Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Shtator 2007 - 04:07:

Mes kreolesh

              
 
 
             Mes kreolesh  (1)
 
Rri përgjoj një dallëndyshe në dritare
Si po luan gushëfryrë në një tel
Dhe në gjoks më vjen një thirrje mëkatare
Që më shtyp nëpër damarë e më shkel.
 
Eshtë dimër, apo verë? S’ka më stinë!
Si ta heq zvarrë…kështu, jetën e tërë?
Gjithë stinët mpleksur bashkë këtu rrinë,
Si sirena… vdekur, mbetur nëpër rërë.
 
Ndërroi bota…dhe nuk di ku më zë nata:
Në bregdet mes rërës shtrirë më kurriz,
Apo thjesht në varkën time me lopata,
Teksa hënës vellon fshehur shkoj i gris.
 
Larg kam ikur, tej…mërguar vendit tim.
Plot kreole kokëzeza kam përeth.
Dhe si lodhem prej një dite pplot përtim…
…Një mulate një të puthur shkoj e vjedh.
 
Rri i fshehur nën sombrero, i harruar,
I rrethuar nga kreole gjakvaluar.
 
DXP
 
 
(1) Kreolet jane nje popullsi e perzjere, metise e Haitit e njohur per vajza shume te bukura dhe plot sharm e atitude...


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.