Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Autizmi,cfare dini ju per te? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17582)


Postuar nga Katilesha datë 26 Janar 2010 - 05:53:

Paskan ecur faqet ketu dhe qenkan trajtuar tema te ndjeshme dhe aktuale.

Gjithsesi per autizmin edhe une ato se cfare jane thene di, pergjithesisht ato gjera se cfare kam lexuar ,sepse eksperienca personale me njerez me nje diagnoze te tille nuk kam pasur ( fatkeqesisht).

Autiket ne pergjithesi jane te terhequr nga realiteti dhe qe perqendrohen rreth vetes. Kane demtime te sferes shoqerore, te komunikimit dhe mbyllen rreth botes se tyre.
Persa i perket zhvillimit kognitiv, kane aftesi intelektuale nen mesatare dhe nje perqindje e vogel e tyre shfaqin aftesi te vecanta ne nje fushe te caktuar. Psh mund te jene talente ne pikture,muzike, apo ne ndonje fushe te shkences ekzakte.

Po shtoj edhe ca gjera plus ( per ata qe jane te interesuar )

Sipas DSM-IV kriteret diagnostikuese jane:

1. Demtime cilesore te nderveprimeve shoqerore
- Jane vetem ne boten e tyre
- Nuk u pergjigjen te tjereve rreth tyre ( nganjehere duket sikur jane te pavetedijshem per pranine e tyre)
- Nuk i qeshin te tjereve
- Kur ngrihen, qendrimi i tyre eshte si i mpire dhe nuk i ngjiten trupave te prinderve si femijet e tjere normale ( kur jane ne nje moshe te vogel).
- Kane demtim edhe ne perdorimin e sjelljeve joverbale si: ( veshtrim reciprok, mimikes se fytyres, gjesteve te ndryshme qe nikdojne ne ndervpeirmin shoqeror etc).
- Kane mungese ndervperimi emocional dhe shoqeror

2. Demtime cilesore ne komunikim
- Kane demtime ne te folurin e tyre ( dhe kjo pergjithesisht vihet re ne moshen 5 vjec femijet e diagnostikuar autike nuk e perdorin krejtesisht te forlurin).
- Pergjithesisht femijet autike qe nuk flasin kane nje shumllojshmeri te te foluri,psh: ata mund te shfaqin ekolalia ( perserit cfare i thuhet, edhe pse nuk e kupton); nderrimi i permerave ( femija perdor "ju" per "mua" etc)

3. Sjellje, interesa, veprimtari te kufizuara, te perseritura dhe steriotipe.
- Sjellje levizore te perseritura
- Insistim ne rituale jonfunksionale
- Perseritja e sjelljeve te caktuara ose e ritualeve me duar apo gishta ( psh ata mund te luajne duart me ore te te tera sikur jane duke i rene pianos).
- Mund te bejne sjellje vet-gjymtuese ( gervishtje,goditje e vetvetes).



Kur te kem mundesi do te shtoj dicka rreth shkaqeve dhe trajtimit te ketij fenomeni.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.