Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)
Rikthim
Rikthehem i zgjuar ketu, mes vetes dhe meje. Cdo dite qe kalon serumi i jetes ben pune. Kesaj rradhe pranvera erdhi me vonese. Por eshte prape ajo, e pangaterrueshme, nje rreke jete qe bashkohet me nje tjeter, pastaj shume te tjera, dhe ja nje lume shtyn e rremben.
Kesaj rradhe jeta ime nuk eshte moderne, oh jo. Ka qetesine e fshatit, teksa shikoj qindra njerez te lerojne si parmenda tokat e thara te njerezve te tjere. Dhe keshtu pjelloria rritet, kuptojme me shume, me gjate, me thelle, me ndryshe. Toka te buta qe thermohen femerisht nen rrymen tende, dhe toka me gure qe te bejne deshirat gjak, teksa rrekesh ti hysh ne mes. Toka te mira qe perfundojne te punuara keq nga mungesa e eksperiences. Por dhe kjo ka mrekulline e vet. Mesojme te jetojme duke shpjelloruar njeri tjetrin, duke bashkuar copeza historish, duke krijuar kapituj filmash nga detaje te thjeshta.
Jetojme, pra, duke marre e duke dhene tek njeri tjetri. Por kete e kuptojme rralle, shume rralle. Madje vone. Dhe kur e kuptojme behemi thithes te ketij ajri, adhurues te cdo banaliteti, magjistare te njeriut te ri. Bashkojme, rrisim, vjedhim dhe papritur kuptojme se ky trup, ky realitet, eshte i vogel per ekzistencen tone. dhe keshtu hapemi dhe shperhapemi. Vjedhim dhe shpervjedhim. Dashurojme dhe vritemi. Puthemi dhe zihemi. Zgjerojme kutine e lodres shoqerore; ngjyres se perhershme i shtohen ngjyra te tjera, te cilat na shijojne si kripa ne gjelle. E ne fund, pasi kenaqemi duke thithur aromat, dalim para pasqyres. Shikojme per here te pare veten me ngjyra, larg te djeshmes, larg grise dimerore. Dhe ne fund kuptojme se cfare kemi fituar ne forume dhe chate. Ehhh, jo, keto si kuptojne dot ata qe jeten e pranojne vetem zyrtarisht, ata qe vazhdojne ashtu, duke paketuar formalitetin ne kuti formaline, sikur te ishin embrione te abortuar me pahir.
Keto faqe bashkojne hekurudha, behen stacione, gumezhijne nga kalimtaret. Dhe megjithate cdo udhetar ngrihet me valixhen me te rende sesa dje. Kthehet i kenaqur ne shtrat dhe struket si urithi. Qesh dhe qan. Qesh per te nesermen, qan per te djeshmen. Ose ky eshte vetem nje version i bojatisur paksa si teper, nga nje bojaxhi i vjeter si puna ime. Ndoshta tani ka ardhur koha e patinimit, e lemimit, e mosferkimit, e larjes se mureve si te ishin dysheme. Ndoshta eshte keshtu, por duam s'duam do perplasemi heret e vone. Dhe petat e suvase tuaj do bashkohen me pluhurat e kohes time. Do perzjehemi dhe njehere dhe do zbresim ne minierat e mundimshme te qenies se perbashket: meshkuj/femra. E pastaj do fillojme te ngjitemi serisht. Me nje ashensor te cuditshem, qe avash avash te ben te ndjesh qe je mashkull ose femer, sipas rastit. Nje ashensor qe nuk mjafton te te nxjerre ne siperfaqe, por te fluturon ne ajer si top. Dhe ti nga njeri i tokes katapultohesh mbi shpatullat e te tjereve, del lart ne qiell dhe ndjen se fluturon. Per here te pare se ndjen peshen e trupit, ndihesh i lire si zog. Po po, tamam si ai zogu i kenges: nje zogu une ju luta qe krahet te mi fale, nje here te fluturoja pastaj t'ia ktheja prape. Eshte e cuditshme, njeriu kupton se po fluturon kur jeta e ka hedhur prej kohesh ne ajer. Fati (dhe drama) e njeriut eshte gjithmone kjo: I kupton gjerat me vonese. E atehere s'kane me kuptim zvarritjet tokesore; ke krahet ti admirosh nga lart. Duhet vetem te dish te fluturosh.
Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.