Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2009 - 19:06:

Certi Bambini (2004)

Montazhi, ngjyrat, situatat, realiteti, kalamani qe lan makinat...

Ku dreqin i ka difektet ky film?

(ne HQ del xham)


Postuar nga Katilesha datë 08 Dhjetor 2009 - 16:01:



The ugly truth

http://www.youtube.com/watch?v=Nd365-tvTpE


http://www.youtube.com/watch?v=rdCff-UfXE0


Edhe pse te qeshuren nuk e kam ndalur gjate gjithe filmit.


Postuar nga Fajtori datë 08 Dhjetor 2009 - 22:21:

La smania addosso (1963)

Me shkrin ky:

- Leggi forte.
- Straordinario internazionale balletto. Ingresso unico 150 lire. Sconti alle forze armate.
- Armati dobbiamo andare?
- Sì, con la sciabola.


- Lexoje me ze te larte.
- Balet i jashtezakonshem nderkombetar. Hyrja teke 150 lireta. Ulje per forcat e armatosura.
- Duhet te shkojme te armatosur?
- Po, me shpate.


Postuar nga Katilesha datë 09 Dhjetor 2009 - 03:35:

Ray Charles

Ne anglisht me pelqen me shume ,por neper YT nuk po di ta gjej, gjithsesi.

I got a woman scene


Postuar nga Tulipani datë 10 Dhjetor 2009 - 00:55:

L'anima Gemella

Pashe qe do dilte filmi i ri i S.Rubino e mu kujtua nje tjeter i tij L'Anima Gemella. E kam nisur me mosbesim por u befasova pozitivisht dhe ne fund te le shije te embel.
Historia eshte surreale, nje vajze e pasur i rremben/mashtron te fejuarin kusherires se saj por diten e marteses ai e braktis per te ikur prape me kusheriren. E xhindosur vajza mundohet me cdo kusht ta rimarre. Aq shume sa arrin te binde nje magjistare qe te nderroje trupin me kusheriren e saj keshtu djali do jete pergjithmone i saji. S.Rubini nuk eshte asnjehere dramatik por as komik fare ne te njejten kohe, e thur lezetshem historine me vendin ku zhvillohen ngjarjet pra jugun e Italise e filmi s'do ish njelloj pa zakonet, njerezit e panorama ne te cilin eshte xhiruar. Ndoshta mund te duket si nje perralle mbi shpirtin binjak por ndoshta dhe si vertetim se dashuria nuk mund te sforcohet, fshihet, mashtrohet e aq me shume te blihet.



Postuar nga Tulipani datë 12 Dhjetor 2009 - 04:52:

East is East

Mu kujtuan ca skena te ketij filmit nga tema e atyre martesave me shkuesi. Ska shume video ne youtube por pak a shume aty nga sec 30 kuptohet mire.

Historia me pak fjale: nje burre pakistanez i martuar me nje angleze do qe 2 djemte e tij ti martoje me 2 vajza nga Pakistani, me familje te mire e qe ai aprovon e i ka dhene fjalen. Filmi eshte shume i bukur e brilant, komedi qe vec anglezet dine ti bejne ndonjehere.



Postuar nga Tulipani datë 21 Dhjetor 2009 - 22:54:

Rear Window


Postuar nga Tulipani datë 23 Dhjetor 2009 - 02:44:

La sposa cadavere - Corpse Bride

Tim Burton dhe Danny Elfman jane nje siguri kur piqen bashke.




nga min 1:10 e per nja 30 sek, sec me kujton nje muzike filmi shqiptar me partizane.


Postuar nga Fajtori datë 13 Janar 2010 - 20:29:

Dracula (1992)

Me duhet te ve trailer, sepse pjeset s'jane kushedi ne Youtube. Nje nga filmat me te bukur te historise me xhirime dhe montazhe te sakta. Per te mos folur per kolonen zanore pastaj, me te cilen beja montazhe ne koken time. Me ne fund e gjeta sot kolonen zanore komplet ne mp3 dhe jane gjithe muzikat spektakel.



Paska fituar 3 Oscar, se dija


Postuar nga Fajtori datë 14 Janar 2010 - 20:24:

Totò cerca casa

Silenzio! Abbiamo pazientato 40 anni. Ora basta!



Ka shume te forta ky film. Toto ka qene vertet ne forme. Por ca nuk gjehen ne internet.

Ulet Toto me familjen te hane, por jane te varfer. Ca do hame, pyet gjyshja. Leng pule. thote Totò, dhe zgjat nje xhezve uji me veze brenda. Po lengu pules ku eshte, pyet gjyshja. Rri urte, thote Toto, pula para se te dale eshte veze, pra veza eshte nje pule ne embrion. Dmth kjo qe po hame eshte leng pule dhe mos bej llafe.

Ndersa skena e vulave lart ngjan me ate qe pashe dikur ne traget. Hyri policia dhe shqiptaret u turren te sporteli tragetit te vulosin pashaportat. Ishte e pamundur te hyje, pas 18 ore udhetimi duhej te beje mundje per te marre nje vule. Kur arrita te sporteli shikoj dy police (italiane) qe mbanin vula ne dy duart dhe duhej vetem ti zgjasje pasaporten. Po t'ia zgjasje mbyllur nuk e konsideronin fare :p


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.