Forumi Horizont Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga qershor13 datë 06 Tetor 2003 - 14:49:

Presidenti i FSHF-së tregohet ambicioz në synimet e përfaqësueses sonë

Duka: Objektivi! Kualifikimi në Botërorin 2006


“Kemi vendosur të vazhdojmë punën e nisur, gjë që do të thotë bashkë me trajnerin gjerman Hans Peter Brigel në krye të Kombëtares sonë deri në vitin 2006, është shprehur pak para nënshkrimit presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Puna e trajnerit Brigel në këto dhjetë muaj ka qenë e mirë, nuk mund të themi shumë e mirë në mënyrë absolute, pasi mund të kishim bërë më shumë. Megjithatë ne kemi gjykuar të vazhdojmë atë që kemi nisur në dhjetorin e vitit të kaluar. Pas nënshkrimit është bërë gjithçka zyrtare. Pra Brigeli do të drejtojë kuqezinjtë deri në 2006, por menjëherë pas kësaj presidenti i FSHF-së ka bërë të njohur dhe objektivat e kësaj kombëtareje, të cilat do të jenë Kualifikimi në Botërorin 2006 që do të zhvillohet në Gjermani. “Ne kemi bërë paraqitje të mira në këtë edicion të eliminatoreve të kampionatit evropian, dhe një gjë e tillë na bën të jemi më ambiciozë. Përsa i përket së ardhmes së Kombëtares me në krye trajnerin Hans Peter Brigel FSHF-ja ka parashtruar dhe objektivat e saj, të cilat do të jenë kualifikimi për Botërorn 2006. Tashmë ne i kemi dhënë të gjitha kompetencat trajnerit gjerman, i cili ka një kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përcaktuar një ekip që të jetë i denjë për të arritur këto rezultate”,- ka mbyllur presidenti i organit më të lartë të futbollit shqiptar, Armando Duka. Ndërkohë që përsa i përket të riut Jurgen Xhasula, është mësuar se FSHF i ka lënë 10 ditë afat për të vendosur nëse do të luajë me kombëtaren Shqiptare apo jo.


  Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.