Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 »
Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- *Interesting articles* (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=327)
-- Would Tarzan believe in God? Conditions for the emergence of religious belief (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18703)


Postuar nga BIONDIA datë 22 Dhjetor 2012 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
E po mire. Kurse per ate kolegen tate eshte mese normale puna e orareve qe i thoshte ai naten e mire ne 5 te mbasdites, patjeter do kete qene i martuar dhe me kalamanin sa e dashura ne kembe. S'ka asgje per te mos kuptuar ketu dhe ti sa katile ja hapje njecik syckat, s'ke ce do lumturine fallco


Cec jo gjithmon eshte faji i burrave noj here e kane dhe grate ne kete mes o kolegja ime me kalamoj ai o cun beqo thjesht mendoj se e do vetem per leket e saj ka dhe kshu .
Te pranosh te verteten per ate qe eshte duhet te jesh shume e forte ne karakter dhe mbi te gjitha duhet te kesh dhe pak inteligjence se idiotet e marrin per xhelozi kete ma ka mesuar jeta ne gjithe keto vite ehuuuuuuuu sa lumturi fallco kam pare dhe jetuar me punen qe bej .
Nga esperienca personale me femijet normale dhe me aftesi te kufizuara do te thoja qe jane shume po shume me te djallesuar keto femije se te rriturit sepse ato dine qe me manipulimet e tyre prekin atje ku duhet dhembshurine,kujdesin tend dmth e kane nje qellim qe shkon me larg se qellimi qe mund te kete nje i rritur ja dhe po ta konfermoj kete gje .
Para disa ditesh im bir bashke me klasen e tij duhet te shkonte te takonte Papen sepse nje murgeshe do behej "beata"ne Rome duhet te shkonin dhe prinderit nese kishin deshire.Une skisha shume deshire te shkoja sepse rruga e gjate dhe nuk ndihesha mire fizikisht .Im bir me thote qe nuk do te shkoje vetem dhe s'do te shkoje as me te atin ,thoshte se ka frike te fleje ne hotel vetem, nuk ndihet mire po nuk qesh dhe une nuk do kenaqet dhurata e tij per Krishtlindje ishte kjo gje ,c'te beja kur e thoshte kete gje kishte lot ne sy.
U detyrova dhe shkova diten e fundit ishte organizuar nje spektakel per te treguar jeten e kesaj murgeshe .Sa me shume kalonin minutat dhe une shikoja spektaklin aq me shume bindesha qe im bir me kishte genjyer ai nuk kishte frike te flinte vetem ai kishte dashur qe une te shkoja sepse kjo murgeshe kishte bere nje mrekulli kishte sheruar nje grua qe vuante nga lucemia.
Gjeja qe me preku me shume ishte kur ai me tha "te genjeva sepse doja qe ti te vije sepse suor Crescenca ben mrekulli" kurre s'me kishte shkuar mendja qe ai do me genjente kaq bukur e t'ma hudhte kaq bukur duke ditur sesa do vuaja te ikja deri ne Rome ... Te vret me shume djallezie e ketij femije sepse thua "po dreqi ta haje u be ky qe ka akoma panolinin te ma hedhi kaq bukur " ndersa me te madhin je e pergatitur ke dy rruge o ta punoi ai o tja punosh ti me mire vrases sesa viktime ka thene dikush...


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 »
Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.