Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 391 392 393 394 395 396 397 398 399 [400] 401 402 403 404 405 406 407 408 409 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Sonte,
nuk do derdhem fjalëve tua,
as nuk do mundohem
që me shkëndija fryme
t'i bëj të të zien damarëve.
Dua të rri në kërrusjen time
e fshehtë si një dëshirë e kuqe
nga ato që shkruhen
n'përskuqjen e faqeve.
Sonte,
nuk dua të fle n'andrren tënde,
as të zgjohem n'sytë e tu.
Sonte,
dua të jem vjeshtë
një gjethe kërce që t'psherëtin nën hap,
shpirti i së cilës të thërrmohet duarve
e brishtë...deri në dhembje.
Sonte,
nuk dua të jem kohë
që të tretet duarve si kokrriza rëre.
Dua të jem akrepi që fle mbi shpirtin tënd,
e kurdiset nga dalldisja e ndjenjave tua,
dua të jem e gatuar nga brumi yt
të ngjeshem nga duart e tua,
dua të jem Ti.
24 nëntor "11
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 391 392 393 394 395 396 397 398 399 [400] 401 402 403 404 405 406 407 408 409 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.