16 Shkurt 2009 - 19:03:

Evisa pershendetje!

Flm, me vjen mire qe me lexon


Postuar nga Indrit datë 16 Shkurt 2009 - 19:04:

Nje xixe...

I hedh syte ne kalendar
Qe nga mbremja ne mengjes
Zgjasin ditet k'te janar
Plot me ankth e plot me stres.

Dite me shi, me re, pa diell
Dite me ngrice, bore, acar
Nga e hena ne te diel
Pres c'do ndodhe, c'do te ngjaje.

Nuk ja ndaj syte kalendarit
Ndiej se me fsheh dicka
Rri te ngrohem perbri zjarrit
Por as zjarri, zjarr nuk ka.

Pirgje resh qiellin mbuluan
Si nje perde e trashe gri
Nje xixe zjarr te vogel dua
Nga vullkani qe ke ti.


Postuar nga shelgu datë 16 Shkurt 2009 - 21:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.



Bukur teknika Indrid. Poezi e punuar me kujdes.


Postuar nga Indrit datë 25 Shkurt 2009 - 00:33:

Cedrus flm per vleresimin, te pershendes


Postuar nga Indrit datë 25 Shkurt 2009 - 00:34:

Kam mall

Sonte doja te kem flatra
Drejt teje te fluturoja
Te shprehja ndjenjat e zjarrta
Te te thoja sa te doja.

Te shkrija brymen e eger
Qe la shkurti mu ne shpirt
Te ze strehe ne tenden zemer
Dhe te mbetem njeqind vjet...

Te kem flatra sonte dua
Dhe te vij vec per nje cast
Me mungojne puthjet e tua
Ah, kam mall per ty, kam mall.


Postuar nga belga datë 27 Shkurt 2009 - 01:45:

Post

Indrit urime ne fushen e poezise dhe fat e lumturi ne jete

pershendetje belga


Postuar nga briseide datë 27 Shkurt 2009 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.



Duhet ta lexoj te gjithen kete teme,me pelqyen krijimet e faqeve te fundit.
Komplimente!!!


Postuar nga agata datë 28 Shkurt 2009 - 14:20:

Re: Kam mall

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sonte doja te kem flatra
Drejt teje te fluturoja
Te shprehja ndjenjat e zjarrta
Te te thoja sa te doja.

Te shkrija brymen e eger
Qe la shkurti mu ne shpirt
Te ze strehe ne tenden zemer
Dhe te mbetem njeqind vjet...

Te kem flatra sonte dua
Dhe te vij vec per nje cast
Me mungojne puthjet e tua
Ah, kam mall per ty, kam mall.




Kisha kohe pa te lexuar Indriti...
Perhere i thjeshte dhe i embel


Postuar nga Indrit datë 23 Mars 2009 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha belga
Indrit urime ne fushen e poezise dhe fat e lumturi ne jete

pershendetje belga



Belga flm fat hare e lumturi dhe per ty

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


Duhet ta lexoj te gjithen kete teme,me pelqyen krijimet e faqeve te fundit.
Komplimente!!!



Flm per koplimentet, uroj vetem lumturi per ty.


Postuar nga Indrit datë 23 Mars 2009 - 21:01:

Re: Re: Kam mall

Citim:
Po citoj ato që tha agata



Kisha kohe pa te lexuar Indriti...
Perhere i thjeshte dhe i embel



Ne fakt dhe une kisha kohe pa lexuar ndonje paragraf tendin.
Humbem fare

Te uroj fat si gjithnje
Indrit.


Postuar nga Indrit datë 23 Mars 2009 - 21:02:

Udha e dashurise.

Kjo udha e dashurise
Loje e ngaterruar…
U be kohe ne te shetis
Dhe se kam kuptuar…

U be kohe qe ne te eci
Ne k’te rruge te pafund…
Neper re, ne rreze dielli
Dhe nuk mberrij gjekund.

Kjo udha e dashurise
Sa udhe e veshtire…
Si me gjemb shpirtin ma gris
Shpirtin tim te mjere.


Postuar nga Indrit datë 14 Prill 2009 - 23:03:

Letra e grisur!

1.
Me keputi malli, te shkrova nje leter
Me pas ah e grisa, te shkrova nje tjeter
Serish k’te e grisa dhe shkrova te treten
Ama kjo e fundit sec ma grisi zemren.

2.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Me thuaj te lutem dot me s’po permbahem
Te dhashe c’do zgjidhje prandaj me ndihmo!
Te lutem me thuaj ne ende me do.

3.
Nuk rend se kujtuari rikthimin tek ti
S’di ne me pranon…ne e meritoj
Qe imazhin tend harruar ne hije
Neper flete e mure prape ta pikturoj.

4.
K’te imazh te brishte, qe shfaqet kudo
Ne ditarin tim edhe ne shpresat nudo…
Qe me ben te digjem si shkrepese a qiri
Ne trishtim te kridhem, lot te derdh si shi

5.
Imazh i lekundur, mes dhibmjes e shpreses
Trup e shpirt plagos por s’te le te vdesesh
Ah te ben te vuash, askush nuk e di
Vec ai qe vuajti nga nje dashuri.

