Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 395 396 397 398 399 400 401 402 403 [404] 405 406 407 408 409 410 411 412 413 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Shkurt 2010 - 23:55:

Ndonjehere flas percart. Ka raste kur mendimet e pikepyetjet nuk shnderrohen ne pike por mbeten ashtu sic jane dhe vetem nje dhimbje koke me kujton se jam akoma zgjuar?! Percart sic po flas tani siguroj jo vetem prishjen e humorit por duket sikur mbyll ashtu pa dashur ventilatoret e clirimit dhe si tenxhere me presion bllokoj veten nen faktore qe I kam zhvilluar vete. Dhe tund koken me inat dhe kafeja behet akoma me e hidhur si e sotmja qe dje ishte e nesermja qe me shqetesonte aq shume. Por... paska jete dhe ne kete planetin tim dhe nje parfum I panjohur me ben te ndaloj dhe te marr fryme theelle. Bota nuk mund te mbaroje neser. E nesermja ka ardhur ne Australi tani dhe nuk ka ndonje lajm ne televizor per shkaterrimin e plote te atij kontinenti ne anen tjeter te botes. I buzeqesh shpetimtares sime te radhes per parfumin e saj dhe me kaq I jap fund rrefimit tim, pyetjeve dhe turbullirave qe tani duken jashtezakonisht te kota.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 395 396 397 398 399 400 401 402 403 [404] 405 406 407 408 409 410 411 412 413 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.