Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datë 06 Dhjetor 2006 - 21:32:

Per Te Kuruar Anoreksine

Cod. A06122006

Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi.

Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore

Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. Çaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.
Çajrat
Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.

Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. Çaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.
Përdorimi
Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. Çajrat bimorë nuk japin efektin e dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme që kanë disa prej tyre.

autori M.K


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.