Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga volter datë 16 Prill 2004 - 01:48:

Me sa mora vesh ketu ne FH, hmmm!
Atehere veç "filozofise" s'me mbetet gje tjeter veçse t'ua uroj datelindjen mones, dhe jimmyt. Dakort krijes. shpresoj te jetoni jeten deri ne palce e.
Me rrofshi sa malet!


Postuar nga volter datë 16 Prill 2004 - 14:27:

Re: O Plloshtan po na vdiqe

Citim:
Po citoj ato që tha Lozonjare
O lol po ti gjynah re qe se ke shkruar ndonje roman apo ndonje botim tendin me poezi,dhe sponsor do te beheshim te gjithe ne te forumit qe ta botonim,hmmmmmmmmmmmmm

Ke shume frymezim per te shkruar djale...



Koha ishte me shi
dhe papritur dielli nxorri
masken e vete te zjarrte
dhe u ngaterrua qe ne start
me rete e turbulluara.

E pashe s'e nuk ngrohte
edhe aq shume dielli
por ne heshtje te vetmise
thashe se lozonjarja
eshte nje Yll me plote histori.

Ka nje krijese ne kete bote
qe ben me shume drite
ne toke sesa ne qiell
ajo eshte lozonjarja
me shpirtin e saj te ngrohte!

Po te jem afer lozonjares
me siguri se do te isha ngrohur
edhe ne fundin e shpirtit tim
dhe do te rreshtohesha ne bote
si nje krijese qe marr ngrohjen
vetem nga lozonjarja...

Lozonjare mbaje mend
se kjo qe nje kujtim i bukur
ne kete jete....!!!!!????

Te pershendes Lozonjare. Me fal per gabimet tekstuale, sepse nuk eshte edhe aq e perpunuar he;
Me rrofsh sa Kodra e diellit!


Postuar nga volter datë 16 Prill 2004 - 14:56:

Meazallah!, kurre s'kam pare nje poezi te tille!?

Uaaa! Ç'eshte kjo poezi moj!?, me gjithe ato dhembe te tmerrshem. Ja kam friken kesaj poezie. Si do te dale, le te dale per te mire."Ishallah".
Me falni qe nuk shkruajta poezi, se me eshte ngrire alfabeti i Dhaskal Todrit, dhe per kete kerkoj ndjese.
Mirekuptim goce!


Postuar nga jimmy84 datë 16 Prill 2004 - 19:48:

Ja festa mbaroi
po ne nuk merzitemi aspak
le te kaloje koha mbi ne
le te ikin vitet larg
Ne nuk na behet vone
ne Kohen do e sfidojme
ne do vazhdojme jeten tone
dhe te gezuar do festojme
do pijme e do qeshim
do tallemi me vitet qe ikin
dhe Kohen do perqeshim
Do qeshim me Kohen
me kete shtrige plake
do i perqeshim vitet
qe do ikin varg
Se neve nuk do ndryshojme aspak
sa do qe Koha te perpiqet
ne do e mposhtim Kohen
ne do i sfidojme vitet
Ne te rinj do ngelim gjithmone
se ne nuk pyesim per Kohen
Ne do vazhdojme te festojme
dhe do bejme qejfin tone.
Dhe Koha me ne fund
do iki e zemeruar
qe ne nuk na mposhti dot
me te do qeshim ne te gezuar
dhe do ngrme dolli
per fitoren tone te shenjte
koha do na shohe me zili
por ne nuk do ja kemi ngene
Por do vazhdojme te festojme
per Kohen nuk do na behet vone
dhe per vitet qe ikin larg
nuk do na behet vone aspak
Dhe Koha do haje thonjte nga inati
qe me ne luften e humbi
Dhe ne do e veshtrojme me tallje
dhe kurre nuk do t`i kerkojme falje.
Dhe do vazhdojme te ngreme dolli
"Per Rinine tone ne Perjetesi"

Plloshtani faleminderit per urimin.Rrofsh se bjeshket e Kosoves.


Postuar nga volter datë 17 Prill 2004 - 00:56:

o plako ku i bien keto bjeshket e Kosoves, se fare s'ia kam per fije.
Me falni, qe postoj romane te gjata.
Kam respektin tuaj


Postuar nga jimmy84 datë 17 Prill 2004 - 02:42:

Tani plloshtan me sa di une nje pjese e Bjeshkeve te Namuna eshte ne Kosove.Po mbase edhe e kam gabim.


Postuar nga volter datë 17 Prill 2004 - 03:20:

Aha aha ndoshta mund t'i bije per fije.
Ju falenderoj per disponimin qe na dhuruat, jeni i mrekullueshem.
Paçim djali


Postuar nga Keni datë 17 Prill 2004 - 08:01:

Plloshtani

Bjeshket e Namuna ndodhen ne Malesin e madhe e cila shtrihet ne veriperendim te alpeve ne rajonin verior te shqiperis.
Lartesia e Bjeshkeve te Namuna shkon 2400 deri ne 2500 m.
Per me teper informacjon mund te vizitoni kete link:
http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=1747


Postuar nga volter datë 18 Prill 2004 - 00:48:

Ju falenderoj per mirekuptimin Keni. Me rrofsh djali. Ketu kuptova dashurine e jimmyt84... Qenka goxha djale.


Postuar nga unforgiven datë 19 Prill 2004 - 00:52:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Me sa mora vesh ketu ne FH, hmmm!
Atehere veç "filozofise" s'me mbetet gje tjeter veçse t'ua uroj datelindjen mones, dhe jimmyt. Dakort krijes. shpresoj te jetoni jeten deri ne palce e.
Me rrofshi sa malet!



Shume faleminderit Plloshtani per urimin tuaj! Dhe une te uroj nga zemra vec miresi e lumturi ne jeten tuaj... Kur te botosh librin tjeter , me autograf nje Mones dhuroja...

respekte nga une, Mona!!!


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.