6.
Ende e degjoj k’te ze, me beson?
E tingullin e tij, nen ze e vertis
Zemra nga gezimi serish nis kendon
Kengen qe te thura, himn te dashurise.



7.
Ndoshta jam ne enderr , por ti po kendon
Zeri yt i embel ah me lumturon
Sapo syte kam hapur kthehem ne k’te bote
Zeri yt eshte tretur lamtumire me thote.

8.
C’qe kjo histori qe kurre se kam kuptuar?
Valle c’te jete kjo gjeme qe me ka kapluar?
Shpejt do marre fund tere kjo histori
Jo sepse jam une, por jemi te dy…

9.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Deri thelle ne shpirt me lot e gjak lagem
Kur leter te shkruaj ne gjak penen lyej!
Sa here letren gris dhe penen e thyej.

10.
Oh e cfare po them… te lodha me fjale
Kjo eshte ndjesa ime, oh me fal, me fal ,…
Nese do lexoje… mesoje permendesh…
Por ama ta dish, une e grisa letren.


Postuar nga briseide datë 15 Prill 2009 - 03:33:

Ah dashuria...me pelqen ky krijimi i fundit!


Postuar nga kurt datë 15 Prill 2009 - 11:00:

kur lexoj disa poezi dhe shkrime shume te bukura neper forum, si kto te indritit apo te shkodranit te qeshur, ingm etj etj,,,
nuk e di a sinqerisht t'i bej komplimenta per krijimet e bukura dhe shpirt artsitash qe kane, apo, gjithashtu me t'njejtin sinqeritet te shprehi pak xhelozi dhe nevrikosje nga fakti qe egzistenca si kta nuk e bejn te leht per neve qe t'fitojm zemren e ndonje goce interresante...:p    


Postuar nga Indrit datë 15 Prill 2009 - 23:31:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ah dashuria...me pelqen ky krijimi i fundit!


Me vjen mire qe te pelqen briseide, te falenderoj qe me ndjek.


Postuar nga Indrit datë 15 Prill 2009 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kur lexoj disa poezi dhe shkrime shume te bukura neper forum, si kto te indritit apo te shkodranit te qeshur, ingm etj etj,,,
nuk e di a sinqerisht t'i bej komplimenta per krijimet e bukura dhe shpirt artsitash qe kane, apo, gjithashtu me t'njejtin sinqeritet te shprehi pak xhelozi dhe nevrikosje nga fakti qe egzistenca si kta nuk e bejn te leht per neve qe t'fitojm zemren e ndonje goce interresante...:p    




ahahahahahah, me bere vertete te qesh.

SHkrimi yt permbledh edhe vleresimin por edhe shijen e holle te humorit.

Kurt i dashur, forumin une si Indrit e shfrytezoj per tu argetuar, per te shprehur disa ide apo ndjenja qe nuk kam mundesi ti shpreh diku tjeter dhe po te shikohet ne kete forme nuk besoj se ka vend per xhelozi.

Normalisht une e kam fituar zemren e njeres dhe fitimi i nje tjeter zemra eshte gjeja e fundit qe me vete ndermend.
Faleminderit qe ndjek temen time dhe per vleresimin gjithashtu.

Ju pershendes te dyve me dicka me poshte.


Postuar nga Indrit datë 15 Prill 2009 - 23:37:

Ti s’ke faj.

Ti s’ke faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti s’ke faj
S’vihet nen komando zemra
S’u hap dot porta e saj.

Ti s’ke faj pse te besova
Pse s’me zure bese s’ke faj
Gjithcka kisha ti dhurova
C’do kujtim ne shpirt e mbaj.

Ti s’ke faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
S’ke faj qe tashme me do
Por te drejt’ s’kam te te dua.

I vetmi fajtor jam une
Ti s’ke faj, s’ke per asgje…
S’ke faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi c’do gje.

Kur s’me doje te kam dashur
Kur me do, s’mund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.


Postuar nga Iyua datë 27 Maj 2009 - 20:39:

Re: Ti s’ke faj.

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Ti s’ke faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti s’ke faj
S’vihet nen komando zemra
S’u hap dot porta e saj.

Ti s’ke faj pse te besova
Pse s’me zure bese s’ke faj
Gjithcka kisha ti dhurova
C’do kujtim ne shpirt e mbaj.

Ti s’ke faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
S’ke faj qe tashme me do
Por te drejt’ s’kam te te dua.

I vetmi fajtor jam une
Ti s’ke faj, s’ke per asgje…
S’ke faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi c’do gje.

Kur s’me doje te kam dashur
Kur me do, s’mund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.



Ska faj njeri jo fajin e kam une. lol
Sec me erdhi kshu nje frymzim

Indrit si gjithmone i perkryer


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.