Forumi Horizont | Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)
Para ca kohesh, edhe une ndihesha i vetmuar mes turmes, si shume nga ju. Fatkeqesisht, shoqeria qe kam patur me bente pjese te turmes, por serish vinte vetmia. 'Le te bejme ndonje budallellik ne mes te tiranes', mire..po prap vinte vetmia, deri sa vetmine e shfrytezova per te menduar icik: dhe me ate gjuhen time te shoqerise ku ndihesha i vetmuar, thashe : ... kjo shoqeri les.., ... turma, nuk kam linde per te qene turme dhe vetmia ime me tregon qe nuk jam turme. Per te shprehur mosrespektin tim ndaj turmes, e vetmja fjale qe me vie ne mend eshte : turme.
Nga turma kane vuajtur figurat me te medha te njerezimit..turmat kane qene dhome burgimi per keta njerez te medhenj.
Po aman te jemi te kujdesshem. Origjinalitetin mos ta shprehim me idiotlliqe, fundja te mundohesh te jesh origjinal thjesht duke bere dicka ndryshe eshte.. jo origjinale. Kryesisht vetmine qe kam jetuar e kam pasur nga adoleshenca..po them se vetmi ndjejne jo vetem ato.
Shilleri me duket thote, 'jeto moshen tende por mos u bej ajo qe mosha jote ka krijuar'.
Te qenurit i vetem eshte vdekje dhe menyra e vetme per te vrare vdekjen, eshte vdekja. Vetem atehere nuk do jemi kurre me vetem. Ne kete bote, shoqeria( shoqeria e vertete) ka efekt 'amortizues', pasi vetmi do ndjejme gjithmone, do ndjejme vetmi kur te humbim njerez qe duam. (vdekje, zhgenjime, varferi..)
Shpresoj te mos e kem kuptuar vone.
Nejse, si perfundim kam gjetur qetesi, njerez si une, me bollek. (cuditerisht jam serish turme, por kjo lloj turme me jep gjalleri)..
p.s, fillova me nje shkrim ke forumi e me duket se perfundova ne shkrime ditari, prej te cilave mbase vetem une mund te nxjerr kuptimin..ma beni hallall
Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.