Forumi Horizont | Gjithsej 242 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Komente... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17050)
Roza Rozina...
Artikulli i mesiperm eshte i komplikuar, filozofik dhe i veshtire per tu lexuar. Duke patur parasysh se baza e nje shkrimi eshte kursimi i fjaleve per te arritur ne konkluzion, Z. Altin Topi qenka viktima e pare e fasades se bojatisur intelektuale. Çfare eshte nevoja te krijoje 2 metra artikull per te thene diçka te thjeshte?
Dhe per me teper, besimi qe kane njerezit tek intelektuale te caktuar vjen nga SUKSESI, pasi nje njeri i suksesshem eshte me pak e mundur te jete i gabuar. Prandaj njerezit vleresojne theniet e Einstein-it dhe jo te miat (megjithese mund te them te njejten gje). Suksesi i nje shkencetari, shkrimtari apo biznesmeni eshte terheqes per publikun. Nje njeri qe nuk gabon ne fushen e vet mund te jete kantidat i mire per ti dhene pushtetin ne dore.
Keshtu qe, i dashur Topi, nuk mund te krahasosh Chomsky-n dhe Einstein-in me Bosin apo Klosin. Intelektual nuk domethene asgje me shume sesa nje shkolle me shume. Dhe, siç thuhet nga lagjia ime, shkolla eshte nje zero pas numrit qe ke. Nese je zero per vete, zero mbetesh dhe me shkolle, sado te intelektualizohen titujt dhe shkrimet neper gazeta.
E vetmja pike qe me duket e drejte eshte ngritja e problemit. Pra futja e hundes se intelektualeve ne punet politike me komoditetin e gjykimit nga siper. Sidomos kjo eshte e vertete per shkrimtaret, te cilet kane qysh ne rilindje qe kane vjedhur te drejten e futjes se hundeve ne politike. Dhe vazhdojne ta bejne deri sot, duke filluar nga Ismail Kadare (e deri tek Dritero Agolli). Veçse ka nje ndryshim, shkrimtaret e dikurshem ishin ata qe dinin te shkruanin mes nje populli analfabet. Ndersa sot intelektualet e botes jane inxhiniere, programatore, gazetare, shkencetare, etj., te cilet para se te konsiderohen intelektuale jane profesioniste te zote. E nderkohe ne Shqiperi duket sikur mjafton te shkruhen artikuj per tu bere intelektuale. Edhe sot e kesaj dite populli paska mbetur injorant, perderisa vlereson artikull-beresit e gazetave njesoj si vleresohej Noli apo Konica 100 vjet me pare. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo injorance duhej edhe nje thirrje nga z. Altin Topi per te degjuar njerez me shpirt, ndoshta pak te ndjeshem, mundesisht fetare, romantike, pra çdo lloj njeriu qe paska nje ide po ta ndalosh ne trotuar.
Ahhh, Topi Topi, paske harxhuar kohen per te thene çfare?
Gjithsej 242 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.