| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sa here te lexoj ingmetalboy them po se c'me kujton kjo histori...Dua te them qe ti i shkruan njerzeve jo vetem vetes tende ...Je i veçante vertet.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Sa here te lexoj ingmetalboy them po se c'me kujton kjo histori...Dua te them qe ti i shkruan njerzeve jo vetem vetes tende ...Je i veçante vertet.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Thanks cecilia. Po cfare te kujtoi nuk the?


Sa mbyll syte mendimet fillojne e mblidhen si hijenat ne erresire dhe une preja e tyre e palevizur ne krevat. Cudi sa hap syte dhe ndez driten per te perpjekur te kap prej veshi ndonje syresh qe me ngacmon dhe ta gozhdoj ne ndonje faqe akoma te bardhe, gjithcka ndryshon dhe ai mendim turbullues shnderrohet ne ndonje batute banale prej filmash te dores se trete. Por kur drita mbyllet serisht dhe erresira mbeshtjell dhomen bashke me cdo gje qe eshte ne te, shqisat behen me te mprehta dhe zemra ndizet me shume se kurre. Gjithcka ka kuptim dhe lidhja midis cdo imtesie te jetes shpaloset para meje si harte. Pasjoni eshte vertet pasjon dhe epshi eshte thjesht ... epsh.
Hahaha... vetem ne errerise aman.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sa mbyll syte mendimet fillojne e mblidhen si hijenat ne erresire dhe une preja e tyre e palevizur ne krevat. Cudi sa hap syte dhe ndez driten per te perpjekur te kap prej veshi ndonje syresh qe me ngacmon dhe ta gozhdoj ne ndonje faqe akoma te bardhe, gjithcka ndryshon dhe ai mendim turbullues shnderrohet ne ndonje batute banale prej filmash te dores se trete. Por kur drita mbyllet serisht dhe erresira mbeshtjell dhomen bashke me cdo gje qe eshte ne te, shqisat behen me te mprehta dhe zemra ndizet me shume se kurre. Gjithcka ka kuptim dhe lidhja midis cdo imtesie te jetes shpaloset para meje si harte. Pasjoni eshte vertet pasjon dhe epshi eshte thjesht ... epsh.
Hahaha... vetem ne errerise aman.

Me cokollatezat e dhuruara nder duart qe u konstatuan disa jave me pare te vogla per t'i rene kitares gjithashtu te dhuruar, personin e mbeshtjell reflektimi i koncepteve baze te kesaj jete-kaos. Cokollatezat jane te embla, te kripura, pastaj edhe me te embla per shkak te shijes se kripes ne to. Dikur kishte lexuar, iu kujtua, qe per te nxjerre shijen e vertete te cokollates, kripa ishte nje pjese e rendesishme e ritualit te se embles. Dhe dikur, si padashje, informacioni i kishte rreshqitur nga interesi dhe rrokullisur midis qelizash truri apatike ndaj fakteve te cokollates dhe kripes. Pastaj, perseri dikur, nuk e kishte kuptuar teresine e rendesise filozofike te zene midis kristalit te NaCl-se. Por vetem nje cokollateze e dhuruar kishte qene mjaft per te zgjuar nga gjumi ato qelizat apatike qe rroknin fakte te rendomta, te pallustruara e pa-filtruara. Dhe ndersa pertypte filozofine e kripur dhe te embel, mendonte se si, edhe njeriu, si cokollateza, kerkon kripe qe t'i dale ne pah karakteri i vertete, pyeste veten se sa cokollateza te tjera do te duhen per te zgjuar nga gjumi qelizat e tjera te trurit te mbushura me informacion. Dhe, a do te vonojne?
Deri kur?
Variante te ndryshme per te njejten histori. Te pakten shpresoj qe ishte e njejta histori mbasi ku i dihet. Ka patur plot raste qe me eshte dukur sikur ligjet e fizikes jane shtremberuar s'di se si dhe ne te dy megjithese prane, po perjetonim eksperienca te ndryshme te cilat po ti shohesh holle holle duket si histori me vete. Shetitje buze detit me veshtrimet qe treten diku ne horizont dhe largim nga shtepija jote dhe kerkim me sy per te gjetur nje vend per te bere seks. Gjeje kush ishte dimensioni im? Veshtrime te gjata ne shpirt dhe kohe per te dremitur mes gjokseve tende. Kjo eshte e lehte besoj. Hey kishte raste qe me hapeshin syte dhe mua.
Dhe ti flisje dhe flisje kur une pija cigare ne tarracen e apartamentit tim. Pastaj putheshim dhe nata behej serisht e qete. Mbasi mbaronim se puthuri filloje dhe flisje serisht mundesisht per tu ankuar ndaj shijes se duhanit qe nuk te pelqente hic. Cuditerisht aman nuk me acaroje nervat, por perkundrazi. Kishte raste qe edhe te degjoja se cfare thoshe, por kjo kuptohet qe ndodhte rralle dhe per pak kohe.
Tani eshte goxha qetesi ne apartamentin tim apo thjesht kete nate nuk kam ke te puth. Te puth dhe te degjoj te ankohet per shijen e duhanit dhe te thyeje qetesine e dhomes sime pa me acaruar nervat... mundesisht.
Ku kemi arritur. Amici, X Factor, Uomini e Donne, Grande Fratello, Isola dei Famosi, La Fattoria.
Tashme spektakel me i rendesishem eshte nxjerrja ne TV e njerezve anonime qe s'kane bere asgje, te cilet mundohen te behen dikushi, te mesojne nje profesion, te kercejne, te kendojne, te gatuajne, te gjejne veten. Ku kane shkuar njerezit e vertete? Sa larg TV duhet te shkojme qe ti gjejme? Ku jane ata qe para kamerave prodhojne e nuk mesojne. Mahh... mjafton simulacioni qe ne te identifikohemi me tentativen e tjeterkujt per te dale nga mediokriteti.
Ndoshta kjo eshte menyra per te sjelle me prane artit njerezit e thjeshte. Por mbetet fakti se kenaqemi me iluzionin me shume sesa me realitetin.
Programe qe kane krijuar imazhe te ca shqiptareve famoze, pseudo-vipa. Pikerisht keto programe qe jane funderrina e kultures italiane. Ne menyre qe funderrimi te behet edhe pjese e kultures shqitpare, qe tashme kujton se bota niset ne menyre funderrore dhe mbaron po aty. Kusuri eshte sfond. Sfondi i nje Italie te paperfunduar, e bojatisur me pahir per te prere shiritin e deshires inaguruese per te qene "qualcuno che conta". Nje shtet i tere i bazuar ne borxhe publike astronomike, vetem e vetem qe te konsiderohet "qualcuno che conta" neper bote. Nje shtet i bazuar ne te njejten psikologji te Amici dhe Grande Fratello-s.
Hehhh 
o fajtor te kam kerku dicka dhe akoma s'ma ke kryer.... hurry se do ma shifesh sherrin. hahahahah
C'jane keto zera te papritur ketu. Thame qe do e zgjidhje ndryshe kerkesen, mos ke qene dejshem :p
| Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.